Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkncė 2 - NĖ GJURMĖT E UNIVERSITETIT MESJETAR TĖ DURRĖSIT...

Nga Dorian HATIBI

https://amfora.al

      

NĖ GJURMĖT E UNIVERSITETIT MESJETAR TĖ DURRĖSIT, MIDIS FAKTEVE DHE DYSHIMEVE

 

E thėnė thjeshtė ajo qė ne sot quajmė “Universitet” nuk mund tė shprehej nė mesjetė me fjalėn latine, “Universitas”, por me togfjalėshin latin “Studium Generale”. Pra nėse do tė na duhej ta kėrkonim institucion akademik durrsak nė dokumentet mesjetare nuk mund ta bėnim kėtė pėrmes termit latin, “Universita” thjesht sepse ky term nė mesjete nuk ka pasur kuptimin qė ka sot.

 

 

  

Skeptikėt shprehen se Universiteti Mesjetar i Durrėsit ka qenė njė keqkuptim termi, por studimet bashkėkohore kanė vėrtetuar se emėrtimi i pėrdorur pėr Universitetin e Durrėsit e pėrcakton atė si tė tillė dhe jo thjesht si njė shkollė teologjike tė krishterė.

Ai duhet tė ishte guri i diamantit nė kurorėn e historiografisė shqiptare, por rreth ekzistencės sė tij ka shumė skepticizėm. Ndjesi tė kundėrta tė krijuara nga arsye objektive apo subjektive. Diku me baza ideologjike dhe diku si pasojė e dyshimit tė shėndetshėm shkencor.

Sot as Akademia e Shkencave nė Tirane dhe as Akademia e Shkencave nė Prishtinė nuk janė shprehur nė lidhje me kėtė subjekt. Nė disa intervista mediatike historian tė shquar e kanė mohuar ekzistencėn e njė Universiteti Mesjetar nė Durrės. Diku ai ėshtė quajtur njė “histori folkloristike” dhe diku tjetėr “njė gabim nė pėrkthim”.

Puna vėshtirėsohet edhe mė shume kur nuk gjenden evidenca arkeologjike tė njė institucioni tė tillė nė qytet. Por si qėndron puna me Universitetin Mesjetar tė Durrėsit?! A ka ekzistuar ai vėrtetė? Apo ėshtė njė mashtrim, njė dėlir… njė teprim entuziast dhe i pafajshėm?!

 

 

Burimet historiografike

 

Tek vepra themelore e ilirologjisė dhe e albanologjisė, “Iliricum Sacrum”, dy autorėt Danjel Farlati dhe Jakob Koleti fusin tė parėt nė historiografi informacionin mbi ekzistencėn e njė shkolle nė Durrės.

Ata e quajnė “Instituti i Shėn Dedės”, pra Instituti i Shėn Domenikut. Aty thuhet se ky institut kishte 9 profesor (latinisht “magjistėr”) nė teologji. Dy autorėt e lidhin kėtė me ndėrtimin e Manastirit tė Shėn Domenikut, i cili nisi aty nga viti 1224, duke nisur sė funksionuari vetėm nga fillimi i viteve 1300.  

Vetė autorėt e “Iliricum Sacrum” i referohen disa dokumenteve mė tė vjetėr nė fakt, tė cilat kanė dalė nė dritė sė fundmi dhe madje disa prej tyre janė tė aksesueshme nga publiku i gjerė. Kėto janė: Regjistrat e famshėm tė Urdherit Domenikan tė pėrmbledhura nė veprat, “Acta Capitulorum generalium Ordinis Praedicatorum”, “Acta Canonizationis S. Dominici” dhe tek “Declerationes et Ordinationes Capitulorum Generalium Scari Ordinis Fratrum Praedicatorum”, ku disa herė pėrmendet ‘Studium Generale’ i ‘Durachii’-t apo Dyrrhachiumit.

 

 

           Kėrkimet moderne

 

Duke ju referuar kėrkimeve moderne pėr herė tė parė nė gjurmėt e universitetit nė vitet’ 80 bie njė historian kroat, Stjepan Krasić. Duke gėrmuar nė arkivat e Kuvendit Domenikan tė Raguzės, ai ndeshi njė dokument i cili fliste pėr njė “Studium Generale” nė Durrės, nė fund tė shekullit tė XIV.

Pavarėsisht staturės sė tij tė madhe si njė historian i shquar dhe i dekoruar madje me “Red Danice Hrvatske (medalje qė e mbajnė tė gjitha figurat e mėdha tė kulturės kroate), ai ėshtė pjesė e urdhrit fetar katolik tė Domenikanėve dhe kjo ka ngritur disa pikėpyetje.

Mendjet skeptike panė kėtu njė konflikt interesi, i cili minonte objektivitetin e zbulimit. As fama e historianit dhe as besueshmėria i tij nė botėn akademike nuk e shuajti zjarrin e dyshimit.

Nė fillim tė viteve’ 90, ndėrkohė qė Kosova ndodhej nėn represionin e dhunshėm serb, njė historian dhe arkeolog pejan, me emrin Jahja Dranēolli, i cili mė pas do tė ishte drejtori i Institutit tė Arkeologjisė nė Prishtinė, gjatė viteve 2003-2009, publikoi nė njė artikull shkencor informacionin se kishte rėnė nė gjurmėt e dy dokumenteve mesjetare qė flisnin specifikisht pėr njė “Studium Generale” nė Durrės. Njėri ruhej nė Raguze dhe tjetri nė Romė.

Ky qėndrim u mbajt edhe nga disa studiues tė tjerė nė simpoziumin shkencor tė organizuar nga Konferenca Ipeshkvnore e Shqipėrisė nė vitin 1999, duke u kthyer nė njė qėndrim gjysmė-zyrtar tė Kishės Katolike nė Shqipėri.

Nė vitin 2003 dy studiues nga Durrėsi, profesor Ilir Xaxa dhe profesor Hasan Ulqni arrijnė tė gjurmojnė Universitetin Mesjetar tė Durrėsit nė mėnyrė te pavarur dhe madje e datojnė atė jo mė nė fund tė shekullit tė XIV, por nė gjysmėn e parė tė atij shekulli. Pra edhe mė herėt akoma.

Sė fundmi edhe studiues tė tjerė kanė pranuar ekzistencėn e universitetit. Ndėr kėto njė kontribut tė rėndėsishėm ka dhėnė edhe profesor Shaban Sinani, i cili nė njė artikull tė revistės kulturore durrsake, “Dyrrah”, jep tė gjithė bibliografinė nė tė cilėn mund tė gjenden referenca pėr Universitetin Mesjetar tė Durrėsit, duke filluar nga aktet e shekujve tė XIII, aty nga vitet 1220.

Ashtu siē nga ana tjetėr edhe studiuesi Ndriēim Kulla, nė studimin e tij tė fundit, “Historia e mendimit shqiptar”, i dedikon disa faqe tė rėndėsishme ekzistencės sė kėtij institucioni.

Ndėrkohė qė nė ndihmė tė studiuesve ka ardhur edhe qėndrimi zyrtar i Universitetit tė Zarės nė Kroaci. Nė historikun e propozuar nga vetė universiteti, shkruhet se:

“Rektori i parė i Universitetit ishte Gjoni i Dyrrachium-it, pasi Universiteti i Pėrgjithshėm i Zadarit pati sukses me universitetin e themeluar mė parė nė Dyrrachium, qė u zhvendos nė Zadar”.

Ky qėndrim konfirmohet edhe nga Universiteti Modern i Durrėsit, i cili propozon te njėjtėn histori kur shkruan nė faqen e tij zyrtare se, ai “nė formėn e tij moderne ėshtė themeluar nė vitin 2006, por gjurmėt e tij shtrihen nė vitin 1380, duke e bėrė njė nga institucionet mė tė vjetėr nė Evropė. Universiteti i Studimeve tė Durrėsit (latinisht: ‘Universitas Studiorum Dyrrhachium’) ėshtė krijuar rreth vitit 1380, por pėr shkak tė sulmeve osmane ėshtė tėrhequr nė Zarė [Kroaci] pėr tė themeluar ‘Studium Generale’, ose ‘Universitetin e Zarės’, me Rektor tė Parė, Gjon Durrsakun [ose Gjoni nga Durrėsi] (1396)”.

Mė tej vetė universiteti shkruan se, “Burime qė dalin nga arkivat dhe bibliotekat e Kuvendit Franēeskan dhe Kuvendit Domenikan nė Dubrovnik, pėrveē njoftimeve tė rėndėsishme pėr historinė e moēme, ofrojnė edhe njoftime pėr tė parin universitet nė Ballkan, Universitetin e Durrėsit, universitet ky i themeluar nga dominikanėt durrsakė, qė vepronin prej vitit 1224 nė Kuvendin e Shėn Maurit nė Durrės.”

 

 

 

Skeptikėt

 

Megjithatė teksa historianėt hidhnin dritė ngadalė-ngadalė mbi kėtė institucion mesjetar, njė grup tjetėr studiuesish skeptik nisėn tė hedhin dyshime nė lidhje me ekzistencėn e kėtij institucioni. Ato nuk u artikuluan kurrė nė njė mėnyrė tė strukturuar shkencore nga askush ne veēanti, por ato mund tė pėrmblidhen nė tre pika:

Mungesa e burimeve arkivore: Sot ka shumė pak burime arkivore qė e pėrmendin Universitetin Mesjetar tė Durrėsit. Ato madje nė rastin mė tė mirė, jo vetėm mund tė numėrohen me gishtat e njėrės dorė, por rreth tyre nuk ka as njė literaturė apo njė traditė qe t’i mbėshtesė;

Mungesa e studimeve te paanshme: Nė kėtė pikė sulmohet pėrkatėsia fetare e atyre qė mbrojnė ekzistencėn e Universitetit Mesjetar tė Durrėsit. Ata nė fakt janė kryesisht tė besimit katolik dhe tė gjitha citimet vijnė nga burime kishtare;

Profili fetar: Skeptikėt mė tė moderuar vendosin theksin tek profili i Universitetit. Ata thonė se edhe nėse njė i tillė ka ekzistuar ai nuk ka qenė njė universitet i mirėfilltė, por njė shkollė teologjike.

 

 

Domenikanėt, Durrėsi dhe mėsimdhėnia

 

E vėrteta e folur pėrmes dokumenteve ndėrkohė duket shumė e qartė. Nė dokumentin me numėr 555, datė 31 mars 1304, tė raportuar nė pėrmbledhjen, “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”, na tregohet se si papa Benedikti XI i jep urdhėr domenikanėve tė Hungarisė tė themelojnė nė Dalmaci urdhrin e tyre fetar.

Kryeqendra e kėsaj province tė re ishte Durrėsi. Qėllimi i caktuar nga papa ishte zmbrapsja e mėsymjes sllave nga brigjet e Ballkanit Perėndimor. Pėr papatin nė fakt ishte bėrė shumė shqetėsues fakti se popullsitė sllave me besim ortodokse po dyndeshin nė bregdetin dalmat dhe nė Ultėsirėn Perėndimore Shqiptare.

Ashtu siē dėshmojnė dokumentet, Papa i kėrkoi domenikanėve t’i kundėrpėrgjigjen kėsaj sprove me tė gjithė arsenalin e tyre intelektual, social, financiar dhe politik.  Aq e zellshme ishte pėrgjigja domenikane ndaj thirrjes sė papės, sa qė nė Shqipėri jo vetėm u themeluan kuvende, shkolla, shoqėri apo kisha, por madje nisi edhe Inkuizicioni ndaj sektit gjysmė pagan tė “albanensėve”.

Nuk thuhet qartė nė dokument nėse domenikanėt themeluan nė Durrės njė “Studium Generale” [universitet mesjetar], por disa elementė e tregojnė kėtė.

Vepra “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”, ėshtė e mbushur me raportime priftėrinjsh qė janė formuar nė Durrės. Aq shumė janė ato sa sot mund tė bėjmė madje edhe njė inventar tė priftėrinjve, ipeshkėvinjėve apo abatėve katolik domenikan qė nga Durrėsi u shpėrndanė me mision nė tė gjithė Ballkanin Perėndimor.

“Acta Albaniae Veneta”, edhe kjo vepėr qė pėrmban njė pėrmbledhje tjetėr monumentale dokumentesh venedikase me 25 vėllime, na tregon nė dhjetėra syresh se Durrėsi ishte njė qendėr shumė e rėndėsishme e formimit  fetar pėr priftėrinjtė.

Profesorėt dhe intelektualėt nga Durrėsi qė gjejmė nėpėr Evropė gjatė shekullit XV janė shumė mė shumė se sa mund tė ishin nė kushtet e mungesės sė njė universiteti. Mjafton tė pėrmendim kėtu Ndre Durrsakun dhe Gjon Durrsakun.

Njė tjetėr e dhėnė e rėndėsishme ėshtė ekzistenca nė Arkivėn e Venecias e njė liste qė nuk ėshtė asgjė mė pak se numri i amzės i studentėve qė kanė studiuar nė kėtė universitet.

 

Pa pėrmendur kėtu analet e veprave “Acta Capitulorum generalium Ordinis Praedicatorum”, “Acta Canonizationis S. Dominici” dhe “Declerationes et Ordinationes Capitulorum Generalium Scari Ordinis Fratrum Praedicatorum”.

Pra qė ka pasur njė shkollė pėr formimin e priftėrinjėve katolik nė Durrės, kjo ėshtė jashtė ēdo diskutimi akademik. Ajo qė vihet nė diskutim nga kėtu e tutje ėshtė natyra e shkollėa. A ishte ajo shkollė njė universitet apo vetėm njė klasė e stilit katekistik ku mėsohej mbi fenė, pa njė metodė shkencore moderne?!

 

 

A ishte “Studium Generale” njė shkollė fetare?

 

Ēelėsi pėr tė zbėrthyer kėtė enigmė vjen nga njė tjetėr pėrmbledhje dokumentesh e cila fatkeqėsisht nuk ėshtė ende publike. Ose mė saktė ėshtė pjesėrisht publike. Bėhet fjalė pėr legjendaren, “Acta Capitulorum generalium Ordinis Praedicatorum”, e cila nė fund tė shekullit tė XIX u pėrmblodh nė disa vėllime tė njohura, si “Monumenta Ordinis Frairum Praedicatorum Historica”. Nga kėto, 11-tė vėllime janė bėrė publike, ndėrsa 19-tė vėllimet e tjera jo.

Nė vėllimin e 14-tė, i cili gjendet nė ēdo arkiv tė Provincave Domenikane, lexojmė njė varg emblematik i cili nė tekstin origjinal shkruan:

“La provintia di Dalmatia antichamente era numerosa delli conventi et delli frati, et era delle principali provintie della Religione, poiché comprendeva il principato di Albania et il Refo di Bosna, Karvatia et Dalmatia et confinava con la provintia di Hungaria.

Come il principla conveto era il Durazzo, di studio generale et in Antivari, ma essendo all’presente occupari gli sudetti principati dall’conventi numero tredeci tra priorati et vicarati, tutti sotto il dominio della Serenissima Republica di Venetia nelle cittį`maritime et isole. Et se bene questi puochi conventi restarono, alla Religione, tutta via le intrade la maggio parte sono godute dall’ Turco”.

Pra kuvendi domenikan i Durrėsit quhet kuvend i studimeve tė pėrgjithshme (“il principla conveto era il Durazzo, di studio generale”). Por ēfarė ishte pra kjo “Studio Generale” (latinisht “Studium Generale”)?!

Pėrgjigja nga vjen nga autoriteti mė i zėshem dhe i padiskutueshėm nė historinė e universiteteve mesjetare nė botė, historiani anglez Hastings Rashdall.

Nė kryeveprėn e tij me dy vėllime, “The universities of Europe in the middle ages”, botuar nė vitin 1895 nga Universiteti i Oxfordit, ai qartėson se nė mesjetė “fjala e pėrdorur pėr tė pėrcaktuar njė institucion akademik ishte “Studium”, mė shume se “Universitas”.

Ai madje nuk mjaftohet me kaq, por sqaron edhe diferencėn midis fjalės moderne universitet dhe fjalės latine mesjetare universitas. “Termi i cili i korrespondon mė sė shumti konceptit tė vagullt dhe tė pa pėrcaktuar mirė nė anglisht, ‘Universitet’, si i dallueshėm nga njė shkollė e thjeshtė apo seminar [fetar]… nuk ėshtė ‘Universitas’, por ‘Studium Generale’, shpjegon Rashdall.

E thėnė thjeshtė ajo qė ne sot quajmė “Universitet” nuk mund tė shprehej nė mesjetė me fjalėn latine, “Universitas”, por me togfjalėshin latin “Studium Generale”. Pra nėse do tė na duhej ta kėrkonim institucion akademik durrsak nė dokumentet mesjetare nuk mund ta bėnim kėtė pėrmes termit latin, “Universita” thjesht sepse ky term nė mesjete nuk ka pasur kuptimin qė ka sot.

Kaq e padiskutueshme ėshtė kjo sa nė botėn akademike perėndimore nuk gjen pothuajse asnjė zė kundėr kėtij pėrkufizimi. Tė gjitha universitetet mesjetare pa pėrjashtim nuk njihen si “Universitas”, por si “Studium Generale”.

Kjo traditė ėshtė ruajtur edhe sot pėr shembull nė Holandė, ku tė gjitha universitet e rėndėsishme tė vendit (Maastricht, Rotterdam, Eindhoven, etj.) quhen “Studium Generale”.

 

 

Konkluzioni mbi Universitetin Mesjetar tė Durrėsit

 

Nė mesjetė kisha katolike kontrollonte ēdo aspekt tė jetės sociale, politike dhe akademike tė kontinentit. Hegjemonia e saj ishte e plotė dhe e pa kundėrshtueshme. Tė gjitha institucionet, pėrfshi kėtu ato akademike, ishin nėn kontrollin e saj tė drejtpėrdrejtė.

“Studim Generale”-t europiane gjatė shekujve XII-XV  ishin kryesisht institucione ku mėsohej teologji, filozofi dhe matematikė dhe kjo nuk i heq atyre asnjė vlerė.

Dihet pėr shembull se ne Universitetin e Parisit edhe gjatė periudhės mė tė shkėlqyeshme mesjetare degėt mė tė spikatura ishin ato tė teologjisė dhe filozofisė. Por askush nuk e vendos nė dyshim ekzistencėn e saj.

Qė nė Durrės ka pasur njė “Studium Generale” kėtė jo vetėm mund ta deduktojmė tėrthorazi nga veprimtaria e ngjeshur kishtare dhe misionare e Kishės Katolike dhe e Urdhrit Domenikan nė Shqipėri, Bosnjė, Kroaci dhe Mal tė Zi, por edhe nga pėrqendrimi i lartė i intelektualeve durrsak nėpėr universitete tė tjera europiane.

Nė pėrfundim mund tė themi se sot kemi prova tė mjaftueshme pėr tė besuar se gjatė shekullit tė VIX nė Durrės ka pasur njė “Studium Generale”, qė sot do tė korrespondonte me tė njėjtin institucion akademik qė ne e quajmė universitet.

Ky ishte institucion akademik qė reflektonte frymėn teokratike tė kohės, ku ēdo element i shoqėrisė i nėnshtrohej fesė sė krishterė. Ai kishte njė natyrė tė spikatur fetare, por ku nuk mungonin hapėsira akademike dedikuar fushave tė tjera, nga tė cilat sot janė konfirmuar ato qė kanė lidhje me artin dhe jurisprudencėn. Pėr kohen kjo ishte maksimumi i jetės akademike qė ofronte Europa.

_______

Kjo pėrmbajtje ėshtė pėrgjegjėsi e autorit tė cituar nė shkrim dhe jo e redaksisė sonė. Artikulli ėshtė publikuar nė kategorinė “Blog”, njė hapėsirė mendimi e pavarur nga redaksia e Medias Amfora. Ne synojmė tė nxisim profesionistėt, dashamirėsit e trashėgimisė kulturore dhe jo vetėm, tė kontribuojnė me shkrime dhe mendime mbi arkeologjinė dhe monumentet e kulturės, duke krijuar vlerė nė informimin e publikut. Krijoni profilin tuaj dhe postoni artikuj nė faqen e Medias Amfora. Pėr mė shumė ndiqni videon udhėzuese duke klikuar KĖTU. Pėr ēdo sugjerim, kritikė apo ankesė mbi kėtė pėrmbajtje, ju lutemi na shkruani nė emailin: ankesa@amfora.al

 

* Foto nė krye, ambienti i brendshėm i njė universiteti mesjetar. Burimi: “Pixabay”;

 

* Njė pjesė e burimeve dhe titujve tė cituara nė shkrim nuk janė pėrkthyer me kėrkesė tė autorit.