Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - CILAT JANĖ FRIKAT KARAKTERISTIKE PĖR SHENJĖN TUAJ TĖ HOROSKOPIT

Shqipėroi: Valdet FETAHU

CILAT JANĖ FRIKAT KARAKTERISTIKE PĖR SHENJĖN TUAJ TĖ HOROSKOPIT

 

       Edhe pse mendojmė se e njohim veten mirė, lehtė mund tė mashtrohemi kur bėhet fjalė pėr kuptimet e pavetėdijshme tė psikės. Zbulojeni se nga cilat lėndime nė tė ardhmen ju mė sė shumti frikėsoheni.

 

 

            A ju duket nganjėherė se jeta juaj ka marrė kahje tė padėshiruar dhe se po i pėrsėritni tė njėjtat gabime? Ndoshta, nė fillim keni kėrkuar fajtorėt nė tė gjitha anėt, derisa nuk e keni kuptuar se vetė po bėni diēka gabim. Mesiguri e shfrytėzoni formėn e sjelljes e cila ju mbronė nga ndonjė frikė e thellė tė mbuluar. Aq fortė mund t’ju robėroj frika saqė e frenon zhvillimin tuaj personal. Tek kur tė vetėdijesoheni pėr kėtė, mund t’i shmangeni ndikimit tė saj pengues dhe tė bėni hapa tė sigurtė drejtė jetės sė lumtur.

            Frika jeton nė mendjen tonė. Ajo ėshtė produktė i plagėve tona tė pashėruara tė cilat i kemi marrė nė tė kaluarėn. Dhimbjen, lėndimet dhe disfatat tona i projektojmė nė tė ardhmen duke pritur qė pėrsėri tė jemi tė lėnduar. Frika krijon gogolin qė nė mosdijen tone bėhet gjigant dhe real. Nė pėrpjekjen tone pėr t’u mbrojtur nga dhimbja, krijojmė modele sjelljesh tė cilat na mbrojnė, Sjellja mbrojtėse bėhet e rėndomėt. Nuk e vėrejmė, e pėrjetojmė si pjesė e personalitetit tone, tė pavetėdijshėm se kjo ndoshta edhe nuk ėshtė pjesa jonė mė e mirė.

            Shumica e njerėzve i frikėsohen gjėrave tė njėjta: vetmisė jetės pa dashuri, sėmundjes, varfėrisė…

            Kėto janė frika pėr tė cilat jemi tė vetėdijshėm. Pėr tė qenė nė gjendje tė mbrohemi nga ato, pranojmė kompromise nė romansa pėr tė mos mbetur tė vetmuar, punojmė zellshėm duke menduar pėr tė ardhmen, ushtrojmė dhe jemi tė kujdesshėm nė ushqim pėr tė qenė nė gjendje qė trupin ta mbajmė tė shėndetshėm sa mė gjatė. Por prapė, ekzistojnė frikat tė cilat do tė mund t’i quanim frika arketipe. Ēdo shenje astrologjike ka energjinė specifike tė jetės e cila ka dinamikėn  e vet, mėnyrėn e shprehjes dhe nevojat e veta. Kur janė nė rrezik kėto nevoja primare apo kur tė jetė lėnduar palca e qeneis, fillon jeta nė shoqėrin e frikave tė pavetėdijshme tė cilat kanė njė force tė madhe. Na robėrojnė, e ne nuk dimė se jemi tė robėruar.

            Pėr tė qenė nė gjendje tė ēlirohemi nga frika, duhet tė jemi tė vetėdijshėm se nga ēfarė frikėsohemi. Frikat tona mė tė thella janė thellė tė groposura nė nėnvetėdijen tone, e ego do tė pėrpiqet tė mbaj sjelljen e zakonshme ekzistuese e cila i jep ndjenjėn e rreme tė sigurisė dhe forcės. Edhe pse mendojmė se e njohim veten mirė, lehtė mund tė mashtrohemi kur bėhet fjalė pėr kuptimet e pavetėdijshme tė psikės. Kur e dallojmė frikėn tone, kur vetes ia pranojmė se e bartim nė vete, atėherė, tė paktėn e dimė se me ēfarė kemi tė bėjmė. Nėse ndėrprejm t’i shmangemi situatave tė cilat tė cilat mė heret nė njė formė kanė qenė tė rėnda apo problematike pėr ne, e pranojmė sfidėn e zhvillimit personal qė ēon nė plotėsimin e ėndrrave dhe lumturisė. Ngadal ēlirohemi nga prangat me tė cilat frika na ka mbajtur tė robėruar. Me kėtė e ēlirojmė energjinė e cila mė nuk duhet tė shėrbej pėr mbrojtje, por pėr fazat zhvėllimore tė jetės tė cilat gjithmonė bartin shqetėsimin e risisė, ndjenjėne gjallėrisė dhe lumturisė.

 

 

DASHI – frika nga disfata

 

            Ndjenjėn e plotėsimit tė jetės e arrini me pranimin e sfidės. Jeni lider i lindur, tė pavarur, trim dhe tė lėvizshėm. Keni dėshirė tė garoni me qėllim pėr tė fituar qė nė kėtė mėnyrė tė forconi egon tuaj. Pėr ndjenjėn e fuqisė fizike, intelektuale dhe shpirtėrore jashtėzakonisht keni nevojė pėr t’u ndjer ju tė sigurtė.

            Frika nga disfata ėshtė armiku mė i madh i juaji. Keni frikė se nuk jeni mjaft tė mirė, tė shkthtė, tė aftė, tė menēur apo tė bukur qė nė garė me tė tjerėt tė fitoni. Disfata ju le tė pandihmshėm dhe tė dobėt, e frika e pavetėdijshme mund tė shter gjallėrinė tuaj dhe t’jua dobėsoj vullnetin.

            Kur gjėrat nuk shkojnė ashtu siē ju dėshironi, mbroheni me sjellje arrogante dhe vetjake nė pėrpjekjen e paturpėshme pėr tė imponuar vullnetin tuaj. Pėr tė mos rėnė nga loja e jetės, provoni edhe njė herė prej fillimit nė fitore tė vogėla por tė sigurta tė cilat ju forcojnė. Luani pa mashtrime, mė me shumė konsiderat pėr tė tjerėt, dhe mėsoni tė pėrjetoni disfatė nė mėnyrė sportive.

 

 

DEMI – frika nga ndryshimi

 

            Detyra juaj mė e rėndėsishme ėshtė krijimi i sigurtė dhe i bukur i njė ambient qė ju rrethon. Ēdo hapė para drejt pėrparimit me vėmendje duhet tė jetė e pėrgatitur, sepse duhet tė jeni tė sigurtė qė gjerat e reja tė mos i dėmtojnė ato qė veē i keni arritur. Nuk keni dėshirė tė rrezikoni, e gjėrat e njohura dhe shprehitė ju ofrojnė ndjenjėn e sigurisė.

            Mė sė shumti i frikėsoheni ndryshimeve tė befasishme dhe tė paparashikueshme. Frika do t’ju detyroj qė me ēdo kusht tė mbroheni me gjėra tė njohura. madje edhe nėse nuk jeni tė kėnaqur me jetėn. E keqja e njohur pėr ju ėshtė mė pak e rrezikshme sesa  e panjohura.

            Merrni guximin tė ndryshoni shprehitė rutinore shumėvjeēare. Largone nevojėn tuaj pėr tė grumbulluar gjėra tė panevojshme dhe hudhni tė gjitha qė nuk i keni pėrdorur vitin e fundit. Me kėtė veprim dėshmoni besimin se jeta disi do t’ju jep gjithēka qė keni nevojė. Imagjinoni gjėra tė mira tė cilat ėshtė e mundur tė ngjajnė vetėm nese ia lejoni vetes tė ngjajnė. I thuani jetės PO!

 

 

BINJAKĖT –frika nga izolimi

 

            Gjurmimi juaj pėr diturinė dhe grumbullimi i informacioneve tė llojllojta rrėnjėt i kanė nė bindjen e thellė se dituria do t’ju mbrojė nga dhimbja e jetės. Mendja juaj sė tepėrmi ėshtė e angazhuar me tė vėrejturėn, emėrtimin dhe kategorizimin e botės rreth vetes. Keni nevojė qė gjithmonė tė jeni nė lėvizje qė asgjė tė mos ju shpėtoj e pavėrejtur.

            Frika tė mbeteni tė shkėputur nga burimi i informacionit krijon frikė nga izolimi. Nėse jeni tė robėruar nga frika, pandėrprerė do tė grumbulloni informacione. Do t’ju nevojitet gjithėnjė e mė shumė kohė nė atė detyrė tė pashtershme, e cila nė fund mund t’ju largojė prej njerėzve. Do tė humbni ndjenjėn pėr realitetin. Zemra juaj mund tė bėhetė mė e menēur se tė gjitha qė keni mėsuar prej librave. Ajo e di se dituria nuk do t’ju ngrohė ne netėt e ftohėta dhe tė vetmuara. Hapjuni jetės reale dhe pėrvojave nė tė cilėn do tė gjeni dituri praktike, e informacionet e ftohėta dhe tė thata i ndėrroni me kuptueshmėri dhe dhembshuri.

 

 

GAFORRJA – frika nga jo pėrkatėsia

 

            Karakteri juaj i pėrkujdesshėm dhe i ndjeshėm ka prirje tė theksuar tė mbrojtjes. Tė rėndėsishm e keni ndjenjėn se iu nevojiteni dikujt, tė ndjeni siguri emocionale nė gjirin familjar, me njerėzit qė ju duan. Edhe pse mėnyra juaj e sjelljes ėshtė ngapak e kujdesshme, shpesh konzervative, ndjenjat e juaja janė tė forta, tė ngrohėta dhe tė pamatura.

            Mė sė shumti i frikoheni jopėrkatėsisė, kur vetmia kėrcnon qė nuk do tė keni se ku t’i orientoni ndjenjat tuaja. Kur t’ju robėron frika, sjellja juaj mbrojtėse e tepruar ua zė frymėn tė afėrmėve tuaj. Filloni tė manipuloni me ndjenjat duke kėrkuar kujdesin pėr atė qė bėni pėr tė tjerėt.

            Nė vend tė afėrsisė, krijoni rezistencė, depėrtoni thellė nė intimėn e tė tjerėve. Edhe pse si person jashtėzakonisht tė ndjeshėm vėshtirė e keni tė jeni objektiv, pėrpiquni arsyeshėm tė analizoni situatėndhe t’i jepni tjetrit mė tepėr hapsirė. Afėrsia dhe fshehtėsia tė cilėn tė tjerėt e ndajnė me ju janė privilegj, e jo obligim. Pėr kėtė privilegj bėhuni falenderues.

 

 

LUANI – frika nga parėndėsia

 

            Ju duhet tė ndiheni tė veēant dhe unik pėr tė qenė tė kėnaqur. Ndjenja se ju ėshtė caktuar fati i veēant ėshtė burrim i krenarisė suaj dhe kreativitetit. Ngapak ndjenja mbretėrore e madhėshtisė ju bėnė person tė ngrohtė dhe bujar, derisa ndjeni se tė tjerėt ju vlerėsojnė. Ju nevojiten lavdatat dhe pranimet pėr t’u ndjerė tė sigurtė.

            Frika arketipe e cila mė sė shpeshti ju vėnė pengesa ėshtė frika nga parėndėsia. Nuk dėshironi qė jeta juaj tė jetė e zakonshme, rutinore, nuk duroni qė t’ju injorojnė. Nėse ju robėron frika, bujaria juaj mund tė shndėrrohet nė varėsi, ngrohtėsia juaj nė arrogance, dhe e veēantja juaj bėhet vetėlavdrim i pamatur. Pasuria e botės sė brendshme, kreativiteti juaj dhe vizionet i japin vlerė jetės suaj dhe nuk ju nevojiten lavdrimet dhe adhurimet e jashtme. Mėsoni tė gjeni nė vete mbėshtetjen qė ju nevojitet.

 

 

 

VIRGJĖRESHA – frika nga kaosi

 

            Jetėn e pėrjetoni sin jė vend kaotik dhe tė parregulltė, kėshtu qė krijmi I rendit ėshtė parakusht qė tė ndiheni tė sigurtė. Rregulli i pėrkryer, aftėsia organizative, ndjenja pėr detaje dhe prirja pėr pėrsosuri janė veti qė definojnė natyrėn tuaj.

            Thellė nė juve ėshtė e fshehur frika nga kaosi, posaēėrisht kaosi emocional, i cili mund t’ju kapė dhe t’ju tėrheqė nė gjendjen e pandihmesės nė tė cilėn nuk keni kontrollė. Pėr kėtė gjendje me zemėr tė thyer insistoni nė imtėsira dhe ashpėrr kritikoni tė tjerėt, por jo edhe veten. Sa mė e madhe qė ėshtė frika. Sa mė e madhe tė jetė frika, aq mė dhumė do tė qortoni, kritikoni, tėrheqni vėrejtjen. Nė kėtė mėnyrė nė pėrpjekjen histerike tė merrni kontrrollin do tė krijoni vibrime negative nė rregullin e rrem. Pėrpiquni tė relaksoheni dhe lejojani vetes dhe tė tjerėve tė mos jeni tė pėrsosur. Pranoni njerėzit e tjerė dhe gjendjet tė tilla ēfarė janė. Zbulone se bota nė jopėrsosurinė e vet posedon bukuri tė veēant.

 

 

PESHORJA – frikė nga konflikti

 

            Ndiheni mirė kur e dini se tė tjerėt ju pranojnė. Pėr tė arritur kėtė, do tė pėrpiqeni t’iu pėrshtateni tė tjerėve dhe tė krijoni marrėdhėnie harmonike. Kjo nuk ėshtė gjithmonė e lehtė sepse nė dinamikėn e marrėdhėnieve shpesh sundojnė ndjenja dhe instikte tė tmerrshme. Edhe pse besoni nė marrėdhėniet e sinqerta, respekt dhe njerėzi, kėto janė ideale tė cilat i ka krijuar mendja nė pėrpjekje pėr t’u mbrojtur nga ndjenjat e paparashikueshme dhe kaotike.

            Frika juaj mė e madhe ėshtė frika nga konflikti sepse nė atė moment ndjenjat ju dalin jasht kontrollit. Megjithėse nuk jeni tė dobėt, kur ka nevojė, dini ashpėrr tė luftoni pėr veten tuaj. Por prapė, tė robruar nga frika, mund tė fundoseni nė gjendjen nė tė cilėn do tė bėheni shumė tolerant, tė shmangeni nga nevojat tuaj pėr ta ruajtur harmonin.

            Nganjėherė ėshtė shėndetshėm tė lejoni qė ndjenjat e grumbulluara tė dalin nė sipėrfaqe kur zemėroheni, tė qani dhe tė silleni papėrgjegjshėm. Lejojani vetes ēlirimin emocional, kacafytjen dhe konfliktin. Mos harroni se pas shiut del dielli.

 

 

AKREPI – frika nga humbja e kontrollit

 

            Ju jeni njė person shumė intensiv qė nuk bėni asgjė pjesėrisht. Kur filloni tė merreni me diēka, qoftė ajo punė apo dashuri, plotėsisht do t’i pėrkushtoheni asaj detyre. Ky pėrkushtim ėshtė njė formė e kontrollit tė cilin ju duhet tė keni.

            Ndiheni tė sigurtė kur hulumtoni dhe zbuloni tė gjitha pėr temėn e cila ėshtė e rėndėsishme pėr ju. Atėherė ju jeni autoritet dhe asgjė s’mund t’ju befasojė. Ju pėlqen t’ju konsiderojnė pėrgjegjės dhe tė besueshėm.

            Frika nga humbja e kontrollit ėshtė armiku juaj i fshehur, Ju keni frikė se rrethanat e panjohura mund tė kėrcejnė dhe tė marrin kontrollin e fatit tuaj. Nė pėrpjekjen pėr tė mbatjur kontrollin i rezistoni ndryshimeve dhe jnei tė vendosur nė bindjet tuaja. ndryshimet dhe transformim. Besoni nė intuitė e cila nė momeentin e caktuar do t’ju paralajmėroj se duhet tė rrezikoni. Aftėsia juaj qė gjithmonė tė ngriteni nė kėmbė tė rinuar dhe tė fuqishėm ėshtė aq e shprehur saqė asnjė frikė nuk mund tė ndalė zhvillimin tuaj.

 

 

SHIGJETARI – frika nga pengesat

 

            Optimizmi juaj dhe besimi nė tė ardhmen bazohet nė ndjenjėn se jeta ėshtė njė udhėtim. Ju duhet shumė liri pėr tė gjurmuar, tė bredhni nė kėrkim tė pėrgjigjes. Dyert e mundėsive tė reja duhet gjithmonė tė jenė tė hapura, pavarsisht se a bėhet fjalė pėr pėrvojat shpirtėrore, emocionale apo fizike.

            Frikėsoheni se do t’ju shkurtohet liria pėr t’i ndjekur gjurmėt qė ēojnė nė tė kuptuarit e jetės dhe definojnė kuptimin e saj. Prirja pėr tė filozofuar ėshtė mbrojtja juaj nga banaliteti i ekzistimit personal. Nėse ju robėron situate nė tė cilėn nuk shihni mundėsinė e zhvillimit, fundoseni nė depresion. Optimizmi juaj shpesh bazohet nė slogane tė thjeshtėsuara.

            Mund tė jeni jo-tolerant ndaj atyre qė nuk e pranojnė “tė vėrtetėn” tuaj. Shqyrtoni bindjet tuaja. Hidhni cetėsitė dhe tregimet e padobishme sepse liria qėndron nė aftėsitė e mendjes suaj pėr tė ndryshuar, t’i mrekullohet risisė dhe tė pranojė atė qė ėshtė ndryshe.

 

 

BRICJAPI - frika nga dėshtimi

 

            Ju jeni personi qė gjithmonė arrini mė shumė. Kėmbėngulės dhe ambicioz, nė mėnyrė tė sakt e vėreni realitetin e jetės dhe e ndertoni strategjinė e zhvillimit. Mirė e kuptoni hierarkinė shoqėrore, biznisore dhe financiare dhe dėshironi nė tė tė forconi pozitėn tuaj. Nuk besoni dhe mė ėndje tė gjitha do t’i bėnit vet, sepse nė kėtė mėnyrė do t’i shmangeni dėshtimit nė momentin kritik.

            Frika nga dėshtimi ėshtė maja e spektrit tė frikave – nga gabimet, nga dėnimet, nga humbja e autoritetit dhe statutit, nga humbja e parasė. Nuk do tė lejoni qė gjendja juaj statutore dhe finciare tė rrezikohet. Kur jeni nė frikė, nuk i besoni askujt, shtyni afate, gabimet ia hedhni tė tjerve dhe nė kėtė mėnyrė e humbni autoritetin. Forcojeni besimin ne vete dhe nė aftėsitė tuaja, Tregojeni njė besim mė tė madh ndaj tė tjerėve. Mos e lejoni qė frika tė bllokojė temperamentin tuaj ndėrrmarės qė ambiciet tuaj tė fundosen. Gabimet mund tė pėrmirėsohen, nga ato mund tė mėsoni se si tė mos pėrsėriten.

 

 

UJORI – frika nga iracionalja

 

            Ju jeni njė person i pavarur me vullnetit tė forte dhe ideja origjinale. Keni dėshirė tė jetoni sipas rregullave tuaja dhe nuk frikėsoheni tė jeni tė ndryshėm. E keni tė theksuar sensin pėr drejtėsinė, nderin, dhe idealet tjera fisnike tė shoqėrisė civilizuese tė cilat ju nevojiten pėr t’ju mbrojtur nga dhimbjet e jetės. Jeni tė gatshėm tė ndryshoni dhe pėrmirėsoni tė gjitha qė nuk pėrshtatet nė idealet tuaja.

            Jeni tė vetėdijshėm se instiktet dhe emocionet e lėvizin botėn. Iracionaliteti dhe e pashpjegueshmja e tyre thellė ju frikėson. Kur frika ngrinė zemrėn tuaj, nė mėnyrė rigoroze do tė insistoni nė respektimin e idealeve. Silleni sikur vetėm bindjet tuaj janė tė drejta dhe humbni tolerance me tė cilėn jeni tė popullarizuar. Pranone faktin se forcat instiktive tė karakterit njerėzor, iracionaliteti i emocioneve dhe tė vetė natyrės gjithmonė do tė jenė prezent. Kėto mund tė shkaktojnė dhimbje dhe padrejtėsi, por njėkohėsisht janė creative. Le t’ju bėhen inspirim pėr ndryshim tė cilin dėshironi tė realizoni.

 

 

PESHQIT – frika nga ndarja

 

            Ju jeni person intuitive dhe i adaptueshėm qė thellė e ndijen jetėn. Duket se me njė kėmbė qėndroni nė botėn reale, dhe me tjetrėn nė njė botė tė padukshme. Nga kjo shterrni imagjinatėn dhe frymėzimin. Ndjenjėn e sigurisė e arrini duke u shkrirė nė emocione. Lidhja emocionale nė tė cilėn ndjeni njė lidhshmėri tė fortė me partnerin ėshtė vendimtare pėr shėndetin tuaj shpirtėror.

            Jeta pa dashuri dhe vetmia pėr ju mund tė jetė shkatėrruese, por frika mė e madhe buron nga rreziku ta humbni lidhjen me botėn imagjinare nga e cila e nxjerrni fuqinė. Realiteti nuk ju ofron komoditet dhe mund tė bėhet i dhimbshėm nė jopėrsosurinė, ashpėrsinė dhe vuajtjen e vet. Nė pėrpjekjen tuaj qė rishtazi tė gjeni parajsėn e humbur, nė mėnyra tė ndryshme ikni nga realiteti. Kreativiteti dhe shprehja juaj artistike ėshtė mbrojtja mė e mirė. Njėjtė kundėr helm i suksesshėm pėr frikat tuaja ėshtė edhe spektri i gjerė i fushave shpirtėrore. Ato do tė plotėsojnė kuptueshmėrinė tuaj tė botės dhe do tė thellojnė dhembshurinė tuaj.