Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera - Nektarina

Shkruan: Fahredin SHEHU

www.fahredinshehu.com

        Nga Romani Nektarina

 

        TREGIMI QĖNDROR I HISTORIKUT TĖ GJATĖ TĖ NEKTARINĖS

 

      Tekstin e Nektarinės e fshehu nė shpellat larg kontakteve me njerėz. Shumė nga mbretėrit e disa viseve e kėrkuan kėtė dokument. Njėri shkoi aq larg saqė i pagoi piratėt qė kalonin rrugėn e gjatė tė karavaneve dhe sapo e shihnin ndonjė prift, e ndalnin. Ishte pėrpjekje e kotė. Njėri nga mbretėrit shkoi shumė mė larg.

 

      Nė kohėrat shumė tė lashta, ama shumė shumė tė lashta, ndoshta kur Zanat u definuan si paraardhės tė bukurosheve dhe Rusallkat bartnin shpirtėrat e tė zhyturve nė ujė nė territorin qė sot e banojnė Mongolėt jetonte njė fis i cili kishte jetė vėrtetė tė ēuditshme. Jeta e tyre nomade ishte e kombinuar me njė formė tė padefinuar civilizuese. Pasiqė ky rrėfim e kėrkon zemrėn e vet, pėr kėto mund tė flas edhe nė ndonjė rast tjetėr. Mė duket se mė me rrėndėsi ėshtė tė flitėt pėr qėllimin, pėr nijetin e bėrė. E ai ėshtė se si nė erdhėm deri tek Nektarina. A kishte ajo/ai kėtė emėr? A kishte kėtė konstrukt. Ēka ishte ēka nė tė? A flitej atje pėr njėrinė apo pėr Njėrinė, pėr Zotin apo pėr zotėrat, pėr ndarje apo pėr bashkim etj. etj. etj.
      Nė thellėsinė e tokės vlonte njė masė e pangjyrė qė u jepte rrėnjėve elasticitet tė nevojshėm dhe fuqinė qė ta pėrēojnė porosinė e tokės deri nė maje tė degėve ku ato pėrfundojnė me frute. Njėra nga bukuroshet e rralla e cila nuk ėshtė sipas traditės sė rrėfimeve princeshė ose jetime e varfėr por ishte e bukuroshe e rrallė nga shtresa e ēobanėve tė rėndomtė. Atje rritėj „Pėshtyma e Zotėrave” si e quanin ata njė bimė me tė cilėn ushqėheshin bagėtitė dhe kėtė bekimin e bimės e pėrēonin deri nė qumėsht qė pėrdoret nė amvisėri. Kjo bukuroshe ushqehej kryesisht me qumėsht dhe kėtij besonte se i kishte borxh. Mirė po e lėmė kėtė. Ajo kishte shprehi qė ditėve tė gjata tė dilte e tė shėtitej nė kohėn e caktuar dhe kėndonte kėngėn e saj tė preferuar qė sipas transmetimeve tė shumta neve na erdhi me titullin “Nektarina” pėr kėtė tė gjithė mendonin se ajo ėshtė kėnga pėr vetėn femėrore dhe se ajo i kėndonte bukurisė sė vetė. Zakonisht pushonte nė vend tė qetė ku ushqėhej me fruta tė pjekura tė pjeshkės.
      Tari ishte zemra e saj. Ajo kėtė e dinte. Ai sillej siē sillet fruljeta, ashtu qė ēdo shikim i saj atė e sjell dhe humbet deri nė alivanosje. Kėngėn e saj, Tari e mėsoi duke e pėrcjellur njė kohė tė gjatė. Poashtu pėr kėtė dashuri do tė flas mė vonė por tani do ta rrėfej atė pjesė ta quaj kronologjike. Kėnga e Tarit nė fakt e Nektarinės por nėjse si zakonisht argumente tė vėrtėta hudhen dhe merret ajo e besueshme e fundit. Mirė de, si shpagetat qė i solli Marco Polo nga Kina e ato janė ushqim italian apo jo?,a u kėnaqe tani. Po kjo pėr mua ėshtė stereotip pra kėnga e Tarit ėshtė sjellur nė gojat e bandillėve tė lashtė, ndėrsa ata trilluan njė lojė me kėtė kėngė dhe atė e quajtėn “LOJA TĖ CILĖN E LUAJNĖ TĖ DASHURUARIT”.
      Kaluan ditėt, ditėt, ditėt. Kėto u bėnė vite, vite, vite e kėto shekuj ndėrsa kėnga e Tarit pėrcillej gojarisht nga gjenerata nė gjeneratė. Thuhet se nėnat u kėndonin foshnjave po kėtė kėngė derisa i mėkonin. Nė kohėn kur u bė dyndja e madhe e fiseve, njėri nga fiset e kėtij popullacioni qė kėtu banonte u shpėrngul nė teritorin ku ishin tė vendosur Sumerėt. Thuhet se pjesa dėrmuese e Sumerianėve kanė prejardhje tė drejtpėrdrejtė nga ky fis Mongol i lashtė dhe se farėn civilizuese qė e kultivonin Sumerianėt ishte sjellur nga atje. Nga Lindja nga mitra e civilizimeve.       Natyrisht, ky fis i mėsoi Sumerianėt pos tjerave edhe “LOJA TĖ CILĖN E LUAJNĖ TĖ DASHURUARIT”, ose vetėm Kėnga e Tarit. Ndėrsa shkencėtarėt nė stilin e tyre, nė kėrkim tė argumentit, zbuluan se Kėnga e Tarit nė origjinal, quhej Nektarina. Sumerianėt zbuluan teknikėn e shkruarjes nė pllaka argjille tė lagėt ku shtypnin me shkopa kallami e pastaj e pjeknin dhe ashtu krijuan shkrimin kunjėzor. Po nė kėtė shkrim ata e shkruan edhe Nektarinėn dhe atė e bėnė nė disa kopje. Kopjet ishin privilegj. Natyrisht pasanikėt e kishin por edhe nė biblotekė.       Furtunat e kohės ndikuan qė kėtė ta humbin nga bibloteka e Ashurbanipalit nė Ninivė. Por njė nga kopjet ishte nė biblotekėn e Aleksandrisė e pėrkthyer nga autorė tė panjohur. Puna me anonimet ėshtė ēdoherė e ndėrlikuar. Por zakonisht kėngėt mė tė bukura janė tė anonimeve. Kėtė pėrkthim grek e kishte nė dorė njė alim arab i krishterė nga kisha Siriane. Ai e shkroi nė gjuhėn arabe pra tekst arab por edhe fjalė tė pėrkthyera. Kjo ishte kopje e vetme e ruajtur sepse siē e dini edhe ju bibloteka e Aleksandrisė ėshtė djegur ndėrsa ky dijetar i cili ishte njėri nga peshkopėt e mėdhenj ishte njėri shkretėtire dhe ēontė jetė kenobiti.
       Tekstin e Nektarinės e fshehu nė shpellat larg kontakteve me njerėz. Shumė nga mbretėrit e disa viseve e kėrkuan kėtė dokument. Njėri shkoi aq larg saqė i pagoi piratėt qė kalonin rrugėn e gjatė tė karavaneve dhe sapo e shihnin ndonjė prift, e ndalnin. Ishte pėrpjekje e kotė. Njėri nga mbretėrit shkoi shumė mė larg. Ai vendosi tė ēojė jetė kenobiti dhe t’i bashkangjitėt monarkėve tė shkretėtirės por Ava – t me pėrvojė tė madhe shpirtėrore dhe koncentrim tė hatashėm, zbuluan shpirtvogėlsinė e mbretit dhe i thanė qė tė tėrhiqėt nga dėshira e kotė. Ēuditėrisht ky e bėri kėtė. Kėtė kopje fshehurazi e pėrshkroi ky dijetar dhe i la amanėt qė tė bartėt nė Damask. Ēka ndodhi?        Pas bartjes nė Damask teksti kalon nga dora nė dorė dhe atė shumė tė besueshme mirėpo ky krishter konverton nė Islam dhe kėtė tekst i cili ishte i shkruar nė pergament e bėn rule dhe e fshehėn nė murin e njė Zavije ku meditonin dervishėt e parė sirian. Dhe pėr kėtė dinin vetėm ata qė duheshin tė vdisnin nga torturat e pseudointelektualėve dhe intelektualėve fanatik tė marrėzisė sė tyre. Por pse kjo racė njerėzish ēdoherė ka ekzistuar? Natyrisht ajo me e vlefshme as nuk mund tė kuptohet e pėr ta fituar duhet ta shpėrlash me gjak.            

       Ekzistojnė disa tė dhėna se Mensur Hallaxhi kishte pirė nektarin e Nektarinės. Nė kohėn e sundimit turk tė tokave arabe, sulltani qė emri i tij filloi me S ka kėrkuar nga njerėzit e tij me ekspeditiv qė t’u bijnė pas kėtij shkrimi. Ndoshta ata nuk kishin ide se ēfarė rrugė bėri ky tekst i cili ishte nė fillim shkėndi e Pėrėndisė pastaj dogji pishtarin e Nektarinės dhe kėtė e mesoi Tari, me shekuj u pėrcjell gojarisht derisa ėshtė shkruar nė pllaka argjille, pastaj nė pėrgament e pas pėrgamentit do tė shndėrrohet nė letėr. Kjo rrugė do tė vazhdojė e tė kalojė nė ekran elektronik etj etj etj.
        Nektarina arriti metamorfozėn deri nė letėr qysh nė periudhėn osmane dhe atė nė rule letre e mbėshtjellur me velur tė kuq. Njė qark i metamorfozės ėshtė kryer. Sėrish ajo erdhi nė duart e pasardhėsve mongolė, turqėve. Ēka ndodhi mė tėj? Nė biblotekėn e Stambollit ishte poashtu njė kopje tė cilėn e patėn pėrshkruar dy motra, tė bijat e njė sufiu qė e fshehte aktivitetin e tij mistik dhe pėr sytė e popullit dhe qėverisė ishte kėpucėtar i rėndomtė pėrtėj urės sė Bosforit. Kėtė sufi e takon nė lidhjet e tyre speciale njėri nga dijetarėt poashtu sufi nga kėto treva dhe shkėmbejnė tekstin me pėrkushtim meditativ. I fundit lidhet me lidhėza mistike pėr kėpucėtarin dhe si shpėrblim fiton tekstin pėr historikun e tė cilit ishte plotėsisht i vetėdijshėm. I gjori nuk kishte pasardhės, fjalėn e kishte pėr pasardhės shpirtėror e jo biologjik dhe ishte i obliguar qė ta fshehė tekstin ndoshta me koincidencė, do tė hasė nė pėrsonin i cili vėrtetė do t’i sheh dobinė. Kush do tė jetė ai fatlum?

       Shtėpia tė cilėn e shkatėrroi daja i Flamurit ishte goxha e vjetėr me mure tė trasha guri. Atė duhet ta zėvendėsojė njė shtėpi e re me tjegulla tė kuqe. Daja i Flamurit ėshtė njėri i rėndomtė, punėtor fabrike dhe nė themelet e saj gjeti njė rule teksti me shkrim osman tė cilin dot nuk e kuptonte. E Joi tė hoxha ta lexojė por ky as aromen nuk ia nuhati. Ndjeu Flamuri se diēka po ndodh nė qytet. Kishte koncert por ide nuk kishte se diēka nė kokė tė tij shndėrrit, se diēka po i sillet nė rrotėn e fatit. Nėna i solli nė shtėpi njė dhuratė tė cilėn as qė e ėndėrrontė. Ishte i dhėnė pas antikitėtėve dhe kjo rule kishte vlerė vetėm nga ai kėndvėshtrim. Tek vonė, shumė mė vonė do ta zbulojė rrėndėsinė, ndėrsa pėr historikun as njollė tė saj nuk ka. Njėsoj siē nuk i kujtohen qyrrat qė i rrinin nė zgavrat e hundės mbi buzė, si tuba neoni.
       Pas njė shoqėrimi tė gjatė, pasiqė kaluan shumė vite u hap para mikut qėl Hamdiut dhe i trego. Jo qė frikohėj se po humbas diēka qė ka vlerė sepse vlerėn nuk ia dintė. Atij i dhimbsej si antikitėt tė cilin mund ta mbante kur kishte tendenca ta hap njė ekspozitė antikitėtėsh ndėrsa muzetė do tė ishin tė interesuar t’ia blejnė e ky t’i refuzojė sepse nuk ėshtė nevojtar. Kėnaqet mė shumė me kėto lodra se sa me ndonjė ēek gjigant parash nga muzeu i njohur. Hamdiu sikur edhe ēdo mik i mirrė qė tė rrah nė shpinė e ta kėndon kėngėn e kėnaqėsisė nė miqėsi i thotė ta shesė pėr tė fituar para (kjo ishte pėrshtypja e parė e Flamurit), i thotė ta ruaj, sepse ėshtė eksponat me i vlefshėm qė mund ta kėtė njė kolekcionar antikitetėsh ( kjo ishte pėrshtypje tjetėr e Flamurit ashtu qė ky mund tė humbas shumė para, e nėse e ruan do ta humb kėtė mundėsi tė fitimit duke e ditur bindshėm se Flamuri kurrė nuk do ta hap njė ekspozitė antikitetėsh).
        Dobėsia e Flamurit ishte karakteristikė e njerėzve qė mendojnė shumė, ata tė cilėt nga mundėsia e madhe pėr tė zgjedhur bėhen humbės tė vėrtetė dhe atė duke mos ditur a mundur, tė pėrcaktohen pėr idenė apo gjėnė e caktuar. Ky nuk mund tė vendosė dhe pėr kėtė shkak i urren shumė udhėkryqet. Mund tė them lirisht se ėshtė tip engjėllor pa dėshirė tė veēantė pėrsonale pėr tė ndėrmarrė diē. Vullneti i lirė i ėshtė barrė e rrėndė, njėsoj ama njėsoj si jeta vdekjes. Mė shumė dėshiron tė veprojė nėse dikush i rekomandon sė paku ndjen se ėshtė pa obligim tė pėrgjegjėsisė.
       Flamuri prapėseprapė vendosi ta ruajė tekstin tė cilin do ta deshifrojė. Nga do tė gjejė ekspertė nuk ka ide, por vendimi ėshtė sjellur. A do t’i tregojė edhe dikujt kėtė tekst pos Hamdiut qė e shikoi me sy tė zgurdulluar pothuaj aty zhvillohet filmi pornografik, apo do ta ruaj vetėm pėr t’i treguar se posedon frymėn e historisė tė mbėshtjellur nė rule letre tė okerizuar e pastaj tė mbėshtjellur nė velur si gjaku i oksiduar qė nė vete akoma ka lagėshtinė e cila avullohet dhe bėhet shpirt ajri dhe i vie era myk, njė Zot e di. Ndėrsa unė di njė gjė tjetėr dhe atė pėr tė sigurtė. Ai tekst patjetėr duhet tė mė bie nė dorė dhe atė do ta bėj me mjeshtrinė time tė cilėn e kam aplikuar tek tė tjerėt, qė do tė thotė se kam pėrvojė. Shpesh nuk mė pėlqėn vetja kur lavdėrohem kėshtu plus duke i shtuar njė mjeshtri qė e kam zbuluar me vonė e qė do ta testoj pikėrisht kėtu dhe Flamurin do ta zgjedh si medium tė dedikuar ekstra pėr kėtė rast dhe jo vetėm pėr kėtė por edhe dėshira ėshtė e flaktė pėr ta poseduar atė pasuri si materiale ashtu edhe kulturore, civilizuese etj. Qė tė jem mė i sinqertė.