Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - Ndryshoni jetėn tuaj me dashuri!

Shkruan: Hasan HAMĖZBALA

NDRYSHONI JETĖN TUAJ ME DASHURI!

 

        Ndiqni ėndrrat tuaja, madje edhe ato pėr tė cilat njerėzit mund tė thonė se ėshtė e pamundur tė realizohen. Nėse nuk ka rrugė, hape njė. Nėse nuk ka shteg, hape njė dhe bėhu pionier. Ēfarėdo qė mendoni se mundeni, do tė shihni sesi do tė bėhet realitet.

 

 

            Tina Tarner ka pyetur: "Ēfarė ka dashuria tė bėjė me kėtė?" Por nuk e ka dhėnė pėrgjigjen. Shumė do tė pyesnin: "Ēfarė ka tė bėjė dashuria pėr ta ndryshuar jetėn tėnde? Ēfarė ka dashuria tė bėjė me suksesin?" Pėrgjigjja ėshtė: GJITHĒKA! Dashuria ka tė bėjė me tė ēdo gjė, sepse dashuria ėshtė ndjenja mė e fuqishme nė botė. Dashuria ka fuqinė pėr tė shėruar, krijuar dhe pėr tė pėrtėrirė, pėr tė reformuar, pėr tė ndryshuar dhe transformuar. Dashuria shpreson nė tė gjitha gjėrat, i duron tė gjithat dhe beson nė tė gjitha gjėrat. Dashuria i pushton tė gjitha... dhe dashuria kurrė nuk humb.

            Duka Ellington ka thėnė se dashuri nuk do tė thotė se unė vetėm jam me ty, por se gjithashtu jam pėr ty sa tė jetė jeta! Dhe Martin Luter Kingu Jr. ka thėnė: "Urrejtja dhe mėria kurrė nuk mund ta shėrojnė sėmundjen e frikės. Vetėm dashuria mund ta bėjė kėtė. Urrejtja e paralizon jetėn, dashuria e liron atė. Urrejtja e bėn lėmsh jetėn, dashuria e bėn harmonike atė. Urrejtja e nxin jetėn, dashuria e ndriēon atė. Kam vendosur qė tė qėndroj me dashuri, sepse urrejtja ėshtė njė barrė e rėndė pėr ta duruar." Pra, siē po e shihni, dashuria, si ēdo gjė qė e ndryshon jetėn tuaj, ėshtė njė vendim. Dashuria ėshtė njė zgjedhje qė krijon mundėsi. Urrejtja ėshtė njė zgjedhje po ashtu, por qė i largon mundėsitė.

 

            Lustraxhiu kreativ

 

            Pėr tė qenė tė suksesshėm, ju duhet tė gjeni mėnyra kreative pėr t'i tejkaluar disa nga pengesat me tė cilat do tė ndesheni. Duhet tė keni imagjinatė. Les Brown tregon pėr njė funksionar qė ishte duke shkuar nė njė mbledhje. Sapo doli nga zyra, iu ofrua njė lustraxhi dhe i tha: "Hej, ke kėpucė tė pėrlyera. Doni t'ua jap njė lustėr?" Biznesmeni tha: "Jo, nuk kam kohė". Dhe pas ēdo parcele qė shkonte, i ofrohej dikush, dhe ky i pėrgjigjej njėsoj: "Jo, nuk kam kohė pėr t'i lustruar kėpucėt." Mirėpo, nė parcelėn shtatė ai kaloi pranė njė lustraxhiu i cili po numėronte: "97, 98, 99, 100". Pastaj ai tha: "Zotėri, dukesh njeri me shumė punė, kėrkoj falje qė po tė pengoj. Por, sot ėshtė ditėlindja ime dhe kam bėrė njė premtim se do t'ia lustroj kėpucėt falas ēdo tė njėqindtit kalimtar qė kalon kah tezga ime, dhe ju jeni ai person! Ju lutem, mė lejoni t'jua lustroj kėpucėt dhe ta pėrmbush premtimin tim," Biznesmeni u ul dhe lustraxhiu iu pėrvesh punės dhe punoi pa pėrtesė. Ai e mori leckėn dhe punoi aq shumė saqė i ra djersa nėn vetull. Pas lustrės, kėpucėt dukeshin sikur tė ishin blerė atė ditė. Biznesmeni pyeti: "Sa kushton njė lustrim kėpucės?" Lustraxhiu u pėrgjigj: "Pesė dollarė, zotėri." Biznesmeni i dha atij dhjetė dhe i tha: "Urime ditėlindjen!" Lustraxhiu ndenji pėr disa minuta dhe pastaj ia filloi: "97, 98, 99..." Tė nderuar lexues, ky tregim na mėson sesi duhet tė jemi kreativė dhe ta pėrdorim zgjuarsinė tonė, sepse shumė herė kjo do tė jetė e tėrė ajo qė kemi. Bėhuni kreativė! Jeta nuk premton asgjė pėrveē asaj se do tė jetė me plot sfida. Megjithatė, kam besim se bėhet pafundėsisht e kėndshme dhe e lehtė nėse ditėn e kaloni me njė qėndrim pozitiv. Gjersa e ndiqni ėndrrėn tuaj, ju duhet tė jeni kreativė, ju duhet tė besoni se do tė arrini dhe duhet tė keni binden se ajo qė synoni "ėshtė e mundshme", dhe tė thoni: "Po, mundem, mundem". Ju keni nevojė pėr njė qėndrim "po mundem", njė qėndrim qė sjell ndryshime.

 

 

            Dora e mjeshtrit

 

            Njėherė ishte njė ankand qė konsiderohej si ankand pėr gjėra tė pavlefshme. Shpallėsi i ankandit u ndal tek violina shumė e vjetėr dhe e pėrdorur, me pamje tė ēuditshme. Ai mori violinėn dhe preku telat e saj qė lėshuan zėra tė ējerrė. E shikoi violinėn e vjetėr e tė pluhurosur, u vrenjt dhe pa kurrfarė entuziazmi dha njė ēmim: 10 dollarė. Por nuk kishte tė interesuar. Pastaj, ai e uli ēmimin nė 5 dollarė. Prapė nuk kishte pėrgjigje. Ai vazhdoi ta ulte ēmimin gjersa ra nė 50 centė. Thoshte: "50 centė, vetėm 50 centė, e di se nuk vlen shumė, por mund ta blini pėr 50 centė". Nė atė moment, njė plak me flokė tė hirtė dhe me mjekėr tė gjatė doli para dhe pyeti nėse mund ta mbante violinėn. Plaku nxori faculetėn dhe fshiu pluhurin nga violina. Me shumė kujdes akordoi telat dhe e vuri violinėn e vjetėr nėn mjekrėn e tij dhe filloi t'i binte.

            Dhe nga ajo violinė e vjetėr erdhėn tingujt mė tė bukur muzikorė qė ishin dėgjuar ndonjėherė. Kėngė dhe melodi tė bukura dilni nga ajo violinė e vjetėr dhe e katandisur. Shpallėsi i ankandit pastaj pyeti se cili ishte ēmimi fillestar. Njėri tha: 100 dollarė. Tjetri: 200, dhe zuri tė ngrihej e tė ngrihej ēmimi e mė nė fund u shit pėr 1000 dollarė, Njė mijė dollarė pėr njė violinė tė vjetėr e tė katandisur, qė pak mė parė askush nuk donte ta blinte as pėr 50 centė. Njė gjė e vogėl mund tė bėhet e madhe kur ajo ėshtė nė duart e mjeshtrit... Duhet tė jemi mjeshtėr dhe instrumenti i jetės do tė magjeps me tingujt qė ka!

 

            Kanibal, t'i tejkalosh pengesat

 

            Kanibali ka qenė njė gjeneral, burrė shteti i madh afrikan. Ai ka tejkaluar pengesa tė mėdha dhe e ka realizuar tė pakalueshmen, sepse ka menduar se mundet, Ai e ka kuptuar se pengesat reale nė jetė janė ato qė ne ia vėmė vetes. Kanibali ka qenė, nga qyteti i Kartagjenės, armiqtė mė tė kėqij tė sė cilės kanė qenė romakėt. Nė vitin 220 para Krishtit filloi njė luftė midis Romės dhe Kartagjenės. Trupat e Kanibalit ishin mė tė pakėt nė numėr dhe kishin mė pak armė dhe furnizime sesa armata e madhe romake. Kanibalin nuk e pengonte kjo qė tė besonte se mund tė fitoje, dhe nuk e pengonte qė tė veprojė bazuar mbi kėtė besim. Ai bėri njė plan tė guximshėm pėr shpartallimin e romakeve. Duke e ditur se nuk do tė fitonte nė njė konfrontim frontal, vendosi qė tė bėnte tė pamundurėn: Tė sulmonte nga prapa, mbi Alpet. Por thuhej se kjo ishte e pamundur, pėr shkak se Alpet ishin tė pakalueshme. Ai krijoi njė strategji sipas tė cilės do tė pėrdorte elefantė tė mėdhenj pėr tė kaluar mbi Alpe. Ai i mblodhi trupat e tij dhe kaloi mbi Alpe, male qė konsideroheshin tė pakalueshme, dhe me sukses i shpartalloi romaket. Kėshtu u bė njė nga strategėt dhe liderėt mė tė mėdhenj ushtarakė tė tė gjitha kohėve. Ne ende e pėrsėrisim njė nga thėniet e tij klasike: "O gjej njė rruge, o hape njė!"

            Prandaj ndiqni ėndrrat tuaja, madje edhe ato pėr tė cilat njerėzit mund tė thonė se ėshtė e pamundur tė realizohen. Nėse nuk ka rrugė, hape njė. Nėse nuk ka shteg, hape njė dhe bėhu pionier. Ēfarėdo qė mendoni se mundeni, do tė shihni sesi do tė bėhet realitet.

 

 

            Nga revista e sapobotuar pėr ngritje shpirtėrore dhe vetėrealizim "MISTIKA", qė mund ta gjeni nėpėr kiosqet e shumta nė Kosovė