Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - NĖPĖRKĖMBJA E SHQIPES DHE SHEMBULLI I MADH I UMBERTO EGOS

Shkruan: Donika OMARI

Gazeta Telegraf

      

NĖPĖRKĖMBJA E SHQIPES DHE SHEMBULLI I MADH I UMBERTO EGOS

 

     Gjuha shqipe ėshtė nėn njė dhunė tė vazhdueshme, nėn njė agresion tė vazhdueshėm, nė njė ndotje, nė njė prishje tė vazhdueshme dhe ėshtė njė turp pėr opinionin publik shqiptar qė e lejon njė gjė tė tillė. Ai duhet tė gjejė mėnyrat pėr tė detyruar pėrdoruesit e kėsaj gjuhe, pėr t’i bėrė zap, pėr t’i detyruar ta respektojnė gjuhėn e vet, sepse nuk janė ata qė e kanė krijuar kėtė gjuhė. Kjo gjuhė ėshtė krijuar me mundime tė mėdha dhe askush nuk ka tė drejtė tė vėrė dorė mbi tė e ta prishė me injorancėn, barbarinė ose me egėrsinė politike, siē ndodh pėr fat tė keq nė Shqipėri”.

Ismail Kadare

 

 

     Sipas mendėsisė sė kultivuar veēanėrisht gjatė viteve tė diktaturės, kur gjithēka pritej nga shteti, edhe sot zgjidhja e problemeve pritet nga lart, nga njerėzit qė na qeverisin. Njė qėndrim krejt i papėrgjegjshėm ndaj kulturės, nė pėrgjithėsi, dhe gjuhės nė veēanti, a nuk ėshtė pėrgjegjėsi e tė gjithė shoqėrisė e jo vetėm e njė grushti njerėzish tė pushtetshėm? Ėshtė e qartė se qėndrimi prej indiferenti, prej “qytetari” qė s’do tė kuptojė rolin, detyrėn dhe forcėn e tij si qytetar, shtrihet nė njė masė shumė tė madhe tė shoqėrisė sonė.

      Do tė duhej tė ishin personalitete tė kulturės, tė asaj qė quhet inteligjencia e njė vendi, tė parėt qė do tė duhej tė reagonin me forcė ndaj kėsaj dukurie qė i shkon ndesh qytetėrimit. Mosreagimi ndaj nivelit fare tė ulėt tė kulturės sė masės ėshtė me rrjedhoja afatgjata nė zhvillimin kulturor tė shoqėrisė. Ēka do tė bėjė qė edhe kėsaj inteligjencie t’i shkojnė dėm veprat e rėndėsishme e tė vlefshme tė saj. Sepse ato do tė mbeten brenda interesit tė njė rrethi tė mbyllur, shumė tė kufizuar.

      Kėtu, vetvetiu tė vjen nė mend njė figurė shumė e shquar e kulturės, letėrsisė e shkencės italiane e asaj botėrore si ajo e Umberto Ekos. Njė figurė universale, shkencėtar i semiotikės, shkencės sė shenjave, historian, filozof, estet, romancier, me njė inteligjencė tė rrallė e me njė kulturė aq tė gjithanshme saqė ėshtė quajtur tru i kompjuterizuar. Me shumė honoris causa tė shumė universiteteve tė botės, me shumė ēmime kombėtare e ndėrkombėtare. E megjithatė ai nuk i shmangej detyrės qytetare, duke dhėnė shembullin se nuk mjaftojnė titujt e meritat nėse nuk je i pajisur edhe me njė ndėrgjegje qytetare.

      Ishte i shqetėsuar pėr gjėrat qė nuk shkonin siē duhej, nuk mjaftohej tė bėnte punėn e tij si shkencėtar, si profesor universitetesh nė mbarė botėn e edhe si njė romancier i suksesshėm, i pėrkthyer nė mbi 40 vende. Dhe prapė dinte tė kapėrcente interesin e tij ngushtėsisht vetjak shkencor e letrar. Tė linte punėt e tij tė vlerėsuara ndėrkombėtarisht e tė gjente kohė tė merrej me probleme tė pėrditshme tė shoqėrisė italiane. Me problemin e burokracisė nė Itali, me probleme tė imigrantėve, etj. Por, sidomos, duke vlerėsuar rolin e rėndėsishėm, tė drejtpėrdrejtė e praktik tė mediave, e sidomos tė tv-ve, nė pėrcjelljen e dijeve masės sė italianėve, pėrgatiste ato pyetjet e zgjuara tė kuiceve tė Rai 1.

      Para shumė vjetėsh, kur po binte shumė nė sy prishja e gjuhės nga hapja e vendit tonė ndaj botės dhe nga botime librash e gazetash prej individėsh tė papėrgatitur pėr punėn e botuesit, desha ta ndaj shqetėsimin tim me njė gjuhėtar, duke kėrkuar mendimin e tij se ē’mund tė bėhej pėr ta parandaluar kėtė dukuri. U befasova nga pėrgjigja e tij: Unė punėn time e bėj mirė, mė tha. Ēka ėshtė plotėsisht e vėrtetė. Madje e bėn shumė mirė dhe, me studimet e tij nė fushė tė gjuhės, jep njė ndihmesė tė ēmuar. E jo vetėm ai. Por, le t’i kthehemi shembullit tė Ekos dhe tė bėjmė pyetjen: Ndihmesa qė dha ai pėr tė sjellė njė ndėrgjegjėsim lidhur me ngritjen e nivelit kulturor e gjuhėsor tė popullit italian, a nuk i bėri italianėt tė ishin nė gjendje tė pėrballonin leximin e vėshtirė tė veprave tė tij? Se, edhe italiani mė i zakonshėm filloi ta ndiente si ēėshtje dinjiteti vetjak pajisjen me kulturė, pėrfshirė atė gjuhėsore. Kjo ngritje niveli e italianėve mund tė vėrehet lehtėsisht kur bėjmė krahasimin e filmave e dokumentarėve tė viteve 50 tė shekullit tė kaluar me ata tė sotėm. Sot edhe njė bari apo njė peshkatar apo njė bujk a njė kuzhinier flet e shkruan me korrektėsi gjuhėn standard dhe i shpreh saktė e qartė mendimet e veta. Bie nė sy njė vogėlim i konsiderueshėm i distancės mes sė ulėtės e sė lartės. Ėshtė njė marrėdhėnie e ndėrsjellė qė e ka bėrė lexuesin e thjeshtė tė shijojė e tė pėrfitojė prej leximesh e emisionesh televizive tė ngritura, letrare apo shkencore qofshin.

       Tek ne po ndodh e kundėrta, kjo marrėdhėnie e munguar po e shton distancėn. Nga njė anė studime e punime shkencore tė lavdėrueshme, nga ana tjetėr rėnie e dukshme e kulturės, nėpėrkėmbje e gjuhės.

       Le tė qėndrojmė te gjuha. Le tė sjellim disa shembuj tė kėsaj tatėpjete, kur gjithkush mendon se fjalėn shqipe mund ta trajtojė sipas qejfit, pra tė shpikė njė fjalor personal.

      Ka marrė njė pėrhapje tė ēuditshme formimi i fjalėve me njė bisht:….shmėri.

 

    - gjurmueshmėri, transmetueshmėri, vendosshmėri, nevojshmėri, pėrdorshmėri, riprodhueshmėri, pėrhershmėrisht, bartshmėri, lidhshmėri, besueshmėri te Zoti, konkurrueshmėri, shtėpia e punėsueshmėrisė, amshueshmėria etj. etj.

 

     Nga lindi kjo dukuri? Ndofta nga fjalė tė reja qė i kėrkon koha: p.sh. pėrditshmėri … Dhe pėr shoqėrim mendimesh ka marrė revan njė marrėzi qė dėbon fjalėn shqipe dhe e zėvendėson me fjalė tė shpikura nga mendje gjysmake.

      Njė ndikim i huaj i njė natyre tė re po tjetėrson e varfėron fjalorin e shqipes. Kėshtu ndodh me fjalėn i lumtur, qė po pėrmbledh kuptime qė nė shqip shprehin gjendje emocionale tė ndryshme, tė shkallėzuara: i kėnaqur, shumė i kėnaqur, i gėzuar, mė pėlqen etj. – A je i lumtur me kėtė punė? – pyet gazetarja, nė vend tė: A je i kėnaqur? A tė pėlqen? A tė pėrshtatet? Lumturia ėshtė njė shkallė shumė e lartė e kėnaqėsisė, e gėzimit, kjo gjendje shpirtėrore nuk ėshtė kaq e shpeshtė, madje ėshtė shumė e rrallė. Por tani shqiptarėt nuk janė mė tė kėnaqur apo tė gėzuar, janė vetėm tė lumtur. Edhe njė fėmijė kopshti pyetet: A je i lumtur kėtu nė kopsht?

 

      Po kėshtu ndodh me fjalė tė tjera:

 

      - Urrej: urrej ta bėj (s’mė pėlqen ta bėj), e urrej kėtė pjesė (s’mė pėlqen kjo gjė, kjo pamje, kjo sjellje etj.)

      -Dashuroj: E dashuroj mishin e derrit, e dashuroj gatimin, e dashuroj fitoren, japonezėt dashurojnė tė shkojnė jashtė shtetit etj. (Deri tani nuk kemi dėgjuar ende: E dashuroj nėnėn.)

      - Pjesė. Kėrkon njė shqyrtim tė veēantė pjesa qė ka marrė fjala pjesė nė tė folurėn e pėrditshme, dhe jo vetėm. Ka marrė pjesėn e luanit. Njė e ftuar nė njė emision thotė: Meqė nuk e kam pjesėn e nėnės…(me kėtė mėnyrė tė ēuditshme tė shprehuri ajo do tė thotė se i ka vdekur nėna, se s’e ka mė nėnėn). Shqiptarė tė tjerė shprehen: Pjesa e pjesėve tė kėmbimit. Kemi ndėrhyrė te pjesa e pjesėve ndarėse. Tė flasim pėr kėtė pjesė. Kjo pjesė(kjo anė e problemit), pjesa tjetėr e medaljes (ana tjetėr e medaljes). Pjesa e nisjes sė fluturimeve. Ėshtė vėrtet njė ēudi e pashpjegueshme njė pėrdorim i tillė i kėsaj fjale, kur dihet qė pjesa i pėrket njė tė tėre, por po pėrdoret kur s’ka njė tė tėrė. Dhe me sa duket shqiptarėt nuk po shprehen mė dot pa pėrdorur nė tė folur pjesėn e pjesės.

 

      Gjuha ėshtė mjet komunikimi. Po ē’tė kuptosh me fraza tė tilla:

      - Tė shohim si do tė vijnė nė jetė kėto receta.- Jam mbartėse e kancerit tė gjirit. – Filani shfaqet me njė valencė tė lartė formues. – Ėshtė shpresuese tė flasim pėr kėtė pjesė. – I plagosuri ėshtė brenda parametrave jetėsorė. – Tė bėjmė pushime shqip, tė pushojmė shqip (qė do tė thotė: Tė bėjmė pushimet nė Shqipėri), etj. etj.

 

      Ėshtė njė fatkeqėsi e madhe qė nė arėn me grurė tė shqipes po fiton terren egjra.

 

     Gazetari Ndue Dedaj shkruan njė artikull plot shqetėsim pėr prishjen e gjuhės: Pandemia po na “sėmur” edhe gjuhėn. Konstatime me vend, dhe njė shqetėsim qė duhet ta ketė ēdo shqiptar. Por kjo prishje ka nisur shumė mė herėt se tė niste pandemia.

      Ne po e pėrkthejmė gjuhėn tonė. Dhe po e pėrkthejmė sa s’ka mė keq. Sa tė pasigurt e ka identitetin fjala shqipe. Mos ėshtė ēėshtje mode gjuha? Apo sistemi politik? Nga vjen kjo shpikje fjalėsh tė paqena nė shqip:

      - E kanė brendėsuar mėsimin (nė vend tė: pėrvetėsuar).

      - Pse mutohen.

      - Ėshtė pėrmasuar, shkruhet nė njė shkresė zyrtare tė njė institucioni kulturor.

 

     Njė dukuri edhe mė e dėnueshme, ėshtė padija nė fushėn e gramatikės sė shqipes, tė morfologjisė e tė sintaksės.

      - T’i them atyre, (pėr: t’u them atyre), motrės tėnde (pėr: motrės sate), pasanikė shqiptar, njė shqiptarė, shteti jonė, me patjetėr, ai ta gjej, unė tė bėjė, po ke dijeni pėr kėtė problem (nė vend tė: nėse ke dijeni…), kėto pėrbėrės ushqimor, Mulliri vjetėr, Vula vjetėr...

      - Ky ėshtė pozicioni ku SHBA donte tė fuste Kim (donte tė fuste Kimi SHBA-nė apo ShBA-ja Kimin?). Nuk ėshtė partizani i brigadės qė arrestoi Musolini (pėr: Musolinin). Ėshtė vėrtet e pashpjegueshme sesi mund ta pranojmė shmangien e lakimit tė emrit. Gjithashtu preket topika e fjalės shqipe: Siē ai Sa tė zgjuar ata janė. Siē pjesa mė e madhe ka. Nevojat qė qyteti ka.– Pėrdoret pa vend parafjala mbi: Ai u interesua mbi syrin e njeriut. Tė kontrollosh mbi kėtė gjendje.

      - Pėrdorimi pa vend e pa nevojė i pėremrave vetorė e pronorė tregon sesa pak arrijmė t’i rezistojmė ndikimit tė huaj: qė tė shuajnė urinė e tyre, tė lani flokėt tuaj, vjen nė tryezėn tuaj (pėr: ju vjen nė tryezė).

 

       Si pėr tė shtuar rrėmujėn gjuhėsore shtohen pa nevojė dubletet: Shpėrfaqje, shfaqje, pėrshfaqje.

     Ndodh qė t’i tjetėrsohet edhe kuptimi fjalės, siē po ndodh me fjalėn amulli, sė cilėsi jepet kuptim i kundėrt: rrėmujė! Ose fjalės njehsim qė pėrdoret pėr njėsim. Fare qesharak ėshtė pastaj “kujdesi” pėr tė shmangur nė kushtet e pandemisė fjalėn vdekje, qė zėvendėsohet me fatalitete!! Tė bėn pėr tė qeshur edhe njė gazetar sportiv qė thotė: Goditje poshtė barkut(nė vend tė: poshtė brezit).

      Po harrohen idiomat e shqipes. Njė gazetar shprehet: Unė flas pa qime nė gjuhė (pėrkthim fjalė pėr fjalė nga italishtja. Nė shqip: flas troē, i kam sahanėt pa kapak). Njė tjetėr: Nė verė ėshtė e vėrteta (nga latinishtja: In vino veritas. Shqip: Ē’ka barku e nxjerr bardhaku).

       S’po flasim pastaj pėr vėrshimin e fjalėve tė huaja qė dėbojnė pa asnjė nevojė fjalėn shqipe. Kjo dukuri kėrkon njė studim mė vete, pėr tė pėrcaktuar fjalėt e huaja tė domosdoshme nga ato tė kotat. Edhe kur janė tė domosdoshme, ato duhet t’i pėrshtaten natyrės sė shqipes, (si psh: mund tė thuhet vaksinues, nė vend tė vaksinator). S’po pėrmendim as problemin e shenjave tė pikėsimit, qė, tė vėna pa vend, vėshtirėsojnė kuptimin, nė mos shkaktofshin keqkuptime.

 

 

      

      Vėmendje e munguar

 

      Njė mungesė e theksuar vėmendjeje vihet re nė pėrvetėsimin e pasaktė tė fjalėve e tė dijeve, nga njė vesh e njė sy primitiv, i pazhvilluar. Si rezultat kemi regjistrime tė tilla me zė e figurė, dhe kjo, nė emisione kulturore:

- ornitorinku quhet ornitornik, Shampolioni quhet Zhanpolion, Kardinali Belarmino quhet Belarmine. Thuhet e shkruhet: kavalishencė, pronotim, shorteu, konēension, Los Anxhelos, kompromentuar, shimpaze, seretonina… Pėr recesion pėrdoret recension. Nė vend tė konseguent, koherent, pėrdoret konsistent… Nė njė tė pėrditshme, nė faqe tė parė, lexojmė titullin: Efekti Nocebo (ėshtė fjala pėr efektin placebo). Nė njė emision televiziv pėr natyrėn, papagalli kakatņ, quhet kakapņ, (njė racė qensh).

      Padija dėshmohet edhe kur shtatoret quhen buste, kaskat skafandra, konia quhet kotele, Edit Durhami quhet: zotėri…Van Gogu i shkruante sė motrės (nė vend tė vėllait). Njė “ekologjist” jep nė televizion shpjegime e kėshilla pėr lulet, por fikusin e quan fokus, dhe kėtė gjatė gjithė emisionit. Dėgjojmė gjithashtu: Ivo Andriēi mori ēmimin Nobel pėr legjendėn e Rozafės (e ka marrė pėr romanin Ura mbi Drinė, ndėrsa pėr legjendėn e Rozafės ka shkruar njė novelė M.Jursėnari). Njė shkrimtar pohon plot siguri nė njė tv: Shėn Pali erdhi deri nė Bunė dhe konsakroi kishat pas dy vjetėsh, (kur ende sot nuk ėshtė sqaruar nga teologėt nėse hyri nė Iliri, apo erdhi deri nė kufijtė e saj). Diku tjetėr lexojmė: Nė Zvicėr siē dihet, gjendet kryeqyteti i botės, e plot njoftime tė tjera “diturore” kodra mbas bregu.

      Dhe tė gjitha kėto jo nga ndonjė i pashkolluar qė shkruan nė rrjetet sociale, por nė gazeta e emisione tė pėrditshme, nga gazetarė e analistė me emėr. Mund tė shkruhet njė libėr i tėrė pėr tė nxjerrė nė pah deri ku arrin padija te ne.

      Nuk u shpėton gabimeve as Muzeu historik kombėtar: diēitura e njė pafte brezi prej bronzi na njofton se aty paraqiten 2 kalorės (ndėrsa aty ėshtė njė kalorės e njė kėmbėsor). Nė njė vazo bronzi diēitura ėshtė: Djali ka vėnė dorėn nė supin e djathtė, ndėrsa nė fakt e ka vėnė nė tė majtin. Atamantėt quhen Atamanė, Kasiopea quhet Kasope, Hyjnesha e Butrintit quhet Hynesha, shkruhet: varėse me gura, (jo: me gurė).

      Shpjegohet gabim madje edhe nė Tv Shkolla. Nė njė shkrim timin tė pak kohėve mė parė me titullin Sokrat i pėrmbysur, kam vėnė nė dukje padijen e disa mėsuesve te ky televizion. Por gabimet vazhdojnė: Galileo Galilei u dogj i gjallė nga inkuizicioni se tha qė toka rrotullohet.

      Shėn Agostini shkroi Qyteti i Diellit, (autori ėshtė Kampanela). Teuta u detyrua tė lėshojė Durrėsin…(por s’e ka pushtuar kurrė, megjithėse ėshtė pėrpjekur, por s’ia ka dalė). Shpjegon mėsuesja: Shkrimi autobiografik shkruhet vetėm nė vetė tė parė. Si do t’i pėrgjigjet kjo mėsuese pyetjes: Po Autobiografia e Nolit a s’ėshtė shkruar nė vetė tė tretė? Dhe le tė vijmė te ēudia e ēudirave: njė mėsuese e klasės sė parė u shpjegon vogėlushėve si shkruhet shkronja Z: sipas saj, dy vijat paralele tė kėsaj shkronje duhet tė shkruhen tė pėrdredhura!!!

      Nė fletėn shoqėruese tė njė produkti, pėr tė ditur nėse ėshtė origjinal apo jo, kėshillohet blerėsi tė shohė nėse fleta ėshtė shkruar me gabime, se kjo tregon mashtrimin, tregon se prodhuesi nuk e di mirė gjuhėn e vendit ku tregton produktin dhe qė e paraqit si origjinal. Atėherė, ne shqiptarėt, mos jemi tė huaj qė shkruajmė shkresa zyrtare me gabime, tekste shkollore, libra, gazeta, revista me gabime, emisione televizive me gabime, receta mjekėsore, kontrata tė ndryshme, mbarė qytetet me postera e tabela dyqanesh me gabime…Meritojmė tė hyjmė nė librin Gines si vendi qė i ka bėrė normė gabimet nė tė gjitha fushat e drejtimet.

      Duke u rrekur ta fuqizoj sadopak kėtė pėrpjekjen time tė pafuqishme pėr tė ngjallur njė sensibilizim lidhur me kėtė problem madhor, po shtoj zemėrimin e skajshėm tė Ismail Kadaresė:

 

      Gjuha shqipe ėshtė nėn njė dhunė tė vazhdueshme, nėn njė agresion tė vazhdueshėm, nė njė ndotje, nė njė prishje tė vazhdueshme dhe ėshtė njė turp pėr opinionin publik shqiptar qė e lejon njė gjė tė tillė. Ai duhet tė gjejė mėnyrat pėr tė detyruar pėrdoruesit e kėsaj gjuhe, pėr t’i bėrė zap, pėr t’i detyruar ta respektojnė gjuhėn e vet, sepse nuk janė ata qė e kanė krijuar kėtė gjuhė. Kjo gjuhė ėshtė krijuar me mundime tė mėdha dhe askush nuk ka tė drejtė tė vėrė dorė mbi tė e ta prishė me injorancėn, barbarinė ose me egėrsinė politike, siē ndodh pėr fat tė keq nė Shqipėri”.

 

    Mision i pamundur?

 

     Ta bėjmė Shqipėrinė si gjithė Evropa. Qė tė kuptojmė ē’do tė thotė ky sllogan, duke lėnė mėnjanė probleme tė tjera shumė tė rėnda tonat, le tė bėjmė pyetjen: nė Evropė a gjen shembuj si tė mėsipėrmit?

      Kur flitet te ne pėr hyrjen nė BE, a mbahet parasysh kjo mungesė kulture kaq poshtėruese?

     Tani, shpėrblimi i merituar pėr ata “qė e bėjnė mirė punėn e tyre”, gjuhėtarė, historianė, arkeologė etj. ėshtė se po pėrmbyten nga dallga e pseudoshkencėtarėve, qė dalin me gjithfarė teorish halucinante. Dhe nuk ėshtė e tepruar fjala dallgė, kur sheh lukuninė e ndjekėsve nė rrjetet sociale. Kėta pseudoshkencėtarė janė tė parapėlqyer edhe nga mediat. Sa mė shumė marrėzira aq mė shumė shikues. Dhe aq mė pak lexues tė librave tė vyer shkencorė, qė rrezikojnė tė myken bibliotekave. Ka njė rėnie tė theksuar e tė paparė tė autoritetit shkencor.

      Ėshtė e vėrtetė qė gjuhėt ndryshojnė. Zhvillimi shoqėror, gjendje e zakone tė reja patjetėr qė kanė pasqyrimin e tyre nė gjuhė. Kjo ndodh nė tė gjitha gjuhėt. Por nėse kjo dukuri merret si rrjedhojė e pashmangshme, pra, e papėrballueshme e prurjeve tė kohės, atėherė kemi varje krahėsh, pėrgjumje “tė pėrligjur”, ēka nuk ndodh nė vendet e zhvilluara. Nė kėto vende, me gjuhė tė konsoliduara prej shekujsh, nuk reshtin pėrpjekjet pėr t’i bėrė njė pėrzgjedhje tė studiuar e plot pėrgjegjėsi kėtyre prurjeve tė kohės.

      A mund tė dilet nga kjo gjendje? Po, nėse institucionet do tė kthejnė sytė te burimi i sė keqes, aty ku nis problemi. Nėse tė gjithė ata qė janė tė shqetėsuar pėr kėtė rrukullimė qė ka marrė gjuha, do tė arrijnė tė bashkojnė zėrat e pėrpjekjet pėr tė vėnė gishtin nė plagė. Nėse do tė aktivizohen nė njė fushatė tė pėrbashkėt jo vetėm institucionet e Republikės sė Shqipėrisė por edhe ato tė Republikės sė Kosovės, edhe ato tė Maqedonisė sė veriut pėr tė pėrcaktuar mėnyrat e mjetet e duhura pėr t’ i prerė rrugėn nėpėrkėmbjes skandaloze tė gjuhės e tė kulturės sė shqiptarėve. Herė pas here ka shkrime tė vlefshme pėr kėtė problem. Studiues tė gjuhės bėjnė pėrpjekje tė lavdėrueshme pėr tė sjellė njė ndihmesė lidhur me ngritjen e kulturės sė gjuhės. Akademia e shkencave e Shqipėrisė e ka pasė ngritur shqetėsimin para disa vjetėsh nė Kryeministri. Nuk ka marrė pėrgjigje dhe e ka lėnė me kaq. Qendra e Studimeve Albanologjike nė Tiranė bėn herė pas here konferenca pėr ēėshtje tė gjuhės sė sotme apo tė mėsimdhėnies sė gjuhės e letėrsisė. Po ashtu edhe nė Prishtinė, Instituti Albanologjik e Fakulteti Filologjik organizojnė seminare tė pėrvitshme, e edhe Universiteti i Tetovės e tani edhe Agjencia e Zbatimit tė Gjuhės nė Maqedoninė e Veriut. Por nė kėto konferenca, me pak pėrjashtime, nuk trajtohen ēėshtje tė kulturės sė gjuhės, dhe kėshtu shqipja e sotme mbetet e pambrojtur.

      Tani, duke e vėrejtur konkretisht padijen nė kulturėn gjuhėsore, del se kėto veprimtari janė tė pamjaftueshme. Dhe kėshtu do tė jenė derisa tė mos shkohet te njė mobilizim e bashkėveprim i tė gjitha institucioneve pėrgjegjėse pėr kėtė gjendje. Njė konferencė kombėtare, emisione ndėrgjegjėsimi nga tv shtetėror, ngritje e problemeve nė Kuvendet tona kombėtare (probleme nė arsim, nė media, etj.) kėto masa mund tė jenė nisja e njė sensibilizimi, nė mėnyrė qė shqiptari kudo qoftė, ta ndiejė si njė turp vetjak trajtimin kaq pa nderim e arbitrar qė i bėhet gjuhės sė vet. Gjuha ėshtė limfa e njė kombi.

      Nuk na duhet tė shpikim gjė. Mjafton tė hedhim vėshtrimin nė masat qė marrin vendet e qytetėruara pėr mbrojtjen e gjuhėve tė tyre. Nė Itali, kujdesi pėr gjuhėn ėshtė ngritur nė rang institucional me Akademinė e Kruskės (Crusca). Nė arsim, nė administratė, nė shtyp apo nė mediat pamore, nėse vihet re ndonjė gabim gjuhėsor, problemi bėhet publik, me kritika tė rrepta apo me sarkazma tė qėlluara. Lojėrat nxitėse tė dijes po bėhen gjithnjė e mė argėtuese e mė tė ndjekura nė kanalet televizive. Emisioni i mėngjesit i sė dielės nė Rai 1, me prof. Sabatinin, President nderi i Akademisė sė Kruskės, shpjegon pėrdorimin e duhur tė fjalės, shprehjes, idiomave, fjalėve tė urta etj.

     Akademia jonė e shkencave ka planifikuar tė pėrpilojė Fjalorin e madh tė gjuhės shqipe, me 100.000 fjalė. Bota i bėn kėta fjalorė, por pasi janė edukuar njerėzit t’i pėrdorin. Bota e nis me Fjalorin e arushėve, fjalor pėr fėmijė tė moshės sė njomė. Fėmija i mėsuar tė shfletojė fjalorė do t’i afrohet mė vonė me kėnaqėsi e kureshtje thesarit tė gjithėmbarshėm tė gjuhės. Pėrndryshe, nėse ndodh qė rrota e mbrapme t’ia shkelė sė parės, mundimi shkon kot. Siē po rrinė kot te ne fjalorėt e gjuhės shqipe si edhe ata tė pėrgjithshėm, qė duhet tė ishin tė pranishėm kudo, nė shkolla, nė redaksitė e gazetave, nė institucionet shtetėrore e private, nė zyrat e noterėve e tė avokatėve etj. Kryeministri ynė, qė deklaron se i kemi plotėsuar tė gjitha kushtet pėr tė hyrė nė Bashkimin europian, nuk ka parasysh nivelin e vajtueshėm kulturor tė shoqėrisė nė pėrgjithėsi. A i ka detyruar mediat qeveria e tij tė mbajnė nė redaksitė fjalorin e gjuhės shqipe dhe atė enciklopedik, siē qe njė urdhėresė para disa vjetėsh? A e ka parasysh nivelin aq problematik tė mėsimdhėnies? A e vė re gjendjen katastrofike gjuhėsore nė rrjetet sociale? Ėshtė domethėnės shembulli i mėposhtėm: Nė njė reklamė dygjuhėshe, ėshtė shkruar drejt nė anglisht: Key Competencies. Ndėrsa nė shqip lexojmė: Kopetencė. Kryeministri po e vė theksin te mėsimi i gjuhės angleze nga fėmijėt tanė, duke lėnė mėnjanė problemet e mėdha nė mėsimin e shqipes.

     Kur ta ndiejmė ne shqiptarėt si punė tonėn, (dhe sė pari institucionet tona kulturore), ndėrmarrjen e betejės sė vėshtirė kundėr shkatėrrimit tė gjuhės dhe njė padijeje kaq tė pėrhapur, atėherė do tė ketė shpresė se nuk do tė vijė njė ditė qė shqipja e Naimit dhe e Fishtės, Konicės e Mjedės, e Dritėro Agollit dhe Ismail Kadaresė etj. tė na duket e largėt si gjuha e autorėve tė vjetėr. Dhe nuk do ta kemi harruar krejtėsisht porosinė e Naimit: Dhe drit’ e diturisė/ Pėrpara do na shpjerė.