Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

NACIONALE

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 8 - SHKOLLA NORMALE E ELBASANIT NĖ FILATELIN SHQIPTARE

Nga: Hysen S. Dizdari, studiues i Historisė e Filatelisė

SHKOLLA NORMALE E ELBASANIT NĖ FILATELIN SHQIPTARE

 

       Duke vlerėsuar, kontributin e Hasan Prishtinės, nė zhvillimin e arsimit tonė kombėtarė, njė nga pasardhėsit e familjes tij, atdhetari Mehmet Prishtina, financoi bustin e Hasan Prishtinės, i cili me datėn 7 mars 2024, u vendosė ne Muzeun e Shkollės Normale tė Elbasanit, sot shkolla e mesme “Luigj Gurakuqi”.

 

 

Shkollėn e mesme Normale e Elbasanit u hap pėr herė tė parė mė 1 dhjetor 1909. Pėr hapjen e saj kishte vendosur Kongresi i Elbasanit i cili u mbajt nga data, 2-10 shtator 1909.

Si mėsues tė kėsaj shkolle, kanė punuar personalitete tė arsimit kombėtar shqiptar si: Fazlli Frashėri, Aleksandėr Xhuvani, Salih Ēeka, Ahmet Gashi, Ali Hashrova, Ibrahim Babamusta, Simon Shuteriqi, Filip Leci, Kristo Dako, Kostaq Cipo, Kolė Prela, Mahir Domi, Eqrem Ēabej, Luigj Filaj, Thanas Floqi, Vasil Qirjaku e tė tjerė.

Njė kontribut madhorė nė hapjen dhe vazhdimin e kėsaj shkolle, ka dhėnė patrioti nga Kosova, Hasan Bej Prishtina. Vlen pėr tu theksuar akti i tij bujar, fisnik e patriotik ku nė vitin 1909 me mbėshtetjen e tij financiare dėrgojė rreth 50 nxėnės, nga gjitha trevat e Kosovės, pėr tė vazhduar Shkollė Normale nė qytetin e Elbasanit, kur e gjithė shkolla kishte vetėm 140 nxėnės. Por kontributi tij vazhdon mė tej, kur ai dėrgojė edhe 25 nxėnės tė tjerė nga Kosova pėr shkollim e studime nė Austri e Hungari, nė degėt tregtare, ekonomi, bujqėsi e tjerė.

Duke vlerėsuar, kontributin e Hasan Prishtinės, nė zhvillimin e arsimit tonė kombėtarė, njė nga pasardhėsit e familjes tij, atdhetari Mehmet Prishtina, financoi bustin e Hasan Prishtinės, i cili me datėn 7 mars 2024, u vendosė ne Muzeun e Shkollės Normale tė Elbasanit, sot shkolla e mesme “Luigj Gurakuqi”.

Posta shqiptare, nė vitin 1960, duke vlerėsuar rendėsin e madhe tė kėsaj shkolle nė zhvillimin e arsimit kombėtarė shqiptarė, me rastin e 50 vjetorit tė kėsaj shkolle, emetojė dy pulla postare me pamjen e vjetėr, tė Shkollės Normale tė Elbasanit .

 

 

Kjo pullė postare ka vlerat monetare: 5 lek me ngjyrė jeshile dhe 6.50 lek, me ngjyrė tė kuqėrremtė, ku nė pjesėn e sipėrme kanė tė shkruar me germa kapitale: REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE - 1909-1959, kurse nė pjesėn e poshtme ka tė shkruar: SHKOLLA E PARĖ NORMALE.

Kjo pullė postare ėshtė e katologuar, nė katalogėt e mėdhenj botėrorė dhe Evropian:

-Michel AL:607-608,  

-Yvert et Tellier AL 532-533

-Stanley Gibbons AL 653-654  

-Data e emetimit:30.05.1960                                      

A ka dokument me tė mirė historik se kjo pullė postare e cila paraqet: datėn e hapjes dhe pamjen e ndėrtesės sė parė tė Shkollės Normale tė Elbasanit.

Pullat postare, kanė vlerė historike e kulturore sepse, janė gurė kilometrik, qė gdhendin e shėnojnė nė histori, datat e vitet dhe zhvillimit tė arsimit tonė kombėtar, por ato kanė edhe njė mision tjetėr historik sepse, duke udhėtuar nga qyteti nė qytet, nga shteti nė shtet, pėrcjellin historinė e arsimit tonė kombėtarė shqiptarė nė tė gjitha vendet e botės ku shkojnė.

 

 

Me hapjen e Shkollės Normale, nė vitin 1909, mėsuesit e shkollės do tė pėrballeshin me vėshtirėsi tė reja qė konsistonin nė kėto drejtime kryesore:

Sė pari:

Viti i parė mėsimor filloi duke marrė e pėrdorur plane mėsimore nga vendet mė tė zhvilluara perėndimore, por duke qenė shumė larg nė praktikė pėr sa i pėrket bazės materiale qė ofronin kėto shkolla.

Sė dyti:

Pėr zhvillimin e mėsimit, mėsuesve u mungonin librat e tekstet mėsimore shkencore pėr shpjegimin e pėrcjelljen e lėndės tek nxėnėsit (Shkolla Normale e Elbasanit kishte dhe revisten e vet: “Normalisti” e cila doli nė qarkullim nga viti 1927-1936).

Kjo shkollė sot ka edhe muzeun. Ideja pėr hapjen e muzeut lindi qė nė vitin 1934, nė rastin e 25 vjetorit tė kėsaj shkolle, por zjarri i vitit 1934, solli dėmtime tė mėdha, ai dogji shkollėn sė bashku me gjithė dokumentacionin dhe muzeun e shkollės.

Pas ēlirimit tė vendit nė vitin1959, nė vitin 1969 u bėnė pėrpjekje tė mėdha nga mėsuesit e nxėnėsit e kėsaj shkolle pėr mbledhjen e grumbullimin e dokumentacionit pėr hapje e muzeut tė kėsaj shkolle.

Ne vitin 1979, nė 70 vjetorin e hapjes sė kėsaj shkolle, me njė vendim tė Ministrisė Arsimit tė kohės u krijua njė komision i posaēėm pėr mbledhjen e dokumentacionit dhe hapjen e muzeut tė kėsaj shkolle si vatėr e arsimit kombėtarė shqiptare. Pas vitit 1993 ky muze u rikonceptua dhe, nė bashkėpunim me AQSH e Akademinė e Shkencave, u plotėsua me dokumente arkivore, dhe sot ky muze ka njė fond prej, 5000 dokumentesh origjinal e fotokopje, si libra, revista, regjistra, dėftesa, protokolle tė kėshillit pedagogjikė, kujtime tė normalistėve katalog e foto e tjerė.