Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - PORTRETI I GJERGJ KASTRIOTIT-SKĖNDERBEUT, NĖ 2 MILION E 950 MIJĖ COPĖ PULLA...

Nga: Hysen S. DIZDARI 

Studiues i Filatelisė Shqiptare

PORTRETI I GJERGJ KASTRIOTIT-SKĖNDERBEUT, NĖ 2 MILION E 950 MIJĖ COPĖ PULLA, SHĖNON PULLĖN POSTARE ME TIRAZHIN MĖ TĖ LARTĖ NĖ HISTORINĖ 110 VJEĒARE TĖ FILATELISĖ SHQIPTARE.

 

 

Kushtuar 580-vjetorit tė ngritjes sė Flamurit Shqiptar nė kalanė e Krujės nga Gjergj Kastrioti -Skėnderbeu: 28 Nėntor 1443 - 28 Nėntor 2023

 

Pjesė nga Libri: ”Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu nė pullat shqiptare 1913-2017”, botuar nga autori i kėtij shkrimi nė vitin 2018, Vlerėsuar me 6 (gjashtė) Ēmime (medalje) nė ekspozitat Ndėrkombėtare tė Librit filatelik nė vitet 2018-2022.

 

Pulla e parė shqiptare me figurėn e heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, u emetua me datėn 1 Dhjetor 1913, nga Qeveria e patriotit Ismail Qemali dhe ėshtė emisioni i gjashtė i pullės postare shqiptare. Ky emision me pulla postare ėshtė i pėrbėrė nga 6 pulla, me vlera tė ndryshme tė cilat kanė tė vendosur, portretin e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut. Portreti i Skėnderbeut nė kėtė pullė sipas John Fipps nė librin: “Pullat dhe postat e Shqipėrisė dhe Epirit 1878-1945” i cili thekson ne faqen -121: “Schappach, thotė se modeli ėshtė bėrė prej njė piktori nga Praga Hainez Kautcsh.” Por J. Fipps nė librin e mėsipėrm thekson, qė ky portret i Skėnderbeut ka mundėsi tė jetė porosi e Qeverisė Shqiptare pėr medaljon, dhe me qenė se ishte i gatshėm, u vendos nė emisionin e pullės tė emetuar me datėn 1 Dhjetor 1913. Portreti i Skėnderbeut ngjason shumė me njė nga portretet tė Skėnderbeut i cili nga disa autorė tė veprave mbi Skėnderbeun ėshtė cilėsuar si mė origjinali dhe ėshtė vepėr e piktorit, Kristofano Altissimo. Ky portret sot ruhet nė galerinė “Uffici” Firence, Itali.

 

 

Portreti i zgjedhur nė kėtė pullė ėshtė madhėshtor, tėrheqės, i bukur nga ana artistike dhe pėrbėn njė nga portretet mė tė arrira tė heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, prandaj ka tėrhequr vėmendjen dhe interesin e artistėve tė arteve figurative shqiptare dhe tė huaj.

Nė dokumentet e kohės tė qeverise sė patriotit Ismail Qemalit e deri nė sot nuk ėshtė zbuluar njė dokument i cili hedh drite se pėrse dhe kush vendosi qė pikėrisht ky portret tė pėrzgjidhet pėr tė vendosur nė pullėn e parė shqiptare me Skėnderbeun. Ky portret ka shumė mundėsi tė jetė zgjedhur nga ministri i kohės i Postės-Telegraf -Telefonave, intelektuali dhe patrioti nga Elbasani Lef Nosi. Por edhe informacioni qė jep, John Fipps nė librin e mėsipėrm pėr emrin e autorit tė portretit tė Skėnderbeut nė kėtė pullė e ka shkruar me gabime ortografike emrin e autorit Heinrich Kautsch (ai e ka shkruar-Heinz Kautsch) dhe, siē thekson vetė J. Fipps, e ka marrė nga njė tjetėr studiues i filatelisė Helmut Schappach nė libri “Shqipėria vendi i pullave tė mistershme”-f.-27. Por emri i saktė i autorit tė pullės me portretin e Skėnderbeut, tė emetuar me 1 dhjetor 1913 ėshtė: Heinrich Kautsch (1859-1943), njė Skulptor dhe medalist i njohur lindur ne Pragė tė Ēekisė nė vitin 1859, i cili jetoi dhe punoi nė Austri (vdiq nė vitin 1943).

Veēoria tjetėr e kėtij emisioni me pulla pėr Skėnderbeun ėshtė se sasia e pėrgjithshme e pullave tė emetuara sipas John Fipps ėshtė 2.950.000 (sipas disa studiuesve ėshtė 2.878.000 copė), njė nga sasitė mė tė mėdha tė botuara mbi 110 vjet tė historisė sė pullės shqiptare. Por njė sasi prej 250.000 copė pulla tė kėsaj serie u pėrdoren pėr kartolina tė ndryshme. Por arritja me madhja e emisionit te parė me pullėn postare me portretin e Skėnderbeut ėshtė se data 1 dhjetor 1913 shėnon nė historinė e pullės shqiptare, datėn e vendosjes tė sistemit tė ri monetar shqiptare, i cili filloi tė pėrdoret nė vendosjen e vlerat monetare tė pullave postare shqiptare. Ky sistem i ri u bazuar tek sistemi monetar Francez, ku 1 Frangė ishte i barabartė me 100 Qintar.

 

 

Kjo seri me pulla u shtyp nė Torino tė Italisė sipas standardit ndėrkombėtar tė shtypjes sė pullave postare tė kohės. Pulla me portretin e Skėnderbeut, tė emetuar me 1 dhjetor 1913 gjatė viteve 1914-1920, ėshtė mbishtypur disa herė, dhe u pėrdorė pėr pulla postare dhe pėr pulla takse. Pulla postare tė kėtij emisioni kanė vlera nominale si mė poshtė vijon: 2 Qint, 5 Qint, 10 Qint, 25 Qind, 50 Qint, 1 Fr. dhe janė njohur dhe pasqyruar nė katalogėt e mėdhenj Evropian dhe botėrore me tė dhėnat e mėposhtme:

 

Data e emetimit, 01.12.1913

 

-Katalogu Michel AL 29-34

-Katalogu Yvert et Tellier AL 25-30

-Katalogu Stanley Gibbons AL 27-32

 

Pasqyrimi dhe pėrfshirja e kėtij emisioni tė rėndėsishėm mbi Heroin tonė Kombėtare Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, nė katalogėt e mėdhenj tė nivelit Evropian dhe botėrore tregon pėr vlerėn e madhe qė kanė pullat postare shqiptare si gur kilometrik tė dokumentimit tė ngjarjeve  historisė dhe si “ambasadorė”, nė njohjen dhe pėrhapjen e vlerave tona kulturore, historike nė tė gjitha kontinentet dhe shtetet e botės, nėpėrmjet udhėtimit tė letrave tė kartolinave, dhe pullave postare, derė nė derė, nga qyteti nė qytet dhe nga shteti nė shtet, nga kontinenti nė kontinent.

 

Tirane me, 28 Nėntor 2023

 

 

 

LIBRAT

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

CERTIFIKATAT