Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 3 - EMOCIONET

Shkruan: Prof. dr. sci. Mujo HASKOVIQ

EMOCIONET

       Njeriu pėrjeton emocionet subjektivisht nė formė tė frikės, tė gėzimit, tė pikėllimit etj. Pėrveē pėrjetimit subjektiv, paraqiten ndryshimet edhe nė gjendjen e organizmit dhe tė funksioneve tė organeve pėrkatėse. Ato ndryshime janė objektive, dhe ato ėshtė e mundur tė vėrehen dhe tė pėrcillen.

  

 

 

NOCIONI DHE DEFINICIONI I EMOCIONEVE

 

Emocionet pėrcjellin dhe janė pjesė pėrbėrėse e sjelljes dhe e pėrjetimit tė njeriut. Ne pėr ēdo ditė, nė ēdo moment pėrjetojmė, mė pak ose mė shumė ndjenja tė fuqishme tė gėzimit, tė pikėllimit, tė dashurisė, tė ngushėllimit, tė simpatisė, tė krenarisė, tė dashaligėsisė, tė mendjemadhėsisė, tė turpit, tė falėnderimit, tė brengosjes, tė frikės, tė pritjes, tė shpresės etj. Tė gjitha kėto dhe shumė ndjenja tė tjera qė i pėrjeton njeriu, janė tė lidhura me objekte, persona ose situata tė caktuara qė janė shkas i drejtpėrdrejtė ose i tėrthortė i atyre pėrjetimeve. Emocionet nuk paraqiten vetėvetiu, pa shkas. Ato shkaktohen me ndonjė ngjarje nga rrethina. Ē’ėshtė e vėrteta, nuk ėshtė e mundur ēdo herė qė tė vėrehet lidhja e drejtpėrdrejtė midis emocionit qė ėshtė i pranishėm dhe ngjarjes me tė cilėn ėshtė shkaktuar ai emocion, por ajo lidhje gjithmonė ekziston. Emocionet reflektojnė vlerėn e ngjarjeve tė caktuara, pa marrė parasysh sa janė tė dukshme lidhjet e tyre. Nė bazė tė kėsaj mund tė themi se emocionet janė procese psikike nė tė cilat shprehet vlera qė pėr pėrjetuesin e ka realiteti objektiv (definicioni).

Ato dallime nė pėrjetim nuk manifestohen vetėm nė intensitetin dhe nė drejtimin e pėrjetimeve emocionale, por edhe nė llojin e tyre. Derisa dikush ndjen frikė nė praninė e armikut, tjetri mund tė ndjejė urrejtje dhe pėrbuzje, zemėrim ose krenari. Ėshtė i madh repertoari i ndjenjave qė njerėzit e ndryshėm mund ta pėrjetojnė nė praninė e ngjarjeve tė njėjta objektive nė rrethinė. Bazėn e tė gjitha pėrjetimeve emocionale e pėrbėjnė: shqetėsimi dhe qetėsimi si shprehje e intensitetit, dhe e kėndshmja dhe e pakėndshmja si shprehje e cilėsisė. Me kėto aspekte tė emocioneve duhet tė dallohet edhe kohėzgjatja, burimet e paraqitjes dhe orientimi, pėr ēka do tė bėhet fjalė mė vonė kur tė flasim pėr klasifikimin e emocioneve.

Me vetė faktin qė emocionet pėrcjellin ēdo pėrjetim dhe veprim, ato ndikojnė nė cilėsinė e sjelljes sė njeriut. Emocionet e iniciojnė njeriun pėr aktivitet me synim qė tė pėrjetojė kėnaqėsinė ose tė shmang pakėnaqėsinė. Pa emocione jeta do tė ishte e mėrzitshme.

 

 

MANIFESTIMET FIZIOLOGJIKE TĖ EMOCIONEVE

 

Njeriu pėrjeton emocionet subjektivisht nė formė tė frikės, tė gėzimit, tė pikėllimit etj. Pėrveē pėrjetimit subjektiv, paraqiten ndryshimet edhe nė gjendjen e organizmit dhe tė funksioneve tė organeve pėrkatėse. Ato ndryshime janė objektive, dhe ato ėshtė e mundur tė vėrehen dhe tė pėrcillen. Provėn e kėsaj e gjejmė nė rezultatet e anketės qė e kanė zbatuar psikologėt amerikanė nė mbi 4 000 pilotė dhe anėtarė tė tjerė tė ekuipazheve tė bombarderėve, qė i kanė kryer detyrat luftarake gjatė kohės sė Luftės sė dytė botėrore, duke kėrkuar prej tyre qė tė cekin reaksionet organike qė i kanė vėrejtur nė vete nė situatat objektivisht tė rrezikshme. Nė bazė tė raporteve tė tyre ėshtė pėrpiluar tabela nga e cila shihet lloji dhe shpeshtėsia e ndryshimeve organike qė paraqiten me ndjenjėn e frikės. Rezultatet e anketės janė pasqyruar nė tabelėn 5.1. .

 

NDRYSHIMET E VĖREJTURA ORGANIKE

SHPESH %

NDONJĖHERĖ

Rrahja e zemrės dhe pulsi i shpeshtuar

30

56

Tensioni i lartė i muskujve

30

53

Shqetėsimi i lehtė, zemėrimi ose pikėllimi

22

58

Terja e fytit dhe e gojės

30

50

Djersitja nervoze dhe djersėt e ftohta

26

53

»Fluturat” nė stomak

23

53

Ndjenja e jorealitetit – sikur kjo nuk do tė mund tė ndodhte

20

49

Nevoja pėr urinim shumė tė shpeshtė 

25

40

Dridhja

11

53

Hutia

3

50

Dobėsia dhe alivanosja

4

37

Pamundėsia e kujtesės sė hollėsive pas fluturimit

5

34

Mundimi nė stomak

5

33

Pamundėsia e koncentrimit

3

32

 

Tab. 5.1. Ndryshimet e vėrejtura organike gjatė pėrjetimit tė fikės gjatė kohės sė kryerjes sė fluturimeve luftarake (L. F. Shaffer, J. consufti Psych. 1947. 11,).

 

Kėto ndryshime vejnė nė dukje nė mėnyrė tė qartė aspektin organik ose fiziologjik tė emocioneve, pėrveē subjektives, tė tė pėrjetuarės. Me hulumtimin sistematik ėshtė konstatuar se prania e emocioneve mund tė vėrehet nė punėn e tė gjitha organeve tė brendshme dhe nė gjendjen e tėrė organizmit. Me rastin e emocioneve paraqiten ndryshime nė punėn e zemrės dhe tė sistemit tė enėve tė gjakut, tė mushkėrive dhe tė organeve tė frymėmarrjes, tė lukthit dhe tė organeve tė tretjes, tė sistemit tė gjėndrave me tajitje tė brendshme (tė sistemit endokrin), dhe me tajitje tė jashtme (tė sistemit egzokrin) dhe tė gjendjes sė indeve tė muskujve, qė, pėrndryshe janė nėn kontroll. Paraqitja e kėtyre ndryshimeve i atribuohet funksionit tė sistemit vegjetativ nervor.

 

 

Sistemi vegjetativ nervor pėrbėhet nga shumė neurone nė korėn e trurit tė madh (a), nė bėrthamat e hipotalamusit (b), nė vazhdimin e palcės kurrizore, (c), nė palcėn kurrizore (d) dhe tė nervave qė, nė formė tė zinxhirit, shtrihen pėrgjatė boshtit kurrizor (e). Siē ėshtė pasqyruar kjo nė mėnyrė skematike nė figurėn 5.1, nervat vegjetativ gjenden nė sy, nė gjėndrat jargore dhe nė gjėndrat e pėshtymės, gjėndrat e djersitjes, enėt e gjakut, zemėr,mushkėri, mėlēi, lukth, gjėndrat mbiveshkore, veshkėt, barkun, zorrėn e trashė, fshikėz, dhe nė tė gjitha ato organe tė brendshme zhvillohet aktiviteti nė mėnyrė refleksive, jashtė kontrollit tė vullnetshėm tė njeriut. Sistemi vegjetativ nervor funksionalisht pėrbėhet nga dy pjesė, qė janė nė antagonizėm: pjesa simpatike e sistemit vegjetativ nervor ėshtė aktive atėherė kur organizmi ėshtė nė aksion dhe ai shkakton kėto ndryshime nė punėn e organeve tė brendshme: shpejton punėn e zemrės, rritė qarkullimin e gjakut, zgjeron enėt e gjakut nė muskuj, por i tkurrė nė lukth, zorrė dhe nė organe tė brendshme, rritė tensionin e gjakut, shpejton ritmin e frymėmarrjes, i zgjeron bebėzat, shkakton tharjen e fytit dhe tė gojės, shkakton ngėrēe tė lukthit dhe lėshimin e sfinkterit, pastaj tajiten e sasive tė mėdha tė adrenalinės nga gjėndrat mbiveshkore gjė qė ka pėr pasojė rritjen e sasisė sė sheqerit nė gjak.

 

Parasimpatikusi

Parasimpatikusi hyn nė aksion atėherė kur organizmi ėshtė pasiv, kur nuk janė tė pranishme emocionet, dhe funksioni i tij manifestohet nė grumbullimin (akumulimin) e energjisė sė nevojshme pėr aksion.

Veprimi i kėtillė i sistemit vegjetativ nervor nė prani tė emocioneve ka pėr pasojė njė ndikim shumė tė rėndėsishėm tė emocioneve nė sjelljen e njeriut. Nė saje tė kėtij veprimi, emocionet e bėjnė organizmin tė gatshėm pėr aksion. Me ndikimin e simpatikusit bėhet aktiviteti i shtuar i atyre pjesėve tė organizmit, qė janė tė nevojshme nė aksion (sistemi i enėve tė gjakut, organet e frymėmarrjes, muskulatura etj.), kurse inhibohet funksioni i atyre pjesėve tė organizmit qė janė tė tepėrt dhe do tė bėnin pengesa, siē janė organet e tretjes etj. Veprimit tė simpatikusit duhet t’i atribuohet paraqitja qė i plagosuri nė luftė mė ngadalė gjakon se nė rrethanat normale, sepse nė praninė e emocioneve bėhet tkurrja e enėve tė gjakut nė sipėrfaqe tė trupit dhe pėr kėtė arsye paraqitet gjakderdhja mė e vogėl.

 

Detektori i gėnjeshtrės – poligrafi

Ndryshimet organike qė paraqiten me rastin e emocioneve janė bėrė pėrpjekje tė shfrytėzohen pėr qėllime tė hulumtimit objektiv tė natyrės dhe tė pėrmbajtjes sė tyre. Mirėpo, qė nė pėrpjekjet e para ėshtė dėshmuar se nė bazėn e ndryshimeve organike ėshtė e mundur tė konstatohet prania e emocioneve, madje edhe intensiteti i tyre, por jo lloji dhe karakteristikat e tyre. Megjithatė, edhe mundėsia e konstatimit objektiv tė pranisė sė emocioneve janė bėrė pėrpjekje tė pėrdoret pėr qėllime praktike nė kriminalistikė. Ndėrkaq, duhet nisur nga supozimi se emocionet mund ta zbulojnė delikuentin qė vėrtetė ka kryer veprėn penale. Nė kėtė bazė Ibau mė 1942 e ka konstruktuar aparatin, tė quajtur detektor i gėnjeshtrave, i cili pėrbėhet nga stabilimenti pėr regjistrimin e pulsit dhe tė tensionit tė gjakut, tė rritmit tė frymėmarrjes dhe tė aktivitetit elektrik tė organizmit. Tė hulumtuarin, i cili ėshtė i lidhur nė aparat, eksperimentuesi e provokon (e ngacmon) me situatėn nė tė cilėn ėshtė kryer krimi, kurse aparati i matė reaksionet e tij. Situata nė tė cilėn ėshtė kryer vepra pėrmbahet nė vargun e fjalėve ngacmuese qė eksperimentuesi ia jep tė hulumtuarit, kurse i hulumtuari ka pėr detyrė qė nė to tė pėrgjigjet me asociacione tė lira, d.m.th. nė ēdo fjalė ngacmuse pėrgjigjet me fjalėn e parė qė i bie ndėr mend. Nė vargun e fjalėve ngacmuese pėrmbahen edhe tė ashtuquajturat fjalėt kritike, qė kanė lidhje me rrethanat nė tė cilat ėshtė kryer krimi. Fjalėt kritike zakonisht shkaktojnė reaksione tė bujshme emocionale tek i hulumtuari qė vėrtetė e ka kryer veprėn.

Detektori i gėnjeshtrave i regjistron ato reaksione dhe kėshtu ndihmon nė zbulimin e delikuentit. Tė hulumtuarit qė ndaj fjalėve kritike nuk shqetėsohen, ose janė tė pafajshėm ose emocionalisht tė ftohtė. Nė kėtė rastin e dytė, detektori i gėnjeshtrave nuk na ndihmon. Mirėpo, shumica e kriminelėve janė primitiv dhe “dorėzohen” para se detektori fillon tė punojė, kėshtu qė ky aparat ėshtė shumė i dobishėm nė kriminalistikė atėherė kur ai pėrdoret profesionalisht. Ana e tij e mirė qėndron nė faktin qė mė parė mund tė “gabojė” tek fajtori sesa tė “akuzojė” tė pafajshmin.

 

Sėmurjet psikosomatike

Deri mė tash kryesisht i pamė efektet e dobishme tė ndryshimeve organike qė paraqiten gjatė emocioneve. Mjerisht, ndryshimet organike shpesh kanė edhe pasoja negative pėr gjendjen e organizmit. Ato dalin nga mosharmonizimi i ndryshimeve organike, tė paraqitura me rastin e emocioneve, me gjendjen e pėrgjithshme tė organizmit. Kėshtu, gjatė emocioneve bėhet tajitja e shtuar e lėngut tė lukthit, edhe pse nė lukth nuk ka ushqim pėr zbėrthimin e tė cilit lėngu ėshtė i nevojshėm; shkaktohet puna shpejtuar e zemrės, edhe pse organizmi realisht nuk u nėnshtrohet pėrpjekjeve tė shtuara pėr tė cilat ėshtė e nevojshme sasia mė e madhe e gjakut nė inde; shkaktohet tharja e fytit dhe e gojės, edhe pse pėshtyma ėshtė e nevojshme pėr punėn normale tė organit tė tė folurit, etj. Gjatė gjendjeve tė pakėndshme emocionale (brengave, ankthit, frikės) qė zgjasin shumė, janė tė gjata edhe ndryshimet qė paraqiten nė punėn e disa organeve tė brendshme. Puna jopėrkatėse e organeve tė brendshme shkakton dėmtimin e tyre dhe ērregullimin e funksioneve tė tyre.

Pasi qė ato ērregullime shkaktohen me anė tė emocioneve, pėrkatėsisht tė ndikimeve psikologjike, i quajmė ērregullime psikosomatike . Nė rastet mė tė shpeshta ndėr to paraqiten sėmurje tė organeve tė tretjes nė formė tė tretjes sė ērregulluar, tė pengesave gastritike, tė tė thatit nė lukth dhe nė zorrėn dymbėdhjetgishtore etj, por mund tė paraqiten edhe ērregullime nė punėn e zemrės dhe tė sistemit tė enėve tė gjakut, pengesa astmatike, hemorroidet etj. Ėshtė rregull e pėrgjithshme se pengesat psikosomatike paraqiten nė ato organe qė janė mė pak rezistente nė organizėm.

Qė tė njihet mė mirė natyra e paraqitjes sė sėmurjeve psikosomatike, ėshtė bėrė njė eksperiment me katėr qifte majmunėsh tė lidhur pėr karrige, nėpėr tė cilėt nė intervale prej 20 sekondash ėshtė lėshuar rryma. Para goditjes sė rrymės paraqitej drita e kuqe qė mund ta shihnin majmunėt. Njėri nga secili qift i majmunėve ka pasur mundėsinė qė ta shkyē rrymėn dhe kėshtu tė shmanget goditja e rrymės ndaj tij dhe qiftit tė tij, kurse majmuni tjetėr nė qift nuk ka pasur mundėsi qė kėtė ta bėjė. Me ritmin e kėtillė eksperimenti ka zgjatur 6 orė, pastaj ka pasuar njė pushim po aq i gjatė, nė mėnyrė qė eksperimenti prapė tė vazhdojė. Rezultatet e eksperimentit janė paraqitur shumė shpejtė dhe kanė qenė shumė drastike. Ditėn e nėntė tė eksperimentit ka ngordhur majmuni i parė nga ata katėr majmunėt qė kanė pasur mundėsi tė shkyēin rrymėn, e pas tij kanė pėsuar tė tjerėt kėshtu qė i dyti ka ngordhur ditėn e 23, kurse i treti ditėn e 25 tė eksperimentit. Majmuni i katėrt nga ata qė kanė pasur mundėsi ta shkyēin rrymėn ka jetuar edhe 48 ditė pas eksperimentit. Tek kėta majmunė ėshtė gjetur ithati aktiv nė lukth, i cili ka qenė shkaktar i ngordhjes. Njėkohėsisht, tek katėr majmunėt qė nuk kanė pasur mundėsi ta shkyēin rrymėn, nuk janė vėrejtur kurrfarė ērregullimesh.

Nga rezultatet e kėtij eksperimenti mund tė nxirret mėsimi se shqetėsimet afatshkurta, intensive, ēfarė i kanė pėrjetuar majmunėt qė nuk kanė pasur mundėsi t’i shmangen goditjes sė rrymės elektrike, nuk janė tė dėmshme dhe nuk lėnė pasoja nė organizėm. Ajo qė vepron dėmshėm, janė brengat dhe preokupimet e pėrhershme qė e ngarkojnė njeriun, nga tė cilat ai nuk mund tė lirohet.

 

            Nga libri i Prof. dr. sci. Mujo HASKOVIQ “PSIKOLOGJI”