Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 2 - Ibrahim Fehmiu

Shkruan: Mexhid YVEJSI - Gjakovė

      

IBRAHIM FEHMIU

(1892-1951)

 

 

 

       Ibrahim Fehmiu ishte hoxhė, dijetar, njė nga mėsuesit e parė, pishtar i arsimit kombėtar, burrė trim, guximtar, atdhetar, njė shembėlltyrė pėr ēdo shqiptar...     Lindi me 25 nėntor 1892, nė Gjakovė. Rrjedh prej njė familje tregtare, por qė ishte e ndershme, arsimdashėse e besimtare.

 

 

      Nė vargun e gjatė tė  dijetarėve tė shquar gjakovarė, hyn, pa dyshim, tėrė shkėlqim, edhe Ibrahim Fehmiu.

      Ibrahim Fehmiu ishte hoxhė, dijetar, njė nga mėsuesit e parė, pishtar i arsimit kombėtar, burrė trim, guximtar, atdhetar, njė shembėlltyrė pėr ēdo shqiptar...    

 

     Ibrahim Fehmiu lindi me 25 nėntor 1892, nė Gjakovė. Rrjedh prej njė familje tregtare, por qė ishte e ndershme, arsimdashėse e besimtare.

     Mėsimet fillestare i kreu nė mejtepin e Xhamisė sė Gėrēarėve, nė Gjakovė, pėr t’i vazhduar nė mejtepin e “Halil Efendisė”. Mėsuesi i parė i tij ishte Hafiz Ymer Guta, (1860-1963) njė hoxhė dijetar, atdhetar e luftėtar, qė u pėrpoq tėrė jetėn pėr liri e bashkimin kombėtar.

     Mėsimet e larta i vazhdoi nė Shkup, nė shkollėn e njohur “Dar-ul Mualiminė”, ku pėrveē lėndėve fetare, aty mėsoheshin edhe njohurit shkencore, pėr t’u formuar si krijesė njerėzore...

     Shkolla e Shkupit, “Dar-ul Mualiminė” ishte njė nga shkollat mė me emėr nė tėrė rajonin, nė vitėt e fundit tė Perandorisė Osmane. Nė kėtė shkollė mėsuan, u edukuan, u arsimuan shumė shqiptarė nga Kosova, nė veēanti nga Gjakova.

     Nga Gjakova nė kėtė shkollė, pėrveē Ibrahim Fehmiut, kanė mėsuar edhe Imam Beqir Maloki , Nimon Feriz, Mulla Sadik Brovina, Baba Qazim Bakalli etj., qė mė vonė shėrbyen si arsimtarė, hoxhallarė, baballarė, tė gjithė atdhetarė, tė cilėt shėrbyen me pėrkushtim, me devotshmėri, nė Gjakovė, Kosovė dhe Shqipėri...

    Sipas kujtimeve tė Imam Beqir Malokit (1892-1985), tė cilat i kam shėnuar nė banesėn e tij, nė Rromė, Itali, me 25 dhjetor 1972, :

     “Ibrahim Fehmiu ka qenė nxėnėsi mė i diciplinuem, mė i zgjuem dhe mė i shquem nė shkollėn “Dar-ul Mualiminė”, pėr kėto cilėsi nga Drejtoria e Shkollės ishte dekorue, kishte marrė mirėnjohje, ishte lavdue. Kėshtu, Ibrahimi, qysh nė kohėn e Turkisė, ky djal,  ia zbardhi fytyrėn jo vetėm Gjakovės, Kosovės, por krejt Shqipnisė...”

      Imam Beqir Maloki,  tregonte, se: “Me Ibrahim Fehminė kemi qenė shokė tė ngusht, tė pandamė, si me na pas bo njė nonė, ishin me njė klasė, me njė bangė...”

     Pas diplomimit, nė vitin 1912,  Ibrahim Fehmiu kthehet nė Gjakovė, ku e fillon veprimtarinė e tij nė disa lėmi.

    Kėshilli i Bashkėsisė Islame, i asaj kohe nė Gjakovė, e cakton imam, hoxhė, mėsues e predikues nė “Xhaminė e Gėrēarėve”, aty ku ai i kishte marrė njohurit e para nga mėsuesi i tij, Hafiz Ymer Guta.

    Nė “Xhaminė e Gėrēarėve”, Ibrahim Fehmiu, pėrveē detyrave fetare,  zhvillonte edhe veprimtari kombėtare...

     Kam njohur pleqė qė thoshnin: “ Gjuhėn shqipe me shkrue e me k’nue e kemi mėsue nė xhami. Nė xhami, prej hoxhės, efenisė, Ibrahim Fehmisė,  kemi mėsue me i thonė Nonė – Shqipnisė...!”

     Nė vitet 1912-1915, kur Gjakova, Kosova ishte pushtuar prej Malit tė Zi e Sėrbisė, me i thėnė Nonė-Shqipnisė, nė kohėn e robėrisė  aq barbare, dėshmohet hapur fryma e tij atdhetare...!

     Nė vitet 1916-1918, nė “Kohėn e Austrisė” gjatė Luftės sė Parė Botėrore, Ibrahim Fehmiu iu pėrkushtue ēėshtjes edukativo-arsimore.

     Nė vitin 1918, kur u themelue Mbretėria Serbo-Kroate-Sllovene, qė pas dhjetė vjetėsh u shndėrrue nė Mbretėria e Jugosllavisė, Ibrahim Fehmiu e shumė atdhetarė tė tjerė, u detyruan tė largohen e ia mėsyen drejtė Shqipnisė...

     Prej vitit 1918 deri nė vitin 1929, sa jetoi nė Shqipni, Ibrahim Fehmiu nė shtetin e posa formuar shqiptar dha njė kontribut tė ēmueshėm nė administratė dhe nė arsimimin dhe edukimin kombėtar...

     Nė vitin 1929, njė vit pasi qė Shqipėria u shpallė Mbretėri, Ibrahim Fehmiu kthehet nė Kosovė, atėherė nėn Jugosllavi dhe vendoset nė Gjakovė.

      Nė vendlindje, nė Gjakovė, kthehet i pėrmalluem, por xhandarėt serbė tė krajlit menjėherė e arrestuen. Pasi u krye arrestimi, filloi vuajtja, dėnimi, burgimi....

      Pasi vuajti burgun prej vitit 1929-1931,  nė Valevė, menjėherė e internuen nė Sarajevė. Nė qytetin e Sarajevės,  ku jetoi me familje,deri nė vitin 1939, pėrveē katėr fėmijve qė kishte, tri ēika e njė djalė, i lindėn tre djem, Bashkimi, Arsimi dhe Bekimi...

     Nė vitin 1939 familjarisht shpėrngulėn nė Shkodėr, ku jetuan deri nė vitin 1941, viti kur u shkatėrrue ish-Jugosllavia, nga Gjermania...

      Nė vitin 1941, Ibrahim Fehmiu me zonjėn Hedije e me tetė fėmijė, nė Shkodėr lindi fėmija i tetė, ēikė, tė cilėn e emėroi Luljetė, u kthyen nė Kosovė, u vendosėn nė Prizren, nė mė tė bukurin vend, ku nė vitin 1878  ishte mbajtur i madhėrueshmi Kuvend....

     Prej vitit 1941-1944, Ibrahim Fehmiu iu pėrkushtue, sėrish, shkollės, arsimit, edukimit, si dikur, sepse siē thoshte, kėto janė dritė, nur...

    Pas vitit 1945, kur komunistėt e morrėn pushtetin, kur u bashkuen partizanė e ēetnikė, Ibrahim Fehmiu, si shumė atdhetarė tjerė, shikohej si armik...U dėnue si armik me njė proces politik... !

      Ibrahim Fehmiu, veterani, pishtari i arsimit kombėtar, me njė proces politik, u dėnue si armik e tradhtar...!

      Pas burgut, Ibrahim Fehmiu nuk jetoi gjatė, me 19 dhetor 1951, nė Prizren, ndrroi jetė, kaloi nė jetėn e vėrtetė...Kaloi nė jetėn e vėrtetė nė moshėn 59 vjeēare, duke mbetur shembėlltyrė pėr idealet kombėtare...

      Dita e varrimit tė tij nuk ishte ditė vajtimi apo ditė zije, por ishte njė ditė frymėzimi, njė ditė krenarie...! Mijėra qytetarė nga Prizreni, nga Gjakova, nga mbarė Kosova, e pėrcollėn xhenazėn e tij deri nė xhami, ku u krye shėrbimi fetar, ndėrsa trupi i tij ishte i mbuluar me flamurin kombėtar. Trupi i tij i mbuluar me flamurin kombėtar, deri nė varreza u pėrcollė me nderime nga mijėra shqiptarė,  pėr t’i dėshmue hapur pushtetmbajtėsve komunistė se kush ishte tradhtar e kush atdhetar...

      Ky jetėshkrim i shkurtėr, kjo biografi, e paramendoj, se do tė ketė mangėsi nėse nuk shėnohen emrat shqip tė tetė fėmijėve tė tij:

      Besa, Shpresa, Afėrdita, Luljeta, Bashkimi, Arsimi, Fatmiri dhe Bekimi.

      Djali i madh, Bashkim Fehmiu ishte arkitekti i parė shqiptar...

      Prof.Arsim Fehmiu doajen i sportit kosovar...

      Prof. Fatmir Fehmiu ekspert i sė Drejtės Kushtetuese

      Aktori, Bekim Fehmiu i njohur nė botėn mbarė...

    

      

     

 

Bashkim Ibrahim Fehmiu    

Arkitekti i parė shqiptar

Prof. Fatmir I. Fehmiu

Ekspert i sė Drejtės Kushtetuese

        

      

 

Bekim Ibrahim Fehmiu

Aktori mė i njohur shqiptar

 

Prof.Arsim I.Fehmiu - Doajen i sportit kosovar,

nė zyrėn e kryetarin tė Kosovės Dr. Fatmir Sejdiun, me delegacionin e Komitetit Olimpik tė Kosovės...

 

 

      Poeti, filozofi, historiani, dramaturgu gjerman, Friedrich Schiller, (1759-1805) tek “Vdekja” shkruen:

     “Nėse trupi vdes, emri i madh do tė jetojė gjithmonė”.

      Emri i madh i Ibrahim Fehmiut dhe vepra e tij do tė jetojė nė pėrjetėsi...!