Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė 2 - ILIRISHTJA DHE SHQIPJA

Nga Prof. Eqrem ĒABEJ

Gjenetika.com

 

ILIRISHTJA DHE SHQIPJA
 

Problemi i raportit tė shqipes ndaj ilirishtes ėshtė njė problem historik e gjuhėsor. Prandaj dhe rrugėt e mjetet pėr t’iu afruar zgjidhjes shkencore tė tij nuk mund tė jenė vetėm gjuhėsore, ato duan rrokur nė tėrėsinė komplekse tė tyre. Aty ekzistojnė disa kritere, tė cilat duan zbatuar nė kėtė fushė kėrkimesh.

 

 

Nė shekullin e kaluar dhe nė dhjetė vjetėt e parė tė kėtij shekulli shqiptarėt janė konsideruar pėrgjithėsisht pasardhėsit e ilirėve dhe gjuha shqipe ėshtė konsideruar vazhdimi i njėrit nga dialektet e vjetra ilire. Kjo teori, e mbrojtur nga njė varg historianėsh e gjuhėtarėsh, me formulimin mė sipėr, sidomos nga Gustav Majeri (1), aty nga fillimi i kėtij shekulli, u zėvendėsua te njė pjesė e mirė e dijetarėve me tezėn e dalė kryesisht nga fusha e gjuhėsisė, sipas sė cilės shqiptarėt janė stėrnipėr trakasish tė ardhur prej visesh mė lindore nė brigjet e Adriatikut, dhe shqipja ėshtė bija e trakishtes, ose edhe njė “dialekt trak i ilirizuar” (2). Ka pasur edhe njė sinteze tė tė dy teorive, e pėrfaqėsuar me Norbert Joklin, sipas sė cilės shqipja ėshtė ngushtėsisht e afėrt dhe me ilirishten dhe me trakishten. Kėtė teori e kanė ndjekur mjaft dijetarė.

Nė kėtė fushė kėrkimesh sot zotėron shumėkund njė skepticizėm shpeshherė i tepruar dhe diku edhe njė agnosticizėm. Kanė dalė edhe teza tė reja, tė pėrftuara pėr njė pjesė tė mirė nga prirja pėr tė gjetur medoemos rrugė tė reja, pėr tė thėnė diēka tė re, e pėr tė vėrtetuar atė qė ėshtė dashur nga ana e tyre tė vėrtetohet. Karakteristika kryesore e kėtyre tezave nė punė tė metodės ėshtė kjo, qė pėrfaqėsonjėsit e tyre shpeshherė nisen ēuditėrisht nga njė tabula rasa, nuk marrin parasysh rezultatet e punės kėrkimore tė mėparme dhe aq mė pak mbajnė qėndrim ndaj tyre. Pėrveē kėsaj, disa nga kėta dijetarė shquhen pėr njė qėndrim hiperkritik ndaj tezave tė tė tjerėve bashkuar me njė besim tė tepruar ndaj mendimeve tė veta. Duhet pranuar qė si nė shumė fusha tė dijes, edhe nė atė tė kėrkimeve gjuhėsore, e aty edhe nė studimin e historisė sė Shqipėrisė, ka progres dhe regres, ka pėrparime e ka njė shkuarje mbrapa.

Ēėshtja se ēfarė marrėdhėniesh ka midis shqipes dhe ilirishtes, a ka njė afri (parenté) midis kėtyre dy gjuhėve, dhe, nė qoftė se ka, a kemi aty njė raport filiacioni (birėrie) apo jo, kjo ēėshtje komplekse pėrbėn njė problem shkencor. Pėr tė krahasuar dy madhėsi duhet t’i njohim. Nė rasėn tonė konkreten ne dimė vetėm njėrėn nga kėto, shqipen. Ilirishten e njohim pak a aspak; sidomos jemi krejt nė errėsirė nė punė tė strukturės sė saj gramatikore, dhe mezi po arrijmė ta rindėrtojmė gjer diku atė gjuhė me anėn e thėrrimeve qė mund tė thuhet se na kanė mbetur prej saj. Pėrveē kėsaj, distanca kohėsore qė nga ekzistenca e nga zhdukja e dialekteve ilire gjer te dokumentimi i parė i shqipes si gjuhė mė vete ėshtė bukur e madhe.

Pėrsa i pėrket konceptit etnografik “ilirėt” dhe lidhur me tė edhe koncepti gjuhėsor “ilirishtja”, do thėnė se kėto koncepte kanė pėsuar ndryshime gjatė kėtij brezi tė fundit. Ndėrsa njė brez mė parė ky koncept ishte zgjeruar me tepri nė pikėpamje tė shtrirjes gjeografike, aq sa dha shkas dhe pėr lindjen e termit “panilirizėm” (3), si reaksion ndaj kėsaj rryme u kalua nė skajin tjetėr, erdhi e u zhvillua njė koncept i ri i njė skepticizmi pėrtej masės. Kjo ka pasur njė pasojė qė tani ka ardhur koha tė shtrohet pėrsėri nė tryezė ēėshtja se ē’duhet tė kuptohet me ilirė dhe ilirishte. Sidomos ka zėnė rrėnjė njė atomizėm i theksuar si metodė pune nė lėmin e studimeve ilire, mendimi se nuk ka pasur njė popull tė madh e tė vetėm tė ilirėve nė Evropėn antike. Prandaj shtrohet pyetja: a njėsi a shumėsi etnike? A njė popull ilir me fise tė ndryshme, njė gjuhė ilire me dialektet e saj, apo popuj tė ndryshėm qė mbajnė kėtė emėr me mė shumė a mė pak tė drejtė?

Burimet antike nuk na japin njė pėrgjigje tė prerė nė kėtė punė, por nuk mund tė lihet pa thėnė qė edhe trajtimi kritik i tyre i ka lėnė vend njė interpretimi shumė herė arbitrar e tė njėanshėm. Nė kėtė ēėshtje nuk mund tė shkohet pėrpara pa i kushtuar vėmendjen e duhur terminologjisė etnografike nė botėn e vjetėr. Do pasur parasysh cilat kanė qenė kriteret e emėrtimit tė popujve, tė fiseve e tė kombėsive te popujt e vjetėr vetė, e tė gjeografėt, historianėt, udhėtarėt, politikanėt, ushtarakėt etj., tė grekėve e tė romakėve. Nė kėtė fushė ka sot mendime shpeshherė tė tryezės sė dijetarit e larg realitetit historik e shoqėror. Tendenca pėr diferencime etnike ka shkuar kėtu te disa dijetarė mė larg se nė gjykimin p.sh. tė rrethanave trake, italike etj. Asnjėri nuk mund tė thotė qė me emrin “ilir” tė mos jenė pėrfshirė popuj tė ndryshėm e me gjuhė tė ndryshme. Vetėm njė gjė mbetet e sigurt kėtu: njė shoshitje objektive e tezave qė pėrpiqen tė vėrtetojnė njė shumėsi popujsh nė trevėn ilire tė kohės antike, tregon se ato teza nuk arrijnė nė shkallėn e njė argumenti shkencor. Pėr tė dhėnė vetėm njė shembull, teza qė nė zonė ilire tė ketė pasur treva me sisteme tė ndryshme nė emra personash, “provinca onomastike” me “vatra” e me “krahina rrezatimesh”, njė fushė ku janė dhėnė mė fort gjykime me njė karakter tė pėrkohshėm edhe ku ende nuk ėshtė dhėnė fjala e fundit, kjo tezė pėr ne mbetet problematike. Por edhe sikur tė vėrtetohej drejtėsia e saj, kjo nuk do tė pėrbėnte aspak njė dėshmi se kemi tė bėjmė aty me popuj tė ndryshėm. Mjafton tė pėrmendim nė kėtė mes faktin qė nė njė njėsi etnike e gjuhėsore aq tė pėrcaktuar e tė kufizuar si nga numri, si nga koha, dhe tė ēfaqur nė dritėn e plotė tė historisė siē ėshtė popullsia ostrogote nė shek. IV tė erės sonė, ekzistojnė pranė e pranė sisteme emėrtimi tė ndryshme nė punė tė emrave vetjake. Njė gjė e tillė vihet re dhe nė territoret e gjuhėve tė sotme tė Evropės pėrbrenda njė gjuhe tė vetme. Ndėrkaq antroponima ilire nuk mund tė thuhet se ėshtė mė e shumėllojshme se antroponima kelte, gjermanike etj. Pėrkundrazi njė vėshtrim objektiv e pa parakuptime (prekoncepte) i kėsaj lėnde vė re karakterin specifik tė kėtyre emrave pėr territorin ilir, ekzistencėn e disa tipareve tė pėrbashkėta, konstaton elementėt e njė njėsie pėrbrenda ndryshmeve territoriale, hyjnė ato emra tė tillė si Andes nė Burnum (Kroaci), Andius nė Prizren, Bardius Bardyllis, Bato (Dardani, Dalmaci, Panoni etj.) me Batena Batuna etj.; Bersaniues Bersant, Bilisa Bilena, Boicus, Buzo, Busio, Dasius Dazas Dasant, Epicadus, Gentius Grabeos Graboi, Lavius, Mytilius Mutelios, Peuk – Peukestis Peucetii, Pinnes, Plateor Plaetorius, Plator, Raecius, Surus Sura, Sutta Suttis, Tata Tataia, Teuta me Teutaia, Teutana Trieteuta etj., Turus Turelius Turelia, Verzi e ndonjė tjetėr. Rrethana qė nė kėto emra merr pjesė dhe Shqipėria antike, e pėrtej detit dhe popullsia mesapeve e japigeve nė Italinė Jugore, na duket me rėndėsi pėr tė gjykuar drejt kėtė sistem emrash nė pikėpamje historike e gjuhėsore. Dėshmitarė mė tė fortė nė punėn e caktimit tė pėrkatėsisė etnike janė pėr nė emrat e viseve, sepse kėto, sa kohė qė formohen me lėndė vendi, nuk i shtrohen ndikimit tė importimit nga jashtė qė pėsojnė emrat e personave. Edhe kėtu nuk mungon lokalizimi nė territorin ilir dhe pėrhapja nė krahina mjaft tė largėta tė kėtij territori. Khs. Der tė tjera Aleta, Amantia Amantini, Arb – nė Arba Arbanon Arbon Arbatias, Bant Brendesion, Bul – nė Bulinoi Bullionės Bulentum, Dalm – Delm – nė Dalmion Dalmatė Delmenium, Gen – nė Genusus Genysios, Lam – nė Lamatis Lametus, Mal – nė Dimallum Malontun Maleventum, Malontina, Met – nė Metulon Meturbarbis, Parth – nė Parthini Parthos, Sal – nė Salona Salluntum Sallentini, Skard – nė Skardon Skardona, Tar – nė Tara Taras Tarentum, Terg – trag – nė Tergestė Opitergium Tergolape Tragarium, ulk – nė Ulkion Ulcirus Ulcisia castra, Ulkaia hele etj. Si kudo nė arsyetimet logjike, edhe nė ēėshtjen a popuj ilire apo fise (popullsi) tė njė etnosi ilir, ka vlerė ligja qė gjykimi jepet nė bazė tė krahasimit. Rrethanat ilire gjykohen mė drejt kur tė vėshtrohen nė lidhje me mėnyrėn si vėshtrohen rrethanat e popujve tė tjerė tė Evropės antike. Dhe pyetja aty shtrohet jo vetėm pėr kriteret pas tė cilave emėrtoheshin popujt e vjetėr, por edhe pėr ato me tė cilat i dallonin njėrin nga tjetri. Aty mbase mė shpesh se gjuha merreshin parasysh disa tipare etnografike tė tjera, si vetitė e karakterit, veshja e frizura, mėnyra e jetesės dhe e luftės, besimi e ndonjė element tjetėr.

Nė kėto kushte edhe pyetja e shpeshtė e disa dijetarėve a kemi tė bėjmė te Iliria e ilirėt me njė koncept etnik apo gjeografik, kjo pyetje shtrohet barabar edhe pėr shumė tė tjerė popuj tė Evropės sė periodės antike. Kėshtu kjo ēėshtje nė pikėpamje metodologjike humb mjaft nga rėndėsia qė i jepet. Te kėta popuj duan parė entitete gjeografike dhe etnografike, duke mbizotėruar herė njėri koncept, herė tjetri nė rrethanat e ndryshme tė zhvillimit historik e politik tė tyre. Nė kėtė mėnyrė edhe tė vėnėt e kufijve tė prerė midis Ilirisė si koncept etnogjeografik e si koncept politik-administrativ, pra si dy koncepte qenėsisht tė ndryshme, edhe kjo ėshtė mjaft larg nga realiteti historik, ashtu si mund tė vihet re pėr epokat e ndryshme tė historisė politike. Caktimi i kufijve administrativė nė njė provincė tė madhe tė njė perandorie bėhet zakonisht pėrmbi bazėn e njėsive territoriale-etnike dhe pėrfshirja e ndonjė krahine aloglote nė kėto nuk ka cenuar ndonjėherė karakterin e njėsishėm tė kėtyre. Kėshtu nė caktimin e provincės Illyricium, te romakėt nuk kanė zotėruar kritere shumė tė ndryshme nga ato qė janė zbatuar nė caktimin e provincave tė tjera, si Hispania, Gallia, Germania, Thracia. Ashtu ka ngjarė dhe me emėrtime tė mėpastajme, si Polonia nė mesjetėn e vonė, Arnavutluk nė Perandorinė Osmane etj.

Nė lidhje me kėto do pasur parasysh se tjetėr gjė do kuptuar me konceptimin dhe emrin “ilirė” e me “ilirishte” tė shek. VI p.e.s. e tjetėr gjė me “ilirė” e “ilirishte” p.sh. tė epokės sė perandorisė romake tė shek. II e III tė e.s. Khs. p.sh. gjermanėt e kohės sė Tacitit dhe gjermanėt e kohės sė shtegtimit tė popujve. Ky ėshtė zhvillimi normal nė historinė e popujve e tė gjuhėve, zhvillim qė e ndeshim tė gjithė popujt e moēėm tė Evropės, me gjithė ndryshimet qė vihen re nė procesin e formimit tė tyre. Mospėrmendja e ilirėve nė burimet egjiptiane, hetitė e mikenė edhe nė epet homerike, shfaqja e dardanėve a e peonėve nė kėto tė fundit, dhe dalja mė vonė e ilirėve tė Herodotit e tė Pseudoskilaksi, kėto janė indice qė dėshmojnė pėr etapat e ndryshme tė formimit tė njė populli. Prapa kėtyre fshihen inkursione, shtegtime e shpėrngulje fisesh e popullsish, pėrzierje e shkrirje etnike, integrim me anė asimilimesh, luftime pėr troje e pėr tokė buke, pėrpjekje pėr hegjemoni politike e ushtarake, ndikime kulturore, procese divergjimi e konvergjimi, shkėputjesh e bashkimesh etnike, pėrhapja e njė emri etnik pėrmbi tė tjerėt pėr arsye tė pozitės gjeografike e tė njė mbizotėrimi politik-shoqėror, lindja e vetėdijes sė njė burimi tė pėrbashkėt. Kėshtu, pėr tė dhėnė ndonjė shembėll, nė burimet qė pėrmendin, sė pari, fiset e ilirėve, nuk zihen ngoje ardianėt, tė cilėt luajtėn njė rol nė historinė e mėpastajme; autariatėt pėrmenden nė perioda tė ndryshme nė krahina tė largėta njėra nga tjetra, gjė qė flet pėr njė shtegtim e njė shpėrnguljeje tė tyre. Edhe te fqinjėt jugorė tė ilirėve nė Gadishullin Ballkanik, te grekėt, mė parė dalin nė skenė tė historisė popullsi ose fise tė veēanta, si akeasit, danaet, jonasit, pastaj shfaqet e pėrgjithėsohet emri i helenėve dhe ai i grekėve, graes graikoi, lat. Graeci. Ndryshime tė tilla emrash nuk mund tė shėrbejnė si argument pėr tė menduar se kemi tė bėjmė me popuj tė ndryshėm.

Problemi i raportit tė shqipes ndaj ilirishtes ėshtė njė problem historik e gjuhėsor. Prandaj dhe rrugėt e mjetet pėr t’iu afruar zgjidhjes shkencore tė tij nuk mund tė jenė vetėm gjuhėsore, ato duan rrokur nė tėrėsinė komplekse tė tyre. Aty ekzistojnė disa kritere, tė cilat duan zbatuar nė kėtė fushė kėrkimesh. Sė pari ėshtė kriteri gjeografik-territorial, rrethana qė populli shqiptar banon nė njė trevė qė bėnte pjesė nė vendbanimet e popullsive tė ilirėve jugorė. Sė dyti, ėshtė fakti historik qė nė asnjė nga burimet historike tė mėvona nuk flitet pėr ndonjė ardhje tė shqiptarėve nga vise tė tjera nė atdheun e tyre tė sotmin: heshtje qė do tė ishte e vetme dhe paradoksale, po tė kemi parasysh afėrsinė e pandėrmjeme tė Shqipėrisė me botėn romake e romanė e grekė-bizantinė. Pėr ne ėshtė dėshmi e njė metode shkencore tė padrejtė kur shumica e dijetarėve tė sotėm problemit tė burimit tė popullit shqiptar e gjuhės sė tij i afrohen vetėm me mjete linguistike dhe lėnė pas dore kriteret gjeografike-historike tė shtruara prej J. Tunmanit sot gati dy shekuj mė parė. Kėtyre vjen e u shtohet, sė treti, kjo rrethanė qė nė disa stacione prehistorike tė Shqipėrisė vihet re njė vazhdimėsi kulture, e cila me mjaft gjasė dėshmon pėr njė vazhdimėsi popullsie (4), dhe nė ēdo rasė pėrforcon tė dhėnat territoriale e historike.

Duke kaluar tani tė dėshmitė gjuhėsore tė krahasimit, aty ne shohim dy rrugė pėr tė hetuar ēėshtjen e lidhjeve historike iliro-shqiptare. Njėra niset nga tė dhėnat e shqipes, tjetra nga tė dhėnat e pakta e shumė herė tė pasigurta tė ilirishtes.

Rruga e parė paraqitet mė e lehtė, dhe shkencėrisht mė e mbarė, meqė niset nga njė madhėsi qė dihet, pra merr shkas nga e njohura pėr tė kėrkuar tė panjohurėn. Kėtu detyra e parė na duket se ėshtė zotėrimi praktik dhe shkencor i gjuhės shqipe. Kjo gjė sjell me vete pasojėn qė ata qė merren me kėto probleme pa pėrmbushur kushtin e mėsipėrm, nevojisht notojnė nė ujė tė cekėt, ngaqė nuk u kushtojnė vėmendjen e duhur ligjeve tė brendshme tė kėsaj gjuhe.

 

 

Pamja e pėrgjithshme e shqipes na paraqitet e kėtillė, qė karakteri dhe pozita e saj gjuhėsore janė tė ditura tashmė me tiparet e tyre relativisht tė pėrcaktuara mirė, po qė pėr proceset dhe kushtet historike qė kanė sjellė kėtė situatė gjendemi mjaft nė tė errėt. Megjithatė me anėn e metodės sė rindėrtimit mund tė arrihet tė shihen dhe kėtu disa nga fijet qė lidhin tė kaluarėn me tė tashmen.

Nga fusha e toponomastikės historike, duke u nisur me rrugėn metodikisht tė drejtė prej rrethanave tė brendshme tė shqipes, ne konstatojmė se emrat e atyre qyteteve, lumenjve, maleve etj., tė trevės nga Raguza gjer nė Ēamėri, nga Shtipi, Nishi, Shari e Shkupi e gjer nė brigjet e Adriatikut e tė detit Jonik, tė cilat dihen qė nga koha antike, me trajtėn qė kanė sot nė gjuhėn shqipe dėshmojnė pėr njė vazhdimėsi, pėr njė kontinuitet nė kėtė truall. Kėto emra nė pjesėn mė tė madhe paraqesin njė zhvillim gjuhėsor nga trajta e lashtė nė tė renė nė pajtim me ligjet fonetike tė shqipes, dhe nė njė mėnyrė qė trajta e tyre e sotmja nuk mund tė shpjegohet veēse me mjetet e saj, duke mos gjetur shpjegim me anė tė ndonjė gjuhe tjetėr tė Gadishullit Ballkanik: Ragusium: Rush, Scodra: Shkodėr, Astibus: Shtip, Naissus: Nish, Scradus mons: Shar, Scupi: Shkup, Drivastum: Drisht, Pirustae: Qafa e Prushit, Lissus: Lesh (si lat. Spissus: shpesh), Candavia: Kunavlja, Dyrrachion: Durrės, Isamnus: Ishėm, Scampinus: Shkumbini, Aulon: Vlonė Vlorė, Thyamis: Ēam – . Kjo ėshtė njė nga provat mė shtrėnguese pėr autoktoninė e popullit shqiptar. Pėrpjekjet e disa dijetarėve pėr ta mėnjanuar ose minimizuar kėtė, janė caktuar a priori tė dėshtojnė, sepse kėtu ndeshin arsyetime pėrgjithėsuese nė arsyetime tė mbėshtetura nė fakte. Nė kėtė mes nuk mund tė jetė njė gjė e rastit kjo, qė emri i albanoivet antike tė Shqipėrisė qendro-veriore rron edhe sot, si emėr nacional i vjetri i popullit e i vendit (arbėn, arbėr), nė truall tė shqipes e nė ngulimet shqiptare tė Italisė e tė Greqisė. Kėtyre vjen e u shtohet dhe rrethana, qė nga emrat e viseve tė zonės ilire nuk janė tė paktė ata qė gjejnė pėrgjegjėsit e tyre nė leksikun e shqipes ose nė toponiminė e saj, e gjithsesi vetėm nė kėtė gjuhė. Khs. Bigestė: bige “mal me dy maja”, maje mali (?), Brindia Brundisium: bri brini, Dardania: dardhe, Delmatia: delme, Lamatis: lamė lėme, Molontum: mal, Mathis: mat “buzė lumi, breg deti”, Meturbarbis: mjet, Pelagonia: pellg mė e vjetėr pelleg, Ragusium: Rush rrush, Sason emri i ishullit tė Sazanit: thaj, tė thatė “toke, steré, tėrė”, Tara Tarentum: ter “thaj njė gjė tė lagur, nė erė, nė diell, nė zjarr”, Tergeste etj.: treg, Ulkinion: ulk, Vendum: vend etj.

Duke kaluar tek emrat e personave, do tė themi se me gjithė ndryshimet e mėdha qė ka pėsuar antroponimia, si kudo, edhe nė Evropėn juglindore e nė Shqipėri, sidomos me pėrhapjen e krishterimit nuk mungojnė analogjitė. Ėshtė vėnė re se disa emra personash tė ilirėve, si Bardus, Bardyllis, Bato, Dasas, Das(s)ius, Dida, Licaus, Licca, Marica, ose janė tė gjallė edhe sot nė Shqipėri, ose gjejnė pėrgjegjėset e tyre nė gjuhėn shqipe, ose shpjegohen me mjetet e saj (5). Nė ato do tė pėrfshihen tani edhe Bardibalus, emėr burri gjetur me kohė nė Serbinė perėndimore, tė cilit mendojmė se nga fusha e shqipes i pėrgjigjet kompozitė me dy sinonime balbardhė, qė ndryshon nga ai vetėm nė topiken e dy elementėve pėrkatėse tė tij (6). Hyn aty dhe emri i njė gruaje Lydra gjetur nė vjetėt e fundit nė Durrės (7). Ky emėr i cili mund tė lexohet edhe Lunda, pėr nė, si “e pastėr, e dlirė”, i pėrket etimologjikisht e morfologjikisht grupit gr. Lutron “banjė” lat. Latus “i larė; i pastėr” gal. Lautro “banjė botore”; afrohet edhe me shq. i dlirė, gjė qė tregon se edhe i lirė nuk rrjedh me rrugė tė drejtpėrdrejtė prej lat. Liber, po duket tė jetė pėrzier me njė fjalė vendi tė shqipes, tė afer me Lydra. Tė Skerdialidas, emri i njohur i dy princėve ardianė, ndėrsa te pjesa e parė mund tė kemi tė bėjmė, nė pajtim tė H. Krahen (8), me ilir. skerd – = lit. skerdzius “bariu”, sllav. e vjetėr kishtare creda “rradhė, tufė”, ind. e vj. ēardhas “tufė, ēetė”, shq. ēerdhe, tė – laidas mė fort se njė fjalė tė afėrt me gr. laidros “i lėshuar, i pacipė”, kemi analogjinė ilire tė angl. leader, gjerm. Leitėr “pris, udhėheqės”, gjermanike e pėrbashkėt laidian; kėshtu qė ky emėr ilir del me kuptimin “pris ēetash” (fjalė pėr fjalė “ēetėprijės”), e jo (me Krahen) “ai qė lėshon tufėn”.
Nuk mund tė lihet mėnjanė kėtu edhe ekzistenca e njė terminologjie detare mjaft e pasur tė shqipes, si nė lidhje me florėn e faunėn e detit, si dhe ē’i pėrket lundrimit e peshkatarisė. Edhe kjo dėshmi qė shqipja ėshtė formuar lashtėsisht nė brigjet detare tė krahut perėndimor tė Ballkanit (9).

Nė kritikat qė u bėhen kėtyre argumenteve nga disa dijetarė, nuk shohim tė shtrohet ndonjė gjė e re. Ato nė pjesėn mė tė madhe janė njė paraqitje skemash tė vjetra me njė pekt tė ri, njė pėrsėritje disi e modifikuar e tezave tė ditura e mė tė shumtat tė vjetėruara tė G. Vajgandit, pa u shtuar atyre ndonjė gjė qenėsore e pa i ēuar mė tej nė ndonjė drejtim rezultatet e tyre.

Lidhur me toponomastikėn historike, nė tezėn e Ivan Popoviēit (10) se shqiptarėt paskan zėnė vend nė Shqipėri Veriore nė kohėn pas dyndjes sė sllavėve nė ato anė injorohet ky fakt, qė njė pjesė e mirė e toponimeve shqiptare e sllave tė asaj krahine qė ai sjell si argument pėr kėtė tezė, nė gjuhėn shqipe janė apelative. Kjo gjė, e cila nuk ėshtė vėnė re gjer mė sot, dėshmon qė sllavėt i kanė marrė ato nga goja e shqiptarėve, e jo anasjelltas. Aty hyjnė ndėr tė tjera Fundina nė Kuē tė Malit tė Zi (midis Hotit e Triepshit): fundėna, shumėsi i fund-it, formim topik si Bishtna, Lisma, Ndėrfandna; Buenė Bunė, nė shek. XV S.Benėdicti de Buena, serbokr. Bojana: shq. buenė boenė “tė dalėt e lumit jashtė shtratit, vėrshim”; Lim shqip e serbokroatisht: lym (nėpėr dialektet e Veriut edhe lim) “baltė e lumit, tokė qė ka sjellė lumi me vetė” (N. Jokli); Dźjė edhe nė Mat: dźjė nė Vau i Dźjes, roman. Dagno, serb. e vj. danjo nga serbokroatishtja dan “doganė”; shq. dźjė “vendi ku ėshtė ulur bora, ku ka shkrirė bora; vendi ku ujėt ėshtė i cekėt, ceke”: dźja e ujit: Dźjė edhe nė Mat: dźjė njė postverbal i dźhet bora “shkrin bora vende-vende: ulen ujrat e lumenjve”: Mati, serb. e vj. Mat, pas Payly-Wissowas prej ilir. mat – “buzė lumi a deti”: shq. mat “buzė lumi, breg deti”, Bulgėr emėr vendi nė Mirditė e nė Shestan jo “bullgar”, po = bulgėr bujqėr” “Quercus macedonica, lloj lisi”. Mendimi i kėtij dijetari “sigurisht” me anė tė sllavishtes (Svac, Drac, Vojusa, Lab-) dhe qė Ulqin, Pult, Drisht, Lesh “thjesht teorikisht” mund tė kenė hyrė me anė tė sllav. Lcin, Pilot, Drivost, Lesb, nė kėtė situatė gjuhėsore as qė diskutohet.

Nė lidhje me argumentin qė terminologjia detare e shqipes me fjalė tė lashta e tė trashėguar qė ka, dėshmon pėr praninė e elementin shqiptar qėmoti nė viset e sotme bregdetare, ėshtė ngritur si kundėr-argument qė disa nga kėto fjalė si det, vä, mat, valė, shkulm, nuk i pėrkasin vetėm detit, po edhe ujėrave tė brendshme; disa tė tjera si grykė, anije (:anė, enė), ballė, pėlhurė, shul, lugatė, janė metafora ose rrjedhoja (derivate) fjalėsh qė nė krye tė herės nuk kanė pasur lidhje me detin e qė nė pėrdorimin detar mund tė kenė arritur mė vonė e po kėshtu – thuhet – qėndron puna edhe me disa elementė tė faunės, si likurishtė “polip”, ngjalė e ndonjė tjetėr (11). Pa mundur tė hyjmė nė hollėsira kėtu, pėr tė parė nėse terma tė tilla vėrtetojnė diēka apo nuk vėrtetojnė asgjė, le tė kėqyrim shkurt si paraqitėt gjendja nė disa gjuhė tė tjera, pėr tė cilat nuk janė shprehur dyshime pėr njė afėrsi tė moēme me detin. Aty shihet se fjalėt e detarisė edhe nė kėto gjuhė burojnė mė tė shumtat prej kuptimesh tė tjera dhe se vetėm nė periodėn postetnike tė tyren, dhe aty vetėm me kohė, erdhėn e hynė nė pėrdorimin detar. Nė greqishten fjalėve thalassa “det” dhe ochthe “buzė lumi”, “breg deti”, nuk u dihet burimi; pélagos “det” do tė thotė nė thelb “sipėrfaqe, vend rrafsh”; hals “det” ėshtė “kripė”: pontos “det” ėshtė “udhė, shteg” dhe afrohet me lat. pons pontis “urė” e me sllav. put “udhė, udhėtim”: kolpos “gji deti” ėshtė “gji” pėrgjithėsisht; isthmos “ngushticė deti, istm” do tė thotė edhe “qafė” qė nė thelb duket tė ketė pasur kuptimin “kalim, hyrje”: kyma “valė, dallgė” shėnon dhe pjellėn, embrionin dhe kuptimi detar i saj nuk ėshtė i pari, prymne “pjesa e prapme e anijes” ėshtė njė me prymnos “mė i mbrapmi, mė i poshtmi”: histos “dyrek, shul i anijes” ėshtė mė parė “shul i begjve, vegj: pėlhurė” dhe buron prej vegjetarisė. Nga fusha e latinishtės aequor “det” ėshtė “sipėrfaqė e rrafshėt, fushė”; sinus “gji deti” ėshtė “palė, prehėr, gji skutė”: velum “velat” ėshtė pėlhurė, perde” dhe nė thelb njė fjalė vegjtarie: alga “lėshterik” ėshtė me parė diēka si “myk, tė ndytė”. Nė gjuhėt gjermanike gjerm. Schiff “anije” dikur ka pasur dhe kuptimin e enės, po ashtu si it. vascello frgj. vaisseau nga lat. vascellum “enė e vogėl”, si dhe shq. anije e cila lidhet me anė, enė, khs. enė e mėdhaja e enėt e vogla tė Ulqinit (12). Edhe nė kėto gjuhė terma si gr. kolpos, lat. sinus maritimus, gjerm. Meerbusen “gji deti”, kjo njė pėrkthimi i fjalės latinė, nuk janė tjetėr veēse metafora. Nė tė tilla rrethana na duket pak si e ngutur tė thuhet se fjalė si det, mat, valė, grykė, anije nuk pėrbėjnė elementė tė njė leksiku detar tė trashėguar tė shqipes. Edhe nėse disa sosh ose edhe shumica e tyre u pėrkasin edhe ujrave tė brendshme. Logjikisht prej kėsaj nuk mund tė nxirret se nuk janė qėmoti edhe tė detit. Dhe Mendimi qė fjalėt ė kėtij llojit vetėm nė njė shkallė tė mėpastashme tė gjuhės hynė nė pėrdorimin detar, operon me njė argumentum ex silentio: me dėshmimin e vonė tė shqipes si gjuhė askush nuk mund tė thotė qė kėto nuk kanė qenė pėrdorur qėmoti si shprehje tė gjuhės detare.

Huazimet latinė tė shqipes me karakterin e tyre arkaik tregojnė se kanė depėrtuar herėt nė kėtė gjuhė, dhe me depėrtimin nga njė fazė mė e hershme e latinishtes dėshmojnė pėr praninė e shqipes nė viset e sotme tė paktėn nė atė periode. Tė njėjtėn dėshmi japin edhe huazimet e shqipes nga greqishtja e vjetėr. Karakteri dorik i vėrtetueshėm i shumė nga kėto huazime na dėfton se tė parėt e shqiptarėve kanė banuar nė brigjet e Adriatikut e tė Jonit tė paktėn qė nga koha e pranisė sė kolonive greke dorike nė kėto bregdete dhe se i kanė marrė kėto elementė gjuhėsore nga kėto koloni ose nga dialektet veriperėndimore tė Greqisė sė vjetėr, tė cilat dihen se afroheshin me dorishten. Mendimi qė kėto huazime nė shumicėn e tyre nuk paravendojnė njė afėrsi gjeografike midis dy popujve pėrkatės, nė atė kohė, po hyjnė nė viset e brendshme me anė tė tregtarėve doras (13), pėr emrin e mokrės dhe tė barishteve tė kuzhinės nuk mund tė qėndrojė (14). Me shtjelluar do tė themi se nuk na duket tė jetė afėr mendsh qė t’i detyrohen transportit tregtar nga bregdeti nė hinterlande tė largėta fjalė tė tilla si fier, presh, trumzė, shkop, shkarpė, mėshtekėn, -r, e aq mė pak disa tė tjera si qull, shpellė, shtyllė, emra insektesh si kandėrr, merimangė, e fjalė detarie si blī (peshk), ankyra “spirance” (hekur, N. Jokl) e ndonjė tjetėr. Shumica e kėtyre fjalėve, sikundėr shihet, nuk janė emra artikujsh tė tregtisė, karakteri autokton i popullit shqiptar tė paktėn qė nga koha antike i vėrtetuar me mjetė gjuhėsore, banimi i tij dhe formimi i gjuhės sė tij nė njė territor ku kanė banuar kryesisht fise ose popullsi ilire, flet nė tė mirė tė filiacionit ilir tė tij. Argumentimi gjuhėsor mė i drejtpėrdrejti do tė ishte njė krahasim i gjithanshėm i sistemit tė shqipes me atė tė ilirishtes, po ky krahasim siē u vu nė dukje mė lart, pėr mungesė tė dhėnash nga ana ilire, nuk mund tė kryhet veēse nė shumė pak pika, edhe kėto shpeshherė mė fort me gjasė (probable) se tė sigurta. Pėr tė arritur kėtu – e jo vetėm kėtu, po pėrgjithėsisht nė krahasimin e njė gjuhe tė gjallė me njė tė vdekur – nė njė gjykim e njė vlerėsim objektiv tė materialit, na duket me rėndėsi tė mbahen disa kritere parimore nė punė tė metodės: nė radhė tė parė kronologjia dhe kushtet e kėrkesat e saj, gjendja gjuhėsore e brendshmja dhe konkordancat specifike. Pėrpara ēdo krahasimi duan marre elementėt e veēanta tė sistemit tė shqipes, dhe duan vendosur sipas moshės sė tyre; duke shikuar cilat mund t’i pėrkasin periodės antike, cilat periodės mesjetare e cilat periodės sė re tė saj. Nė ēdo pikė takimi qė mund tė dalė midis shqipes e ilirishtes, nė fushėn fonetike a morfologjike qoftė a nė atė tė leksikut, do shikuar mė parė a ka tė ngjarė qė tė jetė ajo nė shqipen e njė lashtėsie tė tillė qė tė lejojė krahasimin; nuk duhet harruar asnjėherė nė kėtė mes qė kjo gjuhė qė nė kohė mė tė para ka pėsuar ndryshime mjaft tė mėdha. Kjo punė e kronologjisė shtron detyrėn e njė rishikimi tė analogjive tė shtruara gjer mė sot nga gjuhėsia dhe tė pėrjashtimit tė atyre qė eventualisht kanė tė bėjnė me procese tė mėpastajme tė shqipes e qė si tė tillė tjetėr nuk janė veēse spekulacione tė thjeshta. Nė lidhje tė ngushtė me kronologjinė qėndron puna e gjendjes gjuhėsore tė brendshme. Nuk mund tė merret njė formė a njė fjalė e shqipes e tė barazohet ashtu pėrnjėherė me njė tė ilirishtes nė bazė tė njė gjasie qė bie nė sy me njė vėshtrim tė parė. Mė parė do hetuar mos ėshtė ajo sekundare, histerogjene nė gjuhėn shqipe, rezultate proēesesh tė njė zhvillimi gjuhėsor tė brendshėm, gjė qė do ta hidhte poshtė barazimin nė fjalė, si pjellė arbitrare tė njė ēasti. Nė punė tė filiacionit ēojnė peshė pastaj edhe konkordancat specifike, pėrkimet e shqipes me njė gjuhė jo greke tė Ballkanit tė lashtė. Nuk ėshtė shenjė e njė metode solide e shkencėrisht korrektė kur merren si dėshmi relevantė pėr njė filiacion tė caktuar disa barazime tripalėshe, pėrkime tė shqipes me dy a mė shumė nga ato gjuhė tė vjetra.

Nga struktura fonetike, reflektimi i o-se sė shkurtėr indoevropianė me a nė shqipen (asht-i: lat, os, ossis, gr. ostéon “asht”) e nė ilirishten (15) nuk ėshtė njė pėrkthim specifik, sa kohė qė kėtė ndėrrim paraqesin dhe gjuhėt gjermanike (dikur dhe sllavėt), e nė Ballkanin e lashtė edhe trakishtja. Megjithatė fakti qė mesapishtja ka kėtė ndrim zanoreje, e qė me anė tjetėr makedonishtja me fjalėn akrunoi “male” pėr mendimin tonė piqet me emrin e qytetit Acruvium nė grykat e Katorit dhe qėndron pėrballė lat. ocris “arx, mons (me o) dhe gr. okris “majė mali, zgrip” pranė akris “majė mali” e akra “majė”, nė kėtė mes mbase nuk ėshtė njė gjė gand e rastit. Njė rishikim do edhe ēėshtja e divergjencės qė ėshtė vėnė re midis shqipes e ilirishtes nė punėn e mėnyrės sė reflektimit tė likuideve e nazaleve sonantike (silabike), konkretisht tė r-sė, keshtė tė V Borcigu ilir. or, shq. ri. Shembujt qė figurojnė pėr kėtė refleks nuk janė nė gjendje tė vėrtetojnė njė reflektim tė tillė nė kėtė gjuhė. Me anė tjetėr bie nė sy pajtimi nė zhvillimin fonetik tė l-sė silabike nė tė dy gjuhėt shq. ulk: ilir. Ulkinion, Ulcirus mons, Ulcisia castra nė Panoni etj., pajtim qė pėrball formave tė tilla si gr. lykos; lat. lapus, got, wulfus; sllav. e vj. kishtare vl_k_ etj., duhet tė quhet specifik. Njė vėmendje tė veēantė kėrkon theksi. H. Krahe ka shprehur mendimin qė edhe ilirishtja ka pasur mbase theksin inicial (theksin nė balle tė fjalės) ashtu si gjuha protogjermanė, gjuhėt italike dhe keltishtja (16). Me anė tjetėr Jokli qė mė parė ka konstatuar rregullimin mekanik tė theksit tė shqipes me ngulitjen nė rrokjen parafundore, qė nė kohėn romake. Kėto dy dukuri na duket se pajtojnė nė mes tyre dhe se plotėsojnė njėra-tjetrėn. Kalimi i theksit tė shqipes, i shikuar historikisht, shpie pėr nė me tej nė ketė, qė kjo gjuhė nė fjalėt origjinalisht trirrokėshe, me humbjen e shpeshtė tė rrokjes parafundore nga njė gjendje me theks inicial, pra ka kaluar nga ritmi daktilik ( Ķ_ vv) nė ritmin trokaik( Ķv). Ky ėshtė njė pajtim i shėnueshėm me ilirishten, dhe vijėn e zhvillimit tė tij e paraqesin qartė tė tilla rasa prej Shqipėrie si Drivastum, Drisht, Isamnus, Ishem, Durrachion: Durrės, tė cilat atėherė shihet se duan lexuar Drivastum, Isamnus, Durrachion; kėtyre nga treva mesapike, si vuri re sėpari P. Kretschmeri (17) , u pėrgjigjen Brundisium sot Brindisi, Hydruntum: Otranto, Tarentum: Taranto etj. Nė kėtorrethana mendimi i A. Mayerit (18) se rregullimi mekanik i akcentit tė gjuhės shqipe ka fshirė kėtu gjurmėt e lashta, nuk mund tė qėndrojė.

Nga fusha e konsonatizmit reflektimi i sė paravenduares (supozuares) bh indoeuropianė me b nė gjuhėn shqipe, pėrkundrejt f-sė sė latinishtes e ph-sė sė greqishtes (bie, bar, mbar: lat. fero, gr. phéro), si njė dukuri e pėrhapur nė mbarė gjuhėt e lashta jo greke tė Ballkanit e tė viseve pėrreth (mesapisht, ilirisht, makedonisht, trakisht, frigisht etj.) e nė njė shumicė gjuhėsh tė vjetra e tė reja tė Evropės e tė Azisė, pra shkurt nė shumicėn e gjuhėvet indoeuropiane, nuk pėrbėn ndonjė pėrkim specifik, shumė-shumė mund tė ēojė nė peshė si njė dukuri ndėr tė tjerat, afėrsisht ashtu si o:a qė u zu ngoje mė sipėr. Nga konsonantizmi ndėrkaq meriton vėmendje mendimi i N. Joklit pėr pajtimin e veēantė tė shqipes me ilirishten e me trakishten nė mėnyrėn e pasqyrimit tė labiovelarevet indoeuropiane me refleks tė dalluara pėrpara zanoreve tė ēelėta (e,i) dhe zanoreve tė mbyllta (a, o, u), pajtim qė me pėrjashtimin e trakishtės nga ky mes qė bėn V. Cimohovski (19) , paraqitėt tani si tezė e re e njė konkordance specifike midis ilirishtes dhe shqipes. Divergjencat qė janė vėnė re midis kėtyre dy gjuhėve nė fushė tė guturaleve, pėr mendimin tonė kėrkojnė tė rishikohen. Kėshtu edhe po tė jetė qė ilirishtja nė trajtimin e palataleve tė ketė shkuar me gjuhėt indoeuropiane perėndimore ose kentum (mendimet, sikundėr dihet, janė tė ndara kėtu), puna qė shqipja ėshtė njė gjuhė lindore (satema) nga kjo anė, nuk pėrbėn njė argument tė prerė pėr tė pėrjashtuar birėrinė ilire tė saj. Si e kemi shprehur dhe mė parė (20) , kjo ėshtė dhe njė ēėshtje kronologjike: nė kėtė mėnyrė – me zhvillimin fonetik tė palataleve nė gjysmokluzive (afrikatė) e pastaj nė spirante – nga njė gjuhė kentum nė rrjedhė tė kohėve mund tė pėrftohet njė gjuhė satem, karakteri satem i shqipes mund tė jetė njė dukuri e zhvilluar dhe relativisht e vonė.

Struktura morfologjike ėshtė pjesa mė e panjohur e sistemit gjuhėsor tė ilirishtes. Nė qoftė se ėshtė i drejtė mendimi ynė qė nė Scodra e Scupi na ēfaqėt nyja shquese e mbrapme –a –i qė pėrdor shqipja nė emrat femėrore e mashkullore si ara, mali (21) , atėherė kemi njė takim tė rėndėsishėm tė ilirishtes me shqipen nė lėmin e fleksionit tė emrit.

Mesapishtja bashkė me disa tė tjera gjuhė indoeuropianė ka pasur gjindoren e mashkulloren njehės me –i; njė gjurmė tė kėsaj ruan edhe shqipja, nė i ati: i t’et. Me tė dukshme janė disa pėrkime nga fusha e fjalėformimit, duke pėrfshirė shqipen dhe ilirishten me trevat mė tė largėta tė saj – njė rrethanė qė pėrveē kėsaj dėshmon edhe pėr njė njėsi gjuhėsore ilire brenda ndryshimeve territoriale, njėsi pėr tė cilėn u fol mė lart: sufiksi at (Demi) shm. Demat, emra vendesh si Dukat, Filat: ilir. –ćt- (Delmates, Daesitiates, Ulciniatae, emra vendesh si Lamatis, Aemate); shq. –shtė (Kopshte, vėneshtė): ilir. –st- (Tergeste, Ladesta); mbase shq. –inj (kėrminj, shkėmbinj): ilir. –inium (Delmanion, Ulkinion). Nga prefikset khs. ilir. li- (Liburni: Burni): shq. lė- nė lėfyt: fyt, lėmazė: mazė etj.

Nisja nga madhėsia e panjohur e ilirishtes pėr tė krahasuar tė dhėnat e saj me disa elementė tė shqipes, vetvetiu paraqitėt shumė mė e vėshtirė. Kėsaj i shtohet fakti qė materiali ka mbetur po ai qė ka qenė. Megjithatė ėshtė me rėndėsi kjo, qė njė pjesė e mirė e atyre dėshmive tė pakta qė na kanė mbetur, gjejnė shpjegimin e tyre me mjetet e shqipes, e vetėm me mjetet e kėsaj gjuhe. Hyjnė aty pikėri sėpari disa elementė tė leksikut qė nxirren nėpėrmjet tė toponomastikės, si brin-, dalm-, delm-, lam-, pelag-, tar-, terg-, trag-, ulk-, vend-. Nė pėrpjekjen pėr tė hedhur poshtė ē’ėshtė fituar kėtu me njė punė disa brezash, energjia me tė cilėn bėhet kjo nuk na duket se i pėrgjigjet fuqisė sė argumentimit: Argumentet qė sillen nuk na duket se janė nė gjendje t’i rezistojnė njė kritike objektive. Prandaj kjo pėrpjekje si e tillė nuk mund tė quhet njė pėrparim nė fushė tė gjuhės e tė onomastikės historike. Po kjo gjė vlen edhe pėr ato mbeturina gjuhėsore, tė lashta e tė sotme, qė janė gjetur nė truallin e japigėve e mesapėve nė Italinė Jugore, pėr tė cilėt burimet historike e gjuhėsore bashkė me emrat e personave e tė viseve dėshmojnė pėr njė shpėrngulje nga brigjet e pėrkundrejta tė Ilirisė. Hyjnė aty me njė anė ndėr tė tjera mesap. Aran, bilia, Brendisium, enotr. Rhinos “errėsirė”: shq. are, bile, bije, brī, rź reja m gjithė errėt, pėr mendimin tonė edhe (lat. lama “vendi i ulėt, i lagshtė o moēalor”: lamė, lėmė. Me anė tjetėr disa fjalė dialektore tė sotme tė asaj anė, si karparo “shtuf, cermo poroz e shumė i fortė, qė shėrben si lėndė ndėrtimi”: karpė “shkėmb, shkrep”, menna minna “gji, sisė”: mėnd “i jap gji foshnjės; ve qingjin tė pijė tė njė tjetėr dele kur i ka ngordhur e ėma” e ndonjė tjetėr. Nė kėto rrethana gjeografike e gjuhėsore nuk duket tė jetė njė takim i rastit fakti qė nėpėr ligjerimet e sotme tė disa trevave alpinė, pėr tė cilat Straboni na dėshmon praninė dikur tė dy popullsive ilire, ruhen disa fjalė, kryesisht tė sferės baritore e tė bimėsisė, qė gjejnė pėrgjegjėset e tyre nė leksikun e shqipes, si ber bero “dash”: berr: loba lauba “lopė”: lopė: mants, manz “dem, mėzat”: māz mėz rum. minz; mus musso “gomar”: mushkė: barga “kasolle, kashtore, kolibe prej kashtė ose prej zunkthi ku mbajnė barin e thatė ose almiset bujqėsore”: bar; savoj. melze frgj. mélčze “Larix”: mėllenjė mėllezė “Ostrya carpinifolia”. Kėtyre u shtohen tani ndėr tė tjera edhe retoroman. (Valtellina) mani “man toke, mjedhėr”: man, dak. (Dioskoridi) Mantia “fermanzė”; boradči shm. “Galanthus nivalis, it. Bucanėve” nė La Valle Agordina (Dolomitėt) (22) , e cila mendojmė se gjen shpjegimin e saj nė shq. borė.

Duke pėrmbledhur do tė themi se analogjitė qė vihen re nė mes tė shqipes dhe tė mbeturinave tė ilirishtes, kur kundrohen me njė mėnyrė objektive pėrbrenda pamjes gjeografike – historike e gjuhėsore, dėshmojnė mė fort pėr njė raport filiacioni midis kėtyre dy gjuhėve. Ajo ėshtė mė afėr mendsh tė shikohen si elementė trashėgimie tė shqipes sesa si huazime tė kėsaj gjuhe prej ilirishtes si prej njė gjuhe tė ndryshme nga ajo. Ėshtė gjithashtu metodikisht e gabuar tė flitet pėr njė substrat ilir nė kėtė gjuhė. Sikundėr e kemi theksuar edhe herė tė tjera, koncepti i substratit ėshtė i lidhur me njė ndrim gjuhe. Njė ndėrrim i tillė nuk dihet tė ketė ngjarė nė Shqipėri, ashtu si ka ngjarė p.sh. nė Rumani nė rrjedhim tė romanizmit tė atij vendi. Nė kėto kushte, nė problemin e burimit tė shqipes, detyra e argumentimit u bie mė shumė atyre qė mohojnė karakterin ilir tė saj sesa atyre qė e pohojnė. Njė studim mė i thelluar, mė i plotė e mė pak i njėanshėm i gjuhės shqipe nė tė ardhmen, sidomos i strukturės fonetike dhe i trashėgimisė leksikore tė saj, duke i caktuar kėsaj gjuhe njė vend mė tė qartė e mė tė qėndrueshėm nė fushėn e bashkisė indoevropianė, mund tė sqarojė mbase mė mirė edhe problemin e burimit tė saj. Mundėsitė e njė sqarimi ndėrkaq nuk janė tė mėdha sa kohė qė materiali tė mbetėt ai qė ėshtė. Ato do tė shtoheshin po tė shtohej me ndonjė zbulim materiali i krahasimit.

 

*Ilirėt dhe Gjeneza e Shqiptarėve (Sesion shkencor, Tiranė, 3-4 mars, 1969)


1- Gröberes Grundriss der romanischen Philologie I (1888) 804
2- H. Baric, Albanorumänische Studien I (1919) 125
3- Fillimet e njė rryme tė tillė rrjedhin qė nga pjesa e dytė e shekullit tė kaluar (XIX). Khs. Vėrejtjet e Gustav Majerit nė parathėnien e Fjalorit etimologjik tė gjuhės shqipe, 1891, f. XIII.
4- D. Mustilli, Rivista d’Albania III (1942) 37 v., St. Alb. II (1965) 56 v., S. Anamali, F. Prendi, Konf. I st. Alb. (1962) 468
5- Pėr kėto emra M. Lambertz, nė IF, 60, 306 vv.
6- Ndryshe pėr Bardibalus Krahe nė “Romanica, Festschrift für Gerhard Rohlfs” (1958), 259 vv.
7- V. Toēi, „Bul. USHT, ser, shk. Shoq”, 2, 1962, f.127, Konf I st.alb. f. 466.
8- Die Sprache der Illyrier I f. 59 v.
9- Sh. Vėrejtjet tona nė „Hyrje nė historinė e gjuhės shqipe” (Albanologji, disoense, 1947) 1960 f. 32 vv., Bul. USHT, ser.shk.shoq. XII (1958) Nr.2 f. 54 vv., XVI (1962) Nr. 1 219 vv. Nr. 4 123 e 147, Atti del VII Congresso Intwrnaz. Di Scienze Onomastiche 161 f. 241 vv., „Revue (roumaine) de linguistique” VII (1962) 162 v., X (1965) 104 v., „St. fil.” XX (III) 1966 Nr. 4 147 v., „St. alb. I (1964) Nr. 1 f. 87, IV (1967) Nr. 1 f. 49 v. – W. Cimochowski, „La lingua posnaniensis” VIII (1960) 133 vv. – A. Rosetti, Istoria limbii romāne II 4 (1964) vv. – L. Dodbiba, St. alb. III (1960), Nr. 2 f. 63 vv. St. fil. XXI (IV), 1967, Nr. 1 f. 35 vv., – H. Mihaescu, „Revue des études sud-est européennes” IV (1966) 347 vv.
10- „Zeitschrift für slavische Philologie” XXVI 301 vv.
11- C. Haebler, „Südost-Forschungen” XXIII, 1964, 425 v., „Die sprache” XIII 80. – E. P. Hamp, The position of Albanian nė „Ancient indoeuropean Dialects”, 1966, f. 98.
12- Sh. pėr anije M. E. Scmidtin nė KZ 50, 235, pėr enėt e Ulqinit, Rr Zojzin, „Bul.shk.shoq.” 41 1955 f. 150.
13- A. Philippide, Origenea Rominilor II 775 shenimi; Haebler, „Südost-Forschungen” XXIII 426.
14- N. Jokl, IJ XIV VII 169
15- Pėr ilirishten N. Jokl Reallexion der Vorgeschichte I f. 91; G. Bonfante, Bull.Soc. de Linguitique de Paris XXXVI 142
16- Indogermanische Sprachėissenschaft, 1943 f. 34
17- „Glotta” XIV 89 v.
18- Die Sprache der alten Illyrier II 161.
19- „Bul. USHT ser. Shk. Shoq.” 2, 1958 f. 45 v.
20- Po aty 1962, Nr. 4, f. 122, 139.
21- Po aty, 1963, Nr. 3 f. 79, 105.
22- G. B. Rossi, Flora populare agordina (Contributo allo studio del lessico della Val Cordevole): Con introduzionė di G. B. Pellegrini, 1964, f. 96; „La forma di L. V. č isolata e di etimo oscuro”.