Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 3- PSE DUHET TĖ QESHIM ME VETEN, SIPAS SENEKĖS DHE NIĒES

Nga Istvįn DARABĮN

https://bota.al

PSE DUHET TĖ QESHIM ME VETEN, SIPAS SENEKĖS DHE NIĒES

 

E qeshura – me veten apo situatėn ku gjendeni – tregon njė mirėkuptim tė papritur tė brendshėm. Mė nė fund ju e kuptoni, nė ēdo qelizė tė trupit tuaj, se asgjė nuk mund ta kishte penguar qė tė ndodhte ajo qė ndodhi. E megjithatė, ju jeni ende mirė.

           

 

Ne e ndiejmė ēdo ditė tė jetės sonė fuqinė bezdisėse tė fatit. Na prishet ombrella pak minuta para fillimit tė shiut, dera e ashensorit na mbyllet nė fytyrė, ngecim nė trafik kur duhet tė jemi shpejt diku, na anulohet fluturimi me avion. Ėshtė nė natyrėn tonė tė ndihemi tė mėrzitur dhe tė vuajmė kur pėrballemi me gjėra tė tilla.

Megjithatė pėr filozofėt stoikė, konsumimi i energjive tuaja pėrmes reagimeve negative, nuk ju ndihmon aspak qė tė ndreqni problemet tuaja apo tė gjeni paqen me veten. Sigurisht, shumė nga gjėrat qė ndodhin nė jetė ėshtė jashtė kontrollit tonė.

Por ne mund ta kontrollojmė mėnyrėn se si reagojmė ndaj problemeve dhe tragjedive, qė na hedh fati nė rrugėtimin tonė. Seneka, njė filozof stoik dhe burrėshtetas romak i shekullit I, thoshte se njė nga mėnyrat mė tė mira pėr tė reaguar ndaj problemeve ėshtė e qeshura ndaj tyre: ”Ne duhet t’i marrim gjėrat mė lehtė, sepse ėshtė mė njerėzore tė qeshėsh me jetėn sesa tė vajtosh pėr tė… E qeshura i krijon asaj njė perspektivė tė drejtė shprese, ndėrsa vajtimi pėr gjėrat qė nuk mund tė shpresosh se do tė korrigjohen ėshtė diēka pa vlerė”.

Pėr tė ilustruar mendimin e tij, imagjinojeni veten duke kaluar njė ditė tė tmerrshme nė punė. Ju pėrpiqeni tė jepni mė tė mirėn, por asgjė nuk duket se shkon nė favorin tuaj. Ndiheni mė tė lodhur dhe tė frustruar ēdo orė qė kalon, dhe mezi prisni qė tė pėrfundojė dita e punės. Mė pas, ndėrsa jeni duke u kthyer nė shtėpi i zemėruar, njė zog fluturon rastėsisht aty pranė dhe ju lėshon njė glasė mbi kokė.

Nė fillim ngrini. Ėshtė diēka aq e papritur saqė nė fillim tronditesh. Por pastaj, ju nisni tė qeshni me mosbesim. Dhe nuk mund tė mos shpėrtheni nė njė tė qeshur tė lirshme qė shpreh dorėzim pėrballė asaj qė ndodhi: “E qeshura shpreh ndjenjat tona mė tė buta, dhe tregon se asgjė nuk ėshtė e madhe, serioze apo edhe e mjerė nė tė gjitha kurthet e ekzistencės sonė”.

E qeshura – me veten apo situatėn ku gjendeni – tregon njė mirėkuptim tė papritur tė brendshėm. Mė nė fund ju e kuptoni, nė ēdo qelizė tė trupit tuaj, se asgjė nuk mund ta kishte penguar qė tė ndodhte ajo qė ndodhi. E megjithatė, ju jeni ende mirė. Dhe e qeshura juaj qė ju del nga shpirti, ju ēliron nga njė tension qė po krijohej ngadalė gjatė gjithė ditės: konflikti juaj me fatin dhe pranimi i tij.

Siē shprehet psikiatri austriak dhe i mbijetuari i holokaustit Viktor Frankel nė librin “Kėrkimi i njeriut mbi kuptimin e jetės”: ”T’i shohėsh gjėrat nė kuadrin e humorit, ėshtė njė lloj manipulimi qė mėsohet duke e zotėruar artin e tė jetuarit”.

“Ajo qė dėshironi ėshtė aq shumė e madhe, supreme dhe gati hyjnore, ndaj nuk duhet braktisur”- e nis Seneka esenė me titull “Mbi qetėsinė e mendjes”. Ai vė nė dukje se gjetja e paqes sė brendshme ėshtė njė synim i natyrshėm i njeriut, dhe qė pėrfshin historitė, kulturat dhe klasat shoqėrore.

 

 

Seneka thoshte se shumė pak njerėz janė nė rrugėn e duhur drejt paqes dhe lumturisė sė qėndrueshme. Ndėrkohė shumica e njerėzve janė tė zėnė duke ndjekur kėnaqėsitė boshe, duke u shqetėsuar nga dėshirat e trazuara apo pėr pasuritė e tyre. Pse?

Njė arsye ėshtė dėshtimi pėr tė pėrqafuar njė parim qendror tė shkollės stoike tė filozofisė: ndėrgjegjėsimi se pjesa mė e madhe e jetės udhėhiqet nga fati dhe probabilitetet. Stoikėt besonin qė ne duhet tė mėsojmė ta pranojmė dhe pėrqafojmė kėtė fakt, nė vend se tė pėrpiqemi ta luftojmė atė qė nuk mund tė ndryshohet.

Tė gjithė, pavarėsisht nga pasuria, reputacioni apo aftėsitė e tyre, janė nė mėshirėn e fatit. Dhe kjo pasiguri pėr jetėn dhe vdekjen, fatin e mirė dhe fatkeqėsinė, janė nė qendėr tė asaj se si ėshtė qė tė jesh njeri. E megjithatė, shumica e njerėzve vuajnė kur gjėrat nuk shkojnė ashtu siē dėshirojnė.

Ata janė tė zhgėnjyer dhe tė zemėruar, pasi nuk mund ta pranojnė fuqinė e rastėsisė, diēka mbi tė cilėn duket qartazi qė nuk kanė asnjė kontroll. Dhe tė luftosh kundėr tė pandryshueshmes – si e kaluara, njė sėmundje e keqe apo vendimet e njerėzve tė tjerė – nuk ėshtė vetėm e kotė, por edhe rraskapitėse.

Ky argument vjen nga thellėsia e pėrvojės personale tė Senekės. Si njė avokat i ri qė po pėrgatitej pėr jetėn publike nė Romė, plani i tij i jetės u prish pėr njė dekadė nga njė sėmundje. Mė vonė, pasi kishte grumbulluar pasuri dhe ndikim nė perandori, ra viktimė e lojėrave tė pushtetit: U internua dy herė nga studenti i tij, perandorit famėkeq romak Neron, qė e persekutoi dhe nė fund e urdhėroi tė vriste veten.

Pavarėsisht nga fatkeqėsia e tij, Seneka dukej se kishte gjetur shumė hapėsirė ​​pėr tė manovruar nė kuadrin mbizotėrues tė fatit. Ai ishte njė filozof i mprehtė, i kėnaqur me jetėn, por edhe njė personazh publik shumė aktiv nė politikė. Ai e pėrqafoi pasigurinė e jetės sė tij, dhe e gjeti qetėsinė brenda vetes sė tej.

Qė tė jemi tė lumtur, thoshte ai, ne duhet tė pėrqendrohemi vetėm tek ajo qė ėshtė nė fuqinė tonė: si e perceptojmė botėn dhe si zgjedhim tė veprojmė. Pra pėrballė fatkeqėsisė, duhet tė mėsojmė se si tė qeshim.

Ajo ēka Seneka pėrshkruan nė librin “Mbi qetėsinė e mendjes” ėshtė njė dashuri e pandarė mbi jetėn e dikujt, si nė fat ashtu edhe nė fatkeqėsi, nė atė masė sa qė as diēka tragjike nuk mund ta kėrcėnojė atė. Ky ėshtė interpretimi mė stoik i “Amor fati”, ose tė duash fatin tėnd, njė term qė i atribuohet filozofit gjerman tė shekullit XIX-tė, Fridrih Niēe, qė shkroi gjerėsisht mbi vlerėn e tė qeshurit.

Megjithėse ai nuk e pėlqente Senekėn dhe shumicėn e stoikėve tė tjerė pėr shkak tė pikėpamjes sė tyre tė zymtė dhe dorėheqėse ndaj jetės, qė tė dy duket se pajtohen mbi fuqinė e tė qeshurit pėr tė pėrballuar vėshtirėsitė e jetės. Nė kryeveprėn e tij, Kėshtu foli Zarathustra, Niēe aludon mbi fuqinė e madhe tė Djallit nė shkaktimin e vėshtirėsive nė jetėn e njerėzve.

Dhe pėrmes tė qeshurės, dhe jo urrejtjes, mund tė zhduket graviteti i Djallit nė jetėn tonė: “Njeriu nuk vret nga inati, por nga e qeshura. Pra le tė vrasim frymėn e gravitetit tė tij!”. E njėjta gjė vlen edhe pėr lirinė e zgjedhjes nė jetėn e dikujt. Niēe diskuton mbi synimin madhėshtor tė tė jetuarit me gjithė zemėr dhe me guxim.

Sipas tij, njerėzit duhet tė pėrpiqen ta kanalizojnė fuqinė e tyre tė natyrshme pėr tė ndėrmarrė rreziqe dhe pėrpjekje, sepse tė dėshtosh ėshtė mė mirė sesa tė mos provosh. Dhe dėshtimet nuk duhet t’i pengojnė njerėzit tė pėrpiqen sėrish, dhe me tė njėjtin gėzim pėr ta jetuar.

Niēe shkruan: “O ju njerėz mė tė lartė, a nuk keni dėshtuar qė tė gjithė? Bėhuni tė gėzuar, pavarėsisht ēfarė ndodh! Mėsoni tė qeshni me veten tuaj siē duhet tė qeshni!”. Niēe e kuptoi, ashtu si Seneka mė herėt, se nėse jeni tė mbingarkuar nga ajo qė nuk mund tė ndryshoni, atėherė nuk do tė arrini tė veproni mbi gjėrat qė mund tė ndryshoni, si pėr shembull tė bėni jetėn qė dėshironi.

Fati ka njė kontroll tė ngushtė mbi tė gjithė, dhe jeta nuk ėshtė gjithmonė e drejtė apo e lehtė, por ta jetosh atė mund tė jetė ende e mrekullueshme. Nė vend se tė ndiheni tė mposhtur nga fatkeqėsitė, mund t’i mirėprisni ato me besim, tė buzėqeshni dhe tė vazhdoni tė pėrpiqeni pėr mė mirė pas saj. Fati dhe dėshtimi lėndojnė vetėm ata qė nuk mund tė pajtohen me to. / “Big Think”