Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - LEXIMI TĖ ZGJAT JETĖN

https://bota.al

 

LEXIMI TĖ ZGJAT JETĖN

Leksioni i Umberto Eco-s mbi rėndėsinė e leximit tė librave

 

Botuesi i madh Valentino Bompiani tha dikur: njė njeri qė lexon vlen sa pėr dy. Kjo thėnie ka kuptimin qė lexuesi ėshtė mė i kulturuar, di mė shumė gjėra se tė tjerėt, dhe mund tė jetė mė i suksesshėm nė jetė.

 

 

Leximi tė zgjat jetėn. Ky ėshtė mėsimi mė i madh qė na ka lėnė Umberto Eco nė njė rubrikė qė nisi nė faqen e fundit tė “L’Espresso“ nė marsin e vitit 1985, dhe vazhdoi ēdo javė deri nė marsin e vitit 1998. Ajo u quajt “Zaefi i Minervės”, dhe reflektimet qė ka bėrė intelektuali i famshėm janė pėrmbledhur nė njė libėr me tė njėjtin emėr tė botuar nė vitin 2002. Ja cilat janė fjalėt e Umberto Eco-s mbi fuqinė e leximit:

 

“Ėshtė e vėrtetė qė kur nuk ndodh asgjė, ne themi qė koha nuk kalon kurrė. Kur kemi kaluar orė apo ditė emocionuese themi se koha ka ikur sa hap e mbyll sytė. Por kjo na ndodh vetėm kur jemi tė mėrzitur apo emocionuar. Ndėrkohė, pėrpiquni tani tė mendoni pėr njė ditė ose javė tė mėrzitshme qė keni pasur disa kohė mė parė.

 

Ju do tė mbani mend shumė pak prej tyre, dhe ato orė apo ditė qė janė tė gjitha tė njėjta do tė krijojnė njė hapėsirė ​​shumė tė shkurtėr nė kujtesėn tuaj. Ka njerėz qė pasi kanė arritur nė fundin e jetės sė tyre, pasi kanė bėrė ēdo ditė tė njėjtat gjėra, kthejnė kokėn pas dhe as qė u duket sikur kanė qenė edhe ata nė kėtė botė.

 

Gjithė jeta u iku tepėr shpejt. Ndėrkohė mendoni pėr njė dite apo njė jave nė tė cilėn ju kanė ndodhur shumė gjėra emocionuese, njėra pas tjetrės, (qofshin gėzime, gjėra tė bezdisshme, apo dhimbje): do tė mbani mend orė apo ditė tė plota, do tė keni pėrshtypjen se keni jetuar shumė.

 

Unė besoj se kjo ėshtė njė nga arsyet se pėrse njerėzit i janė pėrkushtuar gjithmonė rindėrtimit tė sė kaluarės, si pėrmes tregimeve gojore tė mė tė moshuarve qė na rrėfenin histori rreth vatrės sė zjarrit, po ashtu edhe pėrmes historive tė shkruara nė libra.

 

Dikush qė sė bashku me kujtimet e tij personale, ka edhe kujtimin e asaj dite kur u vra Jul Cezari, ose tė betejės sė Vaterlosė, kujton mė shumė gjėra sesa dikush qė nuk di asgjė mbi atė qė u ka ndodhur tė tjerėve. Ndėr kujtimet e mia, unė kam disa tejet emocionale, pėr gjėra qė nuk mė kanė ndodhur mua, por babait, nėnės ose gjyshes, qė m’i kanė treguar (madje shumė herė) ndaj ato janė bėrė pjesė e kujtesės time personale.

 

 

Duke kujtuar mė shumė, mua mė duket sikur kam jetuar mė gjatė. Mendoj se kjo ėshtė njė arsye e mirė pėr tė lexuar libra, pavarėsisht nga arsyet e tjera, estetike apo edukative, qė thuhen zakonisht. Natyrisht, nėse dikush lexon i detyruar (siē ndodh ndonjėherė nė shkollė), pėrvoja ėshtė e mėrzitshme, dhe pėr rrjedhojė ajo nuk lė gjurmė nė kujtesėn e tij.

 

Por ėshtė ndryshe nėse lexon pėr pasion. Botuesi i madh Valentino Bompiani tha dikur: njė njeri qė lexon vlen sa pėr dy. Kjo thėnie ka kuptimin qė lexuesi ėshtė mė i kulturuar, di mė shumė gjėra se tė tjerėt, dhe mund tė jetė mė i suksesshėm nė jetė.

 

Por ne e dimė shumė mirė qė ndonjėherė kanė sukses edhe njerėz pa shumė vlera dhe qė nuk kanė lexuar asgjė. Jo, nuk duhet lexuar pėr tė pasur sukses, por pėr tė jetuar mė gjatė. Gjatė fėmijėrisė time mė kanė ndodhur shumė gjėra, ashtu si gjithė tė tjerėve.

 

Madje edhe kujtimi i shumė netėve tė kaluara nė vendstrehime gjatė luftės, ndėrsa atje lart dėgjoheshin shpėrthime, ne luanim me djemtė e tjerė, janė njė pjesė emocionuese e sė shkuarės sime. E megjithatė kam ndjesinė se kam pasur njė fėmijėri shumė tė gjatė dhe tė plotė, pikėrisht sepse ėshtė plot me kujtime qė kam vjedhur nga tė tjerėt.

 

I kam vjedhur nga Sandokan dhe Yanez teksa ata lundronin nė detet e Malajzisė me anijen e tyre, nga d’Artagnan qė zhvilloi duelin me baronin de Winter, nga Njeriu me Maskė qė ndoqi pa asnjė shpresė Diana Palmer, madje edhe me Renzo dhe Lucia qė arratisen nė liqenin e Komos.

 

Megjithatė, mos u shantazhoni nga ata qė ju thonė se duhet tė lexoni vetėm libra tė rėndėsishėm. Unė kam kujtime tė forta dhe tė bukura nga librat ndoshta tė pakuptimtė, por qė mė kanė dhėnė pasdite tė gjata shumė emocionuese.

 

Unė i jam shumė mirėnjohės tė gjithė atyre qė duke shkruar pėr mua, mė kanė dhėnė njė jetė kaq tė gjatė, saqė nuk mund t’i kujtoj tė gjitha pėrnjėherė. Pėr kėtė shpresoj tė jetoj gjatė pėr tė kujtuar gjithēka qė mė thanė. Ndoshta kur je shumė i ri nuk mendon se ia vlen tė jetosh shumė, por ju siguroj qė edhe pas tė 30-ave apo 40-ave, tė jetuarit mė shumė nuk ėshtė diēka qė duhet neglizhuar.

 

Prandaj leximi tani ėshtė garanci e mirė, nuk e them pėr pleqėrinė, por pėr njė moshė tė pjekur e cila nuk do tė vonojė tė vijė. Pėrveē argėtimit tė tanishėm. Nėse ēdo transmetim televiziv ėshtė i njėjtė me atė tė javės sė kaluar, ēdo libėr, edhe mė idioti, ėshtė i ndryshėm nga njė tjetėr”.

 

Kush ishte Umberto Eco?

 

I lindur nė Alessandria nė vitin 1932, Umberto Eco ndoqi Liceun Klasik dhe mė pas Universitetin e Torinos, ku u diplomua pėr filozofinė mesjetare nė moshėn 22 vjeēare me njė tezė mbi estetikėn e Shėn Thoma Akuinit. Deri nė vitin 1959 punoi nė programet kulturore tė RAI dhe nė shtėpinė botuese Bompiani.

Nga viti 1971 u bė profesor i Semiotikės nė Universitetin e Bolonjės. Ka bashkėpunuar me gazeta dhe revista italiane dhe tė huaja. Nė Itali ishte ndėr tė parėt qė studioi mekanizmat e artit bashkėkohor dhe kulturės masive. Nė vitin 1980 botoi kryeveprėn e tij, romanin “Emri i trėndafilit”, ndėrsa nė vitin 1999 mori ēmimin e Akademisė Amerikane tė Arteve dhe Letrave. Vdiq nė vitin 2016. Gjatė jetės sė tij, mori 40 grada nderi pėr kėrkimet dhe studimet e tij.