Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 3 - KUPTIMI I JETĖS

Shkruan: Getoar KRASNIQI

KUPTIMI I JETĖS

 

Tė jesh i sinqert me veten rezulton me rikthimin e njeriut tek rrėnjėt e veta dhe nė kėtė mėnyrė ai, pėr njė ēėshtje ose mospėrputhje, e pyet Un-in e vėrtetė, dhe jo Un-in qė ėshtė formėsuar dhe strukturuar ndėr vite.

 

 

Ne kėrkimi tė kuptimit tė jetės

 

Kuptimi i jetės! Cili ėshtė kuptimi i jetės? A ka jeta, nė tė vėrtet, fare kuptim? Nėse po, si mund ta gjej njeriu atė?

Ekzistojnė pyetje tė shumta qė njeriu mund t’i shtroj vetės rreth kuptimit tė jetės, tė cilat janė po aq tė vjetra sa edhe vetė njerėzimi. Qė nga krijimi i qenies njerėzore dhe kujtesės sė tij, njeriu ka kėrkuar vazhdimisht pėrgjigje bazike nė kėto pyetje. Nė tė gjitha kulturat dhe religjionet, vėrehet pėrpjekja e qartė e njeriut pėr tė njohur rėndėsinė e kėtij fakti.

Por, a ėshtė e nevojshme qė kėsaj teme t'i kushtohet rėndėsi dhe tė merret seriozisht, apo hulumtimi pėr kėtė pyetje ėshtė humbje kohe dhe pėrgjigja pėr tė, sidoqoftė e pasqaruar?

Ka nga ata qė mendojnė se procese tė tilla tė mendimit janė vetėm pėr ata njerėzit qė nuk arrijnė tė pėrballen mė jetėn, pėr njerėz tė dobėt, tė paqėndrueshėm dhe tė ndjeshėm.

Megjithatė, njerėzit gjenial dhe mendimtarėt, tė cilėt janė tė vetėdijshėm pėr mangėsitė, kufizimet dhe varėsitė e tyre, herėt a vonė duhet ta kuptojnė se kjo pyetje ka njė rėndėsi tė veēantė dhe tė cilės duhet t’i jepet njė pėrgjigje. Pėr ta ilustruar kėtė, po e jap njė shembull kėtu: Imagjinojeni veten sikur po zgjoheni njė ditė nga gjumi dhe, pėr ēudinė tuaj, vėreni se jeni nė njė anije nė mes tė detit, ku gjerė e gjatė nuk shihet tokė me sy, si tė thuash -nė mes tė askundit. Ju, me siguri do tė jeni pak tė habitur dhe do tė filloni ta pyesni veten: “Si kam hipur nė kėtė anije, ku po shkon dhe pse jam kėtu, cila ėshtė arsyeja  tė qenurit nė kėtė anije?” Por, shpejt do tė vėreni qė edhe pasagjerė tė tjerė janė gjithashtu tė pranishėm nė kėtė anije, gjė qė mund tė jetė njė arsye pėr shpėrqendrimin e vėmendjes tuaj! Nė kėtė anije gjenden shpirtra tė ndryshėm, nga mendje tė ndryshme. Ju, me gjasė, fillimisht do tė pėrpiqeni ta gjeni dikė qė do tė mund t’ia parashtroni pyetjet e juaja, por a do t’ua kthej ai person njė pėrgjigje kuptimplote, varet edhe nga ajo, se nga kush po e kėrkoni atė! Disa nga kėta njerėz janė tė orientuar kah argėtimi - ata luajnė letra ose shah, zbaviten ose festojnė. Tė tjerėt mund tė jenė materialistė dhe tė flasin vetėm pėr pronat dhe pasurinė e tyre. Por ka edhe tė tillė, qė nuk kanė asgjė mė tė menēur pėr tė bėrė, se sa t’i tallin tė tjerėt. Njė pjesė tjetėr, thjesht jetojnė pa qėllim dhe shijojnė momentin.

Por ju, me siguri, do tė ndesheni edhe me persona mendjemprehtė qė janė mendimtar, tė menēur e tė vėrtetė dhe qė karakterizohen nga njė moral shembullor. Me ē'rast, ata do tė shpėrfaqin frymėn e njė sjelljeje tė kėndshme dhe, pėrkundėr tė tjerėve, do tė sillen me ndjeshmėri dhe respekt. Tė formėsuar filozofikisht, qė synim kanė hulumtimin e ēdo gjėje nė tėrėsi dhe tė cilėt, po ashtu sikurse edhe ju, e kanė pyetur veten se cili ėshtė qėllimi i qėndrimit tė tyre aty. Disa prej tyre ndoshta kanė gjetur pėrgjigje pėr pyetjet e parashtruara dhe pėrpiqen t'i informojnė edhe udhėtarėt e tjerė. Por, sigurisht do tė ketė edhe nga ata qė, pasi tė kenė fituar njohuri pėr to, qėllimisht nuk duan t’i informojnė tė tjerėt duke i mbajtur njohuritė e tyre sekrete, vetėm pėr vete, gjė qė u jep atyre avantazh tė konsiderueshėm ndaj tė tjerėve. Ata e pėrdorin epėrsinė e tyre, nė mėnyrė qė tė fuqizohen pėrmes njohurive tė fshehtė, qė tė mund t’i kontrollojnė tė paditurit dhe t’i pėrdorin ato pėr qėllimet personale. Natyrisht qė do ta ndjeni edhe ju nxitjen pėr t'iu bashkuar njėrės nga kėto palė, pasi qenia njerėzore ka nevojė pėr njohje dhe pranim.

Ėshtė e njėjta gjė edhe me ne, qė jetojmė nė kėtė planet. Ne vijmė njė ditė nė kėtė botė dhe nuk e dimė se ēfarė kuptimi ka ekzistenca jonė, nga kemi ardhur dhe ku do tė shkojmė! Ėshtė zgjedhje e jona se si duam ta ndėrtojmė jetėn tonė, si dhe pėr ēfarė do tė vendosim! Ose jetojmė pėr ta kėnaqur veten me tė gjitha llojet e dėshirave njerėzore ose thjesht, jetojmė pa qėllim dhe pa mendime, si tė thuash - pėr momentin, ose kemi interesa dhe nevoja tė tjera qė priren tė na ēojnė larg nga kuptimi i jetės, nė vend qė tė na pėrqendrojnė nė atė cak.

Pavarėsisht se a dėshirojmė ne apo jo, anija njė ditė do tė pėrplaset nė stere ose do tė fundoset.

 

 

Dy parimet thelbėsore

 

Ne tė gjithė e dimė se sa e vėshtirė ėshtė rruga nė kėrkim tė kuptimit tė jetės, por kjo nuk duhet tė jetė arsyeja pėr tė na penguar qė tė jemi tė vendosur pėr kėtė rrugėtim tė vėshtirė. Ne duhet tė bėjmė gjithēka, qė ėshtė nė fuqinė tonė, pėr t’iu qasur rrėnjėsisht kuptimit tė jetės.

Shumė njerėz nuk kanė pikėnisje, kur bėhet fjalė pėr parimet thelbėsore qė duhet t’i ndjekin, ashtu qė rrugėn drejt sė vėrtetės ta kenė mė tė qasshme dhe mė tė lehtė. Ky ėshtė, megjithatė, parakushti mė i rėndėsishėm nėse dikush dėshiron ta kuptojė plotėsisht kuptimin e jetės sepse, pa kėtė parakusht tė rėndėsishėm, ne jemi tė humbur dhe pa tokė nėn kėmbė. E kur nuk kemi bazament tė fortė nėn kėmbėt tona, ne i ekspozohemi vazhdimisht rrezikut pėr tė hequr dorė nga vendosmėria jonė.

Secili njeri mund t’i qaset vet kėtyre parimeve thelbėsore, nėse ai kalon kohė tė mjaftueshme vetėm me vetveten, duke u izoluar pėr njė moment nga bota e jashtme. Nė njė situatė tė tillė tė perceptimit personal, njeriu bėhet mė mendjehollė, mė mendjekthjellėt dhe ndėrkohė arrin tė pėrqendrohet vetėm tek mendimet e mira, tė cilat edhe mund tė jenė shumė tė rėndėsishme pėr kuptimin e jetės. Tė gjithė ne e posedojmė mendjen por, duke e shpėrfillur mendjen, pėrkatėsisht duke mos e futur nė zbatim atė, ne paralizojmė shpirtin dhe bėhemi tė plogėsht, tė pėrgjumur e tė zymtė dhe atėherė jetojmė pa orientim dhe gjithēka na duket e pakuptimtė.

Nėse ne, pėrkundrazi, i shfrytėzojmė virtytet tona njerėzore pėr ta formėsuar jetėn tonė nė mėnyrė kreative, tė shumėllojshme dhe tė ekuilibruar, qė asaj (jetės) t’i japim njė kuptim dhe nė kėtė mėnyrė ta pėrballojmė atė me optimizėm tė plotė, ne do ta fillojmė ditėn me plotė gėzim dhe do tė jemi tė motivuar kėshtu ēdo ditė, dhe gjithė veprimet tona do t’i kryejmė gjithmonė me kujdes, me vėmendje dhe me zell tė plotė. Mirėpo, mendimet tona nuk duhet tė gumėzhijnė rreth gjėrave tė padobishme, ne duhet t'i pėrqendrojmė mendimet tona nė gjėra shpirtėrore, nė tema qė pėrpiqen ta shpjegojnė botėn dhe ekzistencėn tonė nė mėnyrė qė t'i japin gjithė kėsaj njė kuptim tė mirėqenė. Meqenėse e dimė, se ne do tė qėndrojmė nė kėtė hapėsirė vetėm ​​pėr njė kohė tė kufizuar, duhet tė merremi intensivisht me kėto tema. Shpėrqendrimi i mendimeve nga temat e tilla, qon nė zbehje tė inteligjencės dhe tė kumtimit.

Mirėpo, secili nga ne ka veēori individuale, tė ndryshme nė kėrkim tė kuptimit tė jetės, andaj edhe jo tė gjithė kanė kuptueshmėri unike. Por janė dy mjete ndihmėse qė duhet t’i shoqėrojnė dhe udhėheqin tė gjithė njerėzit nė kėtė rrugėtim tė mundimshėm drejtė sė vėrtetės. Kėto pėrshkrime paksa metaforike, nė kuptim figurativ, janė dy parime thelbėsore, shumė tė rėndėsishme, qė duhet tė bėhen si rregull, nė mėnyrė qė tė mund ta zhvillojmė njė  karakter tė mirėfilltė dhe ta mbajė tė qėndrueshėm, pėr t’iu qasur sa mė afėr kuptimit tė jetės. Kėto dy parime jashtėzakonisht tė rėndėsishme janė: sė pari, tė jesh i sinqeritė me veten tėnde dhe, sė dyti, t'i kushtosh vėmendje tė plotė ndėrgjegjes tėnde, si tė thuash - tė dėgjosh brendinė e ndėrgjegjes tėnde.

Kėto dy parime janė tejet tė dobishme pėr ta fituar paqen e brendshme, lumturinė dhe vetėnjohjen.

Tė jesh i sinqert me veten rezulton me rikthimin e njeriut tek rrėnjėt e veta dhe nė kėtė mėnyrė ai, pėr njė ēėshtje ose mospėrputhje, e pyet Un-in e vėrtetė, dhe jo Un-in qė ėshtė formėsuar dhe strukturuar ndėr vite. Me kalimin e kohės, njerėzit i pėrshtatėn zakoneve dhe pasioneve qė, nė tė vėrtetė, nuk janė nė harmoni me personalitetin e tyre. Nė tė shumtėn e rasteve kėto janė parapėlqime qė njeriu si nevojė mirėsia, pėr hir tė statusit social tė shoqėrisė, e ka detyruar veten me ngulm, duke i shkaktuar dėme tė konsiderueshme personalitetit dhe karakterit tė tij, pėrmes ndrydhjes nga normat dhe format e huaja.

Njeriu duhet tė jetė gjithmonė i ndershėm dhe nė harmoni me brendinė e vet dhe Un-in e tij tė pyes: se ēfarė ndjesi ka ai pėr njė ēėshtje, a i pėlqen ta bėj atė dhe ta ketė , apo thjeshtė jo?

Ndershmėrisė ndaj njerėzve tė tjerė nuk duhet t'i jepet e njėjta vlerė si ndershmėrisė ndaj vetvetes. P.sh. nėse takon dikė, qė dukja e tij e jashtme nuk korrespondon me idealet e sė bukurės tė formuluara nga normat e sė bukurės, qė ėshtė pranuar nga shumica e njė shoqėrie, mund t’i thoni (nėse do tė donit tė jeni tė sinqertė me kėtė person) nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė dhe pa reflektim, se dukeni i shėmtuar! Kėto instinkte, tė pėshpėritura tek njeriu nga Satanai, shpalosin njė sjellje poshtėruese nė dritė tė ditės, qė i lėndojnė njerėzit e tjerė, madje mund t'i shpie ata deri nė dėshpėrim.

Sidoqoftė, nėse njeriu ėshtė i sinqertė dhe e pyet veten me ndershmėri tė plotė, arrin nė pėrfundimin se secili person, nė mėnyrėn e vet, ėshtė i bukur dhe i mrekullueshėm dhe se dukja e jashtme nuk ka fare rėndėsi, pasi nuk ka tė bėjė me atė se si njeriu duket por me ndjeshmėrinė e thellė tė njė dashurie tė qėndrueshme dhe simpatike ndaj gjithė njerėzimit.

Njeriu do tė jetė mirėnjohės pėr ekzistencėn e njerėzve tė kėtillė, nėse praktikon ndershmėri me veten. Por, dhe nė njė situatė tė tillė, ndėrgjegjja te njeriu, gjithashtu do tė nxiste dhe shkaktonte njė ndjenjė shqetėsimi, qė njeriu vetėm atėherė e percepton nė maksimum si njė ndjenjė fajėsie, nėse ai ėshtė i sinqertė me veten. Shumė njerėz e ndrydhin zėrin e ndėrgjegjes sė tyre, pėr kėtė arsye ata edhe e ndjejnė barrėn e fajit dhe keqardhjes, qė kėtė askush nuk e dėshiron. Edhe pse me kalimin e viteve, zėri i ndėrgjegjes ėshtė injoruar dhe ndrydhur pėr ēdo vepėr tė keqe, megjithatė ai zė do tė dėgjohet gjithmonė. Pėrndryshe, dera e hapur qė ēon kah ndėrgjegjja edhe mund tė mbyllet tėrėsisht, por zėri i ndėrgjegjes nuk mund tė heshtet plotėsisht, ai do tė jetė megjithatė i dėgjueshėm, edhe nėse jo me tė gjithė qartėsinė dhe vėllimin e plotė tė tij. Zėri i ndėrgjegjes gjithmonė tė paralajmėron dhe tė inkurajon tė veprosh drejt dhe mirė. Dera e mbyllur qė ēon kah ndėrgjegjja, mund tė hapet sėrish vetėm duke qenė i sinqertė me veten, ky ėshtė, nė thelb, edhe ēelėsi qė e hap atė derė.

Pėrmes ndershmėrisė me veten, dera e ndėrgjegjes do hapet sėrish dalėngadalė, qė do ta forcoj pėrsėri ndėrgjegjen dhe ta konfirmoj ndershmėrinė. Tė dy kėto funksionojnė dorė pėr dore dhe janė plotėsisht tė varura nga njėra-tjetra. Kėtu krijohet njė rezonancė brenda shpirtit dhe karakterit. Duke qenė i sinqertė me veten, zėri i ndėrgjegjes do tė dėgjohet pėrsėri i  plotė.

Kėto dy parime themelore janė nė tė njėjtėn kohė edhe dy gur themeli, qė e shoqėrojnė atė qė ėshtė nė kėrkimin tė kuptimit tė jetės dhe i sheshojnė truallin e lėkundshėm dhe tė brishtė tė rrugėtimit. Ndėrgjegjja ju tregon gjithmonė se ēfarė ėshtė e drejtė dhe ēfarė ėshtė e gabuar, kėshtu qė ju mund t’i mėsoni tė gjitha, tė kontrolloni bazėn e besimeve tė ndryshme dhe pastaj ta pyesni veten sinqerisht, se ku qėndroni ju aty. Kėto dy veti nuk iu janė dhėnė njerėzve kot. Brenda tyre fshihet njė kuptim thelbėsor... nėse arrijmė tė depėrtoj brenda, do ta kuptojmė se sa tė dobishėm janė dhe sa mirėnjohės duhet tė jemi ne pėr to.

 

 

Konkluzion

 

Nė ēfarė konkluzioni dhe koncepti pėrfundimtar, pėr kuptimin e jetės, do tė arrij secili individ nė veēanti, pėrmes kėrkimeve tė gjata dhe zbatimit tė kėtyre dy parimeve thelbėsore tė lartpėrmendura, dallon nga njėri-tjetri. Kjo varet shumė nga ajo se me ēfarė pėrpikėrie i qasemi ne kėtyre parimeve dhe sa seriozisht i marrim ato, por edhe sa serioze dhe tė rėndėsishme janė pėr ne pėrgjigjet pėr kėto pyetje. Njė njeri qė mendon thellė pėr kėtė ēėshtje dhe qė e pėrjeton tė plotė shkėlqimin dhe lulėzimin e kėtyre dy parimeve thelbėsore, do tė vijė te njė e vėrtetė e paluajtshme dhe e pashmangshme, dhe pikėrisht pėr atė, qė kėto dhurata nuk i kemi rastėsisht, por qė na janė dhėnė nga njė krijues i plotfuqishėm dhe i gjithėdijshėm – nga vet Zoti. Nėse ne njerėzit, jemi tė sinqertė me vetveten dhe e dėgjojmė ndėrgjegjen tonė, do tė arrijmė ta kuptojmė se ekziston njė Zot qė ėshtė jashtėzakonisht i madhėrishėm dhe i mėshirshėm.

Kur ta kuptojmė se ekziston njė krijues, ne jemi shumė pranė kuptimit tė jetės. Atėherė ne e kemi njė Zot, i cili vepron vetėm nga dashuria dhe qė ėshtė vetė burimi i dashurisė pėr ne. Ai do tė na ndihmojė neve ta kuptojmė kuptimin e jetės, ne vetėm duhet t'i lutemi atij dhe t'i kėrkojmė ndihmė.

Vetėm Zoti e di kuptimin e jetės sonė - Ai qė neve na krijoi dhe qė nuk na lejon tė jetojmė pa kuptim dhe qėllim. Ai mundet dhe do tė na bėjė tė qartė dhe tė kuptueshėm edhe neve kuptimin e jetės.