Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 3 - MILIARDERI DHE INTELIGJENCA ARTIFICIALE...

https://bota.al

      

MILIARDERI DHE INTELIGJENCA ARTIFICIALE: KĖTU VENDOSET FATI YNĖ

 

Musk, 21 vjet mė parė, i befasoi vėzhguesit e Ėall Street-it, sepse ai thjesht kishte riinvestuar tė gjitha paratė e mbledhura nga eBay – rreth 100 milionė dollarė – nė bizneset e tij tė tjera, nė vend qė tė blinte shtėpi, jahte, makina tė mėdha si kolegėt e tij tė “ekonomisė sė re” digjitale tė asaj kohe.

 

  

Kur njerėzit mė tė pasur nė botė ishin faraonėt e Egjiptit tė lashtė, sulltani mesjetar Mansa Musa, perandori i Malit, Cornelius Vanderbilt dhe John Jacob Astor e John D. Rockefeller, ishte e pamundur tė kishte konfuzion, sepse asnjėri prej tyre nuk u kundėrvihej atyre qė ne sot i quajmė “fuqi tė mėdha”, asnjėri prej tyre nuk i sfidoi rivalėt e vet tė biznesit nė njė luftė nė Koloseum, dhe mbi tė gjitha asnjėri prej tyre nuk do tė ishte propozuar si njė figurė referimi pėr popullzimin qė urren elitat. Me pak fjalė, dikur miliarderėt ishin elita, dhe pikė.

Kohė mė tė thjeshta, me tė pasurit, tė lumtur qė thjesht janė tė pasur. Ndoshta sepse teknologjia ka ndryshuar parametrat e pasurisė, ndoshta sepse me pėrjashtim tė mundshėm tė perandorit tė Malit, askush nė historinė njerėzore nuk ka qenė mė i pasur se tė pasurit e shekullit njėzet e njė, ose ndoshta sepse thjesht herėt a vonė ka ndodhur qė njeriu mė i pasur nga tė gjithė tė bėhej edhe mė popullist.

Elon Musk, amerikan i natyralizuar por me origjinė nga Afrika e Jugut, 52 vjeē, me vlerė 222 miliardė dollarė nė dhjetor 2023 (Bloomberg Billionaires Index), ishte bėrė i famshėm falė x.com, qė mė vonė u bė PayPal, faqja e shėrbimeve financiare e blerė nga eBay nė vitin 2002, pėr njė shumė afėr njė miliardė e gjysmė dollarė.

Musk, 21 vjet mė parė, i befasoi vėzhguesit e Ėall Street-it, sepse ai thjesht kishte riinvestuar tė gjitha paratė e mbledhura nga eBay – rreth 100 milionė dollarė – nė bizneset e tij tė tjera, nė vend qė tė blinte shtėpi, jahte, makina tė mėdha si kolegėt e tij tė “ekonomisė sė re” digjitale tė asaj kohe.

Musku i asaj kohe ishte shumė i ndryshėm nga ai aktuali: mė shumė “nerd” se sa mburravec, i veshur (jo shumė mirė) “casual” dhe larg pamjes “gjithēka e zezė” e viteve tė fundit.

Paratė e arkėtuara nga eBay kishin pėrfunduar nė projekte mė ambicioze: SpaceX pėr eksplorimin hapėsinor, Tesla pėr tė ndryshuar botėn e automobilėve duke pėrmbysur motorin e vjetėr me karburant, pas dy shekujsh shėrbim, kompania Boring pėr tė gėrmuar tunele me anė tė tė cilėve tė ēlironte trafikun, Neuralink pėr tė vendosur nė tru mikroēipe, me tė cilėt tė mund tė shėrojė mundėsisht njė seri tė tmerrshme sėmundjesh, nga Alzheimeri tek paraliza, OpenAI pėr tė ndryshuar botėn me inteligjencėn artificiale. Dhe nė kohėn e lirė, merrej me robotėt e Optimus, me tė cilėt dėshiron tė revolucionarizojė pėrgjithmonė mėnyrėn e tė punuarit dhe (druhet shumėkush), atė tė tė bėrit luftė.

Lėshonte raketa nė hapėsirė ​​edhe nė emėr tė NASA-s, furnizues i tė cilės ishte bėrė. Ai lidhi internetin nėpėrmjet satelitėve me Starlink-un e tij, vėrtitej me Teslėn e tij, duke hapur fabrika nė mbarė botėn dhe duke thyer njė rekord pas tjetrit.

Nė vazhdėn e famės sė tij globale, ai bėri tė famshme edhe nėnėn, Maye, njė modele shtatėdhjetėvjeēare dhe zėdhėnėse e Moncler.

Por atėherė ndodhi jo tamam rėnia – ai bėhet gjithnjė e mė i pasur dhe mė i fokusuar nė media – por metamorfoza. Ose, siē mendojnė tė tjerėt, mė e thjeshta: shfaqja e karakterit tė vėrtetė tė novatorit miliarder.

Walter Isaacson, nė biografinė e Musk, shkruan: «Nė kohėn kur po mblidhja materiale pėr biografinė e Steve Jobs, ma shpjegoi partneri i tij Steve Wozniak, se cila ishte pyetja kryesore pėr t’i bėrė: a ishte vėrtet e nevojshme qė ai tė ishte kaq i keq, kaq i vrazhdė dhe mizor, kaq i varur nga situatat dramatike? Kur, pasi mblodha materialin, u ktheva tek Woz pėr t’i bėrė pėrsėri pyetjen, ai u pėrgjigj se nėse do tė kishte qenė nė krye tė Apple, do tė kishte qenė mė i mirė. Ai do t’i kishte trajtuar tė gjithė si njė familje e madhe dhe nuk do t’i kishte pushuar njerėzit nga puna. Mė pas, ndaloi dhe shtoi: “Por nėse do tė kisha drejtuar Apple, ne nuk do tė kishim prodhuar kurrė Macintoshin.” Dhe kėshtu pyetja, nė rastin e Musk, ėshtė: nėse ai do tė kishte pasur njė karakter mė tė qetė, a do tė kishte qenė sėrish njeriu qė do tė na kishte projektuar drejt Marsit dhe njė tė ardhmeje me makina elektrike?

Bėhet fjalė, nė psikologji, pėr njė shembull klasik tė arsyetimit: domethėnė, pėrpjekja pėr tė maskuar motivet e vėrteta (shiko fabulėn e Dhelprės dhe rrushit). Fillimisht Jobs dhe mė pas Musk, ishin/janė njerėz me karakter tė pamundur? Ėshtė ēmimi i gjenialitetit tė tyre.

 

 

Po a ėshtė vėrtet kėshtu?

 

Tipari i spikatur i klubit tė shkėlqyer dhe tė populluar tė tifozėve tė Elon Musk ėshtė se vėrejnė cilėsitė e tij – qė janė tė pamohueshme. Tė gjitha tė tjerat? Fillimi i jetės sė re tė Musk, i cili nga “njeriu mė i pasur” u bė edhe mė i famshmi, ėshtė pėr shkak tė blerjes sė Tėitter, mė 27 tetor 2022, pėr 44 miliardė dollarė. Lėvizje brilante? Gabim nė vlerėsim? Sigurisht, 14 muaj mė vonė, Tėitter (tė cilin e riemėroi X humbet para, Musk ėshtė bėrė idhulli i republikanėve amerikanė qė janė kundėr sistemit, fshikullues i George Sorosit, kritik i ashpėr i tė majtės progresiste, i aktivistėve Lgbt, i shoqatės hebraike amerikane me mė shumė ndikim, tė cilėn e akuzon se e ka armiqėsuar me reklamuesit mė tė mėdhenj tė Tėitter/X.

Sepse Musk-ut, i cili njė herė e njė kohė lėvdohej se nuk bėnte reklama nė kompanitė e tij, dhe qė nuk kishte pėrdorur asnjėherė pėr Teslan njė zyrė shtypi, pėr shkak se pėr marrėdhėniet publike kujdesej vetė nėpėrmjet mediave sociale dhe intervistave tė posaēme, tani e gjen veten duke drejtuar njė biznes, i cili mbėshtetej mbi publicitetin.

Pėr nga temperamenti dhe ndoshta edhe nga tė qenit pak arrogant, Musk nuk ėshtė i zoti nė tė ardhurat nga reklamat. Madje bėri goxha bujė ajo “fuck ju” qė u tha nė njė konferencė ish-reklamuesve tė mėdhenj – si Disney – tė cilėt po bojkotojnė menaxhimin e ri tė Twitter/X, i parė nga shumė njerėz si shumė i butė ndaj dezinformatave dhe trollėve tė krahut tė djathtė.

Atėherė ishte e pashmangshme qė ata qė nuk e donin, do tė fillonin t’i pėrmendnin babanė e sertė dhe minierat e smeraldit nė Afrikėn e Jugut tė aparteidit, gjyshin e tij antisemit, klauzolėn kontraktuale qė e tregon atė si bashkėthemelues tė Tesla-s, edhe pse ai erdhi mė vonė nė kompaninė qė nė fund e bėri tė tijėn, premtimet e dėshtuara nė Neuralink qė po pėrpiqet tė ngrihet, dhe atė projekt tė dėshtuar nė trenat me shpejtėsi shumė tė lartė, qė sipas shumė njerėzve ishte thjesht njė dredhi pėr tė bllokuar projektet e shtetit tė Kalifornisė nė tė njėjtėn fushė.

Sigurisht, Musk mbetet shumė i mirė nė organizimin e ngjarjeve mediatike, tė tilla si inaugurimi i Cybertruck, njė kamion elektrik anti-mitraloz.

Ėshtė e vėshtirė tė mos argumentosh qė Musk e sheh veten si Steve Jobs i ri – ai gjithashtu ndan me tė biografin zyrtar, Walter Isaacson – dhe ndonėse shumėkujt i kujton Pt Barnum, talenti i tij ėshtė i padiskutueshėm: ai luan provokuesin e borgjezisė – Bürgerschreck do ta kishin quajtur nė Vjenėn e njė shekulli mė parė – dhe ēdo instrument cirku ėshtė i mirė pėr t’u angazhuar.

Ai sfidoi Mark Zuckerbergun e Facebook-ut (i cili peshon 70 kg nė krahasim me 134 tė Musk) nė njė duel-lufte tė ēuditshėm nė Koloseum duke pėrfshirė fatkeqėsisht edhe politikėn italiane, ai pozon si superhero ą la Tony Stark (miliarderi teknologjik i filmave Marvel i cili shndėrrohet nė Iron Man).

Musk i pėrket asaj rryme mendimi qė fatkeqėsisht ėshtė shumė e pėrhapur nė Silicon Valley e quajtur transhumanizėm, pra aspirata pėr ta bėrė homo sapiensin njė specie shumėplanetare duke na dėrguar nė Mars me raketa Space X dhe me mikroēipe Neuralink brenda kafkės, pėr tė drejtuar Teslėn nė planetin e kuq, ndoshta duke i dorėzuar timonin njė roboti tė drejtuar nga inteligjenca artificiale.

Gjithēka shumė bukur, por kur promovoi nga llogaria e tij nė Twitter njė postim qė akuzonte hebrenjtė se ushqejnė “urrejtje dialektike” pėr tė bardhėt, iu desh qė pėr njė herė tė kėrkojė falje (pėr Sorosin, hebre, vazhdon tė thotė gjėra tė rėnda).

Ish bashkėshortja, kėngėtarja Grimes me tė cilėn ka tre fėmijė me emra tė ndėrlikuar (X Ę A-Xii, Exa Dark Sideręl dhe Techno Mechanicus) thotė se njė pjesė e problemeve tė Musk burojnė nga Sindroma Asperger – njė formė autizmi. “Nėse dikush vuan nga depresioni apo nga kriza tė ankthit, tė gjithė tregojnė dhembshuri. Nėse dikush ka Asperger, njerėzit thonė thjesht qė ėshtė njė hajvan”.