Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

RRĖNJĖT TONA

Tema tė tjera 3 - “LEXOVA KANTIN, DHE GJITHĒKA NDRYSHOI…”

Nga Albert AJNSHTAJN

bota.al

“LEXOVA KANTIN, DHE GJITHĒKA NDRYSHOI…”

 ALBERT AJNSHTAINI PĖR ZOTIN, UNIVERSIN, EKZISTENCĖN

 

 

Reflektimet e gjeniut tė shkencės pėr Zotin, Universin, ekzistencėn, “fenė kozmike”, qėllimin e tij mbi kėtė tokė. Dhe pėrse nuk i bėhej vonė pėr pėrjetėsinė.   

  

 

Shkolla mė la nė baltė, dhe unė e lashtė nė baltė shkollėn. Mėsuesit silleshin si Fildvebel-a (reshterė). Unė doja tė mėsoja ato qė doja tė dija, por ata donin qė unė tė mėsoja pėr provimet. Ai qė urreja mė shumė ishte sistemi konkurrues atje, dhe sidomos sportet. Pėr shkak tė kėsaj, unė nuk vleja pėr asgjė, dhe disa herė mė sugjeruan tė largohesha.

Kjo ishte njė Shkollė Katolike nė Mynih. Ndieja se etja ime pėr dije po mbytej prej mėsuesve tė mi; pėr ta, matėsi i vetėm ishin notat. Si mundet njė mėsues tė kuptojė tė rinjtė, me njė sistem si ky?

Qė nga mosha 12 vjeē nisa tė vė nė dyshim autoritetin dhe tė mos kem besim tek mėsuesit. Mėsoja kryesisht nė shtėpi, fillimisht nga xhaxhai im dhe mė pas nga njė student qė vinte tė hante me ne, njė herė nė javė. Ai mė jepte libra pėr fizikėn dhe astronominė.

Sa mė shumė qė lexoja, aq mė i mėdyshur isha pėr rendin e Universit dhe rrėmujėn e mendjes njerėzore, me shkencėtarėt qė nuk binin dakord se si, apo kur, apo pse, kish ndodhur krijimi.

Mė pas, njė ditė, njė student mė solli “Kritikėn e Arsyes” tė Kantit. Duke lexuar Kantin, fillova tė vė nė dyshim gjithēka qė mė ishte mėsuar. Nuk besoja mė nė Zotin e Biblės, por nė Zotin misterioz tė shprehur tek natyra.

Ligjet bazė tė Universit janė tė thjeshtė, por pėr shkak se shqisat tona janė tė limituara, ne nuk mundemi t’i rrokim. Ka njė model nė tė gjithė krijimin.

Nėse shohim pemėn jashtė shtėpisė, rrėnjėt e tė cilės kėrkojnė nėn dysheme pėr ujė, ose njė lule e cila dėrgon aromėn e saj tė ėmbėl tek bletėt qė polenizojnė, apo nėse shohim edhe veten tonė dhe forcat e brendshme qė na shtyjnė tė veprojmė, do tė vėrejmė se tė gjithė ne vallėzojmė me njė melodi misterioze, dhe flautisti qė i bie kėsaj melodie nga njė distancė e panjohėshme – ēfarėdolloj emri qė ne t’i vėmė atij – Forca Krijuese, Zoti – i shpėton gjithė librave tė dijes.

Shkenca nuk pėrfundon asnjėherė, sepse mendja njerėzore pėrdor vetėm njė pjesė tė vogėl tė kapacitetit tė saj, dhe eksplorimi i kėsaj bote nga njeriu ėshtė gjithashtu i kufizuar.

Krijimi mund tė jetė spiritual nė origjinė, por kjo nuk do tė thotė se ēdo gjė qė ėshtė krijuar ėshtė spirituale. Si mund t’jua shpjegoj juve kėto gjėra? Le tė pranojmė qė bota ėshtė njė mister. Natyra nuk ėshtė as vetėm materiale dhe as tėrėsisht spirituale.

Edhe njeriu, ėshtė mė shumė se sa mish dhe gjak dhe kocka; pėrndryshe asnjėra prej feve nuk do tė ishte e mundur. Prapa ēdo shkaku ka njė tjetėr shkak; fundi apo fillimi i tė gjithė shkaqeve nuk ėshtė gjetur ende.

Megjithatė, njė gjė duhet tė mos e harrojmė: nuk ka pasojė pa shkak, dhe nė krijimin nuk ka mungesė ligjėsie.

Nėse nuk do tė kisha njė besim absolut nė harmoninė e krijimit, nuk do tė isha pėrpjekur pėr tridhjetė vite qė ta shprehja nė njė formulė matematikore. Ėshtė vetėm ndėrgjegja e njeriut, pėr atė qė bėn me mendjen e tij, e cila e lartėson mbi tė gjithė kafshėt, dhe i mundėson tė vetėdijėsohet pėr vetveten dhe pėr marrėdhėnien e tij me universin.

Unė besoj se kam ndjenja fetare kozmike. Nuk do ta rrokja dot asnjėherė se si mund tė kėnaq kėto ndjenja, duke iu falur objekteve tė limituar. Pema atje jashtė ėshtė jeta, njė statujė ėshtė e vdekur. Tėrėsia e natyrės ėshtė jeta, dhe jeta ashtu si e shoh unė, e refuzon njė Zot qė i ngjan njeriut.

Njeriu ka dimensione tė pafundme dhe e gjen Zotin nė ndėrgjegjen e tij. Njė fe kozmike nuk ka dogmė, pėrveē asaj qė t’i mėsojė njeriut se universi ėshtė racional, dhe se fati i tij final ėshtė qė ta studiojė dhe tė bashkėkrijohet me ligjet e tij.

 

 

Mua mė pėlqen ta eksploroj Universin si njė tė tėrė nė harmoni. Ēdo qelizė ka jetė. Edhe Materia ka jetė; ajo ėshtė energjia nė formė solide. Trupat tanė janė si burgje, dhe unė mezi pres tė ēlirohem, por nuk dua tė spekuloj pėr atė qė do tė ndodhė me mua.

Unė jetoj kėtu tani, dhe pėrgjegjėsia ime ėshtė nė kėtė botė, tani. Unė merrem me ligjet e natyrės. Kjo ėshtė puna ime kėtu nė Tokė.

Bota ka nevojė pėr impulse tė reja morale, qė kam frikė se nuk do tė vijnė nga kishat, aq rėndshėm tė kompromentuara sa kanė qenė ato me kalimin e shekujve.

Ndoshta kėto impulse duhet tė vijnė nga shkencėtarė nė traditėn e Galileos, Keplerit dhe Njutonit. Pavarėsisht dėshtimeve dhe persekutimeve, kėta njerėz ia kushtuan jetėn e tyre vėrtetimit se universi ėshtė njė entitet unik, ku, besoj unė, Zoti i humanizuar nuk ka vend.

Shkencėtari i mirė nuk preket prej fajėsimit, ai as nuk predikon. Ai e zbulon universin dhe njerėzit vijnė me dėshirė, pa u shtyrė, pėr tė rrokur njė zbulim tė ri: rendin, harmoninė, mrekullinė e krijimit!

Dhe teksa njeriu bėhet i vetėdijshėm pėr ligjet e mrekullueshėm qė qeverisin universin nė harmoni tė pėrsosur, ai fillon tė kuptojė se sa i vogėl ėshtė. Ai sheh vogėlsinė e ekzistencės njerėzore, me ambiciet dhe intrigat e saj, me kredon: “Unė jam mė i mirė se sa ti”.

Ky ėshtė fillimi i fesė kozmike brenda tij; miqėsia dhe shėrbimi ndaj tjetrit bėhen kodi i tij moral. Pa themele tė tilla morale, jemi tė destinuar tė marrim fund.

Nėse duam tė pėrmirėsojmė botėn, nuk mundemi ta bėjmė me dije shkencore, por me ideale. Konfuci, Buda, Jezusi dhe Gandi kanė bėrė mė shumė pėr njerėzimin, se sa shkenca.

Duhet tė fillojmė me zemrėn e njeriut – me ndėrgjegjen e tij – dhe vlerat e ndėrgjegjes mund tė manifestohen vetėm pėrmes shėrbimit pa egoizėm ndaj njerėzimit.

Feja dhe shkenca shkojnė bashkė. Siē e kam thėnė mė parė, shkenca pa fenė ėshtė e ēalė dhe feja pa shkencėn ėshtė e verbėr. Ato janė tė ndėrvarura dhe kanė njė objektiv tė pėrbashkėt – kėrkimin e tė vėrtetės.

Kėshtu qė, ėshtė absurde pėr fenė qė tė ndalojė Galileon apo Darvinin, apo shkencėtarė tė tjerė. Dhe ėshtė njėsoj absurde qė shkencėtarėt tė thonė se nuk ka Zot. Shkencėtari i vėrtetė beson, gjė qė nuk do tė thotė se ai duhet t’i pėrkasė njė kredoje.

Pa fenė nuk ka bamirėsi. Shpirti qė na ėshtė dhėnė vihet nė lėvizje po prej asaj fryme qė lėviz universin.

Unė nuk jam njė mistik. Pėrpjekja pėr tė gjetur ligjet e natyrės nuk ka aspak tė bėjė me misticizmin, ndonėse pėrballė krijimit ndihem shumė i pėrulur. Ėshtė sikur njė shpirt tė manifestohet shumė mė superior se sa shpirti i njeriut. Pėrmes pėrpjekjeve tė mia nė shkencė, kam njohur ndjenjat e fesė kozmike. Por nuk mė bėhet vonė nėse mė quajnė mistik.

Unė besoj se ne nuk kemi nevojė tė shqetėsohemi pėr atė qė ndodh pas kėsaj jete, sa kohė qė bėjmė detyrėn tonė kėtu – tė duam dhe tė shėrbejmė.

Unė kam besim tek universi, sepse ai ėshtė racional. Ligjet qėndrojnė nė themel tė ēdo ngjarjeje. Dhe unė kam besim tek qėllimi im kėtu mbi Tokė. Kam besim tek intuita ime, gjuha e ndėrgjegjes sime, por nuk kam besim tek spekulimet pėr Ferrin apo Parajsėn. Dua tė merrem me kėtė kohė – kėtu dhe tani. Shumėkush mendon se progresi i racės njerėzore bazohet nė eksperiencat e njė natyre empirike e kritike, por unė them se dija e vėrtetė pėrftohet vetėm pėrmes njė filozofi tė deduktimit. Sepse ėshtė intuita qė e pėrmirėson botėn, jo thjeshtė ndjekja verbėrisht e njė shtegu tė mendimit.

Intuita na bėn tė shohim nė fakte pa lidhje mes tyre dhe mė pas tė mendojmė pėr ta, deri kur tė gjithė tė sillen nėn njė ligj. Tė kėrkosh fakte qė lidhen mes tyre do tė thotė tė mbahesh pas asaj qė ke, nė vend qė tė kėrkosh fakte tė reja. Intuita ėshtė mėma e dijeve tė reja, ndėrkohė qė empiricizmi nuk ėshtė asgjė tjetėr, veēse akumulimi i dijeve tė vjetra. Intuita, jo intelekti, ėshtė “porta magjike” e vetes tėnde. Nė tė vėrtetė, nuk ėshtė intelekti, por intuita qė ēon pėrpara njerėzimin. Intuita i thotė njeriut qėllimin e tij nė jetė.

Unė nuk kam nevojė pėr ndonjė premtim pėr pėrjetėsinė, qė tė jem i lumtur. Pėrjetėsia ime ėshtė tani. Kam vetėm njė interes: tė pėrmbush qėllimin tim kėtu ku jam.

Ky qėllim nuk mė ėshtė dhėnė nga prindėrit apo rrethanat. Ai mė ėshtė ngulitur nga disa faktorė tė panjohur. Kėta faktorė mė bėjnė mua njė pjesė tė pėrjetėsisė.