Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 3 - Ēun Lajēi

ĒUN LAJĒI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

ĒUN LAJĒI

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

          Lindur 18.12.1946 nė Drelaj te Rugovės. Shkollėn tetėvjeēare ne Drelaj, Normalen nė Prizren dhe shkollėn e Lartė Pedagogjike-Dramėn nė Prishtinė.

            Nga 1970 punoi si aktor i rregullt nė Teatrin e Prishtinės. Luajti mbi 200 role ne Teatėr dhe 30 filma artistik. Dy herė u shpall aktori mė i mirė i Serbisė nė Takimet Teatrore “Joakim Vujiq”. Ne festivalin e teatrit “Prishtina Fest” u shpall aktori mė i mirė me shfaqjen “Hėna prej letre” nė regji tė Fadil Hysės. Nga ministria e kulturės mori ēmimin e karrierės. Gjithashtu nga presidenca e Shqipėrisė ka marr ēmimin e “Naim Frashėrit”.

            Ka botuat dy pėrmbledhje poezish “Zjarr i pashuar” dhe “Fjalės nesėr i bėhet vonė”

 

 

 

 

 

MARTESA E MUJIT

 

Tri ditė nxjerri rrėnjė lincurri
Lau e shplau duarėt tri ditė
Me lėngun e tij tė idhėt.

Tė katertėn ditė lėngun e piu 
Gjethėt ia bėri fish-fish
Nėn sqetull i paloj pėr fat.

Gjogut iu gjuejt n'shpindė
Kulēedrat i thirri me zė:
Ma rrethoni Krajlin e Kotorrit!

O Sot Tanushėn e grabis
Nuse e bėj me duvak
O s'kollitem mė n'Klladushė!


Ajkuna kanėn nisi ta pėrgatit 
Kur patkonjtė kalit i qiten flakė!

 

 

SHKĖPUTJE NGA VITET

 

T'verohem me bjeshkėt
Larcuara bore
T'bulėzoj me thana
Currilave ujė t'pi,
Kėputa pak nga vitet 
Lulė ferrave ua fala,
N'fole shqipesh u pėrgjuma
Qyqen e luta pėr kėngė
Por vajin se ndali fatzeza!
Mata mustakun me fije bari
Fatin n'gjeth shparthi kėrkova
Gjithēka me doli e bukur e re
Pos fyellit tim qė ishte tha!
Blegėrimat shurdhuar ograjave
Kambanat  mbetur shkretė
Me kthyen prapa pėrvajshėm 
Thashė:Mė i plakur pak sivjet!

 

 

RRJEDHĖ LUMI

 

Mi ktheni rrugėt andej
Ku bari s'prehet me kosė,
Lumin ma leni tė rrjedhė
Zemrės sime pa dallgė,
Neve stėrkalat na bėnė
Gjithmonė pikė e pesė
Dhe n'pikėza na vranė!

 

Ėndrrat e bardha ua le
Juve qė jetuat n’ lule!

 

Dallėndyshet nėse ikin
Foletė mos ua prishni
Pranvera vjen pėrsėri!

 

Ju mjaftojnė mbase dy gur
Tri dėrrasa e njė grusht Dhé
Tė ma bėni njė shtėpi!



 

AKULL MBI MUSTAK


( Dervish Shaqės)
Natėn sharkisė ju kėputėn telat

 Dukagjinit i vdiq kėnga,
Zėri iu bė akull n'tel pėr dassmat
Qė po i braktiste pėrgjithmonė!
Rrugė pa kthim po e ēonte "andej",
Kėndej gjithēka po i mbetej mall.

 

N'mesnatė e dogj vaji i djalit n'djep,
Dhe lehtas n'ball e preku me sharki.
Shikimin e nuses qė po mbetej ve
Vajin e Shpendit jetim n’odė,
Do ta kėndoj tėrė jetėn n'sharki!

 

Atė natė vetėm kėngėt mori me vete
Vajin e t'birit akull e ngriu mbi mustak
Dhe deri n'vdekje mbi mustak s'ju shkri,

 

Borė gjeti andej, por jo t'bardhė,
Tė bardhė e pat vetėm kėngėn
Qė s'e ndali kurrė pėr Dukagjinin.

 

As ne s'pushuam t'ushqehemi
Me zėrin e tij plot vaj e mall pėr ne.

 

Ti bėrė  shumė Dervish e prapė  tu duk pak
Por me kėngėn tėnde i pėrkundem djepat
Dhe kufijtė i lamė me gjak!

 

 

GJINKALLĖ E PĖRGJUMUR

 

Zgjohemi tė pėrgjumur
Ybardhemi me ty 
Dukagjin hijedritė.
Lumi shpėrlanė t'bamet
Mėkatėt tona t'natės
Bėhemi kinse tė virgjėr
Duke shikuar vetėn n'pasqyrė!
N'mesditė bėhemi  tė menēur
Lavdėrohemi e mburremi
Pėr gjinkallat qė i mbytėm 
N'grunajat tua Dukagjin.
Falna pėr flokėt e ngjyrosura
Dukjen tonė t'pispillosur,
Pėr xhepat plot e kokėn bosh,
Kryesorja qentė rrezitėn
N'rrezėt qė zbresin nga Rugova.

 

I kallem grunajat e kallishtet
Kullat i lam pa dyshekllėk,
Frenxhitė na i mbylli era.
Na fal Dukagjin,ta mbytem
Tė pėrgjumur gjinkallen!

 

 

SY VERDHAT


Kur ecin tėrthoreve 
Klekat dridhen e pėrdridhėn
Flokėt n'degė pishash lidhėn.

N'ēuka faqėsh ruajnė jaraninė
Kėto sy verdhat belholla.
Tri herė tė ēojnė tė kroni,
Vetėm njėherė t'jepin me pi.

Ujin e kullojnė n'kaēurrela
Tri herė t'vrasin me qepalla,
T'helmojnė me mjaltė bletėsh
Tė lėnė mish pėr korba
Kėto sy verdhat e rralla.