Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Njė promovim qė solli frymėzim...

Shkruan: Mexhid YVEJSI - Gjakovė

      

NJĖ PROMOVIM QĖ SOLLI FRYMĖZIM…

 

 

      Nė Prishtinė, u promovue kompleti:  “Nexhat Ibrahimi vepra 1-10”,   i cili ka  4466 faqe,  botuar nga Shtėpia Botuese “LOGOS-A”.
 

 

  

          Me 28 Maj 2010, pak kohė pas namazit tė xhumasė, nė amfiteatrin e Bibliotekės Kombėtare e Universitare tė Kosovės nė Prishtinė, u bė promovimi i kompletit “Nexhat Ibrahimi vepra 1-10”.

          Promovimi i kompletit “Nexhat Ibrahimi vepra 1-10”, tė cilin e organizuan Bashkėsia Islame e Kosovės dhe Shtėpia Botuese Logos-A,Shkup, filloi n’ora 16:15, me kėtė renditje:

1.             Prof. Fitim Flugaj – Mbajti fjalėn e hapjes.

2.             Mulla Mastafė Dervisholli – Kėndoi pjesė nga Kur’ani i madhėrishėm

3.             Mr. Naim ef.Tėrnava, Myftiu i Kosovės, mbajti fjalėn e rastit.

4.             Mr. Qemajl Morina, veprimtar i shquar, ishte referuesi i parė,

i cili, kryesisht foli rreth biografisė dhe veprimtarisė sė Prof. Nexhat Ibrahimit.

5.             Mr. Sabri ef.Bajgora, Kryeimami i Kosovės, referuesi i dytė,

foli gjėrėsisisht rreth veprimtarisė sė Prof. Nexhat Ibrahimit.

6.             Adnan Ismaili, Drejtor i Shtėpisė Botuese Logos-A, nga Shkupi, ndėr tė tjera, tha se: “Kompleti “Nexhat Ibrahimi vepra 1-10”, doli nė 50 vjetorin e lindje sė autorit dhe nė 10 vjetorin e daljes sė autorit-Nexhat Ibrahimit, nga burgjet e Sėrbisė, gjithashtu falėnderoi Myftiun e Kosovės, Mr. Naim ef. Tėrnavėn, si edhe Edi Agagjyshin, disenjatorin e kompletit, qė ėshtė vėrtetė madhėshtor.

7.             Prof. Nexhat Ibrahimi, autori i kompletit, pakėz i emocionuar, pėrshėndeti dhe falėnderoi pjesėmarrėsit nė kėtė promovim, nė veēanti, Mr. Naim  ef.Tėrnava, Myftiun e Kosovės, referuesit, Mr. Qemajl Morinėn dhe Mr.Sabri ef. Bajgorėn, Kryeimamin e Kosovės, falėnderoi organizatorėt  Bashkėsinė Islame tė Kosovės dhe Shtėpinė Botuese Logos-A, si edhe recensentėt: Dr. Ismail Bardhi, Dr. Metin Izeti, Dr. Qani Nesimi.

          Prof. Nexhat Ibrahimi nė fjalėn e tij, rrjedhshėm, me oratori, ndėr tė tjera, foli me njė vėshtrim kritik, rreth Islamit nė pėrgjithėsi, rreth besimtarėve shqiptarė nė veēanti, qė mund t’i pėrmbledhim me njė fjali: ” Qysh jemi, ashtu punėt i kemi…”

          Pėr kėtė promovim - kishte mjaft interesim, kjo dėshmohet me

amfiteatrin e Bibliotekės Kombėtare e Universitare tė Kosovės nė Prishtinė, i cili ishte mbushur pėrplotė me dashamirė tė librit, tė diturisė, tė kulturės islamike-shqiptare, djelm e vajza, studentė e pedagogė, akademikė, si prof.dr. Pajazit Nushi, dhe qytetarė tė ardhur nga Shkupi, Prizreni, Gjakova dhe nga mbarė Kosova…

          Pasi pėrfundoi promovimi, pėr rreth gjysmė ore vazhdoi kokteli, bisedat dhe urimet pėr kompletin e Prof. Nexhat Ibrahimit…

 

 

        KUSH ĖSHTĖ NEXHAT IBRAHIMI?

 

   

          Lindja, shkollim dhe edukimi

 

          Nexhat Ibrahimi lindi me 10 Qershor 1960 nė katundin Zgatar tė Opojės, nė rrethin e Prizrenit.

          Nė katundin Zgatar tė Opojės ka lindur nė vitin 1821 Haxhi Ymer Prizreni, njė nga figurat  kryesore fetare-kombėtare tė historisė shqiptare; njė personalitet me njohuri tė thella fetare, letrare, pedagogjike, filozofike, ushtare, politike…

          Ka qenė hoxhė, imam, myderriz, professor, myfti, haxhi, sufi, shejh, udhėheqės shpirtėror i tarikatit Nakshibendi-Uvejsi…

          Ka qenė pėrfaqėsues i Sanxhakut tė Prizrenit nė Kuvendin Osman nė Stamboll…

          Ka qenė udhėheqėsi  ideor e drejtuesi kryesor i Lidhjes sė Prizrenit (1878-1881), organizata politike-ushtarake shqiptare, e cila e zgjoi vetėtijen kombėtare…    

          Nexhat Ibrahimi pasi kreu mėsimet fillestare, nė vitin 1974 resgjistrohet nė Medresenė “Alauddin”, nė Prishtinė, ku ishte ndėr nxėnėsit mė tė shquar, mė tė dalluar, ku sa kishte filluar me shkruar...
          Nė vitin 1980, regjistrohet nė Fakultetin e Shkencave Islame nė Sarajevė, ku diplomoi me 24 Tetor 1984.

          Gjatė studimeve, nė vitin 1981, kur shpėrthyen demonstratat nė Prishtinė, Nexhat Ibrahimi u arrestua, u dėnua dhe vuajti dėnimin prej 63 e diteve nė Burgun Qendror tė Sarajevės.

          Akuza ishte: “Irredentizmi shqiptar dhe klero-nacionalizmi, shfrytėzimi politik dhe ekonomik i Kosovės nga Serbia, e drejta e studentėve pėr demonstrata, Kosova Republikė, etj”.

 

 

           Diplomimi, shėrbimi dhe burgimi

 

          Nexhat Ibrahimi diplomoi me 24 Tetor 1984 nė Fakultetin e Shkencave Islame nė Sarajevė. Nė vitin 1990, nė Kuvendin e Shoqatės sė Ulemave nė Prishtinė, u zgjodh pėr anėtar tė Kryesisė sė Shoqatės sė Ulemave tė Kosovės nė Prishtinė, por aty, menjėherė, Kryesia e Shoqatės sė Ulemave tė Kosovės, njėzėri e zgjodhi pėr kryetar.

          Nė vitin 1991, nė Kuvendin e Bashkėsise Islame tė ish-Jugosllavisė, nė Sarajevė, u zgjodh anėtar i Rijasetit tė Bashkėsise Islame tė Jugosllavisė, me qendėr nė Sarajevė, por qė pėrfaqėsonte Bashkėsinė Islame tė Kosovės. 

          Me 14 Dhjetor 1992, nė Prizren, Nexhat Ibrahimi u arrestua nė krye te grupit politik ilegal, i njohur nė atė kohė si “afera e hoxhallarėve.”

          Nė kėtė “aferė tė hoxhallarėve”, Nexhat Ibrahimi u dėnua me 8 vjet burg.

          Nė vitin 1994 nga burgu i Prizrenit u transferua nė burgun e Dubravės sė Istogut, ku u vendos nė izolim, rreth tre muaj nė mbikqyrje tė veēantė, pėr tė vazhduar pėr tre muaj tė tjerė, pėrsėri nė mbikqyrje tė veēantė...

          Nė vitin 1999, nė muajin maj, pasi u bombardua Burgu i Dubravės nga forcat e NATO-s, kurse forcat paramilitare, policore serbe bėnė masakra mbi tė burgosurit shqiptarė, ku vranė mbi 200 tė burgosur, , ata qė shpėtuan, nė fillim tė muajit qershor 1999 u dėrguan nė Serbi, kurse Nexhat Ibrahimi, me 17 tė burgosur tė tjerė, u dėrgua nė Burgun e Qarkut tė Zajeēarit.

          Nė burgun e qarkut tė Zajeēarit, Nexhat Ibrahimi qėndroi burrnisht nė izolim, me pakėz ushqim...

          Me 15 Dhjetor 1999, pas shtatė vitesh e njė dite burg tė rėndė, Nexhat Ibrahimi u lirua, me disa tė burgosur shqiptarė dhe nėn pėrcjelljen e organizatės “Kryqi i Kuq Ndėrkombetar”, u sollėn nė Prishtinė...

          Me 1 shkur tė vitit 2000, Nexhat Ibrahimi filloi sėrish punėn nė Kėshillin e Bashkėsise Islame, nė Prizren...

 

 

          Krijimtari – qė do shėnohet nė histori


          Pas daljes nga burgu, qė lėnė pasoja e probleme shėndetėsore, ai me gjithė kėtė, mė shumė pėrkushtim vazhdoi me shkrime dhe botime, duke dhėnė njė kontribut tė shkėlqyer, jo vetem nė shtypin fetar Islam, por edhe nė atė laik, periodik, si nė Kosovė, Shqipėri, Mal tė Zi, Bosnje, Maqedoni, etj.

 

 

          Bashkėpunimi me gazeta


           Ai ka bashkėpunuar e botuar nė gazetat dhe revistat e njohura si:  Gazeta “Besa”, Prizren, “Besimi”, Prizren, “Drita islame”, Tiranė, “Besimtari”, Shkodėr,  “Impakt”, Tiranė,  “Epoka e Re”, Prishtinė, “Elif”, Podgoricė, “Koha Jonė”, Tiranė, “Rilindja”, Prishtinė, “Preporod”,Sarajevė, etj.

 

 

          Bashkėpunimi me revista

 

           Pėrveē gazetave tė lartėpėrmendura, Nexhat Ibrahimi  ka bashkėpunuar e bashkėpunon me shumė revista, disa prej tė cilave janė:  “Edukata Islame”, Prishtinė, “Dituria Islame”, Prishtinė, “Etika”, Shkodėr, “Familja”, Tiranė, “Fjala”, Prishtinė, “Jeta e Re”,  Prishtine, “Globi”, Shkup, “Glasnik”, Sarajeve, “Hėna e Re”, Shkup, “Impakt”, Tiranė, “Flaka”, Shkup, “Mendimi Islam”, Prizren, Tirane – Prizren, “Nacional” – Tetove, “Mendimi Islam”, Tiranė,  “Nur ul-Kur’an”, Prishtinė, “Studime Orientale”,  Prishtinė, “Takvimi”, Prishtinė, Prishtinė, “Vjetari”  i Arkivit tė Kosovės, Prishtinė, “Univers”, Tiranė, “Vepra”, Shkup, “Takvimi”, Shkup, “Frymėzimi” Gjakovė, etj. etj.

    Pėrveē kėsaj veprimtarie publicistike, me shkrime, studime tė ndryshme, Nexhat Ibrahimi  ka pėrkthyer e botuar mbi 90-tė vepra tė zhanreve te ndryshme, ka shkruar e botuar mbi 30 vepra autoriale, ka marrė pjesė nė shumė simpoziume, konferenca tė ndryshme shkencore, brenda dhe jashtė Kosovės...

 

 

 

        Pasqyrė e veprave tė botuara



1990:
1. N. Ibrahimi, Shkolla juridike hanefite, Prizren, 1410 / 1990, fq.78. (separat)
2. N. Ibrahimi, Suzi Prizrenasi – dijetar e bamirės i shek. XV-XVI, Prizren, 1410/1990, fq.36. (separat)
3. N. Ibrahimi, Muslimanėt nė Ballkan nė periodėn paraosmane, Prizren, 1410/1990, fq. 34. (separat)


1992:
4. N. Ibrahimi, Aspekte islame, Prizren, 1413/1992, fq. 108.
5. N. Ibrahimi, Tre hadithe me pėrkthim e komentim, Prizren, 1413/ 1992, fq. 40.


1997:
6. N. Ibrahimi, Kontaktet e para tė Islamit me popujt ballkanikė nė periudhėn paraosmane, Shkup, 1997, fq. 102. Libri i njėjtė por me titull tjetėr: N. Ibrahimi, Islami nė Ballkan para shekullit XV, botimi II, Prizren, 1421/2000, fq. 102.


1998:
7. N. Ibrahimi, Shkolla juridike hanefite dhe karakteristikat themelore tė doktrinės sė saj, Shkup, 1998,fq.162.; Bot. II, Prizren, 1421/2000.
8. N. Ibrahimi, Islami nė trojet iliro-shqiptare gjatė shekujve, Shkup, 1998, fq. 300; botimi II, Shkup, 1999, fq. 300; bot. III, Prishtinė, 2000, fq. 300.


2000:
9. N. Ibrahimi, Paragjykimet ndaj Islamit gjatė shekujve, Prizren, 1421/2000, fq. 18.
10. N. Ibrahimi, Imam Ebu Jusufi dhe Imam Muhammedi, Prizren, 1421/ 2000, fq. 62.


2001:
11. N. Ibrahimi - Pėrgatiti, shkroi dhe pėrktheu, Mevludi nė gjuhėn shqipe, Prizren, 2001/1422, fq. 150.


2003:
12. N. Ibrahimi, Islami dhe muslimanėt nė tokat shqiptare dhe nė Ballkanin mesjetar (sh. IX-XIV), Shkup, 2003/1424, 145 fq.


2004:
13. N. Ibrahimi, Dimensione kur’anore, Shkup, 2004, fq. 78.
14. N. Ibrahimi, Islami dhe kriza e identitetit, Shkup, 2004, fq. 178.
15. N. Ibrahimi, Aspekte tė marrėdhėnieve islamo-kristiane nė Mesjetė, Prishtinė, fq. 67.


2005:
16. N. Ibrahimi, Kronologji e historisė islame dhe e popujve muslimanė nė botė, Prishtinė, 2005, 156 fq.
17. N. Ibrahimi, Imami dhe xhemati, Shkup, 2005, 44 fq.
18. N. Ibrahimi, Bazat e etikes islame, Shkup, 2005, 240 fq.


2006:
19. N. Ibrahimi, Islami si provokim global, Shkup, 2006, 370 fq.


2007:
20. N. Ibrahimi, Imam Ebu Hanifeh dhe Imam El-Maturidiu perla te akaidit islam, Prishtinė, 2007, fq. 47.
21. N. Ibrahimi, Suksesi i garantuar – Edukimi i drejtė, Prishtinė, 2007, fq. 72.

 


          Pasqyrė e veprat tė pėrkthyera:


1983:
34. Ebu Hanife, Kitab‘ul-vasijjeh, Prishtinė, 1983, 

(Edukata islame).


1984:
35. Ebu Hanife, Fikh‘ul-ekber, Prishtinė, 1984, (Edukata islame).


1985:
36. Imam El-Maturidiu, Traktati mbi besimin islam, (me koment), Prishtine, 1985-1986, Edukata Islame.


1986:
37. Imam El-Gazaliu, Ballsami i lumturisė, fq. 50. (I botuar nė disa revista).


1987:
38. M. Mahmud, Prej dyshimit deri nė besim, Prishtinė, 1987, fq. 114; Disa botime.


1988:
39. Muhammed A. Draz, Agjėrimi i ramazanit, Prishtinė, 1988, fq. 62: Disa botime.


1989:
40. El-Mevdudi, Muhammedi a.s dhe Kur’ani i shenjtė, Prizren, 1409/1989, fq. 120.
41. Imam En-Nesefiu, Akaidi i Nesefiut, (me koment), Prishtinė, 1989, (Edukata islame).


1990:
42. Et-Temimi, Parimet e besimit islam, (bashkėpėrkthyes), Prizren, 1410/ 1990, fq. 24.
43. M. Mahmud, Dialogu me mikun ateist, Prishtinė, 1990, fq. 164. Disa botime.
44. M. Ikball, Poezi te zgjedhura, bashkeperkthyes, Prizren, 1410/1990, fq. 36.
45. Vexhi Demiraj, Filozofet muslimane, Prizren, 1410/1990, fq. fq. 64.
46. En-Neveviu, Dyzet hadithe, Prizren,1410/1990, fq.102. Disa botime.
47. Gjozo, Mbi varrin e Muhammedit a. s., Prizren, 1419/1990, fq. 22.
48. Sharofi, Edukata fetare e morale, I, Prizren, 1410/1990, fq. 23. Disa botime.
49. A. Izetbegoviq, Islami sot dhe neser – Deklarata islame, Prizren, 1411/1990, fq. 77; Disa botime.
50. A. Izetbegoviq, Kundėrthėniet e Marksit dhe dėshtimet e marksizmit, Prizren,1410/1990, fq.8.


1991:
51. Imam El-Gazaliu, Rruga deri nė shpėtim, (me koment), Prizren, 1411/1991, fq. 62.
52. Ramiq, Hutbe te zgjedhura tė Muhammedit a.s., bashkėpėrk., Prizren, 1411/1991, fq. 126.
53. Kaleshi, Kontributi i shqiptarėve nė diturite islame, Prizren, 1411/1991, fq. 120.
54. R. Garodi, Islami dhe kultura, Sarajevė, 1411/1991, fq. 166.
55. Imam En-Nesefiu, Akaidi i Nesefiut, (me koment), Prishtine, 1989, (Edukata Islame).
56. Imam El-Gazaliu, Ballsami i lumturisė, fq. 50. (I botuar nė disa revista).
57. M. Mahmud, Prej dyshimit deri nė besim, Prishtinė, 1987, fq. 114; Disa botime.
58. Muhammed A. Draz, Agjerimi i ramazanit, Prishtinė, 1988, fq. 62: Disa botime.


1992:
59. F. Sheta, Martesa islame, bashkėpėrkthyes, Prizren, 1992, fq. 22.
60. En-Neveviu, Dyzet hadithe dhe shtojca e Ibni Rexhebit, Shkup, 1413/1992, fq.126.
61. M. Abdulvehhab, Tre themelet dhe argumentet e tyre, Shkup, 1992, fq. 36.
62. Jasini nė transkriptim e pėrkthim shqip, Prizren, 1413/1992, fq. 64.
63. Ulfe Azizussamed, Islami dhe Krishterizmi, Prizren, 1412/1992, fq. 78. Disa botime.
64. Imam Homeini, Mesazhi drejtuar M. Gorbaēovit, Prizren, 1992, fq. 24.


1993:
54. Izetbegoviq, Deklarata islame, Shkup, 1413/1993, fq. 70. Disa botime.


1995:
55. El-Mevdudi, Sistemi i jetės nė Islam, Prizren, 1415/1995, fq. 68.


1996:
56. En-Neveviu, Rijad‘us-salihin, bashkėpėrkthyes, Shkup, 1996, fq. 645.
57. Grup autoresh, Jeta familjare islame, Prizren, 1416/1996, fq. 96.
58. K. Silajxhiq, Texhvidi (bashkėpėrkthyes), Prizren, 1416/1996, fq. 48.
59. En-Neveviu, Rijad ‘us-salihin, bashkėpėrkthyes, Shkup, 1996, fq. 645. Disa botime.


1997:
60. M. Mahmud, All-llahu xh. sh., Tetovė, 1997, fq. 82. Botimi II, Prizren, 1421/2000, fq. 82.
61. El-Behij, Imani – besimi nė All-llahun xh. sh., Shkup, 1418/1997, fq. 116. Botimi II, Prizren, 2000/1421. fq. 116.
62. M. Hanxhiq, Hyrje nė shkenėn e tefsirit, Shkup, 1997, fq, 70.
63. M. Hanxhiq, Hyrje nė shkencėn e hadithit, Shkup, 1997, fq. 66.
64. Corbin, Historia e filozofise islame, I –II, Shkup, 1997, fq. 446.


1998:
65. A. Bulaq, Islami dhe demokracia, teokracia e totalitarizmi, Shkup, 1419/1998, fq. 220.


2000:
66. Si ta njohim artin islam, Prishtinė, 2000, fq. 64.
67. Gj. Shushnjiq, Fuqia dhe pafuqia e shkencės nė kritiken e religjionit, Prizren, 2000, fq. 46.
68. Muslimani i vogel, I, Prizren, 2000, fq. 50. (pėr fėmijė)
69. Muslimani i vogel, II, Prizren, 2000, fq. 50.   - - - - - -
70. Muslimani i vogel, III, Prizren, 2000, fq. 50. - - - - - -
71. Muslimani i vogel, IV, Prizren, 2000, fq. 62. - - - - - -
72. Ibn Hazmi, Sherimi i shpirtrave, Prizren, 2001/1421, fq. 93.
73. Muharrem Omerdiq, Pėrēarja dhe pasojat e saj, Prizren, 2001/1421, fq. 43.
74. Hasan Kaleshi, Sofi Sinan-pasha dhe xhamia e tij, Prizren, 1422/ 2001, fq. 34.
75. N. Ibrahimi - Pėrgatiti, Mevludi shqip, Prizren, 2001/1422, fq. 150.
76. Andrew Rippin, Historiku i tefsirit tė Kur’anit, Prizren, 2001, fq. 38.
77. Hutbeja lamtumirėse e Muhammedit a. s., Prizren, 2001, fq. 20.


2002:
78. Muhammed Asad, Islami nė udhėkryq, Prizren, 2002/1423, fq. 117.
79. Grup autoresh, E vėrteta rreth vehabizmit dhe vehabistėve, Tetovė, 2002/1423, fq.76. Bot. II, Prizren, 2002/1423, fq.75.
80. Ahmed Fuad El-Ehwani, Filozofia islame, Prizren, 2002, fq. 156.


2003:
81. En-Nesefij, Besimi islam sipas Imam En-Nesefiut, Prizren, 2003, fq. 88.
82. Muhammed Asad, Rruga pėr nė Meke, Shkup, 2003, fq. 503.
83. Imam Maturidiu, Jeta, vepra dhe mėsimi, Prishtinė, 2003, fq. 96.
84. N. Smailagiq, Halifet besimdrejtė, Prizren, 2003, fq. 40.
85. M. S. Kayani & H. Murad, Djaloshi guximtar - Aliu r. a., Prizren, 2003, fq. 28.
86. Imam Nevevi, Rijadus-salihin, ribotim, Shkup – Prishtinė - Tiranė, 2003, fq. 506.
87. Haki Sharofi, Edukata fetare dhe morale, ribotim, I-II, Shkup, 2003, fq.


2004:
88. Ser Thomas W. Arnold, Historia e pėrhapjes sė islamit, Prishtinė, 2004, fq. 501.


2005:
89. N. Ibrahimi, Fikh’ul-ekber – parathėnia, pėrkthimi dhe komentimi, Prishtinė, 2005, 120 fq.


2006:
90. Ibn Tejmijje, Kitab ‘ut-tewhid (Monoteizmi islam), Prishtinė, 2006, fq. fq. 80.
91. Mid’hat Shamiq, Si shkruhet vepra shkencore, Shkup, 2006, fq. 350.
92. Muhammed Ikball, Ripėrtėritja e mendimit fetar nė islam, Shkup, 2006, fq. 240.


2007:
93. Seid Ramadan, E drejta islame – Burimi dhe zhvillimi, rreth fq. 220.


2008:
94. Grup autoresh, Fundamentalizmi islam - ē’ėshte ky?, rreth fq. 280.
95. N. Ibrahimi, Vepra tė zgjedhura tė Imam Vehbi Ismailit, 1-27, Shkup, 2009.

 

     Pėrveē gjithė kėtyre veprave, Nexhat Ibrahimi ka tė gatshme pėr botim edhe rreth 50 vepra tė tjera, autoriale dhe tė pėrkthyera. Fjalėt e mija janė tė tepėrta, to kota, sepse Nexhat Ibrahimin e njeh tėrė bota…!

     Sot, Nexhat Ibrahimi ėshtė nė moshėn 50 vjeēare, por, mjerisht, pėr shkak tė paragjykimeve, ende i injoruar nga bota intelektuale shqiptare….!