Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė - Shkencėtarėt bėjnė njė zbulim lidhur me misterit e Stonhenxhit

Zėri i Amerikės (VOA)

       SHKENCĖTARĖT BĖJNĖ NJĖ ZBULIM LIDHUR ME MISTERIT E STONHENXHIT

     Shkencėtarėt kanė pėrcaktuar pėrbėrjen kimike tė gurėve dhe kanė provuar origjinėn e atyre qė janė pėrdorur pėr tė ndėrtuar njė pjesė tė Stonhenxhit. Zbulimi i origjinės sė gurėve sfidon gjithashtu teoritė se si ndėrtuesit e Stonhenxhit transportuan materialet nė Pllajėn Sallsbery.

 

 

            Shkencėtarėt nė Uells tė Britanisė kanė bėrė njė zbulim tė rėndėsishėm drejt zgjidhjes sė misterit tė gurėve tė famshėm tė vendosur nė formė qarku dhe tė njohur me emrin Stonhenxh. Nėpėrmjet teknologjive tė reja, ata kanė provuar me precizion origjinėn e disa prej gurėve tė kėtij monumenti. Zbulimi i tyre ka ngjallur debate rreth pikėpyetjes tjetėr tė madhe: si u transportuan kėta gurė dhe si u vendosėn ata nė formėn e rrethit.

            Stonhenxh ėshtė njė monument antik qė ngrihet madhėshtor nė Pllajėn Sallsberi, nė jugperėndim tė Anglisė. Se ku u morėn kėta gurrė dhe si u transportuan atje mbetet ende enigmė. I ndėrtuar rreth vitit 3100 para Erės sė Re, origjina dhe qėllimi i tyre mbeten temė debati nė gjithė botėn.

            Nė Muzeumin Kombėtar tė Uellsit nė Kardif po bėhen disa ekzaminime qė mund tė ndihmojnė zgjidhjen e kėtij misteri historik. Me precizion dhe durim, Dr. Riēard Bevins analizon me mikroskop njė mostėr qė ėshtė marrė nga ky monument mistik 5000 vjeēar. Dr. Bevins thotė se vendosja e disa prej gurėve, tashmė ėshtė e njohur.

            "Stonhenxhi ėshtė i pėrbėrė nga njė qark i jashtėm, njė i brendshėm dhe njė patkua brenda tij. Gurrėt e qarkut tė jashtėm janė nga zona e Stonhenxhit, Pllaja Sallsberi".

            Nė vitet 1920, shkencėtarėt studiuan origjinėn e gurėve tė tjerė, tė njohur si Blustons dhe konkluduan se ato vinin nga njė zonė e papėrcaktuar e Kodrave Presli nė Pembrokshajėr tė Uellsit Perėndimor, 240 kilometra nga Stonhenxhi. Mbetet ende e paqartė se si janė transportuar kėta gurrė kaq tė rėndė, nga njė distancė kaq e madhe, nė periudhėn e qytetėrimit antik.

            "Kėta gurrė qė formojnė qarkun e brendshėm dhe patkuan, Blustons, peshojnė dy deri nė tre tonė. Edhe kėta janė gurrė shumė tė mėdhnj pėr t’u transportuar nėpėr zonat rurale, nėse janė lėvizur nga njerėzit”.

 

 

            Njė zbulim i veēantė po e ndez edhe mė shumė debatin se si arkitektėt e Stonhenxhit i transportuan materialet e ndėrtimit nga Uellsi nė jugperėndim tė Anglisė. Dr. Bevins dhe ekipi i tij i shkencėtarėve kanė krahasuar mostrat nga Stonhenxhi me ato tė Kodrave Presli dhe kanė zbuluar origjinėn e tyre tė saktė. Ata e realizuan kėtė duke shfrytėzuar teknologjitė e reja pėr tė analizuar dhe krahasuar pėrbėrjen minerale tė gurėve.

            Dr. Nik Pirsi, gjeokimist nė Universitetin Aberstuith, po nė Uells, u mor me analizat e kristaleve tė zirkonit qė gjenden nė mostrat e gurrit. Ai pėrdori teknikėn e tij tė re me rreze laser pėr tė avulluar kristalet nė mėnyrė qė tė ekzaminonte strukturėn e tyre kimike.

            "Kemi marrė mostra shumė tė holla tė gurit, ku kemi diktuar praninė e zirkonit qė duam tė analizojmė, i kemi vėnė nė (glazer abrasion ISO PMS system) sistemin e ashpėr ISO PMS dhe i kemi goditur me njė rreze tė fuqishme lazer. Masa e kthyer nė gjendje tė gaztė kalohet nė njė spektrometėr masiv dhe ne analizojmė komponentet kimikė tė mineralit”.

            Kėshtu shkencėtarėt kanė pėrcaktuar pėrbėrjen kimike tė gurėve dhe kanė provuar origjinėn e atyre qė janė pėrdorur pėr tė ndėrtuar njė pjesė tė Stonhenxhit. Zbulimi i origjinės sė gurėve sfidon gjithashtu teoritė se si ndėrtuesit e Stonhenxhit transportuan materialet nė Pllajėn Sallsbery.

            "Mendohej se gurėt ishin transportuar nga njerėzit nėpėr Kanalin Bristol dhe ishin ngarkuar nė trape nė Milford Hevėn. Por pėrcaktimi i vendit ku janė marrė gurėt e ndryshon shpjegimin teorik tė trasportimit tė tyre”.

            Mendohet se gurėt janė transportuar nėpėrmjet njė rruge tjetėr prej 16 kilometrash nė perėndim deri nė bregdetin e Uellsit dhe prej andej nė Pllajėn Sallsberi nė Angli. Por kjo teori duhet provuar tani nga arkeologėt. Kėto zbulime tė reja i sjellin njerėzit e mahnitur nga ndėrtimi i Stonhenxhit, njė hap mė pranė zbėrthimit tė misterit tė tyre.