Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - NUK MJAFTON TĖ KESH VETĖM EMĖR

Shkruan: Kujtim HAJDARI

      

NUK MJAFTON TĖ KESH VETĖM EMĖR

 

 

Librin e autorit Adem Zaplluzha "Nuk mjafton tė kesh vetėm emėr" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderoj pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

 

 

RRETH VĖLLIMIT

“Nuk mjafton tė kesh vetėm emėr tė poetit Adem Zaplluzha

Njė vėllim me tematikė tė gjerė dhe aktuale

 

Kam nderin tė prezantoj njė vėllim tjetėr tė poetit tė madh tė kombit, zotit ADEM ZAPLLUZHĖS.

Ai vjen me kėtė vėllim pas njė numri tė madh librash me poezi dhe e rėndėsishme ėshtė pėr t’u theksuar jo numri i madh i librave, qė sigurisht duhet  marrė patjetėr nė konsideratė , por me tepėr dhe shumė me vlerė ėshtė pėr t’u vėnė nė dukje, pėrvoja e tij e madhe nė fushėn e poezisė qė e ka bėrė tė na jap vepra tė njė niveli tė lartė si nga ana artistike ashtu edhe nga ana poetike dhe ideore duke rrahur tema tė shumta dhe tė mprehta sociale  tė jetės reale duke e bėrė poezinė njė rreze dielli qė ndriēon kėto skuta tė errėta  e tė trazuara tė kohės e tė jetės me

shqetėsimin dhe interesimin pėr njė jetė mė tė mirė .

Ėshtė njė poet qė ėshtė lėnė nė heshtje ose ėshtė folur shumė pak pėr tė nga kritika dhe shtypi i kohės. Do tė ishte nė interes tė kombit, tė letėrsisė e artit shpalosja veprės sė tij dhe dhėnia e vendit tė merituar tė vlerave tė tij poetike, tė kėtij poeti tė rėndėsishėm me njė potencial tė konsiderueshėm nė kėtė fushė tė artit, tė kėtij poeti qė edhe nė kėtė vėllim tė fundit pena dhe zemra e tij i shohim tė rrahin nė ēdo varg pėr Atdheun, pėr problemet qė brejnė shoqėrinė tonė tė ditėve qė jetojmė dhe me merakun dhe kujdesin e tij dhe gjithashtu me thirrjen qė herė ,herė bėn direkt me vargjet e tij pėr njė ndryshim, pėr njė pėrmirėsim tė jetės, pėr ta bėrė atė mė tė bukur e mė tė kėndshme pėr ta jetuar.

Unė po ndalem mė shumė nė tematikat e trajtuara nė kėtė vėllim, tematika tė cilat e bėjnė  poezinė njė mjet tė fuqishėm militant nė jetėn tonė tė pėrditshme.

Qė nė poezinė e parė “Rroftė demokracia”  autorin e bren shqetėsimi pėr demokracinė qė akoma sot e kėsaj dite ėshtė njė ėndėrr, akoma vendi lėngon nė amullinė politike tė krijuar dhe kjo pėr fatin e keq se kėtė demokraci e dėmtoi shumė mishmashi qė u krijua nė udhėheqje me futjen e zgjedhjen e njerėzve tė papėrshtatshėm apo tė interesuar pėr ta penguar demokracinė

 

“Ah kjo demokraci e pavlerė

Me kėtė lesh tė palarė

Nuk mund tė thurėt trikoja

Zorrėt e mi trokasin nė portat e urisė

Kurse nė anėn tjetėr

Dėgjohet zėri i turmės rroftė demokracia”

 

Po kėshtu na jep bukur paqartėsinė politike tė masave, paqartėsi kjo e krijuar nga parti e grupe tė shumta politike qė tė gjithė premtojnė se do tė bėjnė diēka pėr kombin por nė fakt asgjė nuk bėjnė veē vjedhjes dhe ēoroditjes politike sa qė dhe masat humbin ndėrgjegjen e tyre dhe kthehen, siē thotė poeti nė turma e nuk dinė nga tė mbajnė, kė tė mbėshtesin

 

“Nuk i ndalė britmat e egra

Dhe tė pakontrolluara tė masės

Rroftė demokracia nė pelena

Poshtė demokracia e tredhur

Jehon zėri i vdekur i turmės trotuareve”

 

Gjithnjė me shqetėsimin e demokracisė qė nuk ecėn, poeti psherėtin me dhimbje siē e shohim nė vargjet e poezisė “Kam tė ftohtė nėpėr damarė” ku thotė:

 

“Ah koha ime e re dhe ajo e vjetėr

Dyzet vjet e pakėz mė shumė

Barta kripė tė pajodizuar

Eshtrat po mė kėrcasin nga barra

Mė duket se nė kurrizin tim

Ende paska mbetur shija e hidhur e kripės”

 

Duke na dhėnė me zėrin e tij proteste se nga ato vuajtje tė asaj kohe pak po ndryshojnė gjėrat, nė kurrizin e tij akoma ka mbetur shija e hidhur e kripės, e jetės sė vuajtur e tė rėndė tė sė kaluarės...

 

 

 

 

Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha "Nuk mjafton tė kesh vetėm emėr" 

 

 

RROFTĖ DEMOKRACIA

 

Ah kjo demokraci e pavlerė

Me kėtė lesh tė palarė

Nuk mund tė thurėt trikoja

Zorrėt trokasin nė portat e urisė

Kurse nė anėn tjetėr

Dėgjohet zėri i turmės rroftė demokracia

 

Njė zė i lashtė si nga dheu

Hungėron e del nė shesh

Me vigma tė trishtuara bėrtet

Kush e solli demokracinė

Si lakuriqėt e qullur tė natės

Rropullitė protestojnė bulevardeve

 

Njė shi skajshmėrisht i trullosur

Me ironi i shikon trotuaret e lagshta

Teneqja e vjetėr nė gardhin e kujtesės

Nuk i ndalė britmat e egra

Dhe tė pakontrolluara tė masės

Rroftė demokracia nė pelena

Poshtė demokracia e tredhur

Jehon zėri i vdekur i turmės trotuareve

 

 

KAM TĖ FTOHTĖ NĖPĖR DAMARĖ

 

Ky acar nofullthyes me tėrė trishtim

Po i thyen gurtė nė pragjet e lagjeve

Nėpėr oxhaqet e tė varfėrve pėrdridhet

Njė tym i zi katran

Mė duket se kanė vdekur perėnditė

Kėtu vetėm kėndesat e metaltė kėndojnė

 

Kam tė ftohtė nėpėr damarė

Dimri i zi s’mund tė qarkulloj

Gjaku i ngrirė i gėrryen muret e zorrėve

Kjo epilepsi e demokracisė

M’i ka ngulitur nė parzėm thonjtė

E papastra epileptike

 

Ah koha ime e re dhe ajo e vjetėr

Dyzet vjet e pakėz mė shumė

Barta kripė tė pajodizuar

Eshtrat po mė kėrcasin nga barra

Mė duket se nė kurrizin tim

Ende paska mbetur shija e hidhur e kripės

 

Si pampurat e deteve tė ēmendur

Gjėmojnė molet e baltosur

Shija kryengritėse e kripės

Njė kohė tė gjatė 

Mbase ka filluar tė ēeli mjegull

Aso lloje mjegullash

Qė prodhojnė forma tė hidhura dhembjesh

 

 

NOTONIN ULLINJTĖ E KALBUR

 

Nga kundėrmimi i plagėve

Dhe i dhembjeve

Sipėr dallgėve tė mykura

Qenkan  kalbur pragjet e traversave

 

Nėpėr mole tė harruar kaherė

Peshqit e ngordhur protestojnė

Tasat e mykur tė konservave

Nuk i ndalin britmat tė moli

 

Dimri dhe acari i padurueshėm

Duken si binjakėt Sijamez

Brigjeve tė dehur

Notojnė ullinjtė e kalbur

Nga rrėnjėt pikon

Njė eliksir i trishtuar infektues

 

Nėpėr skutat e moleve tė lashtė

Dhe kafeneve tė braktisura

Marinarėt gjysmė tė gjallė

Me shumė vėshtirėsi

Qėndrojnė nė kėmbėt e tyre prej kripe

 

 

LĖKURĖN E QIELLIT TIM

 

Sikur tė kishim ditur

Se kaq lakuriqe qenka demokracia

Me gishtat e mi tė thyer

Kurrė nuk ja kisha grithur

Lėkurėn e gristė tė qiellit

 

Ah kjo demokraci e vrarė

Qė nė lindje

I pranoj nė gjirin e saj

Tė gjitha llojet e kandrave

Sa qė s’mbeti asnjė vend

Pėr intelektualėt e mirėfilltė

 

Mė thoshte miku im kryengritės

Ai luftėtar i vjetėr i lirisė

Se edhe demokracia e ka shijen e pelinit

Ėshtė njė pemė tejet e hidhur

Sa qė ta turbullon mendjen

 

Unė si gjithmonė kokėfortė

Asnjė fjalė se morra seriozisht

I theva dhėmbėt dhe dhėmballėt

Duke u gėrvallur bulevardeve

Me turmėn prej mishi tė kalbur

Rroftė demokracia poshtė demokracia

 

 

KY DET I ĒMENDUR

 

Nėpėr njė acar tė paparė

Plim pulėbardhash

Fluturojnė mbi molin e vdekur

Anijet e pėrmbytura

Po i pėrpinė varkat e fundosura

 

Gjallesat mbi kėto dallgė

As nuk vdesin

E as s’jetojnė

Pranė brigjeve uji i zi

Kundėrmon naftalinė

 

Pulėbardhat e plagosura

Si pėr inat

Nuk i ndalin krakėllimat

Krakėllijnė edhe valėt e helmuara

Ky det i ēmendur si hajdutėt tinėzarė

Po fundoset nė shpirtin e njeriut