Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - MITOLOGJIA SHQIPTARE ME ZANA E DJAJ, POR PA ZOTA

Nga Arshi PIPA   

http://m.peshkupauje.com

MITOLOGJIA SHQIPTARE ME ZANA E DJAJ, POR PA ZOTA

      Kjo mitologji nuk ka zota. Hyjnitė janė tė dorės sė dytė dhe nuk kanė emra tė pėrvetshėm, ose emri i tyre ėshtė kolektiv. Betohet pėr qiell e pėr tokė, thėrritet dielli e hėna. Por janė vetėm personifikime elementesh ose sendesh fizike, jo persona. Ndėrmjet elementeve toka ėshtė mbizotėruese.

 

 

            Studim i Arshi Pipės pėr mitologjinė shqiptare shkruar pėr Diksionerin francez tė Mitologjive tė botuar nė vitin 1981 nė Paris nga Y. Bonnefoy, vol. I ff. 5-7. Atėherė ēfarė paraqet si fizionomi tė vetėn, si tipare dalluese, mitologjia shqiptare? – pyet Pipa nė pjesėn e mėposhtme, pasi hedh vėshtrimin mbi disa mite qė janė tė njohura edhe pėr disa popuj tė Ballkanit, duke dhėnė pėrgjigjen se mitologjia shqiptare dallon, se nuk ka zota dhe hyjnitė janė tė dorės sė dytė.

 

            Mitologjia shqiptare nuk pėrbėn ende objektin e njė monografije, por subjekti ėshtė trajtuar nė shumė ese dhe artikuj tė gjuhėsisė, folklorit dhe etnografisė. Mund tė thuhet se kjo mitologji ėshtė e tipit pagan ballkanik. Fetė monoteiste qė i janė mbivendosur – katolike nė Veri, ortodokse nė Jug, islamike nė mbarė vendin – pak e kanė prekur natyrėn e saj. Historia e shqiptarėve, origjina e tė cilėve fillon qė nga migrimet e para indoeuropiane nė Ballkan, ėshtė njė vazhdimėsi pushtimesh nga ana e popujve qė i rrethojnė: romakė, gjatė Lashtėsisė, sllavė, grekė e italianė nė Mesjetė, turq, nė fillim tė erės moderne. Prandej pritet qė mitologjia shqiptare tė jetė mjaft sinkretike. Mund tė flitet pėr shtresa alogjene pėrgjatė boshtit tė njė konstanteje lehtėsisht tė identifikueshme qė ėshtė: kulti i karakterit (genit) tė racės.

            Hyjnitė e kėsaj mitologjije janė thuajse tė gjithė paganė. Aty janė nuset e malit dhe kėshetat, por edhe shtojzavallet dhe zanat. Gjenden gjigantė tė kobshėm balozėt, katallajt, por edhet hopēat  (xhuxhat qė argėtohen duke shpotitur njerėzit).

             Ndeshen edhe karkanxholėt dhe njė variant i kacilmicit. “Pėrbindshat janė me shumicė: gogolėt, kuēedrat, lubitė. Metamorfozat janė tė shpeshta: burri shndėrrohet nė dre, ujk, hut; gruaja nė nuse lale, qyqe, turtulleshė. Hyjnitė e shtėpisė mund tė kenė njė formė njerėzore si nana e votrės ose shtazore (vitore, njė lloj gjarpėri). Flijohen kafshėt (dikur femrat) mbi themelet e njė ndėrtese; Bėhen magjira (p. sh. pėr ta bėrė mashkullin impotent). Ka kėngė namatisjeje, tė tjera pėr tė sjellė shiun. Gjuhet me gurė hėna e eklipsuar pėr tė trembur ujqėrit qė e sulmojnė. Objektet magjike – pasqyrat, nuskat, unazat–luajnė njė rol tė madh. I besohet syrit tė keq, ėndrrave paralajmėruese. I besohet fuqisė sė gurėve, bimėve. Por kryesisht i besohet fuqisė sė heroit.

            Kulti i heroit, i dėshmuar nga njė traditė e gjatė kombėtare qė pasqyrohet nė epopenė popullore si dhe nė tė drejtėn zakonore, ka ruajtur njė karakter mitik nė disa krahina tė Shqipėrisė sė Veriut. Tė mbrojtur nga male tė thepisur, banorėt e tyre kanė mundur t’u rezistojnė kolonizimeve romake dhe sllave dhe madje kanė mundur tė ruajnė njė lloj autonomije gjatė sundimit turk. Barinjtė e Veriut, nė pjesėn mė tė madhe katolikė, vazhdojnė te quhen Uk, Dash, Shpend, Sokol: ata adhurojnė zjarrin (ta pėshtysh ėshtė tabu), betohen pėr Qiell e pėr Tokė, vajtojnė tė vdekurit e tyre duke gėrvishtur fytyrėn sipas njė rituali qė ėshtė mbeturinė e njė valleje; u besojnė orėve tė vendit, shpirtrave, djajėve, magjistareve, vampirėve. Totemizmi dhe animizmi pėrzihen me mitet klasike dhe me legjendat mesjetare. Uliksi e Perseu i kanė ekuivalentėt e tyre. Polifemi shqiptar (KK5) quhet katallā, nė kujtim tė mizorive tė mercenarėve katalanas tė shek. XIV tė. Zana, mbrojtėsja e heroit, ėshtė deri etimologjikisht e afėrt me Dianėn (perėndesha romake shoqėrohet nga njė drenushė, kafsha e hyjnisė shqiptare ėshtė dhija e egėr), kurse pėr funksionet e saj ajo merr nga zana sllave, Vila. Vetė emri shtojzavalle ėshtė njė rast sinkretizimi pagano–kristian: Shtoj, Zo(t), vallet.

            Shumė nga kėto besime pagane janė tė njėllojta pėr mė shumė se njė popull ballkanik, ndėrsa tė tjera janė me origjinė latine e ndoshta kelte. Atėherė ēfarė paraqet si fizionomi tė veten, si tipare dalluese, mitologjia shqiptare?

 

 

            Kjo mitologji nuk ka zota. Hyjnitė janė tė dorės sė dytė dhe nuk kanė emra tė pėrvetshėm, ose emri i tyre ėshtė kolektiv. Betohet pėr qiell e pėr tokė, thėrritet dielli e hėna. Por janė vetėm personifikime elementesh ose sendesh fizike, jo persona. Ndėrmjet elementeve toka ėshtė mbizotėruese. Cilėsia sipėrore e heroit, ose i heroinės tė ēon tek ajo: burri i dheut, e bukura e dheut. Beja mė gur ėshtė solemne. (Gjeēov $ 534). Kush betohet mbi gurė do tė ngurtėsohet nėse e shkel betimin e tij. (zanat e kanė fuqinė e vėshtrimit qė ngurtėson) Gjenden murana aty ku dikush ka qenė vrarė pėr gjakmarrje (Ēabej 360). Dhe hidhen gurė pėr tė lehtėsuar lodhjen – (me lanė pritesėn).

            Njė tjetėr tipar`dallues ėshtė mungesa e njė jete pėrtej –varrit. 

            Qielli nuk ka asgjė qiellore, nuk ekziston ferri.

            Besimi te kukuthėt, lugetėrit, vurkullakėt ėshtė i pėrhapur; por kėta janė shpirtra tė munduar qė toka i flak jashtė pėr shkak tė ndonjė keqbėrjeje tė rėndė. Ky shpirt ėshtė njėhie ose njė abe njė mbėshtjellje trupore e pajisur me nje mbeturinė materialiteti (ai mund tė ngrejė pesha).

            Mitologjia shqiptare me zana e me djaj, por pa zota e pa eskatologji dhe ku vetė konceptimi i shpirtit ėshtė plotėsisht negativ, ėshtė pra, krejtėsisht tokėsor. Ajo ėshtė organizuar rreth bipolaritetit etik tė sė mirės dhe sė keqes. Nga njėra anė ka njė monstėr – kulēedra ose kuēedra, mamadraga - e pėrfytyruar si njė gjarpėr me shtatė koka qė than ujrat dhe helmon ajrin. Nė anėn tjetėr ka njė hero mitik qė e pėrball nė shpellėn e tij dhe e mbyt. Nė Jug, ku pushteti i Sulltanit zėvėndėsoi atė tė Perandorit bizantin, shpesh ky hero ėshtė fisnik (djali i mbretit), ndėrsa nė Veri ai ėshtė njė bir i popullit i lindur drangue. Njeriu-drangu ka flatra nėn krahė, ai mund tė fluturojė. Kėtu njihet miti i Herkulit qė lufton Hydrėn, qė u bė pastaj ai i Shėn Gjergjit qė mbyt dragoin. Shėn Gjergji ėshtė shumė popullor nė Shqipėri, dhe festa e tij pėrket me ardhjen e pranverės. Gjergj ėshtė gjithashtu emri i njė heroi qė ēliron vendin e vet nga njėmonstėr i zi i dalur nga deti, n’atė qė ėshtė, ndoshta, rapsodia mė e bukur shqiptare.

            Mitologjia shqiptare, monumenti i sė cilės ėshtė cikli i rapsodive tė Veriut, ekzalton njė konceptim tė jetės heroike tepėr etnike. Heronjtė kryesorė tė kėtij cikli, Muji e Halili, kanė emra myslimanė, tė huazuar nga kėngėt epike boshnjake, nga tė cilat huazojnė edhe metrikėn (rapsoditė kėndohen nėn tingujt e lahutės). Por kėto elemente alogjene nuk e prishin aspak substraktin autokton tė kėngėve mitike. Muji ėshtė njė bari qė zanat e maleve, nė kėmbim tė njė shėrbimi qė ai u ka bėrė, e kanė pajisur me njė fuqi mbinjerėzore – ai mund tė shkulė me rrėnjė lisat (KK7). Njė rapsodi tjetėr ia atribuon kėtė fuqi talentit tė tij prej gjahtari: ai ka mundur tė kapė tri dhitė me brirė ari ku fshihet fuqia e zanave (KK1). Muji i masakron armiqtė e tij, sllavėt, por jo pa pėsuar dhe ai vetė. Njė rapsodi e tregon tė plagosur rėndė, tė shoqėruar nga shpirti i tij mbrojtės, ora, mes njė gjarpėri qė i kujdeset dhe njė ujku qė e ruan (KK23). Kur ai vdes, armiku vjen ta provokojė nė varrin e tij. Ai zgjohet dhe thėrret, me ndėrmjetėsinė e njė zogu, ndihmėn e Halilit, qė vret Sllavin dhe ēvarros vėllain e vet (KK32). Muji kthehet nė jetė. Njė ditė ai bėn mbi dorėn e vet provėn e plumbit. Kur e sheh dorėn e shpuar, ai e di qė koha e tij ka mbaruar. Ai zhduket atėherė nėn tokė, si Edipi nė Kolonė, pėr tė pritur, me durim, kthimin mbi tokė tė erės heroike (KK Parathėnie).

            Vico e konceptoi historinė e njėrezimit si njė proces ciklik qė kalon nėpėrmjet tri fazave: teologjike, historike dhe njerėzore. Mendėsija mitologjike shqiptare e ka zbehur tė parėn, pėr t’u ndjerė e kėnaqur nė tė dytėn, duke refuzuar tė dalė jashtė saj.

            Muji nuk ėshtė i vetmi pėrfaqsues i kėsaj mendėsije. Njė shembull tjetėr ėshtė ai i vetė heroit kombėtar, Gjergj Kastriotit, i mbiquajtur Skanderbeg (1405- 1468). Humanisti shiptar, Marin Barleti, qė ka shkruar tė parėn histori nė formė romani tė heroit, (v. 1510) tregon se nėna e tij ėndėrroi se po lindėte njė dragua, trupi i tė cilit mbulonte gjithė Shqipėrinė, dhe qė goja e tij shqyente turqit. Populli e kaq pėrpunuar kėtė mit, duke e bėrė Skandėrbeun njė titan qė mund tė shtrije pėrtokė “pesėdhjetė burra” dhe musteqet e tė cilit janė “katėr pėllėmbė”. Ai hjedh kundėr armiqve qė e rrethojnė shkėmbinj “tė mėdhenj sa njė shtėpi”, dhe ndalon me “njė tė rėnė tė kėmbės” ujrat e njė lumi pėr tė mos i lėnė armiqtė tė kalojnė. Ai ėshtė i pacėnueshėm mbasi “ka lindur me kėmishė” (d.m.th. i mbėshtjellur me placentėn). Kali i tij fluturon nga njė shkrep te tjetri, duke lėnė, kur prek tokėn, gjurmėt e patkojve tė tij – qė shihen edhe sot. Dhe kur Skanderbeu vdes, populli e ēvarros pėr tė bėrė me kockat e tij nuska (Ska. 113, 116, 113, 24,25, 127,206).

 

            Pėrktheu nga origjinali (nė frėngjisht): Nedret Kalakulla

    
            Bibliografi

            HAHN, J. VON. Albanesiche Studien 1-3, Iena, 1854; Griechische und albanische Märshen I-II, Leipsig, 1864. PEDERSEN, HOLGER : Zur albanesischen Volkskunde, Copenhague, 1898. LAMBERTZ, MAXIMILIAN, Albanische Märchen und andere Texte zur albanischenVolkskunde, Vienne, 1922. JOLK, NORBERT, Linguistisch-kulturhistorische Untersuchungen aus dem Bereiche des Albanischen, Berlin-Leipzig. 1923 Visaret e Kombit II; Kangė kreshnikėsh e legjenda, “Le Trésor de la Nation II ; Chants épiques et légendes” (B. PALAJ, D.KURTI) Tirana 1937 (shkur. KK). GJEĒOV, SHTJEFĖN, Codice di Lek Dukagjini ossia diritto consuetudinario delle montagne d’Albania (pėrk. P.DODAJ) Romė 1941. ĒABEJ, EQREM, “Albanische Volkskunde “ te Südost-Forschungen XXV (1996): 333-87 (pėrmban njė listė pothuajse tė plotė tė hyjnive dhe tė monstrave). Tregime dhe kėngė popullore pėrSkenderbeun, (Q. HAXHIHASANI, Z.SAKO) Tirana 1967 (shkur. Sca)

            PIPA. A. Rusha, Munich 1968 (poemė epike qė pėrmban elemete mitike). CAMAJ, M.Legjenda, Romė 1964 (poema lirike tė bazuara mbi legjenda e mite)