Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 3 - ĒFARĖ ĖSHTĖ DASHURIA?

Nga J. KRISHNAMURATI

Pėrzgjodhi dhe pėrktheu: Enkeleda SUTI

ĒFARĖ ĖSHTĖ DASHURIA?

 

Pa kuptuar natyrėn e mėnyrės tonė tė tė menduarit, qė ėshtė vetnjohja, qetėsia e mendjes nuk mund tė jetė e mundur. Dhe qė tė njohėsh veten ėshtė fillimi i menēurisė. Jo nė njė libėr, jo nė psikologji, dhe tė gjitha kėto. Menēuria e vėrtetė ėshtė tė njohėsh vetveten, dhe ajo vjen nga lėmi i vetnjohjes.

   

 

Tė bėsh njė pyetje nuk ėshtė qė tė gjesh njė pėrgjigje, por qė tė zbulosh. Natyrshėm, mendja ėshtė nė pritje, duke pritur, dhe rrjedhimisht nuk ėshtė e qartė, e vendosur dhe e aftė pėr tė zbuluar. Dhe kur dikush bėn pyetje, gjithashtu duhet tė gjejmė se pėrse i bėnė kėto pyetje. Unė ndjej se, ne duhet tė bėjmė pyetje pėr ēdo gjė. Por ėshtė shumė e rėndėsishme se, pėrse bėhen kėto pyetje, ēfarė shtrihet pas tyre, cili ėshtė sfondi pas kėtyre pyetjeve, cila ėshtė gjendja e mendjes qė po bėn kėto pyetje? A po pret ajo pėr ndonjė pėrgjigje, apo ajo po pret qė t’i thonė se ēfarė tė bėj? Nėse ajo po pret pėr njė pėrgjigje, kush do t’i pėrgjigjet asaj? Dhe njė mendje qė po pret qė tė gjejė njė pėrgjigje nuk ėshtė njė mendje aktive, thjesht ėshtė duke pritur. Unė mendoj se, kur ne ngremė njė pyetje, ajo bėhet shumė e rėndėsishme. Atėherė pyetje tė tilla do tė kenė njė efekt kataklizmik. Dhe si tė tilla, kėto pyetje prodhojnė njė pėrgjigje nė vetvete. Kėshtu, ejani tė vazhdojmė dhe tė gjejmė se ēfarė pyetjesh jeni duke bėrė.

Ne e dimė se, ēfarė ėshtė agresioni, ne e dimė se ēfarė ėshtė dhuna, xhelozia dhe tė gjitha kėto – qė sėrish janė njė lloj forme energjie, njė shprehje e energjisė. Dhe ne, duhet tė gjejmė gjithashtu, se ēfarė ėshtė dashuria. Tani, si e zbulojmė ne kėtė? Jo nėse kėto energji janė tė ngjashme, por se ēfarė ėshtė dashuria.

A ėshtė dashuria kėnaqėsi, dėshirė?

Po prisni qė t’ju pėrgjigjem unė? Si ta gjejmė?

Apo, a ėshtė dashuria njė energji nė njė fushė krejt tė ndryshme, e njė cilėsie tė ndryshme, e njė dimensioni tė ndryshėm?

            Dhe si ta gjejmė se ēfarė ėshtė dashuria?

Jo intelektualisht, jo nė mėnyrė tė argumentuar, jo duke e ndarė atė, duke thėnė qė ajo ėshtė hyjnore, fizike, dhe gjithė tė tjerat. Si e gjejmė ne natyrėn e asaj gjėje? A do ta gjejė kėtė mendja jonė e vetėdijshme?

Mendja e vetėdijshme qė ėshtė mendja e edukuar, e sofistikuar, mendja qė ka kaq shumė pėrvoja, kujtime, meritė tė grumbulluar, urrejtje. Le tė mos spekulojmė mbi atė se ēfarė ėshtė dashuria dhe tė mos tregohemi fėmijėror.

Si arrin mendja tek ajo gjėja pa pėrpjekje tė vetėdijshme?

Nėse unė bėj njė pėrpjekje tė vetėdijshme pėr ta gjetur atė, atėherė pėrpjekja ime e vetėdijshme duhet tė ketė njė lloj kuptimi tė saj. A e kuptoni? Unė duhet ta di kėtė tashmė, duhet ta kem nuhatur, ta kem shijuar, ta njoh cilėsinė e saj, dhe nėse unė e di, ai ėshtė thjesht njė kujtim. Dhe ėshtė njė kujtim, i cili pėrbėhet prej kohe dhe a ka ai kujtim, dhe ajo kohė, ndonjė gjė qė tė bėjnė me dashurinė?

Pra, si e gjejmė kėtė?

Si arrijmė tek ajo?

A e kuptoni?

A po shprehem qartė?

            Ėshtė si tė kėrkosh nėse ekziston diēka e tillė si ‘Zot’. Ajo fjala ‘Zot’ ėshtė e ngarkuar aq rėndshėm saqė e ka humbur tė gjithė kuptimin e saj. Nėse dikush do ta zbulojė, nėse ka apo nuk ka, si do tė vijojmė? Dukshėm, qė ta zbulojmė, tė gjitha llojet e besimeve duhet t’u vijė fundi. Dhe kjo do tė thotė tė gjitha llojet e frikėrave duhet tu vijė fundi. Me siguri, apo jo? Besimi ėshtė njė forme shprese, dhe unė shpresoj sepse jam i dėshpėruar dhe unė shpik njė besim, njė siguri, njė gjendje mendore, e cila thotė ka diēka qė ėshtė e pėrhershme, dhe unė besoj tek ajo. Dhe dukshėm unė besoj jo vetėm kushtet, tė gjitha ekzaminimet, tė gjitha perceptimet, dhe ajo parandalon tė gjithė mosveprimin. Jo vetėm qė unė duhet tė jem i lirė nga ēdo formė besimi dhe rrjedhimisht edhe nga frika dhe gjithashtu mendja ime duhet tė jetė kaq e mprehtė, kaq e ndjeshme. Ndjeshmėria e shkaktuar nga tė ngrėnit siē duhet, dhe sjelljen dhe gjendjen psikologjike dhe tė gjitha kėto. Dhe vetėm atėherė ka njė mundėsi pėr tė zbuluar diēka.

Mua mė duket se, nė tė njėjtėn mėnyrė, qė tė gjejmė ose qė tė arrijmė tek kjo gjėja qė quhet dashuri, qė ėshtė e ngarkuar kaq rėndshėm, ne duhet tė kėrkojmė brenda kėsaj pyetjes sė kėnaqėsisė dhe tė dėshirės. Ne nuk po pėrpiqemi qė ta shtypim dėshirėn. Murgjit nė tė gjithė botėn janė pėrpjekur qė ta bėjnė kėtė. Dhe ata tė ashtuquajturit njerėz fetarė, janė pėrpjekur qė ta kontrollojnė dėshirėn, sepse disa autoritete, disa autoritete fetare thonė: ‘Ēlirohuni nga dėshira’ sepse dėshira ēon nė skllavėri.

Kėshtu, tė ashtuquajturit njerėz shpirtėror, ēfarėdolloj kuptimi qė tė ketė kjo fjalė, ata njerėz janė pėrpjekur ose ta shtypin, eliminojnė, ose ta sublimojnė atė duke u vetidentifikuar me njė dėshirė mė tė madhe. Por ajo mbetet ende brenda modelit, brenda zonės sė dėshirės.

Dhe ēfarė ka qė nuk shkon me dėshirėn?

Unė shikoj diēka tė kėndshme, qė tė sjell kėnaqėsi, qė ėshtė e mrekullueshme. Vetėm duke e parė atė ka njė ndjesi, ka njė dėshirė nga e gjitha kjo. Pse nuk ėshtė kėshtu? Dhe mendimi vjen dhe i jep asaj dėshire njė vazhdimėsi dhe gjallėri, dhe nga kjo ėshtė ky kėrkimi i kėnaqėsisė. Mendoj se, kjo ėshtė e lehtė fare, apo jo, shpjegimi verbal. Por shpjegimi nuk ėshtė njė fakt, nuk ėshtė ajo qė ju zbuloni. Nėse e keni zbuluar, ajo do tė bėhet tmerrėsisht jetėsore. Nėse unė e zbuloj se, si mendimi fuqizon dėshirėn, duke menduar pėr diēka qė mė ka dhėnė mua kėnaqėsi – seksualisht ose intelektualisht, ose njė perėndim dielli, ose ēdo gjė – duke menduar pėr kėtė, ajo e ka fuqizuar vet natyrėn e dėshirės dhe i ka dhėnė asaj njė vazhdimėsi, dhe kjo vazhdimėsi kthehet nė kėnaqėsi.

Tė gjitha qėndrimet, vlerat dhe kėrkesat tona, bazohen tek ky kėrkim pėr rehati dhe kėnaqėsi. A ėshtė e mundur qė tė mos ndėrhyjė mendimi? Unė shikoj diēka shumė tė bukur dhe ka njė ndjesi tė menjėhershme dhe njė dėshirė pėr ta prekur dhe pėr ta mbajtur atė, qė ta zotėrosh, qė ta bėsh tėnden.

Pastaj vjen mendimi.

A ėshtė e mundur tė shikosh diēka jashtėzakonisht tė bukur: njė burrė, njė grua, njė fėmijė, njė pemė, njė shtėpi, njė pikturė, ēfarėdolloj gjėje qė tė jetė ajo, dhe thjesht ta vėzhgoni atė pa ndėrhyrjen e mendimit? Dhe kur ndėrhyn mendimi, ka njė veprim tėrėsisht tė ndryshėm, si nė rastin kur mendimi ndėrhyn me dėshirėn. Kur mendimi ndėrhyn me dėshirėn, qė bėhet kėnaqėsi, atėherė aktiviteti ka tėrėsisht njė kuptim tė ndryshėm – qė ėshtė veprimi. Dhe kur mendimi nuk ndėrhyn me dėshirėn, edhe aty sėrish kemi njė veprim tėrėsisht tė ndryshėm, i cili nuk ėshtė i lidhur me kohėn. Kėshtu, e gjitha kjo ėshtė se ne po kėrkojmė tė hetojmė mbi natyrėn, ose qė tė arrijmė tek ajo gjėja qė e quajmė dashuri.

Dhe ne po bėjmė pyetjen nėse dashuria ėshtė e diēkaje jo me energji tė njėjtė si urrejtja.

Duhet ta mbajmė kėtė nė mendje, pėrndryshe do t’i largohemi pyetjes kryesore. Dhe qė t’i pėrgjigjemi kėsaj pyetje, nė tė vėrtetė, ne duhet tė ēlirojmė mendjen nga dėshira dhe kėnaqėsia pėr ta zbuluar atė.

Zotėria aty pyeti, si?

A ka njė se si?

A ka njė metodė – dėgjojeni pyetjen – a ka njė metodė pėr tė ēliruar mendjen nga kėnaqėsia?

Dhe ndjekja e njė metode pėr tė arritur rezultatin sėrish bazohet tek kėnaqėsia. Pra nuk ka njė se si, ka vetėm njė gjendje dėgjimi. Dhe kur ne dėgjojmė nė mėnyrė tė plotė edhe kjo pyetje e merr pėrgjigjen e vet. A e shikoni, para sė gjithash, zotėri, si e shikoni diēka nė mėnyrė tė plotė? Ti thua qė nuk ėshtė e mundur, dhe kur thua qė nuk ėshtė e mundur, ti qė nė kėtė ēast e ke bllokuar veten jashtė nga gjetja e kėsaj pėrgjigjeje.

Kėshtu, pėr ta gjetur duhet tė shikoni vet mendjen tuaj duke parė njė mikun tuaj apo dikė, ose njė pemė, si e shikoni ju atė, pėrse krijojmė ne njė imazh tė diēkaje tjetėr dhe e mbajmė atė me vete? Dhe nuk ėshtė e mundur qė nė ēastin e pėrjetimit, qė ta jetoni atė kaq plotėsisht, ose qė ta lejoni qė ajo t’ju pėrshkojė qė tė mos mbetet asnjė imazh, asnjė shenjė? Ju lutem, kėto qė tė gjitha janė pyetje tė cilat duhet tė kenė pėrgjigje jo me fjalė, por nga njė perceptim dhe zbulim drejtpėrdrejt aktual. Dhe pėr tė zbuluar diēka tė re kėrkon njė kėrkim, njė meditim tė jashtėzakonshėm. Kėto nuk janė gjėra qė tė vijnė sepse keni ardhur nė njė takim tė caktuar pėr njė orė dhe tė mendosh – duhet tė punosh tmerrėsisht shumė. Duhet tė punosh fort pėr tė fituar jetesėn tėnde, duhet tė shkosh nė zyrė ēdo ditė, por kjo kėrkon njė vigjilencė shumė mė tė madhe, njė ekzaminim shumė mė tė kujdesshėm, dhe kur dikush nuk ka energjinė, durimin ose interesin, sepse kjo ėshtė diēka jo fitimprurėse, ajo nuk ju sjell asnjė pėrfitim, financiar apo diēka tjetėr.

 

 

 

Pyetje (nga audienca): A ėshtė dashuria njė largim i pėrhershėm nga vuajtja?

 

            J. Krishnamurati:

 

A e dimė se ēfarė ėshtė vuajtja?

A e dini me tė vėrtetė se ēfarė ėshtė vuajtja?

Ne e njohim atė vetėm kur jemi me tė.

Apo jo?

Por ne nuk mbetemi me asgjė. Ne mendojmė pėr tė, por...le tė merremi me ēėshtjen e vuajtjes.

            Sė pari, a ėshtė e mundur qė t’i japim asaj fund?

Plotėsisht, pa u bėrė tė vėshtirė, brutal, tė thyeshėm dhe gjithė tė tjerat?

Dhe qė t’i shkojmė asaj deri nė fund dhe ta zbulojmė.

A mund tė bėjmė vetėm kėtė, kėtė pasdite?

            Unė vuaj!

Pėrse vuaj?

Dhe ēfarė natyre ka kjo vuajtje?

            Unė vuaj sepse kam humbur tim bir, nėnė time, motrėn, apo dikė qė nuk mė do, ose qė nuk mund ta pėrmbush, apo nuk kam njė tru tė mirė, dhe dikush tjetėr ka tru tė mirė. Dhe unė e di se, ēfarė do tė thotė tė vuash. Nė vuajtje ka njė pjesė tė madhe vetėmėshirimi. Dhe vuajtja ėshtė ajo qė unė dua tė largohem prej kėsaj, sepse nuk e di se si ta zgjidh. Dhe kėshtu, unė kam njė rrjet tė tėrė arratisjesh.

Tani, a mund ta ndaloj unė arratisjen?

Dhe ėshtė shumė e vėshtirė sepse arratisja ėshtė kaq delikate.

Unė mund tė arratisem duke ndezur radion, njė revistė, ose duke biseduar me dikė tjetėr, dhe kėshtu me radhė, por ajo gjėja mbetet aty, dhe unė nuk dua qė tė kem lidhje me tė – ėshtė shumė e dhimbshme, shumė pikėlluese, kėshtu qė, unė e largoj atė.

Kėshtu, a mund ta ndal unė arratisjen dhe thjesht ta shikoj atė, tė jetoj me tė, ta njoh atė?

Jo tė shtypni, ta kontrolloni, apo ta sublimoni atė, apo tė bėni tė gjitha kėto llojet e tjera tė gjėrave idiote, por ta njihni atė, tė jetoni me tė, dhe t’i jepeni asaj.

Ne kemi menduar shumė pėr dhimbjen. Vėllime tė tėra janė shkruar rreth saj nga njerėzit fetarė dhe gjithė tė tjerėt dhe megjithatė, ne ende vuajmė. Me sa duke, tė vuash ėshtė njė ēėshtje e pėrditshme.

Dhe dikush pyet, ‘A ėshtė e mundur qė ta ndalim ne atė?’

Dhe kur ai thotė, ‘Tė lutem, mė trego se si t’i jap asaj fund’, atėherė a ėshtė kjo tė mendosh, a ėshtė ky njė ekzaminim, apo ju thjesht jeni duke pritur njė rezultat qė do t’ju sjellė kėnaqėsi tė madhe kur pėrfundon edhe vuajtja. Dukshėm ju mendoni se, ajo do tė jetė e tmerrshme, se do tė ketė njė kėnaqėsi tė madhe. Kėshtu qė, dikush ndjek njė metodė nė mėnyrė qė mė pas tė marrė, arrijė kėnaqėsinė. Por kėtu nuk kemi tė kuptuarin e vuajtjes. Kėshtu qė, kur nuk kemi asnjė kuptim tė vuajtjes atėherė ajo do tė vijė nė njė formė tjetėr. Kėshtu qė, ajo qė do pėrpiqemi tė bėjmė ėshtė qė ta zbulojmė kėtė vet nėse ėshtė e mundur qė t’i japim fund kėsaj gjėje qė ne e quajmė vuajtje, ku kemi vetmėshirim, vetmi dhe kėto tė gjitha.

 

 

Pyetje: A ėshtė e nevojshme tė vuajnė nė mėnyrė qė tė kuptojmė vuajtjen?

 

            J. Krishnamurati:

 

A ėshtė e nevojshme tė vuajnė nė mėnyrė qė tė kuptojmė vuajtjen?

            Unė mendoj se, Krishterimi e ka kthyer vuajtjen nė diēka tė shenjtė. Ne themi qė duke vuajtur kėtu ne do tė arrijmė nė parajsė mė pas. Unė mendoj se, njė mendje qė vuan ėshtė mendja mė idiote. Kjo nuk i jep asaj fund.

Atėherė cila ėshtė pyetja qė po bėjmė kėtu?

Ēfarė ėshtė ajo qė tė gjithė ne duam qė ta zbulojmė?

Ēfarė ka nė mendje kur ajo nuk ėshtė e qetė?

            Shumica e mendjeve tona nuk janė tė qeta, apo jo?

Por tė shqetėsuara pa pushim, aktive, duke menduar pėr diēka, apo duke folur me vetveten, duke pėrfytyruar, ėshtė diēka e palodhur apo jo?

            Atėherė nga mund ta njohim ne qetėsinė nėse mendja jonė punon pa pushim?

Ndoshta kjo ėshtė natyra e mendjes, qė tė mos pushojė kurrė.

            Dhe pse jemi kaq tė shqetėsuar, veēanėrisht nė botėn moderne? Prirja ime, kėrkesa ime, pėr njė kėnaqėsi tė veēantė qė nuk ėshtė plotėsuar, dhe unė jam duke kėrkuar gjithmonė pėr diēka qė do tė mė japė njė kėnaqėsi tė pamatė, dhe unė e di qė nuk ka asnjė tė tillė.

Ndoshta kjo mendje e shqetėsuar mund tė jetė rezultat i njė gjendjeje neurologjike, ose e shqetėsuar sepse ne ende nuk ia kemi gjetur pėrgjigjen asgjėje, njė pėrgjigje, nė kuptimin e thellė tė fjalės, pėr ēėshtjet mė thelbėsore. Kėshtu qė, s’ka asgjė pėr tė bėrė, ėshtė si njė gjethe qė flatron nga njė vend nė njė tjetėr. Dhe pa kuptuar natyrėn e mėnyrės tonė tė tė menduarit, qė ėshtė vetnjohja, qetėsia e mendjes nuk mund tė jetė e mundur. Dhe qė tė njohėsh veten ėshtė fillimi i menēurisė. Jo nė njė libėr, jo nė psikologji, dhe tė gjitha kėto. Menēuria e vėrtetė ėshtė tė njohėsh vetveten, dhe ajo vjen nga lėmi i vetnjohjes.

 

            https://www.enkeledasuti.com

 

            Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=4fjABnpwF-Y