Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 3 - ATHINA, NJĖ QYTET PĖRBALLĖ SOKRATIT

https://bota.al

ATHINA, NJĖ QYTET PĖRBALLĖ SOKRATIT

 

Nė vend qė tė merrte arratinė, Sokrati pranoi verdiktin, duke deklaruar se “i detyrohej pėr kėtė qytetit, nėn ligjet e tė cilit ishte edukuar me atė frymė qė e detyronte t‘u nėnshtrohej atyre ligjeve deri mė njė”.

 

 

 

* Mund tė kishte shpėtuar, tė arratisej i ndihmuar nga dishepujt e tij besnikė. Sokrati nuk e bėri sepse nuk do tė donte kurrė t’u kundėrvihej rregullave tė qytetit tė tij. Dhe ishte pikėrisht qyteti i tij qė e akuzoi: Athina demokratike kishte frikė nga ai njeri jo aq sepse kishte “shpikur” filozofinė, por sepse ishte ndėrfutur nė rregullat e demokracisė

 

* Nė vitin 399, kish vdekur nė burg edhe Sokrati. I detyruar tė pinte kukutėn, pas procesit ku ishte dėnuar me vdekje nga njė gjykatė athinase mbi bazėn e dy akuzave: mungesė besimi dhe korruptim i tė rinjve. Ishte shtatėdhjetė vjec. Pėr shkak tė atij dėnimi si dhe falė dialogėve ku Platoni ka pėrjetėsuar figurėn e tij, Sokrati ka hyrė nė histori si martiri par excellence i filozofisė, kampioni i mendimit tė lirė, viktimė e pafajshme e intolerancės. Filozofia Hannah Arendt, nė vitin 1956 do ta quante procesin ndaj Sokratit momentin kulmor tė “konfliktit mes politikės dhe filozofisė”. Por gjėrat janė mė tė thjeshta dhe mė tė ndėrlikuara nė tė njėjtėn kohė

 

Dera u hap papritur. Mysafiri u ndal, duke u lėkundur tek hyrja. Ishte i dehur dhe shoqėrohej nga njė flautist. Askush nuk e kishte ftuar. Por, i pacipė si gjithmonė, Alkibiadi ishte paraqitur nė shtėpinė ku dramaturgu Agaton po festonte njė fitore tė tijėn poetike. Ishte njė festė mes miqsh, njė strehė aristokratėsh tė rafinuar qė, duke shijuar verėrat mė tė mira, kishin kaluar disa orė duke dialoguar pėr temėn e erosit. Tani ishte vonė, tė ftuarit po pėrgatiteshin tė largoheshin. Po kush mund t’ia pėrplaste derėn nė fytyrė Alkibiadit, udhėheqėsi politik mė karizmatik dhe tėrheqės i kohės sė tij?

Megjithatė, Alkibiadi mbeti i habitur kur zbuloi qė, mes tė ftuarve tė tjerė, ishte edhe Sokrati. Njiheshin prej kohėsh: pesėmbėdhjetė vjet mė parė, duke e mbrojtur me mburojėn e tij, Sokrati i kishte shpėtuar jetėn nga njė kundėrsulm i armikut gjatė njė beteje nė koloninė korinthase tė Potideas, nė veri tė Greqisė. Sokrati ishte mėsuesi i tij, ishte njeriu qė e donte shumė dhe ishte njėkohėsisht i vetmi qė dinte ta vinte nė siklet. Ua rrėfeu vetė Alkibiadi tė pranishmėve: “Nėse nuk mendoni se jam njė i dehur i humbur, mund t’ju rrėfej efektin qė mė shkaktojnė diskutimet e kėti burri. Kur e dėgjoj, zemra mė kėrcen nė kraharor, dhe lotėt mė vėrshojnė nga sytė. Sepse mė detyron qė tė pranoj se mua mė mungojnė njė mijė gjėra por, nė vend qė tė mendoj pėr veten time, shkoj dhe merrem me politikėn e Athinės. Ėshtė i vetmi njeri pėrpara tė cilit unė kam ndier turpin, unė, qė injoroj vetė kuptimin e turpit”.

 

Prologu i procesit

Jemi nė Athinė, nė vitin 416 p.e.s. Kjo skenė ėshtė rrėfyer nga njė tjetėr dishepull i madh i Sokratit, Platoni, nė dialogun e tij Simpoziumi. Por, kur Platoni e shkruajti dialogun, disa dekada mė vonė, protagonistėt e festės nė shtėpinė e Agatonit kishin vdekur tė gjithė. Alkibiadi ishte vrarė nė moshėn 46 vjeē, nė vitin 404 p.e.s. duke dhėnė frymė nė krahėt e njė prej grave tė shumta qė e kishin dashuruar, Timandra. Edhe sot e kėsaj dite nuk dihet kush ka qenė porositėsi i vrasjes. Dihet vetėm qė disa vrasės e ekzekutuan me njė shigjetash ndėrkohė qė ndodhej nė mėrgim nė Frigia, mysafir i Mbretit tė Madh tė Persisė. 5 vjet mė vonė, nė vitin 399, kish vdekur nė burg edhe Sokrati. I detyruar tė pinte kukutėn, pas procesit ku ishte dėnuar me vdekje nga njė gjykatė athinase mbi bazėn e dy akuzave: mungesė besimi dhe korruptim i tė rinjve. Ishte shtatėdhjetė vjeē. Pėr shkak tė atij dėnimi si dhe falė dialogėve ku Platoni ka pėrjetėsuar figurėn e tij, Sokrati ka hyrė nė histori si martiri par excellence i filozofisė, kampioni i mendimit tė lirė, viktimė e pafajshme e intolerancės. Filozofia Hannah Arendt, nė vitin 1956 do ta quante procesin ndaj Sokratit momentin kulmor tė “konfliktit mes politikės dhe filozofisė”. Por gjėrat janė mė tė thjeshta dhe mė tė ndėrlikuara nė tė njėjtėn kohė. Ndoshta ēelėsi i vėrtetė i vdekjes sė Sokratit qėndron pikėrisht nė atė festė nė shtėpinė e Agatonit, nė atė takim aristokratėsh tė rafinuar. Sepse procesi ndaj Sokratit ishte edhe, dhe mbi tė gjitha, njė proces politik.

 

Athina e Sokratit

Sokrati lindi nė vitin 469, nga njė baba skulptor, Sofronisku dhe njė nėnė mami, Fenarete. Sokrati ishte njė autodidakt, u aftėsua dhe u ngrit nė nivelin e njė filozofi tė famshėm falė punės sė tij.

Sokrati nuk shkroi asnjė vepėr sepse siē thoshte ai, librat janė tė vdekur dhe nuk mund t’iu pėrgjigjen pyetjeve. Pėr tė mjeti kryesorė i komunikimit ishin bisedat e gjalla, dialogu me gjithkėnd dhe kudo, nė rrugė, nė shesh, nė gosti etj. Shumica e atyre, qė ne dimė pėr tė, ka qenė ruajtur nga tre bashkėkohėsit e tij tė shquar, Aristofani, Platoni dhe Ksenofoni.

Nga kėto burime del se Sokrati ka qenė njė gjeni, i cili pėrveē njė arsyetimi tė jashtėzakonshėm dhe rigoroz, zotėronte edhe njė ngrohtėsi personale dhe njė ndjenjė humori. Ai ka pasur njė trup tė fortė dhe zotėronte njė fuqi tė madhe fizike. Nė komedinė e tij “Retė”, Aristofani e pėrshkruan Sokratin si njė shpezė shtėpiake, qė tė bėn pėr tė qeshur me zakonin e tij tė rrotullimit tė syve, duke u referuar me ēapkėnllėk “nxėnėsve” tė tij dhe “dyqanit tė mendimit”.

Ndėrsa nga Ksenofani na vjen portreti i njė ushtari besnik, i cili kishte njė pasion pėr diskutime rreth bazave tė moralit dhe, i cili nė mėnyrė tė paevitueshme tėrhiqte tė rinjtė tė kėrkonin kėshillėn e tij.

Platoni e konfirmoi portretin e Ksenofanit dhe shtoi se Sokrati ishte njė njeri me njė ndjenjė tė lartė detyre dhe me njė pastėrti morale absolute. Megjithatė Sokrati u rrit nė njė periudhė tė artė, nė vitet e tij tė fundit atij iu desh tė shihte mundjen e Athinės nė luftė dhe tė mbyllte jetėn e tij nė burg nė vitin 399 p.e.s, nė moshėn shtatėdhjetė e njė vjeē.

Sokrati i shėrbeu me nder atdheut tė tij nė kėmbėsorinė e rėndė. Por vokacioni i tij nuk ishte ai i ushtarit. Nė njė Athinė qė, nėn udhėheqjen e Perikliut po rritej nė madhėshti dhe shkėlqim, ndėrkohė qė arkitektė dhe punėtorė po ngrinin kolonat e Partenonit, Sokrati iu dedikua zanatit tė filozofit. Madje, mė saktėsisht, e shpiku. Nuk ėshtė njė shpikje pa dhimbje. Dialogėt qė Sokrati mban me athinasit nuk janė aspak bashkėbisedime xhentėlmenėsh: pėrkundrazi, siē rrėfen biografi Diogjen Laercio, “bashkėbiseduesit e tij shpesh herė e merrnin me grushta ose i shkulnin flokėt”.

Ishin vite dramatikė. Nuk ėshtė rastėsi qė Platoni e vendosi dialogun e tij pikėrisht nė vitin 416 p.e.s. Menjėherė pas kėtij viti, nė fakt, pati njė kthesė radikale dhe tė trazuar nė historinė e Athinės. Qyteti kishte hyrė nė luftė nė vitin 431 p.e.s. kundėr rivales sė tij, Spartės. Nė vitin 421 p.e.s. ishte arritur njė armėpushim. Alkibiadi, ndonėse vinte nga njė familje shumė fisnike, paraqitej atėherė si udhėheqėsi i fraksionit demokratik ekstrem, i paduruar pėr tė rrėmbyer sėrish armėt dhe pėr t’i dhėnė frymėmarrje imperializmit athinas. Gjatė njė mbledhjeje dramatike tė ansamblesė, Alkibiadi kėrkoi votimin e njė ekspedite ushtarake kundėr Sicilisė. Ajo do tė pėrfundonte me katastrofėn mė tė rėndė ushtarake tė historisė sė Athinės. Por Alkibiadi atėherė nuk e dinte. Nuk dinte as qė nė atė ekspeditė ai nuk do tė merrte kurrė pjesė. Nė fakt nė vitin 415, ndėrkohė qė anijet triremėshe athinase pėrgatiteshin tė lundronin drejt Sicilisė, Alkibiadi u pėrfshi nė njė skandal qė e detyroi tė largohet nga polis-i, fillimisht nė Spartė dhe mė pas nė Persi.

Edhe nė kėtė rast, ashtu si do tė ndodhte me Sokratin, ēėshtjet fetare qėndronin prapa pėrplasjeve politike: thuhej se Alkibiadi kishte organizuar nė shtėpinė e tij njė parodi tė tė shumėnderuarve Mistere tė Eleusit; u akuzua se kishte marrė pjesė nė dėmtimin e busteve tė perėndisė Hermes (Hermet, e vendosur nė kryqėzimet e rrugėve kryesore), tė gjymtuara tė gjithė nė njė natė tė vetme tė nėntorit 415, nė atė qė supozohej se ishte prova gjenerale e njė komploti oligarkik kundėr demokracisė. Dėbimi i Alkibiadit dhe humbja nė Sicili e futėn nė krizė Athinėn. Klikat oligarkike arritėn qė pėr disa kohė tė drejtonin institucionet demokratike duke i nėnshtruar ata pėr pak kohė nėn kontrollin e organizmave tė ngushtė. Lufta kundėr Spartės u rindez. Nė njė moment tė caktuar, nė kaosin e pėrgjithshėm, vetė Alkibiadi u thirr prej popullit si shpėtimtar i atdheut. Por situata ishte kompromentuar tashmė. Ndėrkohė qė Alkibiadi rimerrte rrugėn e mėrgimit, trupat spartane po e shtrėngonin Athinėn nė njė morsė gjithnjė e mė tė ngushtė. Flota, burimi i fundit i athinasve, arriti tė sigurojė njė fitore ekstreme, tė papritur nė ishujt Arginuse, sot ishujt Alibej, nė rripin detar mes Lesbos dhe Turqisė sė sotme. Por gjykata nė Athinė nė mėnyrė tė pabesueshme vendosi qė tė dėnonte me vdekje admiralėt fitimtarė, me akuzėn se nuk kishin shpėtuar marinarėt e mbytur. Njė akuzė qė ishte parashtruar pėr tė kėnaqur nė mėnyrė demagogjike popullin (marinarėt i pėrkisnin shtresave mė tė ulėta tė shoqėrisė). Njė prej tė paktėve qė iu kundėrvu me kurajė dėnimit, i mbėshtetur nė mėnyrė histerike nga njė pjesė e madhe e opinionit publik, ishte pikėrisht Sokrati.

Dhe nė atė moment, ndoshta, filozofi i shtoi ndoshta edhe njė gradė shkallės qė do ta ēonte nė dėnimin me vdekje. Athina nuk kishte mė shpresa. Nė vitin 404 p.e.s. spartanėt hynė nė qytet duke i dhėnė fund njė konflikti pothuajse tridhjetė vjeēar. Vendosėn aty njė qeveri kukull, tė ashtuquajturit Tridhjetė Tiranėt. E udhėhiqte njė tjetėr aristokrat antikonformist, poet shumė i rafinuar dhe autor tragjedish. Quhej Kricia dhe ishte edhe ai njė dishepull i Sokratit, gjė kjo qė me siguri nuk do tė shpėtonte po e vėnė re athinasit. Qeveria e Kricias ra vetėm pas pak muajsh, nė vitin 403, prej vetė mizorisė sė saj. Tė dėbuarit u rikthyen nė qytet dhe u rivendos demokracia. U dekretua njė amnisti, e para e llojit tė vet, qė garantoi pandėshkueshmėrinė pėr krimet e kryer gjatė luftės civile.

Por, sidoqoftė mbeti njė farė pakėnaqėsie pėr atė qė shihej tashmė si mėsuesi i keq i shumė udhėheqėsve pa skrupuj qė kishin shkaktuar zemėrim gjatė viteve tė fundit. Sokrati, padyshim, e ndiente kėtė gjė. Qė nė vitin 424 Aristofani (qė ndonėse duhej tė ishte njė miku i tij, duke qenė se Platoni shkruan se ishte edhe ai pjesėmarrės nė festėn e famshme), e kishte paraqitur, nė komedinė “Retė” si njė sharlatan grotesk qė mat kėmbėt e pleshtave dhe rri ulur nė njė kosh plehėrash tė kthyer pėrmbys, nė ajėr, pėr tė vėzhguar mė nga afėr qiejt. Finalja e ligė e komedisė ėshtė me njė zjarr tė madh ku Sokrati dhe dishepujt e tij vdesin tė shkrumbuar.

 

 

Akuza

Procesi, qė u zhvillua nė vitin 399 p.e.s. ishte pra vetėm rezultati pėrfundimtar i njė sfide tė gjatė mes Sokratit dhe Athinės. Akuza u paraqit nga tre persona: Aniti, Meleti dhe oratori Likon. Nga kėta tre personazhe, njohim pak Anitin: dimė qė ishte njė udhėheqės i moderuar i palės demokratike, qė kishte marrė pjesė nė rezistencėn kundėr Tridhjetė Tiranėve dhe kishte qenė njė prej promotorėve tė amnistisė sė vitit 403 p.e.s.

Akuza, siē na ėshtė pėrcjellė nga njė tjetėr dishepull i Sokratit, shkrimtari Ksenofon (njė oligark ekstremist, armik i deklaruar i demokracisė) dhe nga Diogjen Laercio ishte kjo: “Sokrati ėshtė pėrgjegjės se nuk beson tek perėnditė nė tė cilėt beson qyteti (polis-i) dhe prezanton hyjno tė tjera dhe tė reja. Veē kėsaj, ėshtė fajtor pėr korruptim tė tė rinjve. Dėnimi i kėrkuar: vdekja”.

Bėhet fjalė pra pėr dy akuza qė bėjnė dallim mes tyre. E para i referohet njė krimi tė paraqitur sė fundmi nė Athinė, krimi i “asebeias” qė pėrgjithėsisht pėrkthehet me “mungesė besimi”, por qė ka njė spektėr mė tė gjerė tė domethėnies sė tij: tregon nė fakt, nė pėrgjithėsi, mungesėn e respektit kundrejt normave dhe zakoneve, jo vetėm atyre ngushtėsisht fetare, tė pranuara nga qyteti. Akuza e dytė ishte shumė transparente. Ata tė rinj qė Sokrati kishte “korruptuar” ishin Alkibiadėt dhe Kriciat. Ksenofoni, njė tjetėr i ri “i korruptuar” thotė se akuzuesit thoshin nė mėnyrė eksplicite se Sokrati kishte edukuar nė tė njėjtėn kohė “mė tė papėrmbajturin, mė arrogantin dhe mė tė dhunshmin ndėr ata qė militonte nė anėn e demokracisė” (Alkibiadin) dhe “mė hajdutin dhe mė gjakatarin mes oligarkėve” (Krician). Procesi u zhvillua nė Agorėn e Athinės, zgjati vetėm njė ditė, gjithēka nė dhjetė orė.

 

Mbrojtja e filozofit

Strategjia e mbrojtjes ėshtė e njohur pėr ne, pėrveēse nėpėrmjet Ksenofonit, edhe nga e famshmja Apologji e Sokratit me autor Platonin. I akuzuari sfidoi nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė akuzuesit e tij duke mohuar ēdo akuzė. Tha se kishte respektuar gjithmonė perėnditė e qytetit dhe u pėrpoq tė dallohej nga dishepujt e tij tė pamatur. I kujtoi gjykatės edhe pėrplasjen e tij tė fortė me Krician: kur tirani i kishte kėrkuar qė tė arrestonte njė kundėrshtar politik, gjeneralin Leone tė Salaminės, ky kishte refuzuar, duke shkuar nė shtėpi nė pritje tė ndėshkimit tė pashmangshėm. “Dhe do tė kisha vdekur pa dyshim”, tha Sokrati, “nėse qeveria e Tridhjetė Tiranėve nuk do tė kishte rėnė pak kohė mė pas”. Pėrpjekja pėr tė ndarė pėrgjegjėsitė e tij nga Kricia nuk ėshtė se shndėrrohet nė pranim tė ortodoksisė demokratike: pėrkundrazi, kur u drejtohet gjykatėsve, Sokrati pėrdor shprehje si “partia juaj popullore”, duke lėnė tė kuptohet pra qė ai militon nė njė tjetėr front.

Trupi qė po gjykonte filozofin ishte njė gjykatė popullore e formuar nga 501 vetė tė tėrhequr me short nga njė listė prej 6000 vetėsh. Shorti ishte njė prej elementėve thelbėsorė tė sistemit demokratik athinas nė formimin jo vetėm tė gjykatave, por edhe tė gjithė organeve tė qeverisjes. Megjithatė, nė situatėn nė tė cilėn ndodhet Sokrati vendos qė tė kundėrshtojė pikėrisht mekanizmin e shortit: sepse, argumenton ai, duhet qė tė zgjedhim me short njė qeverisės kur nuk zgjedhim me short, por nė bazė tė zotėsisė, njė flautist apo njė arkitekt, profesione nė vetvete mė pak tė rėndėsishėm se si i qeverisėsit? Kėto sulme frontalė ndaj logjikės sė demokracisė sė Athinės nuk mund tė mos irritonin jurinė. Kjo, siē dėshmojnė Platoni dhe Ksenofoni reagoi ndaj vetėmbrojtjes sė Sokratit me britma tė pėrsėritura. Mė shumė se njė herė strategjia mbrojtėse e Sokratit ishte provokuese, pothuajse tallėse.

Praktika gjyqėsore athinase parashikonte qė nė fillim tė kishte njė sentencė tė dėnimit dhe mė pas njė vendim tė mėtejshėm ku pėrcaktohej dėnimi. I akuzuari kishte tė drejtėn e fjalės para tė dy sentencave. Dėnimi erdhi. Ishte i sigurt e madje Sokrati u befasua kur pa sa njerėz kishin votuar nė favor tė tij. Nga 501 gjykatėsit, plot 220 ishin shprehur pėr faljen e tij: “Mjaftonte qė tridhjetė vetė tė ndryshonin mendim, dhe unė do tė isha liruar”. Nė kėtė pikė, megjithatė, duhej tė shprehej pėr ndėshkimin. “Ndėshkimi im?”, tha Sokrati gjatė fjalimit tė tij tė dytė. “Unė, pėrgjatė tė gjithė jetės sime, jam pėrpjekur tė mėsoj ēdo njeri qė tė jetė vėrtetė me virtyte dhe i ditur. Pra, duhet tė mė jepni njė ēmim si mirėbėrės i kėtij qyteti. Propozoj pra qė pėr mua tė ofrohet qėndrimi i pėrjetshėm nė Pritaneo”. Nė Pritaneo, ushqeheshin me shpenzime tė qytetit qytetarėt e mirė, pėr shembull fituesit e Lojėrave Olimpike. Sokrati pra, sfidon edhe njė herė jurinė. Vetėm prej kėmbėnguljes sė dishepujve tė tij, ai heq dorė nga kėshilla tė tjera dhe deklaron nė fund se ėshtė i gatshėm tė paguajė njė gjobė tė majme, qė vetė dishepujt e tij me Platonin nė krye do ta mblidhnin. Por tashmė durimi i jurisė kish arritur fundin: sipas kėrkesės sė akuzės, Sokrati u dėnua me vdekje.

 

Dėnimi

Kishte mundėsi tė arratisej, dhe tė gjithė prisnin qė ta bėnte njė gjė tė tillė. Ishte praktikė jo e rrallė qė njė i dėnuar me vdekje merrte rrugėn e mėrgimit pėrpara ekzekutimit. Edhe akuzatorėt e tij do tė ishin tė kėnaqur. Dishepujt kishin organizuar tashmė largimin, por Sokrati, sipas rrėfimit tė Platonit, vendosi tė qėndrojė nė burg. Ligji i qytetit, tha ai, duhej tė respektohej, edhe pse ishte i padrejtė. Ishte kjo zgjedhje qė dekretoi triumfin e tij tė pasvdekjes dhe qė bėri tė lindė legjenda e tij. Mbeten ende shumė pika tė errėta. Vetė rrėfimet e Platonit dhe Ksenofonit kanė divergjenca nė shumė pika. Ndoshta shpėrtheu, nė procesin e vitit 399, njė pėrzierje ankesash dhe ndjenjash qė shumė shpejt do tė davaritej vetė. Njė historian i shquar, Moses Finley, ka vėnė nė dukje se si Platoni, i cili ishte njė antidemokratik shumė mė i tėrbuar se sa mėsuesi i tij dhe ishte njėkohėsisht njė njeri i afėrt i Kricias, qėndroi mė pas nė Athinė i pashqetėsuar, duke hapur madje nė vijim edhe njė shkollė filozofie.

Sigurisht, nė rastin e Sokratit nuk ishte problemi a konflikt ideal mes politikės dhe filozofisė, i ēmuar nga Hannah Arendt, nė gjurmėt e personaliteteve tė mėdhenj si Voltaire apo John Stuart Mill. Prapa procesit ndaj Sokratit ishte mė tepėr ashpėrsia gjakatare e luftės politike nė Athinė nė fundin e shekullit V p.e.s. Dhe ndoshta, ato festa elitare mes aristokratėve, qė pėrēmonin demokracinė dhe rregullat e saj, si takimi nė shtėpinė e Agatonit, do tė kenė peshuar shumė mė tepėr se ēfarėdolloj spekulimi filozofik.

 

… Apo faji i arrogancės?

Gjyqi famėkeq i filozofit tė madh grek, Sokratit, konsiderohet prej kohėsh si njė prej rasteve tė para dhe dramatike tė gabimeve gjyqėsore, duke ēuar drejt vdekjes atin e filozofisė perėndimore. Sokrati u akuzua pėr “fyerje” dhe “korruptim tė rinisė” nė vitin 399 Para Krishtit – akuza tė cilat nga historianėt konsiderohen si tė sajuara prej bashkėqytetarėve qė e paragjykonin – dhe u detyrua tė vetekzekutohej duke gėlltitur lule kukute (njė lloj bime helmuese). Por njė profesor i Universitetit Kembrixh ka mbėrritur nė pėrfundimin se gjyqi i Sokratit ishte i drejtė nga pikėpamja ligjore dhe se akuzat ndaj tij qėndronin. Pėr mė tepėr, profesor Pol Kartlidxh mbėshtet idenė se Sokrati praktikisht e provokoi vetė dėnimin me vdekje.

Nė librin e tij, “Mendimi politik i Greqisė sė Lashtė nė praktikė”, profesor Pol Kartlidxh hedh poshtė idenė e atyre politikanėve e historianėve qė e konsiderojnė prej kohėsh gjyqin si faktin e pakundėrshtueshėm qė demokracia mund tė degjenerojė nė vullnetin e gabuar tė masave. Pėr tė shembulli i Sokratit nuk ėshtė i tillė. “Tė gjithė e dinė se ishin grekėt ata qė e sajuan demokracinė, por nuk bėhej fjalė pėr atė demokraci qė njohim ne sot, dhe si rezultat i kėsaj ne e kemi lexuar keq historinė”, thotė profesori. “Akuzat qė u ngritėn ndaj Sokratit mund tė na duken neve qesharake, por nė Athinėn e lashtė i shihnin si qėndrime nė tė mirėn e tė gjithėve”.

Nė libėr profesor Pol Kartlidxh vė pikėpyetje mbi opinionin tradicional, sipas tė cilit Sokrati ishte viktimė e betejave tė brendshme politike. Historianėt e ndikuar nga mendjet e lashta, pėrfshi kėtu Platonin, i qėndrojnė idesė se kritikat e hapura qė Sokrati u drejtonte politikanėve tė lartė grekė i kishin krijuar shumė armiq, tė cilėt pėr ta bėrė tė heshtte ngritėn mė kėmbė atė farsė gjyqėsore ku u akuzua pėr fyerje e korruptim. Historianė tė tjerė mendojnė se mėsimet e Sokratit nxisnin rebelime politike dhe se pėrmes atij gjyqi filozofi u bė shembull pėr tė shuar mendimet disidente nė shoqėrinė e Athinės sė lashtė.

Pėr profesor Pol Kartlidxh, Sokrati vuri nė dyshim autoritetin e shumė zotave tė shoqėrisė athinase, duke deklaruar se udhėhiqej nga “dimononi” i tij i brendshėm, njė term me tė cilin mund tė ketė dashur tė pėrkufizojė “intuitėn”, por qė mund tė interpretohet njėherėsh si njė ndikim i errėt e i mbinatyrshėm, gjė qė mund tė ketė shkaktuar zemėrimin e bashkėqytetarėve tė tij.

Akuza pėr “fyerje”, sipas profesorit tė Kembrixhit, mund tė jetė krejtėsisht e pranueshme nė njė demokraci tė varur thellėsisht te besimi ndaj zotave pėrkatės. Akuzat paraqiteshin nga prokurorėt amatorė pėrpara njė jurie tė pėrbėrė prej 501 qytetarėsh tė zakonshėm “me emėr tė mirė”, tė cilėt vepronin nė emėr tė asaj qė e konsideronin tė vlefshme pėr interesin publik. Nėse prokurorėt mund tė sillnin prova tė mjaftueshme pėr tė vėrtetuar se i akuzuari ishte pėrgjegjės pėr cenimin e asaj qė konsiderohej si e mira e pėrgjithshme, kishte shumė shanse qė tė gjykohej fajtor.

Autori gjithashtu beson se Sokrati “e kėrkoi” vetė dėnimin me vdekje. Nėn sistemin e Athinės sė lashtė, nė gjykime tė kėtij lloji, i akuzuari gėzonte tė drejtėn tė zgjidhte formėn e ndėshkimit. Fillimisht Sokrati tha se duhej shpėrblyer nga juria e jo dėnuar dhe sugjeroi njė ndėshkim tepėr tė lehtė.

Ndėrkaq, anėtarėt e jurisė nuk e shihnin aspak ēėshtjen me shaka si ai dhe kaluan te dėnimi me vdekje. Nė vend qė tė merrte arratinė, Sokrati pranoi verdiktin, duke deklaruar se “i detyrohej pėr kėtė qytetit, nėn ligjet e tė cilit ishte edukuar me atė frymė qė e detyronte t‘u nėnshtrohej atyre ligjeve deri mė njė”.

Profesor Pol Kartlidxh mė tej shpjegon: “Nuk ke si e mohon trimėrinė dhe ndjenjėn e tij qytetare, madje mund tė konsiderohet si njė hero intelektual. Por ideja se vetė Sokrati ishte i pafajshėm dhe u dėnua nga lajthitja e masave, ėshtė e gabuar. Nė sytė e athinasve, duke e nxjerrė jashtė skene, shoqėria ishte pastruar dhe forcuar”.

Profesoresha Enxhi Hobs, filozofe nė Universitetin Uaruik, ėshtė e mendimit se gjithsesi ēėshtja e Sokratit duhet parė e lidhur ngushtė me interesat politike. Dhe vėren: “Nėse dikush vendos pikėpyetje mbi ēėshtjen e tij gjyqėsore, apo mbi faktin qė ai ishte apo jo plangprishės, kjo ėshtė e gjitha pėr t‘u debatuar. Sokrati kishte tėrhequr mbi vete zemėrimin e njerėzve tė fuqishėm e me pushtet. Ishte i ashpėr dhe i patakt. Filozofėt shiheshin si tė rrezikshėm nė atė kohė dhe Sokrati nuk ishte i vetmi qė u gjet nė telashe. Athinasit kishin tė drejtė tė ndiheshin disi tė shqetėsuar nga tezat e tij, qė i shtynin tė rinjtė tė mendonin me kokėn e tyre”.

Ndėrkaq bie dakord nė pikėn qė Sokrati nuk “kishte pse tė vdiste” dhe se ia bėri jurisė thuajse tė pamundur ēdo pėrpjekje pėr tė shmangur dėnimin me vdekje. Kur rojet e burgut i lanė tė kuptonte se qenė tė gatshėm ta lejonin tė arratisej, ai refuzoi. “Sokrati donte tė kthehej nė njė lloj martiri tė filozofisė”, vazhdon profesoresha Hobs. “Sipas Platonit, ai mbajti njė fjalim tepėr arrogant pėrpara trupit gjykues, duke thėnė ‘jo tė mė dėnojnė, por duhet tė mė jenė mirėnjohės pėr sa i kam ndihmuar tė pastrojnė shpirtrat, duhet tė mė sigurojnė ushqimin pėr sa kohė tė jem gjallė‘”.

Profesoresha Meri Bėrd, eksperte e epokės klasike nė Universitetin e Kembrixhit, shton: “Ne kemi investuar tek ai, e kemi ngritur Sokratin nė piedestalin e mendimtarit tė lirė qė u qėndron ideve tė veta deri nė vdekje. Kėtė e kemi bėrė sigurisht nė masėn mė tė madhe falė Platonit. Por po t‘i pėrmbahemi asaj qė ishte Athina nė atė kohė, dėnimi mund tė konsiderohet i drejtė”. / NG History