Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe - Bedri Zyberaj

BEDRI ZYBERAJ

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

BEDRI ZYBERAJ

 

 

 

 

 

          

             Hyrje

  

            Bedri Zyberaj lindi me 6.05.1963 nė Drenoc tė Rahovecit. Shkollimin fillor e ka kryer nė vendlindje ndėrsa atė tė mesėm nė Rahovec.

            Studimet pėr Letėrsi dhe Gjuhė Shqipe nė Universitetin e Prishtinės, i ka mbaruar mė 1988 me notėn mesatare 9,53. Tri vjet ka qenė Bursist i Universitetit dhe nė vitin e fundit tė studimeve ėshtė shpėrblyer me Mirėnjohjen ,,Student i dalluar".

            Pėr shkak tė diferencimit tė atėhershėm ideopolitik, deri mė 1993 ka qenė i papunė. Vetėm nė vitin 1993 ka filluar tė punojė nė fshatin e tij tė lindjes ku a qenė arsimtari i Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe, punė tė cilėn e ka vazhduar deri mė 1998.

            Gjatė viteve 1998-1999 ka qenė pjesėtar i UĒK-sė dhe epror i saj, ndėrsa pas pėrfundimit tė luftės, ka qenė i sistemuar nė Akademinė e Mbrojtjes ,,Hamėz Jashari” nė Prishtinė, me detyrėn e pedagogut tė lėndės Formim atdhetar. Paralel me kėtė ka qenė dhe Komandant i Shkollės pėr Oficerė tė lartė.

            Mė 2003, nė Universitetin e Prishtinės, e ka mbrojtur temėn e magjistraturės me titull ,,Fenomeni i luftės nė romanet ,,Pėr kė bie kambana" tė Ernest Heminguejt dhe ,,Hasta la vista" tė Petro Markos” dhe kam marrė gradėn shkencore Magjistėr i shkencave filologjike.

            Vazhdimisht ka treguar interesim pėr letėrsinė, gjuhėn dhe kulturėn shqiptare. Me krijimtari letrare merret nga vitet e hershme te rinisė dhe me 1998, Shtėpia Botuese ,,Rilindja” e Prishtinės ia ka botuar librin me poezi ,,Dromca vitesh" (1998)

            Nga viti 1990 e kėtej ka botuar njė mori shkrimesh (kritike dhe recensione) brenda dhe jashtė Kosovės si dhe ka marrė pjesė me kumtesa e referate nė tryeza e simpoziume dhe konferenca tė ndryshme shkencore brenda dhe jashtė shtetit tė Kosovės (Shqipėri, Poloni) ku ėshtė paraqitur me njė kulturė dhe nivel tė kėnaqshėm shkencor.

            Ėshtė anėtarė i Lidhjes sė shkrimtarėve tė Kosovės nga viti 2000.

            Nė maj tė vitit 2013 ka botuar librin me kritika dhe studime ,,Nė gjurmė tė arketipave”, botim i Institutit Albanologjik tė Prishtinės.

            Mė 16 maj 2014 ėshtė zgjedhur drejtor i Bibliotekės Kombėtare tė Kosovės ,,Pjetėr Bogdani”.

 

 

 

 

NĖ SYTĖ E TU

 

Nė sytė e tu

Notojnė mendimet e mia

Pėr jetėn

Pėr vdekjen

 

Nganjėherė vdekja ėshtė jetė

Nganjėherė jeta ėshtė vdekje

 

Unė nuk di nė cilėn kohė jetoj

                       

1985

 

 

REKUIEM

 

Nė katundin tim

Ēdo vit vdesin

Fėmijė-gra-burra-pleq

 

Secilin e varrosin

sipas masės sė vet

 

22 korrik 1992

 

 

KOSOVĖS

 

Oazė e vetme nė Evropė

Me fshatarė kryepėrpjetė

Kosova

Askujt s’i ka hak

Ēdo ditė mė vret

Pak e nga pak

 

Prill 1993

 

 

DĖSHPĖRIM

 

Zotynė

Sa tė fortė ishim kur shkruanim nė gurė

Sa anemik jemi nėn dritat e neoneve

 

Sa me besė ishim kur patėm shpata nė dorė

Sa vėllavrasės u bėmė nė udhėn e shkronjave

 

Sa mirė shihnim nga majat e maleve

Sa tė verbėr jemi pranė llambadarėve

 

Zotynė

Sa madhėshtor qemė nė vogėlsinė tonė

Sa tė vegjėl u bėmė me madhėshtinė tonė

 

Prishtinė,

Me 9.XII.2011

 

 

TRETĖSIRĖ E NGOPUR

 

Dikur

Etje kishim pėr ēo gjė

Pėrveē robėrisė qė shpirtin n’ fyt na kish sjellė

 

Tani

Edhe me lirinė  u ngopėm

 

Rrugėve tė jetės ecim si tretėsirė e ngopur

                                  

qershor 2013 –Prizren

 

 

(S)JAM VETVETJA

 

Kur matem me hijen e mėngjesit

Zemra mal me behet

Here ujė

 

Zeniti me zymton

 

Pėrmasa reale

Me kapit

 

Me kapit pėrpjekja

Pėr te qene vetvetja

 

Tiranė, 16 dhjetor 2014