Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji - Prezantimi, ēelėsi i njė suksesi

Shkruan: Doriana METOLLARI

www.hermesnews.org

      

Nga cikli, "Gruaja nė Karrierė"

 

 

 

PREZANTIMI, ĒELĖSI I NJĖ SUKSESI

 

 

 

Mesazhi i trupit ėshtė shume i rėndėsishėm dhe duhet tė pėrkojė me atė qe po thoni.

  

 

 

            Kur vėzhgoni dikė, filloni gjithnjė nga gjestet qe janė me te lehta pėr t’u vene re, sepse japin njė mesazh shumė mė tė fortė dhe tė menjėhershėm. Ja perse dua t’ju flas sot, dua t’ju flas pėr ato lloj gabimesh qe bien menjėherė nė sy tek te tjerėt e qe bėhen pa dashur, vetėm sepse u janė bėrė zakon, por qė japin idenė e profesionalizmi tė mangėt.

            Nė dukje janė gabime tė lehta, por nė asnjė rast nuk duhet t’i neglizhoni, sepse tė marra tė gjitha sė bashku, kontribuojnė pėr shkatėrrimin e ngadaltė tė imazhin tuaj.

            Ashtu siē e kam thėnė disa herė, nėse mendoni se njė kolegu juaj merr njė post mė tė lartė sepse ishte mė i aftė, e keni gabim, ai ose ajo, i ka krijuar mundėsitė vetes pėr tė bėrė karrierė, sepse posedojnė mire kompetencat e tyre dhe japin mesazhin e duhur tė tjerėve. Kompetenca ėshtė vetėm njė prej kėrkesave qe ju kėrkohen, le te themi e rėndėsishme, por jo e vetme.

            Sipas statistikave 55% e besueshmėrisė bazohet tek pamja e jashtme, 38% tek mėnyra e te shprehurit, dhe 7% tek ajo ēfarė thoni. Nėse nuk keni pamjen e duhur nuk do tė merreni asnjėherė si duhet ne nivelin profesional, dhe pse jeni inteligjent e te kulturuar.

            Por, pėr fat  tė mirė, prezantimi  ėshtė njė prej gjerave mė tė lehta pėr t’u korrigjuar, duhet shume pak pėr t’u dukur profesionist, tė aftė dhe kompetent.

 

            A merreni seriozisht?

 

            Nė njė seminar pėr lidershipin e gruas po diskutohej sesi gratė mund tė arrinin tė merreshin seriozisht nga te tjerėt. Shpesh ju dukej se koleget nuk i merrnin mesazhet seriozisht, ndoshta sepse teksa flisnin, bėnin njė buzėqeshje tė papėrshtatshme, ndonjė gjest vend e pa vend, me njė fjalė arsyet mund tė jenė tė shumta.

            Vajzave u mėsohet te buzėqeshin mė shumė sesa meshkujve qė kur janė fėmije. Mos me keqkuptoni, me kėtė nuk dua tė them se nuk duhet te buzėqeshni, por kini kujdes. Buzėqeshni nė mėnyrė qė tė korrespondojnė gjesti me atė qė thoni.

            Nuk duhet te merrni njė pamje fikse, e rėndėsishme ėshtė te mbani njė lidhje mes asaj qe po thoni dhe shprehjes se fytyrės suaj. Mesazhi i trupit ėshtė shume i rėndėsishėm dhe duhet tė pėrkojė me atė qe po thoni. Me para se te transmetoni njė mesazh serioz, bėni disa prova para pasqyrės. Nuk ėshtė gjithēka por me siguri do t'ju shėrbejė. Buzėqeshja ėshtė e rėndėsishme. Ajo mund t'a sheqeros mesazhin tuaj ose ti japė me shume force atij.

 

 

            Merrni hapėsirė, pa ndrojtje

           

            Pėrdorimi i hapėsirės, 'pra territorit' qė ju merrni nė biseda, tregon shumė gjera pėr sigurinė qė keni ne vetvete dhe pėrdorimi i saj do tė thotė sesa i sigurt ndjeheni nė atė moment. Kur tė udhėtoni me avion herėn tjetėr, vini re sesi ulen meshkujt dhe femrat. Ndėrsa te paret marrin gjithė hapėsirėn, duke shtrire kėmbėt dhe mbėshtetur krahėt tek mbajtėset e karriges, te dytat mbajnė krahėt afėr vetes, nga frika se mund t'i marrin hapėsire te tjerėve.

            Mbajeni parasysh dhe kėtė tjetrėn. Ne ashensor, vini re, se sa me shume te mbushet aq me shume postohen gratė pėr t’i bere hapėsirave te tjerėve qe hynė, sesa burrat.

            Dhe neper prezantime publike. Janė me tepėr gratė ato qe rrinė ne kėmbe, apo flasin me pak, bėjnė me pak gjeste etj. etj. Dhe pėrshtypja e pare qe japin ėshtė ajo e te qėnit persona te kujdesshėm, qe nuk duan te rrezikojnė, te frikėsuar e kane shume pak gjera pėr te ofruar.

            Kur jeni duke bere njė prezantim publik, duhet te pėrdorini gjithė hapėsirėn qe keni ne dispozicion. Duhet te pėrdorni te paktėn 75% te hapėsirės qe ju rrethon. Neper mbledhje p.sh., zgjidhni gjithmonė vendin me te gjere, jo njė vend ku duhet te rrini ngushte.

            Nėse do te mbėshtesni bėrrylat ne tavoline, do te dukeni si njė person qe ėshtė shume i vėmendshėm pėr atė qė po thuhet ne mbledhje. Lėrini te lire gjithė energjinė tuaj. Dhe kujdes gjestet duhet te korrespondojnė gjithmonė me atė qe thoni, shtrėngimi i duarve tregon ėshtė shenje ankthi. Pėrqendrojini energjitė tek gjestet dhe shijoni hapėsirėn qe keni fituar tashme zonja!

 

            Hermesnews©AllRightsReserved