Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Psikologji 3 - ĒFARĖ E BĖN NJĖ NJERI DIKTATOR? ZBULIMI QĖ DO T’JU BEFASOJĖ

Shkruan: Xho HERBERT

www.bota.al

      

ĒFARĖ E BĖN NJĖ NJERI DIKTATOR? ZBULIMI QĖ DO T’JU BEFASOJĖ

 

            Njė pjesė e shkakut duket se varet nga testosteroni, qė vepron nė trurin e tyre gjatė jetės sė hershme tė fetusit. Ekspozimi nė mitėr e “mashkullizon” trurin – duke i dhėnė atij veti tė caktuara, pėrfshirė edhe identitetin seksual si tė njė mashkulli, si dhe njė preferencė pėr modele loje qė pėrfshijnė kontaktin fizik, madje edhe lojėra e luftės...

 

 

            Tė rinjtė janė veēanėrisht tė pėrcaktuar tė bėhen fanatikė. Ēdo diktator, guru, udhėheqės fetar, e di kėtė. Fanatikėt kanė njė ndjenjė e madhe tė identitetit nė bazė tė njė shkaku (njė fe) ose njė komuniteti (bandės, ekipit), dhe njė lidhje tė ngushtė e tė veēantė me anėtarėt e tjerė tė atij grupi. Ata do tė rrezikojnė tė plagosen, tė humbin apo edhe vdesin pėr shkak tė grupit tė tyre. Ata i konsiderojnė tė gjithė tė tjerėt si tė jashtėm, apo edhe armiq. Por pse kaq shumė prej tyre janė djem tė rinj?

            Nė njė botė tė shteteve-kombe, tė rinjtė zhvilluan luftėrat qė formuan shumicėn e vendeve. E njėjta gjė vlen edhe pėr fiset, fshatrat dhe fraksionet. Djemtė e rinj kanė cilėsi qė i specializojnė ata pėr kėtė funksion thelbėsor. Ata identifikohen lehtėsisht me grupin e tyre. Formojnė lidhje tė ngushta me anėtarėt e tjerė tė saj. Janė tė prirur pėr tė ndjekur njė udhėheqės tė fortė.

            Kjo ėshtė arsyeja pse meshkujt e rinj, janė kaq tė pambrojtur ndaj ndikimeve mjedisore, si kultura mbizotėruese nė tė cilėn ata jetojnė, dhe pse tėrhiqen aq lehtė nga udhėheqėsit karizmatikė ose mėnyra e jetesės qė premton anėtarėsimin e grupeve tė kufizuara me objektivat dhe vlerat rreptėsisht tė pėrcaktuara.

            Ata pėlqejnė tė marrin nė sy rreziqe nė emėr tė grupit tė tyre – dhe zakonisht e nėnvlerėsojnė rrezikun qė pėrfaqėsojnė kėto rreziqe. Nė rast se nuk i kanė kėto veti, ata do tė jenė mė pak tė gatshėm pėr tė shkuar nė luftė, dhe pėr kėtė arsye mė pak tė aftė pėr tė pėrmbushur njė nga rolet e tyre thelbėsore sociobiologjike. Po pse tė rinjtė janė kėshtu?

            Njė pjesė e shkakut duket se varet nga testosteroni, qė vepron nė trurin e tyre gjatė jetės sė hershme tė fetusit. Ekspozimi nė mitėr e “mashkullizon” trurin – duke i dhėnė atij veti tė caktuara, pėrfshirė edhe identitetin seksual si tė njė mashkulli, si dhe njė preferencė pėr modele loje qė pėrfshijnė kontaktin fizik, madje edhe lojėra e luftės.

            Ne e dimė kėtė, pasi vajzat e ekspozuara ndaj niveleve anormale tė testosteronit gjatė kėsaj kohe tregojnė sjellje tė ngjashme, por me disa ndryshme. Nė moshėn e pjekurisė, ka njė tjetėr rritje tė testosteronit qė vepron nė kėtė tru tashmė tė pėrgatitur:kjo jo vetėm qė zgjon seksualitetin, por inkurajon strategji tė ndryshme pėr tė konkurruar pėr njė partner – duke pėrfshirė pėrdorimin e agresionit dhe sjelljen qė merr nė sy rrezikun.

            Por testosteroni ėshtė larg nga tė qėnit faktori i vetėm nė krijimin e njė fanatiku. Testosteroni vepron nė njė pjesė tė lashtė tė trurit, sistemin limbik. Ky duket shumė i ngjashėm si tek primatėt e tjerė si shimpanzetė, dhe ėshtė lehtėsisht i identifikueshėm tek minjtė. Por kjo pjesė e trurit tė njeriut ėshtė e rregulluar me njė shtesė mė tė fundit:lobin frontal, qė gjendet prapa ballit tuaj.

            Pėrdorimi folklorik njeh rėndėsinė e tij: ata qė ne i quajmė njėrėzit ‘intelektualė’, zakonisht kanė ballin e gjerė (dhe supozohet se kanė lobe tė mėdha ballore).

            Midis funksioneve tė tjera, lobet ballore janė tė rėndėsishėm pėr personalitetin, ndėrveprimet sociale – dhe maturinė. Dėmtimi i tyre rezulton nė sjellje tė kėqija dhe tė papėrshtatshme sociale, si dhe mungesėn e gjykimit. Ē’ėshtė mė e rėndėsishmja, lobet frontale tė meshkujve “nuk piqen plotėsisht deri nė fund tė tė 20-tave tė tyre, ndėrsa ato tė grave piqen mė herėt.

 

 

            Kjo ėshtė njė pjesė e trurit shumė reaktive e ndėrgjegjes sociale, dhe e sjelljes ndaj njerėzve tė tjerė. Stereotipi i njė tė riu – me zė tė lartė, i rrezikshėm, i paarsyeshėm, agresiv (por edhe antikonformist dhe kėsisoj inovativ) – mund tė jetė njėra nga pasojat. Kėshtu, ndėrsa ėshtė njė avantazh evolucionar pėr njė grup nė tėrėsi, njė kombinim i testosteronit tė shfrenuar dhe njė lobi ballor tė papjekur, shpjegon gjithashtu se pse tė rinjtė pėlqejnė tė marrin nė sy rrezikun dhe pse ata janė tė pėrcaktuar drejt fanatizmit. Natyrisht, jo tė gjithė tė rinjtė, madje edhe mė fanatikėt, bėhen terroristė.

            Tė rinjtė nuk janė tė gjithė njėlloj. Rezultatet e ndryshme, mund tė jenė pasojė e faktorėve tė ndryshėm socialė. Shumė terroristė vijnė nga njė prejardhje kriminale apo nga njė jetė plot mungesa. Ne e dimė se njė fėmijėri e lėnė pas dore ose abuzive, mund tė rezultojė nė sjellje antisociale ose devijante mė vonė nė jetė. Mjedisi social i njė individi, sidomos nė fillim tė jetės, mund tė ketė pasoja afatgjata tė sjelljes sė tij tė mėvonshme.

            Ne po fillojmė tė mėsojmė diēka rreth asaj, se si kėto kushte mund tė shkaktojnė ndryshime tė vazhdueshme apo edhe tė pėrhershme nė tru, por deri mė tani s’mund tė bėjmė shumė pėr zhbėrjen e tyre. Ne i quajmė “pikopatė” njerėzit qė kanė mospėrfillje ndaj marrėdhėnieve normale njerėzore, duke lėnė tė kuptohet se ata kanė ngjarje jonormale (patologjike) nė “psikologjinė” e tyre (mendje).

            Ne gjithashtu e dimė se ka njerėz tė cilėt zhvillojnė tipare gjenetike jonormale nė rrafshin shoqėror (autizmi ėshtė njė shembull) pavarėsisht nga edukimi. Ne nuk i njohim anomalitė e sakta nė tru, qė janė pėrgjegjėse pėr kėto simptoma. Megjithatė, natyra e tyre – sjellja sociale dhe ndėr-personale anormale – bėjnė pėrgjegjės lobin frontal, edhe pse mund tė jenė tė pėrfshira zona tė tjera tė trurit.

            Statusi social ēmohet nga meshkujt e shumė specie kafshėsh, pėrfshirė edhe njerėzit. Disa nga primatėt jo-njerėzorė kryesojnė renditjen e dominimit tė qartė. Statusi mė i lartė i jep akses nė rritje tek ushqimi, strehimi dhe pasja e partnereve. Ai ėshtė i bazuar kryesisht nė nivelet fizike, dhe meshkujt luftojnė ose kėrcėnojnė njėri-tjetrin pėr tė pėrcaktuar pozicionin e tyre relativ.

            Kjo sigurisht ndodh edhe tek njerėzit.

            E megjithatė truri i njeriut ka zhvilluar sisteme tė tjera tė klasifikimit, duke pėrfshirė edhe ato tė bazuara tek paratė, tė lindurit apo ndonjė aftėsi teknike. Zhvillimi i armėve ka reduktuar varėsinė tonė nga forca muskulare, por theksuar tipare tė tjera si vrazhdėsia, trimėria dhe udhėheqja. Brenda grupeve fanatike, ka shumė konkurrencė pėr tė treguar cilėsitė qė rrisin kreditet e njė anėtari nė raport me tė tjerėt nė grup.

            Kjo mund tė jetė veēanėrisht tėrheqėse pėr ata qė nė pjesėn tjetėr tė jetės, kanė pak arsye pėr tė menduar se i pėrkasin njė rangu tė lartė. Pra aktet terroriste apo agresive mund tė kryhen pėr tė provuar vlerėn e njė anėtari, dhe pėr tė tėrhequr llojin e vėmendjes, qė nė rastin e kundėrt do tė qe e pamundur. Kjo ėshtė njė mėnyrė moderne pėr tė kėnaqur njė nevojė biologjike tė lashtė, pėr respektin qė individėt meshkuj kanė ndaj vdekjes.

            Nė pėrmbledhje, prirja e trurit mashkullor ėshtė pėr tė formuar lidhje me meshkuj tė tjerė (p.sh. bandat e rrugės), tė njihet dhe identifikohen me grupe, t’i mbrojė kėto grupe kundėr tė tjerėve, dhe tė konkurrojnė me ta pėr vlerat monetare. Pėrbėrja hormonale e njė djali tė ri dhe mėnyra se si truri i tij maturohet, rrisin sė bashku ndjeshmėrinė e tij ndaj fanatizmit, njė shembull ekstrem i lidhjes, dhe e bėjnė atė tė prirur pėr tė marrė veprime tė rrezikshme nė emėr tė grupit tė tij.

            Truri i njeriut ka shpikur kategori shtesė tė identitetit nė dukje tė panjohur tek speciet e tjera, duke pėrfshirė ato qė bazohen tek besimet e pėrbashkėta ose kėndvėshtimet etike.

            Sot, identiteti ėshtė gjithnjė i bazuar mbi besimet. Truri i madh i njeriut ka bėrė tė mundur shpikjen e armėve; kėto u kanė dhėnė fanatikėve mjete gjithnjė e mė efektive pėr arritjen e qėllimit primitiv tė dominimit, pėrmes terrorizimit tė tė tjerėve. Rruga drejt fanatizmit do tė ndikohet nga gjenet e njė mashkulli, pėrvojat e tij tė hershme, hormonet, pjekuria ose elementėt e tjerė tė trurit tė tij, si dhe konteksti social nė tė cilin ai e gjen veten.

            Tė gjitha kėto mund tė rezultojnė nė njė gjendje tė trurit qė ne e etiketojmė si fanatizėm, njė mutacion i rrezikshėm i njė roli qė ėshtė biologjikisht i domosdoshėm pėr tė rinjtė. Detyra jonė ėshtė tė njohim cilat mund tė jenė gjendjet e trurit, si krijohen ato, dhe nėse ėshtė e mundur t’iu kundėrvihemi atyre.   “Aeon Magazine”