Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe - Donika Paci

DONIKA PACI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

DONIKA PACI

 

 

 

 

 

          

             Hyrje

  

         Donika Paci ka lindur mė 21 dhjetor 1988 nė Fushė-Cidhen tė rrethit tė Dibrės. Mbaroi 8 vjeēaren nė shkollėn "Sali Demiri" ndėrsa tė mesmen nė gjimnazin "Sait Najdeni" nė qytetin e Peshkopisė.

            Filloi tė shkruajė poezi qė nė moshėn 12 vjeēare. Ka botuar njė cikėl me poezi nė gazetėn "Rruga e Arbėrit". Nė janar tė 2014-ės, botoi librin e saj tė parė me poezi tė titulluar "Mjaftė me tha Loti im". 

            Aktualisht ka nė dorė njė tufė tė bukura gonxhesh tė trėndafilta me poezi pėr librin e dytė. Autores i urojmė suksese nė rrugėtimin e bukur tė krijimtarisė letrare.

 

 

 

 

 

PREKMA SHPIRTIN

 

Prekma shpirtin me fllad 

Dashurie,

 mė pas puthma si i marrė

verbėrisht,

dashuromė si nė pėrrallė.

Le tė thonė  ti je i ēmendur!

Mėrzitur mos mė rri aspak

pas njė luleje ke rendur,…

qė ēel vetėm njė herė

e freskėt mbetet si lulet nė maj.

Thuaju po, thuaju...,

U mbyta nė sytė e saj,

E dua si sytė nė ballė,

e nė mė thenėin mua " i marri "

ju jeni njė mijė herė tė marrė.

 

 

SHIKOJ ĒDO DITĖ

 

Shohė  ēdo ditė njerėz tė ē'orentuar

ata ecin trotuarit kuturu,

njė nėnė me zemrėn coptuar

 si dallgė deti pėrplasur atje-kėtu.

 

Shoh ēdo ditė njerėz tė sakatuar

rrugėve tė qytetit lypin lėmosh,

o botė kėshtu si ke pėrfunduar

ligėsitė e shpirtit tim t'ia pastrosh.

 

 

SHKO....

 

Kokėn pas mos e kthe

veē  shko,

Merre dhe qiellin me re,

Mė  harro

 

Nė kujtimet e mia

mos bėj zė,

heshtja  nuk ishte pėr ty. 

Dashuria...

 Pas kėsaj s’ foli mė.

 

Shko,

Lėre  kohėn tė rrjedhė 

pambarim…

E djeshmja ka perėnduar

 tė  sotmen s'e dua rikthim.

 

 

TĖ HUMBAS TEK TY

 

Folmė ta degjoj atė psherėtimė

 me buzėt e mia tė puth,

 Atje nė mos gjetsha  perėndinė

Vuajtushėm,

Aty tė humbas shpirtin e prusht.

 

 

KY MĖNGJES

 

I mjegullt ky mėngjes 

Por, jo mendimet e mia,

Se … qiellin tim

E  mban te kthjellet

dashuria.

 

I ftohtė sa mė s'ka

Por  shpirti im ka zjarr,

Nė ēdo agim tė ri qė vjen 

Flakėn  e zjarrit nga ty e marr.

 

 

HESHTĖM TĖ DY

 

Ne tė dy heshtėm

Fjalėt nė grykė na mbetėn,

Ndoshta  zemrat deshėn

Zjarrin tė ndeznin.

 

Ne tė dy heshtem

Por jo ky shatėrvan,

Nė heshtje qeshim tė  dy

Dhe fjalėt me  heshtjen

U piktakuan nė njė plan.