Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 2 - Kolec Traboini

KOLEC TRABOINI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

KOLEC TRABOINI

 

 

 

 

         

            Hyrje

  

         Traboini u largua nga Shqipėria nė shkurt tė vitit 1991 dhe u vendos si emigrant jo legal nė Athinė. Kjo gjendje pasigurie nuk e pengoi atė qė me 10 Prill 1993, tė krijonte e tė shpėrndante ndėr emigrantė, tė parėn gazetė nė gjuhėn shqipe nė Greqi “Egnatia“. Nė Greqi bashkėpunoi me presidentin e arvanitasve tė Greqisė, studiuesin e publiēistin Aristidh Kola (1944-2000).

            Nė gusht 1995, Kolec Traboini me status legal emigroi nė SHBA dhe u vendos nė qytetin e Bostonit.

            Gjatė viteve tė jetės si emigrant nė Athinė botoi tre libra: “Balada e largėsive“, “Rapsodi ushtore“, “Gjurmė nė histori“. Ndėrsa kur ishte nė Amerikė shkroi e botoi “Katėrkėndėshi i mundimeve“ (prozė 2000), “Mos vdis dashuri“ (poezi, Tiranė 2002), “Nokturn“(lirika 2004), “E vėrteta pėrvėluese e Aristidh Kolias“ (esč 2005), “ Requiem pėr njė gjethe“(poezi 2005), “Lufta e Maleve-Palok Traboini“ (esč historike 2006), "Trinia ime“ (lirika 2006), “Bukuri shkodrane“ (esč 2007), “Koha e prostitutave“ (lirika&etyde 2007) si dhe "Itaka grua"(lirika 2008).

            Pėr veprimtarinė poetike dhe esčistike ėshtė vlerėsuar me ēmimin e pėrvitshėm letrar “Pena e Artė-Kadmus 2008” nga Klubi i Shkrimtarėve “Drita“ Athinė. Nė vitin 1994 Kolec Traboini ėshtė pranuar anėtar i Federatės Ndėrkombėtare tė Gazetarėve, me qendėr nė Bruksel, ndėrsa nė nėntor 2001 nga Kongresi i Lidhjes Shqiptare nė Botė mbajtur nė Prizren, ėshtė zgjedhur anėtar i kėshillit drejtues tė LSHB.

            Nga viti 2010 Traboini, nė krijimtari tė lire me statusin e shqiptaro-amerikanit, jeton nė  Tiranė.

 

 

 

 

Botimet e autorit:

 

Fajin e ka Hekuba- poezi 2014

Aristidh Kola- esč 2014

Ēamėri zemra ime - antologji poetike me bashkautor 2014

Dashuri - 200 lirika dashurie 2013

E kam Atdheun tek porta - poezi 2013

Lule pellazgjike poezi 2012

U dashka te dal naten vone poezi 2012

Flamuri nė Deēiq-Palok Traboini - shkrime historike 2012

Zhgėnjimi i Ambasadorit Amerikan - esč 2012

100 poete pėr dashurinė -Album poetik me bashkautor 2012.

Kujto Poetin - Album poetik me bashkautor, 2011

Itaka grua -lirika 2008

Bukuri Shkodrane- ese 2007

Koha e prostitutave lirika & etyde 2007

Trinia ime - poezi 2006

Lufta e Maleve - Palok Traboini, 1911 ese 2006

E vėrteta pėrvėluese e Aristidh Kolias ese 2005

Requiem pėr njė gjethe poezi 2005

Nokturn poezi 2004

Mos vdis dashuri poezi 2002

Katėrkėndėshi i mundimeve prozė 2000

Rapsodi ushtore ironi 1995

Gjurmė nė histori prozė 1995

Balada e largėsive prozė 1995

Petalet e bajames sė hidhur tregime 1973



 

 

 

DO TĖ ZHVESH

 

Do tė zhvesh, zemra ime, do tė zhvesh

tėrė rrobat e trupit do t`i heq

si njė Evė dalė prej bible do tė jesh.

Dhe pastaj, zemra ime, dhe pastaj

si njė engjėll lakuriq nė krahė do tė mbaj

do tė ikim nė ca qiej ku s’na arrijnė

tėrė akujt e dy poleve do t`i shkrijmė.

Kam njė afsh qė mė pėrvėlon nė dhč tė huaj

kur tė vij, buzėt m`i zgjat, zjarrin ma shuaj

Do tė zhvesh zemra ime, do tė zhvesh

tėrė rrobat e trupit do t`i heq.

E pastaj, zemra ime, dhe pastaj

qiejve do t`i biem skaj mė skaj.

 

 

VAJZA NGA FISI I SHQIPONJAVE

 

Ti je vajzė nga fisi i shqiponjave

mė ngre lart nė qiell

e mė tregon hapėsirat.

E pafundme mrekullia e dritės.

Nė qiell tė bukura janė dhe ėndrrat

atje njeriu ndjehet i madhėrishėm, si Zot.

Por trillet e tua janė tė pafund...

Pas kėsaj, atje lart nisin stuhitė kozmike

pa mėshirė mė kthen nė pluhur

e mė pėrplas pėr tokė.

Tė paktėn mė bėj

pluhur drite...

 

 

KISHA DASHTĖ ME DEK PĖR SĖ DYTI

 

..Edhe pėr sė treti kisha dashtė me dek

se dora jote ma solli dekėn e bardhė

por edhe nė vdeksha njėmijė herė

qoftė e njėmijta si vdekja e parė

- kush dreqin po pyet!

Vdekja nė dorėn tande ish aromė prilli

tan lulet ma sollėn polenin te kryet

isha vet qė tė thashė: tash ma xen frymėn

isha vet qė tė thashė mė puth e mė mbyt

- kush dreqin po pyet!

Tash, qė u tejkrye pjalmimi i jetės

jam krejt i dekun derisa t’ringjallem

pėr t’ma marr shpirtin, pėr dek tė dytė

i gatshėm jam pėr rimishėrimin

- kush dreqin po pyet! 

 

 

NĖ RRUGĖN E KALASĖ  

Idromeno 

Me bastun, borsalino e pallton e gjatė

nėpėr errėsinėn qė pėrpinte qytetin

dėgjoheshin veē bulkthet e natės

e valėt bregut tė liqenit. 

Nė rrugė ndonjė qen i braktisun

turfullima e ndonjė kali nė grazhd

errėsinės klithma e ndonjė shpendi

e yjet qė shuheshin diku larg. 

Nata e lodhte pėr vdekje piktorin

prej Diellit merrte frymė e ringjallej

ndaj gjumi s’e zinte deri vonė

nga ankthi i dritės nė ardhje! 

Sapo vinte agimi e bota zgjohej

ai flinte me rrezet e Diellit nė Maranaj.

Kol Idromeno, daja i Dadės sime Katrinė

siē mė thoshte nė kujtimet e saj... 

 

 

SHIRA LIRIKE

 

Ju mbase nuk i ndjeni

ato pėrditė bien nė shpirtin tim

e kur bien, nė qiellin tim kuturisen zogj

qė ēukisin lėvozhgat e reve e u thėrrasin

tė gjithė atyre qė janė nė udhė tė pambaruar:

- Ikni! Shirat po vijnė!

I vetmi qė nuk ikėn jam unė - sepse ato shira

bien mė shumė brenda se jashtė meje

mė sjellin fėmijėrinė, ma zhveshin lakuriq

e unė endem liqenit si njė ėndėrr e zgaqun

nė djepin tim prej uji.

Njė ninullė zbret nga malet me lumin Kir

- lum me emėr tė lashtė sa bota:

Nuk ka perandori mė tė madhe ujnash, se Shkodra!

 


KUJTESA E BRIGJEVE TĖ DETIT

 

Mė parė bregdeti kishte pak shtėpi

e njė lokal tė vogėl “Breshka”.

Fare pranė detit, brigjeve tė qeta

njė rrugė tė gjatė me plepa.

Ato janė shumė larg nė kohė

veē valėzat ndėr kujtime m`i sjellin

Pallatet me ballkone ajrore

nuk ėshtė e mundur tė smbrapsen

tashmė...

Gjithēka qė mė fanitet si koha ime e blertė

ėshtė nostalgjia e brigjeve tė detit.