Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Alketa S. Caca

ALKETA STEFANIA CACA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

ALKETA STEFANIA CACA

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

            Ėshtė e lindur nė vitin 1972 nė Korēė.

            Ka mbaruar shkollėn e mesme tė pėrgjithshme "Themistokli Germėnji" dhe ėshtė nėna krenare e Kristit 26 vjeēar. 

            Alketa jeton dhe krijon prej 6 vjetėsh nė Melbourn, Australi. 

            Ka botuar librin e saj tė parė me poezi nė shtator 2016 titulluar "Si vdes njė grua".

            Nė Nėntor 2016, poezia me titull "Ati ynė pse na ke braktisur" marrė nga ky vėllim me poezi, ėshtė vlerėsuar fituese e ēmimit ndėrkombėtar "Frank Bardhi".

            Aktualisht, Alketa ndjek kursin "Poezi e literature" pranė Council of Adult Education, nė Melbourne - Victoria dhe po pėrgatit vėllimin e saj tė dytė me poezi.

 

 

 

 

 

ATI YNĖ, PSE NA KE BRAKTISUR?

 

Nuk dua tė luftoj me ty Zoti im,
bota ka ngelur pa mėngjes,
nata mban peng yjet,
sy tė dehur gromėsijnė nė kazane plehrash,
shitėsin e luleve po e dėbojnė nga qyteti,
miza si vampire pėshtyjnė vagina qorre,
mbi plagė qensh ulet urrejtja e lotit.

Zoti im,
bota ka ngelur pa nerv, pa muskul,
ujqėrit shėtisin serbes nė piaca dėshmish,
pirgje me kocka thatanike zihen me gurė,
prifti dhe njė hoxhė i moēėm
mbajnė shėnim emrat e vdekjes,
qielli nga lart vajton psalmet e shenjtėrve.

Zoti im,
Kurvėria dendet me mish e raki,
kamja e mullirit bluan pantallona burrash,
korbat ngushėllojne kamxhikėt e lodhur,
nuk gjendet balsam pėr jetėn qė dergjet,
turma tė kėrrusura presin lindjen e diellit.

Zoti im,
nuk mundem tė luftoj me ty,
bota po zhegėrlitet nga pabesia,
po zbres poshtė,
shumė poshtė tokės sė errėt,
tė pres Zotin e fjalės,
pėr 7 ditė Zotin e zjarrit.

 

 

ĖSHTĖ   ORA...

Ėshtė ora tė shkruaj,
tė bėj njė ponē portokalli,
tė ndez njė cigare Davidoff,
nga flaka e qirinjve me aromė dardhe.

Do shkruaj,
pėr kuaj blu, tė zinj, tė murrmė,
pėr qyqen kur e mallkojnė dhimbjet e yjeve,
pėr ėndrrat e shkurtra, tė dalldisura,
pėr belbėzimet e mpira.

Do shkruaj pėr Shakespeare-n,
pėr metaforat sensuale,
pėr Sappho-n e dėshpėruar qė dashuronte
netėt e bardha binjake,
nė breg tė detit rrethuar me korba lakuriqe.

Ohh, po afron ora tė bjerė kambana,
ajo, qė zgjon nga varrezat kureshtjen,
duke ēliruar rėnkimet e natės,
e djeg leshrat e mjegullės me temjan dehės
para kungimit tė trupit hakmarrės.

Ėshtė ora tė shkruaj,
pėr heshtjen e kuqe tė pėrqeshur
nga hija e gishtave mbi buzė,
pėrzier me lėngun e gjetheve tė fundit,
nė kopshtin me jargavanė. 

Ėshtė ora tė fle,
pėr ėndrra tė rčja...


TĖ SHKRUASH KUNDĖR DĖSHIRĖS 

Po shkruaj i dashur kartolinėn e fundit,
( ti, i ke ruajtur tė gjitha qė tė kam dėrguar). 
E di, Krishtlindjet janė larg,
nuk mund tė pėrfundoj urimin e rradhės,
mė pengojnė gishtat e mpira.
Ēdo ēast jam vetėm,me vetminė e grumbulluar. 
Koha ėshtė e ftohtė,shiu nuk bie mė si mė parė.
Pikat e tij tė ėmbla,kanė gjetur prehje
tek njė shpirt tjetėr.
Dorėzohem pikėllimit,
e nuk dua askush tė mė qortojė pėr kėtė. 
Ti e di,unė jam besnike e lotėve
shkaktuar nga telashet e zemrės,
ēdo vjeshtė.
O perėndi, sa e dua vjeshtėn, 
por ajo kurrė nuk mė kursen dhimbjen,
po shkruaj i dashur kundėr dėshirės.
Kjo kartolinė do tė jetė me tė vėrtetė e fundit.
Aktet e marrėzisė,
i kam paketuar e lidhur me fiongot qė i bleva
tek kinkaleria e zonjės Potter.
Ajo, sikur tė mi kishte lexuar mendimet,
mė pyeti: vajzė  e mbarė,
e di ēdo tė thotė njė kartolinė 
me imazhin e njė gruaje qė mban
njė trėndafil tė bardhė, tė vyshkur, nė dorė?


TURRĖ DRUSH...

Kam mall pėr veten,
kur ditėt ngjanin me flamuj tė bardhė,
kur rrija me orė tė tėra nė ballkonin e shtepisė
e thithja aromėn e drurėve tė stivuar,
pėrzierė me sapunin larės tė rrobave.
Kam mall pėr vitet,
kur nuk e njihja luftėn me veten,
kur kungullin
e krahasoja me diellin e bukur tė mėngjesit,
ndėrsa shiun me zukamėn e bletėve 
deri sa gjumi mė rrėmbente pėr ėndrra...

Malli pėr veten mė ka braktisur,
ecen vetja mbi perona tė holla,
hurmat kalben duke pritur t'i ha,
nuk e dinė gjithashtu qė unė harroj tė vadit
borzilokun nė poēen e vogėl pranė ēezmės.
Harroj tė trukohem,
harroj tė ndihem femėr 
e kėshtu ditėt ngjajnė me njė kaktus tė tharė,
vetja ime pėrplaset me hijet e hijeve,
violat nuk kanė shkėlqim 
nė gotėn qė mban shkronjėn e emrit tim.

Kam mall pėr zemrėn
qė fle nė varrezat pranė detit,
rrethuar me valėt e grunjta tė moshės.
Mall pėr sytė jeshile
qė mė puthnin dhimbjet nė heshtje,
pa kėrkuar lėkurėn time si shkėmbim
frikėsuar si hėna kur e gėlltit pabesia.
Kam mall pėr veten, 
pėr sandalet qė mė blinte mamka
nė ditėn e lindjes 
dhe nga gėzimi i mbaja poshtė jastėkut....


ZEMĖR, ZEMĖR...

Zemėr qorre,
eh sa dashuron, 
tė pėlqen loja e petaleve.
Ti e di, qė nuk do jetosh,
mė shumė se sherret e mia,
as sa kėrcenjtė e shtrembėr tė luleve.

Zemėr budallaqe
i shkruan letra dashurisė,
kur qielli i shtrin yjet pėr gjumė,
kur deti vallėzon mbi vela anijesh,
kur e verdha e hėnės dalldiset
nxjerr si e ēmendur majat e gishtave tej errėsirės,
e gėrmėzon epshin mbi buzėt e mėngjesit. 

Ah ti zemėr qė mė zgjodhe,
je si penda e vjetėr e Dantes.
Mė lėr tė lumturohem.

 

PILIVESĖS

Nė ē'ishull,
ėshtė burgosur rruga,
pėr tė ardhur tek ti?
Bie shi i kripur,
mbi xhaketėn time tė zezė,
ca fije floku tė kokolepsur,
ēelėn ca petale tė purpurta.
Nesėr mbase e gjej shtegun
e rrugės sė artė.
Sot njė pikė e errėt,
mė ngacmon tė zvogėloj qiellin
e ėndrra pėr tė arritur tek ti,
mė humb tė rrahurat e zemrės.
Zjarri digjet brenda meje,
flakėt shkėlqejnė frymėzimin,
duke pėrvjedhur ritmin e ēmendurisė
e nata nėn akrepa magjistare,
duket e bukur si njė muzė.
Pilivesa nė shallin tim,
udhėton pėr tė ardhur tek ti,
lėkundur e pėrkundur nga unė,
tek unė, pėr ty...


PARFUM I MURRMĖ TRISHTIMI 

Buzėt nuk fishken mė si mė parė
sa herė i pikas tė klithin,
duke gėrmėzuar fjalėn "tė dua".
Si stoli nusėrie rreth syve,
mė vargėzohen rrudhat
kur tė mendoj.
Sa herė pėrmallohem
e zbut pakėz inatin,
por njė cėrritje kokėshkrepse
ėshtė gjithnjė gati,
pėr tė pėrzhitur ngacmimin e etheve,
tė sė djeshmes
qė mė kujton pėrqafimet.
Hyj nė sherr me veten,
kur mėrmėrit emrin
nė pjesėn e krevatit
me aromėn tėnde.
Rrotullohem si mbi njė pistė
bardh e zi,
duke ējerrė pasionin
mes afshit tė nxehtė,
e mbjell mbi ēarēaf
copėza kėmishe tė grisur nga vetmia.
Ndiej dhimbje nė gjithė qenien,
nga nginja me ofshamat e tua
qė kullonin nėpėr damarėt,
ndėrsa tani mendoj si tė hakmerrem.
Jo, ndaj teje jo,
por ndaj zemrės
qė nuk zevendėson dashurinė. 

Ngrihem me marrje mendsh,
sepse thellė brendėsisė sime
vdes diēka nga trishtimi,
dhe rrėshqet mbi trupin tim.
Dal nga shtėpia
pėr tė nisur ditėn,
njė erė e murrme lundron nėpėr rrugė.
Shpejtoj hapat...


 

BIE  DHE  NGRIHEM

Ndihem e huaj brėnda vetes.
Qeshja dhe pėrqeshja
ulen nė tryezė,
shtyhen pėr tu ngopur
e shkrirė,
si trėndafili mbi buzė.
Flasin e dehen
me verė tė thartuar.
Pastaj prapė i merr uria,
njė uri pėrbindshe
e lakmuar si floriri.
Nuk duan tė dinė,
pėr pushtetin e dashurisė,
por me epshet e ēastit,
takohen si me perėnditė.
Rendin tė kapin,
ēmimin e shitjes
pėr thikat mė tė mprehta,
nga kasapi mė i vjetėr i qytetit.
Po qesh,
qeshja me pėrqeshjen.
Pėrqeshja po qan,
kur kufoma e parė e zhgėnjimit
ra nė duart e qeshjes. 

Nuk jam mė e huaj brenda vetes,
ku rreziku dhe gėnjeshtra
shtrihen nė shtrat,
e duan t'mė mbytin zėrin,
me gjarprin fshehur,
mes gjetheve tė hardhisė.

Jam vetja brenda vetes,
ulur nė tryezėn prej drurit tė arrės,
e qėroj njė portokall
duke kundruar tutje,
mė tutje se qielli
qė bie nė kopsht,
ku zambakėve tė bardhė
u mungojnė petalet,
nga rrebeshi i natės.

Makina ime shket
mbi bulevardin e madh,
rrezet e diellit,
mė ndjekin qėllimshėm.


KOHĖ PĖR PUTHJE...?

 

Erdhi dhurata qė prisja,
mbėshtjellė me letėr pishe,
pulla e postimit e pikturuar,
me gjurmė kėmbėsh.

Brenda ka njė karficė flokėsh,
gjysma argjend,
gjysma tjetėr prej gishtash
dhe, njė lodėr e vjetėr druri.

Ka njė pendė dallėndyshe,
ca fije enkas tė shkėputura,
lyer me ngjyrėn e syve,
buzėve tė mia, tė lidhura nyje.

Nė njė filxhan tė thurur,
nga dromca qumėshti,
ora jote e dorės pa akrepa,
mbuluar me shallin e gushės.

Nėn kumbonzėn e kristaltė,
kishte tė fshehur letrėn,
tė shkruar nxituar,
me fjalė cimbithėse...

E dashur,
do tė puth,
kur tė kem kohė...

 

 

NĖ TĖ DYZETEPESTĖN SEKONDĖ

 

ĖSHTĖ E ENJTE 1…

 

Nė tė dyzetepestėn sekondė,

zėri yt mė ēik,

mė grish,

mė mposht,

me ėmbėlton.

 

Zėri yt,

nė tė dyzetepestėn sekondė,

mė kurorėzon me gardenja,

kopshtin tim

qė pėrhap flluska drite nė ajėr.

 

Zėri yt,

si engjėll lajmėtar,

mė mbėrthen klithmėn e lutjes,

mė trazon hiret e diellit,

mė kėndon,

baladėn e luleve tė qershorit.

 

Zėri yt,

mė puth,

mė shtrydh retė qumėshtore.

Nė, tė dyzetepestėn sekondė,

zėri yt,

merr ngjyrėn e shtegut tė puthjes.