Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

GAZETA METRO

INSAJDERI

KALLXO COM

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

RRĖNJĖT TONA

Kulturė 7 - Poezi tė zgjedhura

Poezi tė zgjedhura

POEZI TĖ  ZGJEDHURA

(KUSHTUAR COVID-19)

 

   nga:

 

Pėrparim HYSI

Dedė PREQI

Xhevahir  CIRONGU

Lutfi  COKA

 

 

 

Pėrparim HYSI

 

 

ASHT SJELL MOTI PĖR SĖ MBARI?!!! *

 

Qe i trishtė MARSI sivjet
Prilli hyri i plagosur
S'dimė mė tej se si do jetė
Sy e veshė dhe tė brengosur.

Ka hyrė brenda njė armik
Tė plagosė apo tė vretė
Gjithė bota nė panik
Nė rrezik yni shėndet.

Paskemi qenė mirė e bukur
Edhe hiē s'e kemi ditur
Tash qė lirinė e kemi humbur
Po jetojmė si tė roitur.

Kund nuk ka njė datė shpėtimi
Mendje prishur dhe kaos
Po e vuan mbarė njerėzimi
Dhe nė GLOB: sinjali "sos"!!!

 

* kėngė e vjetėr shkodrane

 

 

KA ARDHUR KOHA

 

Ka ardhur koha qė ta ēmojmė jetėn
Jeta nuk ėshtė "mall" qė tė shitet lirė
Jetės tani, nė vetizolim, ia dimė vlerėn
Sado qė vetizolimin e pranojmė me pahir,

Jeta njėherė jepet dhe duhet ta ēmojmė
Para "virus-armikut" mos tregojmė trimėri
Nėse viursin duhet ta mundim, Mjekėsinė tė dėgjojmė
Vetizolimi ėshtė ilaēi, tani pėr tani.

Se nė kėtė kohė kolere alias Pandemia
Pėrparėsi merr vetėm GJUHA e SPECIALISTIT
Nė ballė tė luftės ėshtė MJEKĖSIA:
- Vetėm vetizolimi na shpėton prej "armik Covidit".

 

 

PO TĖ ISHA SOT I  RI


Po tė isha sot i ri, rreth e qark: CORONAVIRUS
Nuk do bėja dashuri, unė njė tip qė s'rri dot
ė "sus"
Mike, do dashurohemi nesėr, se pėr sot ka rrezik
Se armiku ėshtė i egėr dhe kudo  ka sjell panik.

I padukshėm ėshtė si ajėri dhe papritur tė merr jetėn
Ėshtė njė kohė vėrtet alarmi (edhe jetės t'ia dimė vlerėn)
Sado sot ėshtė DITA e VERĖS, kėtė herė nuk e festojmė
MIke, moj, mos dil prej derės! Nesėr prapė do dashurojmė.

 

 

STATUE  QUO

Jam si DANTE para njė pylli tė errėt
Dhe pres  njė dorė shpėtimi prej VIRGJILI!
Se  mė ka sulmuar njė armik i serėt
CORONAVIRUSI alias COVIDI !

Tė vret dhe nuk e sheh se si hije ėshtė
Nuk dihet nga ē'djall e ka marrė "detyrėn"
Mendja ime sa nuk po bėn "fėshtė"
Se "djalli" mbi GLOB po sjell mynxyrrėn.

 

Kam lexuar diku pėr "ushtarė qė bėheshin tė padukshėm"
Qė msynin njė vend dhe askush me sy dot nuk i shihte?!!!
Mos ėshtė" lojė e ndyrė" pėr t'u bėrė super tė papėrballueshėm
Qė nė laborator kėtė "farė tė keqe" ta "mbillte?!!!"

Se nuk ka si tė jetė ndryshe, nė kėtė kohė moderne
E  "rrit djalin" dhe ky kthehet nė djall
Se ėshtė" pa prindėr"; natyrshėm nuk ka "ndėrgjegje"
Dhe djalli u bė lubi dhe po na ha tė gjallė.

Dorėzim para djallit ėshtė njė botė e tėrė
Shkencėtarėt e mėdhenj janė kthyer nė astrologė
Na mbytėn me llafe, me gėrė e vėrė
Kurse politikanėt tanė janė bėrė demagogė.

Nė ballė tė kėsaj lufte ėshtė MJEKĖSIA!
Sa mjekė e infermierė nė kėtė luftė ranė therorė!!!
Veē MJEKĖSISĖ i takon lavdia
Qė mundohen tė na  shpėtojnė nga ky armik kaq mizor.

Kur do ta mundim?  Aha, nuk i dihet
Pėr njė muaj a dy... apo ndoshta nė vjeshtė?
Nė kėtė "pakohėsi" si mund tė rrihet
Apo shumė njerėz do shkojnė si qeni nė vreshtė?

Ditėn qė do ta mundim ,duhet shpallur "DITĖ FESTE"
Me gėrma kapitale do gdhėndur nė mermer
Tė jetė e shkruar pėr brezat nė "Anale KUJTESE"
Qė kurrė mos pėrsėritet kjo kohė- kolerė!!!

 

Tiranė, 5 prill 2020

 

 

 

 

Dedė PREQI

 

 

RRINI N’SHPI

 

Na mbylle brenda nė burg shtėpiak

Pse nuk i gjen kriminelėt e mėkatarėt,

Por n’secilin dėshironi tė merrni hak

Ata duhet t’i fusni nė listė tė parėt.

 

Ku je nisur me aq vrap o, torollak

Ia prishe qetėsinė botės mbarė,

Njerėzit ikin prej teje se je dinak

Vjen pa ftuar, hynė brenda pa t’parė.

 

Kush ta jep atė fuqi me pushtuar botėn

I kapėrdinė njerėzit pa i prekė me dorė,

Shkencėn nuk e zė gjumi si me t’zbuluar

Ndoshta, dikush dėshtoi nė laborator.

 

Thuaj e mos thuaj , kinezėt e kanė servuar

E nisėn luftėn ndryshe pa fuqinė atomike,

Me gjarpinjė, hardhuca e lakuriqa tė verbuar

Mund ta helmojnė botėn si me dorė magjike.

 

Bota i vėnė maskat nė hundė dhe helmetat

Kimi vogėl nuk trembet, por i provon raketat,

Sikur asgjė s’ka ndodhur botės, kėnaq vetveten

S’frikėsohet askujna,  si me barė gjumi e shijon jetėn.

 

Njeriu si i ēmendur, i jep kurajo vetės si guri i fortė

Mos keni panik, lulet shkunden pa ngimur erė,

Zoti e dha shkencėn pėr ta ngushėlluar njeriun

Bota derdhet e mbushėt plot me lule nė pranverė.

 

Ky armik perfid i kohės, s’dallon tė bardhė as tė zi

Kush e ndjenė peshėn e tij do ta thoshte njė realitet,

Kundėrsulmi mė i mirė ndaj virusit, «Rrini nė shtėpi»

Vetėdijesimi e mposht ēdo virus qė njeriun e prek.

 

 

 

 

Xhevahir  CIRONGU

 

 

COVID-19

 

Dhe sot gulēon anembanė globi

Frymėmarrjen kėrkon t’i marrė,

Si njė i pėrbindshėm nėpėr kontinente

Jetėn tonė kėrkon ta ndali!

 

Atje nė pragun e hėnės

Yjet ulen e s’bėjnė gjumė,

Koronavirusi- i ēmenduri i shekullit

Do tė shporrim  o i paudhė.

 

Enigmat e tė panjohurės  galaktikė

Trille tė kohės mbushur me fosile;

Nuk e ndalon dot frymėmarrjen e globit

E nesėrmja do flasė me dritėn e Jetės !

 

Nė sytė e grisura tė kohės  sonė

Dhe ti verbri i shekullit  COVID- 19,

Nė vijėzime pllakash guri tė thyera,

Nė kasafortė  kujtimesh, i mbytur do mbetesh.

 

Durrės, 23 Mars  2020

 

 

 

 

Lutfi  COKA

 

 

PĖR JU HERONJĖ TĖ SHĖNDETĖSISĖ

 

Ju punonjės tė shėndetėsisė

Ju heronj tė njerėzimit

Nė front tė luftės keni mbetur,

Tė vetmuar e t’patrembur!

 

Jeni heronj tė kohės sonė

Ju po  shkruani  histori

Po  shpėtoni mijėra jetė,

Nė llogore qetė-qetė.

 

Juve lufta ju ka ngarkuar

Tė vetmuar tu luftuar

Se populli me qeverinė

Janė future nė karantinė,

 

Ju yje tė shėndetėsisė

Do  shtegtoni nėpėr vite

Si kalorėsit e lashtėsisė,

Nė kohė modern, nė kohė tė zisė!

 

Porsi  shkėmb prej graniti

Ju qėndroni uragan

Nė dhomat e izolimit,

Shpresė e vetme e njerėzimit!

 

Ju trimat e shėndetėsisė

Jeni  kalorės legjendarė,

Do shndritni nėpėr vite

Si yje shpėtimtarė!

 

 

LIDERĖT  E VIRUSĖT

 

Pėr ju kryeministra

Kancelarė e presidentė,

Investime bėni det

Pėr tė shėtitur ndėr planet.!

 

Pėr ju politikanė

Udhėheqės Partie,

Na tmerruat ne,

Na bėtė me hije!

 

Pėr ju shkencėtarė

E ideolog tė mirė,

Nė shėrbim tė politikės

Dualėt jashtė etikės!

 

Ėshtė njė OBSH

Lavdia e botės,

Doli njė virus

Tė  nxori jashtė lojės!

 

Tėrė investimet

Qė bėtė  pėr ushtrinė,

I dhatė popullit forcė

Me vra njeriu, Njėrinė!

 

Thoni ėshtė luftė,

Lufta ligje ka,

Nė sulm pėrpara

Kthim mbrapa s’ka!

 

Sot nė kėtė luftė

Shprehim habinė,

Mbrapa ktheu!

Futu nė karantinė!

 

Ky virus  i vogėl

Nuk shihet me sy,

E tronditi botėn

E bėri lesh e li!

 

Ky virus i vogėl

Shihet nė mikroskop,

Liderėt e botės

I hodhi nė shok!

 

Liderė e politikanė

Shprehi habinė

Ku virus i vogėl

Na futi nė karantinė!

 

Ku janė shkencėtarėt

Me teori  Atomi.

Njė virus i vogėl

Na mbylli nė shtėpi!

 

Po ju miliarderė

Me shumė pasuri,

Ua uli kokėn

Ky virus i ri!

 

Njė ushtri e modernizuar

Qė nga pushka te Atomi,

Asnjėherė nuk mendoje

Me e nxjerrė jashtė loje!

 

Ju elitė e politikanė

Udhėheqės  shteti e partie,

Sa tė jeni nė karantinė

Mendoni shumė pėr njerėzinė!

 

Si i varfėri, si i pasuri

Si i urti, si i forti,

Prandaj virusi mbiu

Me  luftuar padrejtėsinė!

 

Ju liderė tė botės  mbarė

Vendosni gishtin kokės,

Pėr shėndetin e njerėzimi

Para se t’i  dalė  tymi!

 

Ju liderė nė krye tė botės

Investoni pėr njerėzinė

Se do dal  virus i ri

Do ju vras  njė e nga njė!