Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė - Disa veēori tė Maleve tė Sharrit (1)

Shkruan: Dr. Hajriz MELEQI

      

DISA VEĒORI TĖ MALEVE TĖ SHARRIT (1)

 

            Njė numėr i studiuesve emrin Sharr e lidhin me larminė e panoramės malore, me bard­hėsinė e borės, kullosat, gurėt e llojllojshėm. Kėtij grupi i takon edhe Arni Bue, i cili emrin Sharr e lidh me llojllojshmėrinė relievore tė kėtyre maleve dhe me mbulesėn e gjelbėrt bimore. Bue plotėsisht i pėrjashton emrat Shar­rlag, Ēardak, si forma turke. Megjith kėto qė u than, emri Sharr ėshtė emėrtim i kohės sė re dhe mendohet se ka filluar tė pėrdorėt qė nga viti 1840.

 

 

            Etimologjia e oronimit Sharr

 

            Sharri si tėrėsi unike gjeografike, paraqet njė kompleks tė ndėrlikuar tė elementeve gjeotektonike, gjeomorfologjike, gjeologjike, pedologjike, hidrografike, klimatologjike, biogjeografike etj. Tė gjitha kėto elemente janė mjaftė pro­vokuese nė aspektin e kėrkimit shkencor.

            Metamorfoza e oronimit prej Scardur deri te emri i sotėm Sharr ka kaluar nėpėr trajta tė ndryshme. Nėpėr harta dhe autorė tė ndry­shėm hasim variante tė ndryshme. Te Polibi e hasim si Skardus - Oros, tė Tit Livi Scardi Montis dhe Scardus, nė hartat e Ptolomeut tė cilat pasqyrojnė pjesėn e Gadishullit Ball­kanik, po ashtu haset varianti klasik Scardus i cili ruhet deri nė shekullin e XVI. Mė vonė, Scardus ndėrrohet me emrin e dikurshėm pėr Kopaonikun (Monte Argentaro) e i cili ėshtė ruajtur deri nė gjysmėn e shekullit XIX me variantet Montagna dell'argento, Mont d'argent, e mė vonė pėrsėri Schardagh, Sar­dagi, Shardagh e deri te Sharr.

            Lidhur me etimologjinė e oronimit Sharr, shumica e albanologėve pajtohen me mendimin qė trajta mė e lashtė Scardus, me ndėrm­jetėsinė e gjuhės shqipe do tė ketė prodhuar Sharr.

            Lidhur me kalimin nga trajta antike Scardus nė atė tė sotmen Sharr mendohet se kanė ndi­kuar ligjet fonetike tė shqipes. Kjo fletė pėr vazhdimėsinė, gjegjėsisht autoktoninė e shqiptarėve si pasardhės tė ilirėve nė kėtė territor ku gjenden edhe sot.

            Ky oronim te grekėt jepet si Skardos, Skar­don, te romakėt si Skardus Mons, e qė ėshtė zhvilluar sipas ligjeve fonetike tė shqipes nė tė sotmin Sharr, i cili prej shqipes kaloi edhe nė gjuhėt tjera ballkanike duke pėrfshirė aty edhe turqishten.

            Tė barazimet Scardus Mons dhe Sharr mun­gon ndėrmjetėsia sllave me likuidametatezėn e saj, ndėrmjetėsi qė del pėrkundrazi tė Scar­dona nė Dalmaci, sot Skradin.

            Ndryshimi i trajtave tė kėtij oronimi tregon se Sharri vazhdimisht ka qenė interesant pėr pushtues tė ndryshėm. Pėr rėndėsinė gjeo­strategjike tė Sharrit si pjesė qendrore e Ga­dishullit Ballkanik, tregon e dhėna kur ky krahasohet me Catena Mundi apo Catena del mondo "hallkė e botės", qė pėrfshinte tė gjitha malet nga Deti i Zi e deri tė Adriatiku, pėrveē Rodopėve.

            Njė numėr i studiuesve emrin Sharr e lidhin me larminė e panoramės malore, me bard­hėsinė e borės, kullosat, gurėt e llojllojshėm. Kėtij grupi i takon edhe Arni Bue, i cili emrin Sharr e lidh me llojllojshmėrinė relievore tė kėtyre maleve dhe me mbulesėn e gjelbėrt bimore. Bue plotėsisht i pėrjashton emrat Shar­rlag, Ēardak, si forma turke. Megjith kėto qė u than, emri Sharr ėshtė emėrtim i kohės sė re dhe mendohet se ka filluar tė pėrdorėt qė nga viti 1840.

 

            Diferencimi hapėsinor i Sharrit

 

            Nė bazė tė karakteristikave morfologjike, vargmalet e Sharrit u pėrkasin Dinarikeve, skaji jugor i tė cilave vazhdon si sistem malor Sharro-Pind, rrudhja e tė cilit ėshtė bėrė diku kah fundi i triasit dhe fillimi i jurės nė kohėn e mezozoikut. Ngritja e vazhdueshme tektonike e tij bėhet deri nė dilivium. Kontura e parė e relievit tė hapėsirės sė Sharrit ėshtė krijuar nga lėvizjet e mėdha tektonike radiale, dhe se gjeneza e kėsaj konture nė asnjė mėnyrė nuk mund tė shikohet ndaras nga kuadri morfo­tektonik i Fushėgropės sė Dukagjinit.

            Gjatė lėvizjeve orogjenike tė oligomiocenit bėhet copėtimi i strukturės sė vjetėr gjeotek­tonike dhe krijimi i formave tė reja tė relievit, nė njė anė bėhet ngritja e masivit tė Sharrit dhe kreshtave tė tija, e nė anėn tjetėr bėhet ulja dhe krijimi i fushėgropave tė Tetovės, Prizrenit mė gjerė e Dukagjinit dhe e Kosovės. Gjatė kėtyre lėvizjeve tektonike pėrcaktohet edhe drejtimi i shtrirjes meridionale tė Shar­rit. Pikėrisht gjatė kėtyre lėvizjeve tektonike bėhet edhe ngritja e disa timorėve (horstėve) dhe ulja e disa pellginave tė vogla tektonike malore e qė janė Gora, Opoja, Srecka dhe Siriniqi, qė tė gjitha shtrihen nė pjesėn ver­iperėndimore dhe perėndimore tė Sharrit. Tė katėr fushėgropat malore mes veti ndahen me pragje, qė prishin vijėn dislokuese me tė cilėn ndahet pjesa qendrore e Sharrit nga degėt e tij Koritniku, Cyleni, Oshlaku, Koxha Ballkani, Korabi etj.

            Riformimi morfologjik i fushėgropave ma­lore Gora, Opoja, Srecka dhe Siriniqi bėhet gjatė evoluimit morfologjik tė mėvonshėm pėrmes ndikimeve nė faza tė ndryshme. Ka rėndėsi tė pėrmendet se nė kufirin lindor tė Opojės, pikėrisht te Maja Karanikollė (2.409 m), Sharri e ndėrron drejtimin meridional nė drejtimin verilindor dhe shtrihet paralel boshteve tė gjatė tė shtrirjes sė Sreckės dhe Siriniqit, qė d.m.th. se Sharri pėrgjatė Fushė­gropės sė Opojės dhe Fushėgropės sė Gorės ka drejtim meridional.

 

 

            Hapėsira Gjeografike e Sharrit

 

            Mali Sharr ėshtė rnasiv i maleve qė shtrihen midis Rrafshit tė Dukagjinit, Fushės sė Kos­ovės dhe fushgropave tė Maqedonisė Perėndi­more duke u zgjatur deri tė liqeni i Ohrit dhe

ai i Prespės. Gjatėsia e Sharrit nga Luboteni deri nė Vrutok ėshtė 76 km, nderkaq sipėr­faqja e tij ėshtė rreth 1600 lcm2„

            Rreth hapėsirės gjeografike dhe kufijve tė Sharrit ka mendime tė ndryshme: Studiuesi D. Krivokapiq nė veprėn e tij "Mali Sharr" thekson se "Mali Sharr shtrihet nė territorin e Maqedonisė dhe tė Kosovės. Nga juglindja kufizohet me fushėn e Tetovės, nė lindje me Grykėn e Kaēanikut, nga verilindja dhe veriu me krahinėn e Siriniqit dhe me lėndinat e lu­mit tė Prizrenit, nė veriperėndim me krahi­nėn e Opojės dhe tė Gorės, nė pjesėn perėn­dimore kufizohet me Shqipėrinė, duke filluar nga Kallabaku deri nė Sherupė, ku lakon nė jug kah lėndinat e Shtirovicės, duke u ndarė kėshtu nga Korabi dhe kufiri jugor vazhdon nė drejtim tė Gropės sė Madhe, Moravės dhe Vrutokut".

            Ami Bue thot se "Mali Sharr ėshtė i shpėrn­darė qė nga Luboteni nė veri deri nė Gjallicė, ndėrmjet lumenjve Luma dhe Drini i Zi. Kjo gjatėsi sipas tij ėshtė rreth 8 deri 9 milja dhe arrihet pėr nėntė ose dhjetė orė nė kėmbė". Po ashtu, Bue Sharrin e vė diku midis Ku­manovės dhe Vranjes".

            Disa studiues nė pėrbėrje tė Sharrit nuk e pėr­mendin Koritnikun. Disa tė tjerė nė kuadėr tė Sharrit e pėrmendin edhe Korabin, Korit­nikun dhe Pashtrikun. Po ashtu mes kėtyre studiuesve ka ndryshime edhe rreth gjatėsisė sė tij. Disa thonė se gjatėsia e tij ėshtė 87 km apo 25 orė ecje nė kėmbė e disa tė tjerė thonė se gjatėsia e Sharrit ėshtė 100 km prej Dibrės deri nė Kaēanik.

            Nė njė publikim zyrtar tė vitit 1932 nga min­istria e tregtisė dhe industrisė sė Jugosllavisė sė Vjetėr thuhet se Pashtriku dhe Koritniku janė pjesė tė Sharrit. Po ashtu botanisti slloven Eduard Pajniq shkruan se "Sharri pėrfshinė hapėsirėn gjeografike nga Dibra nė Kaēanik dhe pjesė tė tij janė edhe Deshati, Korabi dhe Koritniku".

 

            Lartėsia e Maleve tė Sharrit

 

            Sharri kah ana e Tetovės ka rėnie tė butė, pa ndonjė diferencim tė dukshėm tė kreshtave tė larta, ndėrsa kah ana e Prizrenit ka rėnie mė tė dalluar dhe kreshta tė larta malore. Kara­kteristikė tė veēantė morfologjike paraqesin numri i madh i qafave malore ndėrmjet majave dhe ujėndarėsve tė cilat mundėsojnė lid­hjet brenda Sharrit dhe pėrtej tij.

            Pėr lartėsinė mė tė madhe tė Sharrit plot 70 vjet kanė insistuar tė dinė shumė studiues. Kėshtu deri nė vitin 1840 nuk ėshtė ditur lartėsia maksimale e Sharrit. Nė kėtė vit Ami Bue nė kumtesėn e tij pėr lartėsinė e disa ma­jave malore, me hamendje pėrcakton lartėsitė e Lubotenit dhe tė Kobilicės, tė cilat sipas tij janė nga 2.533 deri 2. 635 metra. Nė vitin 1876 inxhinieri austriak Jenish bėri matje trigonometrike dhe konstatoi se Luboteni ėshtė i lartė 2. 510 metra. Nė vitin 1890 me hipsometėr pėrcaktohet lartėsia e Lubotenit qė ėshtė 2. 740 metra. Rreth lartėsisė sė Lubo­tenit janė interesuar edhe shumė tė tjerė.

            Matje mė precize pėr majat malore tė Sharrit janė bėrė nė vitin 1953 nga Instituti Gjeografik i APJ, kur me matje nivelore ėshtė konstatuar se kuata mė e lartė e Sharrit nuk ėshtė maja e Lubotenit. Gjatė kėtyre matjeve u konstatue se kuota mė e lartė e Sharrit ėshtė 2.747 metra dhe kjo ėshtė Maja e titos (Titov-Vėrh). Ky emėrtim ėshtė i ri sepse ėshtė bėrė pas Luftės sė Dytė Botėrore pėr nderė tė kryetarit tė Jugosllavisė Komuniste. Gjatė kohės sė sun­dimit osman kjo maje malore ėshtė quajtur Turqinė. Popullsia e malėsisė sė Tetovės ka ruajtur dhe konservuar emrin e vėrtetė dhe mė tė hershėm i cili ka etimologji shqiptare dhe kjo maje realisht nga popullata e kėsaj malėsie quhet Maja e Diellit por edhe Maja e Zezė.

            Megjithatė, Luboteni pėr nga mprehtėsia dhe pamja e tij magjepse, ėshtė maja mė atraktive e Sharrit Thuhet se Sharri pikėrisht pėr shkak tė tij ėshtė bėrė i njohur. Maja e Lubotenit ngritėt nė formėn e piramidės dhe ėshtė i dukshėm nga tė gjitha anėt dhe nga largėsitė e mėdha. Tė gjithė ata qė kanė shkruar pėr Lubotenin kanė pėrdorur komplimente: i fortė, i thyer, krenar, madhėshtor, impresiv, magjik etj. Luboteni dominon nė tėrė rre­thinėn e vet. Kur nė rrafsh ėshtė errėsirė nė majėn e tij vėrehen reflektimet e shndritjeve tė diellit, nė mbrėmje, kur rrafshin e pėrfshinė muzgu, maja e Lubotenit akoma ndritė. Pėr tu ngjitur nė majėn e Lubotenit duhet udhėtuar 2 orė e gjysmė.

 

            Vazhdon...

 

        (2)