Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - Myderriz Ymer Ef. Prizreni

Shkruan: Mr. Nuridin AHMETI

       MYDERRIZ YMER EF. PRIZRENI

    Nė mesin e kėtyre burrave tė shquar tė ēėshtjes kombėtare bėnte pjesė edhe Ymer Prizreni. Kishte rėnė nė kontakt me personalitet e kombėtare qė vepronin asokohe nė Stamboll. Roli i Ymer Prizrenit do tė dal mė mirė nė pah pas zgjedhjes sė tij nė Parlamentin Osman. Roli mė i rėndėsishėm shoqėror e kombėtar i Ymer Prizrenit ishte si kryetar i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.

 

 

 

            Myderrizi kish pas thanė:

 

            Kur asht fjala pėr vatan,

            Jo veē turkut e ati tjetrit,

            Po ni plum kush ja jep mretit,

            Ka me shkue nė lula tė xhentit!

            Fjalt e hoxhės kur i nguen,

            Te tanė burrat n’kamė u quen.

 

            Pėr kėtė personalitet tė shquar tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare kanė shkruar shumė studiues, si: Muhamet Pirraku, Qemal Mataj, Skėnder Rizaj, Kristaq Prifti, Sadulla Brestovci, Gazmend Shpuza, Iljaz Rexha, Nehat Krasniqi, Hamid Altiparmak, Janosh Nemeshker, Enver Batiu, Maranglen Verli, Riza Rexha, Pajazit Nushi, Muhamet Shukriu etj.

 

            Prejardhja

            Sa i pėrket prejardhjes sė Ymer Prizrenit, studimet e kohės sė fundit tregojnė se ai ishte me origjinė nga fshati Zgatar i Opojės. Ishte pikėrisht nga njė familje me tradita tė hoxhallarėve e myderrizėve. Ishte i biri i Sylejman Ali Nuhit nga fshati Zgatar i Opojės. Ali Nuhu, gjyshi i Ymer Prizrenit, i cili ishte myderriz i njohur nė ato anė, nė veēanti kishte bėrė emėr si themelues dhe imam i parė i xhamisė sė fshatit Zgatar. Kjo xhami ishte themeluar me berat tė Sulltanit, tė datės 29 Xhemazul ahir 1229 (10 maj 1814).

            Nga tė dhėnat e deritanishme, qė janė publikuar pėr Ymer Prizrenin, nuk janė ofruar tė dhėna pėr tė birin e Aliut, Sylejmanin, lidhur me atė se kur u shpėrngul nga Opoja nė Prizren. Pikėrisht kjo bėn mė tė mjegulluar ēėshtjen nėse Ymer Prizreni lindi nė Opojė apo nė Prizren. Mirėpo, nė kėtė aspekt, dy gjėra janė tė qarta:

            1. Ymer Prizreni ishte me prejardhje nga fshati Zgatar i Opojės dhe

            2. Sylejmani, babai i Ymer Prizrenit ishte pronar i shumė tokave nė Prizren e rrethinė, ishte imam nė Bajrakli Xhami dhe myderriz i njohur nė Medresenė e Bajrakli Xhamisė (Mehmet Pashės, N.A).

 

            Viti i lindjes

            Ymer Prizreni, sipas disa tė dhėnave, tė cilat janė pothuajse bindėse nė kėtė aspekt, ka lindur rreth vitit 1820. Kėtė mendim e shprehin edhe Sylejman Drini, Muhamet Pirraku. Ndėrkaq, studiuesi Sadulla Brestovci pėr kohė tė lindjes e shėnon vitin 1820?, ndėrsa pikėpyetja nė vijim tė vitit, siē duket, ėshtė rezultat i faktit se kishte dilema nė kėtė aspekt.     Sipas studiuesit hungarez, Janosh Nemeshker, Ymer Prizreni vdiq rreth moshės 63-68 vjeēare, gjė qė do tė thotė se Ymer Prizreni ishte i lindur aty kah vitet 1818-1823.

 

 

            Shkollimi

            Edhe pse i ati i Ymer Prizrenit u pėrkujdes edhe pėr bijtė e tij tė tjerė, nė historinė kombėtare do tė mbetet i pėrjetshėm vetėm Ymeri. Ndonėse edhe shumė studiues kanė shkruar edhe pėr shkollimin e Ymer Prizrenit, por tė dhėna mė tė kompletuara deri sot, pėr aq sa ne jemi nė dijeni, sa i pėrket shkollimit tė Ymer Prizrenit, na ka ofruar studiuesi Nehat Krasniqi, i cili ka arritur qė t’i sigurojė dy ixhazetname, tė cilat Ymer Prizreni ua ka lėshuar nxėnėsve tė tij.

            Nga kėto tė dhėna, qė na i ofron studiuesi Krasniqi, del se Ymer Prizreni, kishte mbiemrin Myderrizi, ishte shkolluar nė Stamboll te dijetarėt mė nė zė tė kohės. Njėri prej tyre

ishte edhe Hasan Efendi Zade. Te ky profesor Ymeri Myderrizi e mori ixhazetnamen, por mori edhe diplomė tė posaēme pėr tefsir dhe hadith dhe pėr sheh tė Tarikatit Nakshibendi. Pas pėrfundimit tė shkollimit nė Stamboll, Ymeri do tė shėrbejė si myderriz nė xhaminė dhe medresenė e Mehmet Pashės nė Prizren.

            Me vetė faktin se kishte shumė tituj, si myderriz, sheh, haxhi, myfti etj., nga kėta tituj del qartė se Ymer Prizreni kishte ushtruar shumė detyra, para se tė merrej me aktivitetin shoqėror, politik dhe ushtarak nė organet dhe institucionet Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.

 

            Roli i Ymer Prizrenit nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit

            Gjatė viteve 1867-1875, nė Stamboll do tė paraqiten shumė personalitet shqiptare, madje nga jeta kulturore, shkencore, politike, si: hoxhė Hasan Tahsini, Ismail Qemali, vėllezėrit Frashėri etj.

            Nė mesin e kėtyre burrave tė shquar tė ēėshtjes kombėtare bėnte pjesė edhe Ymer Prizreni. Kishte rėnė nė kontakt me personalitet e kombėtare qė vepronin asokohe nė Stamboll. Roli i Ymer Prizrenit do tė dal mė mirė nė pah pas zgjedhjes sė tij nė Parlamentin Osman. Roli mė i rėndėsishėm shoqėror e kombėtar i Ymer Prizrenit ishte si kryetar i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Mirėpo, kjo nuk ishte e tėra, ngase Ymer Prizrenin ishte personi qė e kritikoi Qeverinė osmane pėr neglizhencėn e saj kundruall shpėrnguljeve qė po u bėheshin Shqiptarėve nė Sanxhakun e Nishit. Kishte aftėsi dhe pėrgatitje tė duhura pėr riorganizimin dhe rikonsolidimin e lidhjes, meqė, siē dihet, aty nga viti 1878, nė muajt qershor- korrik, kishin filluar fraksionet nė Lidhje.

 

            Internimi dhe vdekja e Ymer Prizreni

            Pas shpartallimit tė forcave tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe tėrheqjes sė disa krerėve tė Lidhjes nė Malėsi tė Gjakovės e nė Anadrini etj., Ymer Prizreni do tė marrė vendimin qė tė tėrhiqet nga Prizreni si komandant i Njėsisė qė siguronte Komitetin e Lidhjes, sė bashku me 500 luftėtarė. Edhe pse i larguar nga Vilajeti i Kosovės, nė marrėveshje me krerėt e tjerė tė Lidhjes, Ymer Prizreni vendosi qė veprimtarinė, nė dobi tė ēėshtjes kombėtare, ta vazhdojė edhe nė vendin ku ishte strehuar, pra nė Ulqin: "Ymer efendiu shkoi n’Ylqin, n’atė qytet tė cilin para disa muajve si kryetar i Qendrės pati dhėnė urdhėr tė mbrohej me ēdo sakrificė".

            Dervish Pasha ishte nė dijeni pėr drejtimin e arratisjes sė Ymer Prizrenit. Ai ishte i interesuar qė Ymer Prizrenin ta fuste nė dore, sepse, sikurse thuhet: "Dervish Pasha nuk la gja pa bamė pėr me e shtimė ktė nė lak, por Ymer Efendiu ishte nji hoxhė tepėr i zgjutė e kryenalt e nuk ra nė dorė… Dervish Pasha kishte interes tė math me e zanė Ymer Prizrenin, se ai kishte me vehte dokumenta me randėsi si letra qe u pat drejtue Sulltani ati e kryetarve tė tjerė,

me tė cilat u premtonte autonomin e Shipnis. Turqia kishte frikė se mos po diskreditohesh me keta dokumenta".

            Nga disa tė dhėna shihet se Ymer Prizreni kaloi nė Ulqin mė maj tė vitit 1881. Ai u prit atje me nderim nga popullata vendėse e Ulqinit, nga tė gjitha shtresat e saj, dhe u respektua deri nė vdekje.

            Ymer Prizreni vdiq dhe u varros nė Ulqin mė 1886, ku u varros me nderime tė larta. Ky vit ėshtė marrė nga guri mbivarror qė ekziston edhe sot e kėsaj ditė nė Ulqin. Popullata e kėsaj ane vazhdon ta ruajė kujtimin pėr Ymer Prizrenin.

 

            Familja e Ymer Prizrenit

            Pas largimit tė Ymer Prizrenit nga Vilajeti i Kosovės nė Ulqin, familja e tij do tė internohet nė Selanik. Disa nga studiuesit mendojnė se familje e Ymer Prizrenit, gruaja Fatime Murat Aga dhe e bija Ajshja, gjendeshin nė Prizren, tė kthyera nga internimi, sė paku nga data 13 ramazan 1307 h, apo(3 maj 1890).

            Familja e Ymer Prizrenit, pas internimit nė Selanik, do tė internohet nė Izmir. Mirėpo, nga disa dokumente arkivore, del se familja e Ymer Prizrenit do tė internohet nė Izmir dhe nga atje (Izmiri, N.A) kjo familje do t’ua bėjė njė kėrkesė organeve tė Vilajetit tė Kosovės pėr shitjen e pasurisė sė tyre nė Prizren, ashtu qė ato mjete t’u dėrgohen familjarėve qė e kishin bėrė kėtė kėrkesė. Kjo kėrkesė e familjes sė Ymer Prizrenit, siē duket, do ta marrė edhe aprovimin organeve tė Vilajetit tė Kosovės dhe mban datėn 1308h, apo 1891.

            Por ēfarė u bė me pasurinė e Ymer Prizrenit, pas kėrkesės sė familjarėve, kjo ėshtė njė ēėshtje qė mbetet objekt pėr hulumtime tė mėvonshme. Por tė dhėna mė tė sakta pėr Ymer Prizrenin do te jepen vetėm atėherė kur tė sigurohet dosja e tij qė sigurisht se ruhet ne ndonjė nga arkivat turke, sepse siē dihet Y. Prizreni ishte deputet nė Parlamentin Osman si shumė bashkėkombės tė tjerė shqiptar, njė numėr i madh i dosjeve tė pajisur edhe me fotot tė disa deputeteve tė tjerė tanimė dihen, sigurisht se duhet tė jetė edhe dosja e Y. Prizrenit, por njė gjė e tillė do tė mbetėt edhe njė sfidė pėr studiuesit qė merren me personalitetin e Y. Prizrenit.

 

            Marrė nga revista "Sharri", revistė informativo-kulturore e shkencore opojare