Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 4 - Mimoza Ēobo

MIMOZA ĒOBO

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

MIMOZA ĒOBO

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

         U lind nė qytetin e Fierit me 12 shtator 1966. Ka mbaruar studimet e larta nė universitetin ''Eqrem Ēabej" nė qytetin e Gjirokastrės, Fakulteti i Shkencave Shoqėrore nė degėn gjuhė-letėrsi shqipe me titullin "Mėsuese e gjuhės dhe letėrsisė shqipe".

            Si njė ngacmim ndjenjash hyri qysh herėt nė shpirtin e saj dėshira pėr tė depėrtuar nė  botėn plot ngjyra tė poezisė. Nė poezinė e saj ajo e ledhaton e pėrkėdhel vargun si njė fėmijė qė ka nevojė pėr pėrkujdesje qė tė hedh hapat tė sigurt nėpėr vargjet e lirikave ,baladave etj.

            Le tė shijojmė ca perla vjershėrore magjike e sublime nga poetesha e talentuar e zėhyjnore, zonja Mimoza Ēobo. Poezitė e pėrzgjedhura nga cikli i saj, ngėrthejnė nė brendi porosi jashtėzakonisht humane, njerėzore dhe hyjnore, jetėsimi i tė cilave ėshtė i domosdoshėm pėr tė ruajtur e ēelikosur virtytshmėrinė dhe moralin njerėzor, si nė raport me vetveten, ashtu edhe nė raport me prindėrit, fėmijėt, familjen dhe shoqėrinė nė tėrėsi.

           

 

 

 

IKE PA MĖ THĖNĖ ASNJĖ FJALĖ

 

Tė ruajta bir im si njė zog nė kafaz,
por erdhi koha derėn ta lash hapur,
ike,fluturove pa mė thėnė njė fjalė,
pa i dhėnė puthjen nėnės sė plakur.

Prita e prita gjatė netėve pa gjumė,
por ti s'u ktheve si gjithė tė tjerėt,
as kur loti im tė kėrkoi aq shumė,
as kur syri i nėnės u tha si gjethet.

Qiellin e pushtove si zog me krahė,
dhe si dallėndyshet tė prita tė vije,
por s'u bėre gjallė e s'dėrgove kartė,
sikur njė pendė tė bardhė qiellit tė lije.

Lotin dhe mallin fytyrės ta hedh reja,
shtratit ku netėve fle pa puthjen time,
ndoshta kujtohesh kur tė pėrkėdhelja,
me kėto duar tė rrudhura qė i le jetime.

 

 

FJALĖNGROHTA HYJNORE LINDI ME NĖNĖN

 

Fjalėngrohtėn pjellė tė ėmbėlsisė hyjnore,
qė rrugėn kish humbur nė shtigjet e kohės,
e gjeta sot tek zemra e njė nėne engjėllore,
tek ēapitej heshtur nėpėr hapat e lotėve.

Ndaloj para meje si drithėrimė e njohur,
dhe loti s'mė pyeti por rrodhi ngadalė,
dhe tani qė vargjet po rimohen tė lodhur,
lotėt s'mė ndalen dhe pse s'dua t'i ndal.

Nuk do ta besoni se shpirtit si u ndjeva,
kur dorėn e dridhur vuri mbi dorėn time,
ma puthi nėpėr lot sa vetė u mallėngjeva,
uratat m'i fali kur mund t'ua falte fėmijėve.

Nuk kisha guxim asaj plagėn t'ja lėndoja,
se kokėn derdhi supeve si lule e tretur,
i thash vetes,lotin aspak mos t'ia pengoja,
ndoshta gjen paqen tek rrjedh i heshtur.

Fjalėmirėn prej bije me zemėr ja dhurova,
pėrtokė rrėzoi sytė si dy yje qiellit tė vrarė,
dhe si nėnėn time mes lotėve e pėrqafova,
ndėrsa largohesha si fėmijė duke qarė.

Nuk gjeja fjalė shpirti qė veten ta qetėsoja,
dhe pse ajo tashmė kishte ikur shumė larg,
ndoshta udhėve ndonjėherė do e takoja,
atė nėnė tė mjerė qė kushedi se ē’bėn vallė?

 

 

JO ME DROGE NE JETĖN TENDE

 

E droguar ecėn nėpėr skuta ku nuk ēel pranvera,

Tashmė e ke kuptuar qė nuk je mė nė kėtė botė,

E ndiej dėshirėn e shpirtit tėnd pėr tė ecur pėrpara,

Drithėrohem edhe unė kur hijet tė thonė, ku shkon!.

 

Ah kėto hije vrastare sa tė rinj kanė shkatėrruar,

Si lėkurat e pemėve ua kanė zhvatur ēdo shpresė,

Sikur tė mundje mė parė jetėn ta merrje ndėr duar,

Ndoshta drogėn s’do e kishe provuar asnjėherė.

 

Mė the se dhimbja tė mėsojė t’i doje ėndrrat,

Dhe netėve tė errėta  luteshe nėpėr lot,

Si ēdo njeri ke tė drejtė tė ėndėrrosh sa tė duash,

Ndaj as unė,as ndonjė tjetėr nuk tė gjykon dot.

 

Mos i thuaj jo lotit qė rrjedh hidhėruar tek faqja,

Ėshtė pendim i syrit qė mė nė fund u mbush me dritė

Para meje  rrėfen karvanin e vuajtjeve tė athta,

Dhe zemra ime bashkohet  me shpirtin tėnd hidhėrim.

 

Ēdo e keqe ka njė fije shprese qė zgjohet gjallėruar,

Brenda  shpirtit  strehoje tė ushqehet me gjak tė ngrohtė,

Mos prit dhe mos e lerė tė shuhet me ėndrrat e lėnduara,

Sepse ke tė drejtė te rilindėsh  aty ku fati te ndėshkoje!...

 

 

PĖR TY DO RRI ZGJUAR

 

Prita sa gjumi mbi ty zbriti ėmbėlsuar,
pėrsipėr vellos magjike qėndrova urtė,
unė vėllai yt qė pėr ty tretem zgjuar,
qė tė mos ndjesh as tė voglėn zhurmė.

Sa herė qerpiku tė lodrojė ėndėrruar,
dhe buza e kuqe tė flladitet nė gjumė,
do pres mbi fytyrėn tėnde i paduruar,
kur sytė t'i hapėsh si i bardhi pėllumb.

I pėrzura retė qė ranė ballit turfulluar,
pėr ty vėllaēko qė tė mos qash kurrė.
dhe kur tė rritemi e ndoshta jemi larguar,
shpirtin njėri-tjetrit t'ja ruajmė nė gjumė.

 

 

U KTHEVE ME PRANVERĖN

 

Buza nga larg tė puthi si ēapkėne,
sikur s'tė kishte puthur kurrė,
ėmbėl hodhe buzėqeshjen tėnde,
njėlloj siē rridhte buzėve dikur.

U ngjit papritur mbi tė bukurėn faqe,
rrodhi pėrrua gėzimi nėpėr gushė,
zemra kraharorit shpejtoi rrahjet,
drejt teje fluturoi si zogu mbi fushė.

Erdhe erė lulesh nė fillim pranvere,
gonxhe trėndafilash ēelur prush,
mallin ta preku syri me pėrkėdhelje,
dhe humbi bukurisė djaloshare pafund.

E mbajte premtimin qė mė the kur ike,
se nė pranverė do kthehem me lulet,
sa tė fryjė erė e ngrohtė mbi brigje,
kur zogut t'ja ndjesh cicėrimėn mbi lugje.

 

 

VRAPOJMĖ PAS KOHĖS MODERNE

 

Vrapojmė duke ndjekur nga pas kohėn moderne,
siē ndoqi Hitleri ēifutėt gjer nė rrėnjėt e mendjes,
por supeve kemi pelerinėn e varfėrisė ekstreme,
kurse kockat po treten nga dhėmbėt e heshtjes.

Por ne prapė vrapojmė tė kapim kohėn moderne.
tė lėpijmė nga njė kockė nėpėr kazanėt e botės,
kokėn tė na e shtypi jastėku me prerje monedhe,
dhe shtratit pėrpėlitemi tė gjejmė trutė e kokės.

Vrapo thoshte im atė po kujdes se rrėzohesh,
dhe ku rrėzohesh se zgjedh ti vendin,por koha,
prandaj mate fuqinė e hapit qė tė mos pendohesh,
se po re e theve turinjtė as dorėn s'ta jep bota.

Dua ta ndėrroj pelerinėn me ty botė moderne,
ē'flas dhe unė kush ma merr kėtė dreq pelerinė.
njėherė ta provoja ndoshta shtatin mė ndreqte
ta ndėrroja lėkurėn jo sa gjarpri,por njė dakikė.

Vrapojmė tė kapim ėndrrat e kohės moderne,
nė fund tė fundit s'kemi se ēfarė humbasim mė,
tė paktėn njė metėr varr mos tė na lėnė nė ledhe,
se qentė do hanė kokat qė kockat tė na ndajnė.