Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 3 - RUBAIJAT E OMAR KHAJAMIT

Paramahansa Jogananda

Pėrzgjodhi dhe shqipėroi: Ridvan BUNJAKU

 

RUBAIJAT E OMAR KHAJAMIT

(1-25, 26-50, 51-75)

Interpretim shpirtėror nga pėrkthimi (nė anglisht) i Edward FitzGerald-it

Veprat "Rubaijat e Omar Khajamit (1-25, 26-50, 51-75)" mund t’i shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

dhe nė

https://botimetrb.wordpress.com

 

(E falėnderoj pėrzemėrsisht mikun tim tė ēmuar, Ridvan Bunjakun)

 

 

 

JOGANANDA PĖR RUBAIJAT E OMAR KHAJAMIT

 

Nė veprėn Rubaijat e Omar Khajamit (1-25, 26-50, 51-75), Jogananda e ofron njė interpretim shpirtėror tė “Rubaijateve tė Omar Khajjam-it”, njė pėrmbledhje e katėrvargjėsheve qė i atribuohen poetit persian Omar Khajjam. Jogananda i eksploron temat mistike dhe shpirtėrore brenda vargjeve tė Khajjamit, duke ofruar njohuri dhe reflektime qė pėrputhen me mėsimet e tij mbi spiritualitetin dhe udhėtimin e brendshėm. “Rubaijatet e Omar Khajjam-it” ėshtė i njohur pėr natyrėn e tij filozofike dhe reflektuese, duke trajtuar tema tė jetės, vdekshmėrisė dhe kėrkimit tė dijes.

 

 

 

RUBAIJAT E OMAR KHAJAMIT (ME INTERPRETIME)

 

 

Zgjohu! se Mėngjesi nė Tasin e Natės

E hodhi Gurin qė i nis Yjet nė Fluturim:

Dhe Shih! Gjuetari i Lindjes e kapi

Frėngjinė e Sulltanit nė njė Lak tė Dritės.

 

FJALOR:

Mėngjesi: Agu i zgjimit nga ekzistenca tokėsore deluzive.

Tasi i natės: Terri i injorancės, qė e burgos shpirtin e pavdekshėm nė vetėdije tė

vdekshme.

Guri: Disiplina shpirtėrore.

Yjet: Vezullimi tėrheqės i merakeve materiale.

Gjuetari i Lindjes: Urtia lindore, vrasės i fuqishėm i deluzionit.

Frėngjia (dritarja) e Sulltanit: Shpirti sovran.

Laku i dritės: Ndriēimi shpirtėror i urtisė, qė e shkatėrron terrin robėrues qė e rrethon

shpirtin.

 

 

 

Gjersa ėndėrroja kur Dora e Majtė e Agut ishte nė Qiell

E ndjeva njė Zė brenda Tavernės duke klithur:

“Zgjohuni, Tė Vegjlit e mi, dhe mbusheni Kupėn

Para se tė thahet Rakia e Jetės nė Kupėn e vet.”

 

FJALOR:

Dora e Majtė e Agut: Agu i urtisė sė hershme, etja e parė pėr ta zgjidhur misterin e jetės.

Njė Zė: Intuita e shpirtit.

Taverna: Vendi i shenjtė i qetėsisė sė brendshme.

Tė Vegjlit: Mendimet e pazhvilluara, intuitat mė tė hershme tė destinimit tė jetės.

Mbusheni Kupėn: Mbusheni vetėdijen.

Rakia e jetės: Gjallėria e jetės.

Kupa e vet: Trupi i njeriut.

Thahet: Shuhet.

 

 

 

Dhe, gjersa Gjeli kėndoi, ata qė rrinin

Para Tavernės bėrtitėn: “Hape pra Derėn!

Ti e di sa pak na duhet tė rrimė,

Dhe, kur tė largohemi, mund tė mos kthehemi mė.”

 

FJALOR:

Gjeli: Urtia.

Taverna: Jeta trupore.

Dera: Portali i qetėsisė sė brendshme.

Pak na duhet tė rrimė: Koha e shkurtėr e jetės trupore.

Kur tė largohemi: Kur ta kemi lėnė kėtė tokė pėrgjithmonė, pas arritjes sė urtisė.

Mund tė mos kthehemi mė: Nuk duhet tė rimishėrohemi mė kurrė.

 

Pjesė nga Veprat "Rubaijat e Omar Khajamit (1-25, 25-50, 51-75)"