Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

NACIONALE

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 3 - KATĖR TĖ VĖRTETAT FISNIKE TĖ BUDIZMIT

Autor: Lis BUKUROCA

https://dritare.net

KATĖR TĖ VĖRTETAT FISNIKE TĖ BUDIZMIT

 

Budizmi ėshtė i lirė nga dogmat, por ndryshe nga shumė religjione, vetė Buda thotė se njeriu nuk duhet tė ndjekė verbėrisht mėsimet e tij, por se nė budizėm duhet vazhdimisht tė punohet pėr tė fituar ēdo njeri pėrvojėn dhe njohuritė e veta.

 

 

 

E vėrteta e vuajtjes  (1)

E Vėrteta e Parė Fisnike quhet “Dukka.” Ajo thotė se jeta pėrbėhet nga vuajtjet. Buda pėrkufizon tri lloje vuajtjesh, qė pėrjetohen varėsisht nga vetėdija e njeriut. Te njėri  mė fuqishėm, te tjetri mė dobėt. Tek vuajtjet e para numėrohen mplakja, sėmundja dhe vdekja. Nėse i qasemi trupit, atėherė kuptohet se mplakja, sėmundja dhe vdekja janė reale. Kjo shkakton vuajtje, por edhe format mė delikate tė vuajtjes, si e dėshpėrimit, depresionit dhe frikės. Fjala “dukkha” do tė thotė ‘diēka e paaftė pėr tė kėnaqur’ apo ‘qė nuk mund tė qėndrojė ose tė zgjasė’: prandaj e ndryshueshme, e paaftė pėr tė na kėnaqur plotėsisht ose pėr tė na bėrė tė lumtur. Pėrveē ndjenjės sė pacaktuar tė zymtėsisė, ky term pėrfshin ēdo formė vuajtjeje.

Ne vuajmė kur ballafaqohemi me atė qė nuk e duam dhe kur jemi tė ndarė nga ajo qė e duam. Vuajtja e dytė ėshtė pėrkohshmėria, ose tė tė qenit kalimtar. Ajo ėshtė shkaku e pėrvojave tė dhimbshme, kur njeriu ngjitet pėr lumturinė. Vuajtja e tretė ėshtė kushtėzimi. Ai shprehet si formė mė delikate e vuajtjes, nė mes tė tjerash nė pėrvojė, sepse mendja ėshtė pothuajse gjithmonė e mbuluar si me vel, prandaj ne nuk kemi kontroll mbi jetėn tonė. Kjo vuajtje nėnkupton se nė ciklin e ekzistencės sė kushtėzuar, nė njė formė ose nė njė tjetėr, vetėm vuajtjet do tė merren vesh mirė.

Ne ngjitemi pėr gjėsende, duke pėrfshirė aty edhe Unin (egon) tonė tė marrė me mend dhe mendojmė se do tė ekzistojmė pėrgjithmonė. Por e vėrteta ėshtė se ēdo gjė qė shfaqet edhe zhduket. Ēdo gjė qė lindet, edhe do tė vdesė. Ne vuajmė madje edhe pėr gjėra tė bukura dhe gjendje tė lumtura, sepse edhe ato, njė ditė prej ditėsh, do tė zhduken. E Vėrteta e Parė nuk do tė thotė se gjithēka dhe kudo, gjithmonė ėshtė e keqe. Ajo na bėn vetėm tė vetėdijshėm pėr paqėndrueshmėrinė e kėsaj bote. Pėrvoja e botės shqisore zhvillohet pėrmes ndjenjave, dhe kjo do tė thotė qė ne gjithmonė jetojmė midis kėnaqėsisė dhe dhimbjes, d.m.th. nė dualizmin e samsaras. Kėshtu shkojnė gjėrat. Kjo ėshtė pasojė e lindjes.

 

Shkaqet e vuajtjes (2)

E Vėrteta e Dytė Fisnike quhet “Samudaya” dhe shpjegon shkaqet e vuajtjes. Ato janė lakmia, urrejtja, dėshirimi dhe padijenia e njeriut.

Si shkak tė vuajtjes Buda thekson padijeninė. Ajo ėshtė paaftėsia e mendjes sė pa ndriēuar pėr tė njohur natyrėn e vet. Intelekti (mendja) punon si njė sy: ai pėrkap (percepton) gjithēka “jashtė”, pa qenė nė gjendje tė shohė vetveten. Kėshtu qė ēdo pėrvojė shoqėrohet nga njė ndjenjė thelbėsore e ndarjes (dualitetit). Intelekti qė pėrjeton, kupton veten si “Unė” (subjekt), e pėrjetuara bėhet nė “ti” ose diēka tjetėr (objekt). Nėse kėrkohet njė “Unė”(ego) ai nuk mund tė gjendet as nė trup, as nė ndjenja, as nė mendime. Edhe pse njeriu mund tė gjejė vetėm njė rrjedhė tė mendimeve, tė ndjenjave dhe tė pėrshtypjeve, tė cilat ndryshojnė vazhdimisht, pėrfytyrimi i njė Uni (ego) bėhet baza e tė gjitha pėrvojave (ego-iluzion). Nga kjo pikėpamje binare (dualiste) krijohet ngjitja pėr tė kėndshmen, shpėlqimi i tė pakėndshmes dhe pason rrėmuja.

Nga ngjitja krijohet koprracia, nga shpėlqimi, xhelozia dhe nga budallallėku, krenaria. Kėto janė tė ashtuquajtura ndjenjat penguese. Nga budallallėku merren ato seriozisht dhe pasojnė veprime tė liga. Kjo shkakton pengesa tė mėtejshme, vuajtje pėr tė tjerėt dhe pėr veten tonė. Nėse kėto pasoja kthehen si efekte tė pakėndshme tek vepruesi, zakonisht ai mendon se faji ėshtė i tė tjerėve dhe kėshtu vihet pėrsėri diēka negative nė lėvizje. Mjafton i tė qenit i lirė nga dashuria dhe urrejtja nė mėnyrė qė tė kuptuarit tė shfaqet i qartė, si drita e ditės nė njė shpellė. Tė tė qenit i lirė nga fryma e pėrhershme pėr tė kritikuar dhe gjykuar, domethėnė tejkalim i urrejtjes dhe lakmisė. E Vėrteta e Dytė Fisnike, nė tri aspektet e saja flet pėr “origjinėn e vuajtjes, qė i ėshtė ngjitur dėshirės.” Me braktisjen e saj, zhduket edhe vuajtja. 

Ajo thotė se ekziston njė origjinė e vuajtjes dhe se origjina e vuajtjes ėshtė ngjitja me tri llojet e dėshirės: dėshira pėr kėnaqėsinė e shqisave (kama tanha), dėshira pėr tė qenė ose pėr t’u bėrė (bhava tanha) dhe dėshira pėr tė mos qenė (vibhava tanha).

 

 

E vėrteta e heqjes sė vuajtjes  – vuajtja mund tė zhduket (3)

E Vėrteta e Tretė Fisnike quhet “Nirodha.” Ajo pėrshkruan heqjen e vuajtjes qė funksionon vetėm kur njeriu tejkalon lakminė e tij. Qėllimi i Budės ėshtė ēlirimi dhe ndriēimi. Te ēlirimi (nirvana e vogėl) pėrfytyrimi i ekzistencės sė njėmend tė vetėsisė konsiderohet si iluzion. Ndjenjat kundėrthėnėse pushojnė, njeriut i hapen sytė dhe pėrfiton qartėsi. Aty vėrehet se vetėdija funksionon nėpėrmjet trupit pa qenė vetė trupi. Mendimet dhe ndjenjat njihen si lojė e lirė e mendjes pa pasur nevojė pėr njė Unė, ose vetėsi, e cila ka kėto mendime dhe ndjenja. Ėshtė njė gjendje e tė tė qenit i lirė nga tė gjitha kufizimet dhe ngushtimet nė intelektin vetjak. Ndriēimi (nirvana e madhe) ėshtė pėrvoja e plotė e natyrės sė intelektit. Nė tibetishte quhet  “Sangye”, kjo do tė thotė: velat janė hequr dhe tė gjitha cilėsitė e intelektit, qė ishin brenda, janė shpalosur tėrėsisht. Sepse nė thelbin e saj absolut, vetėdija ėshtė e gjithėdijshme, hapėsirė e pafrikė dhe pėrvoja e saj ėshtė gėzimi sipėror.  

E Vėrteta e Tretė Fisnike flet nga pikėpamja e “Ku”-sė. Nga kėndi i sė vėrtetės mė tė lartė ose tė vėrtetės mė tė thellė. Pa lindje, nuk ka vdekje. Pa ngjitjen pėr egon vetjake, shumė nga telashet ndėrnjerėzore do tė zhdukeshin. Tė krahasuarit e pėrditshėm me tė tjerėt dhe tė gjykuarit krijon pakėnaqėsi dhe vuajtje. Por nė pėrvojėn e boshėsisė, pa fjalė nuk ka dhe kurrė nuk do tė ketė vuajtje. Nė Hannya Shingyo thuhet: “Nė “Ku”, nuk ka trup, nuk ka vuajtje, nuk ka shkaqe, nuk ka rrugė, etj.” Kjo ishte pėrvoja e fituar e Budės gjersa qėndroi ulur nėn pemėn e quajtur “bodhi.”

Qėllimi i mėsimdhėnies budiste ėshtė tė zhvillojė mendjen reflektuese pėr tė braktisur iluzionet. Tė Katėr tė Vėrtetat Fisnike na mėsojnė tė largohemi prej tyre, duke pėrdorur hulumtimin, vėzhgimin dhe meditimin.

 

E vėrteta e rrugės qė tė ēon atje (4)

E Vėrteta e Katėrt Fisnike thotė se njeriu mund ta ēlirojė veten nėse ndjek hapat dhe parimet e jetės sė Shtegut tė Tetėfishtė. Nė 45 vitet e mėsimdhėnies, Buda la pas vete  84.000 udhėzime, qė i lejonin miqve dhe nxėnėsve tė bėjnė nė ēdo ēast tė jetės njė hap nė rrugėn drejt ēlirimit dhe ndriēimit. Nė “Rrugėn e Diamantit” ai u tregoi atyre meditime pėrmes tė cilėve ata mund tė identifikoheshin fuqishėm me cilėsitė e pakushtėzuara tė intelektit tė vet. Nė Rrugėn e Madhe ligjėroi ai pėr domethėnien e dhembshurisė dhe menēurisė, si njė qėndrim ēlirues dhe si kėndvėshtrim. Nė “Theravada” ai flet pėr shkakun dhe efektin, pasojėn (karma), si ndėrtojmė vetė jetėn tonė dhe si duke zhvilluar vetėpėrmbajtjen, mund ta pėrdorim trupin, fjalėn dhe mendjen pėr tė sjellė lumturi te tė tjerėt dhe te vetja.

Buda ligjėron tė vėrtetėn e fundit, qė shpien atje, ku e vėrteta pėrkapet ashtu si ėshtė. Kjo rrugė pėrbėhej nga themele etike dhe meditimi i vėrtetė. Megjithatė, ligjėrimi i njė rruge do tė thotė nė tė njėjtėn kohė qė vetėm zgjimi, nuk mund tė ēojė nė ēlirim. Zgjimi duhet tė realizohet nė jetėn e pėrditshme dhe nė tė gjitha fushat tona tė jetės. Kjo do tė thotė tė krijohet njė baraspeshė mes familjes, profesionit, jetės sė pėrditshme, praktikės, spiritualitetit dhe punės.

Shtegu i Tetėfishtė Fisnik i Njohjes, (i pėrfitimit tė diturisė, i tė kuptuarit), ngėrthen tė gjitha rregullat e jetės tė tė gjithė budistėve. Kushdo qė u pėrmbahet atyre, jeton nė mes tė luksit dhe varfėrisė. Dhe kushdo qė arrin gjithmonė t’u pėrmbahet kėtyre rregullave, sipas besimit budist, do tė ēlirohet nga vuajtjet e tij dhe do tė ndriēohet. Ai bėhet njė Budė. Shpirti i tij nuk kthehet mė nė tokė, por gjen lumturinė e tij nė nirvanė.

 

Tetė Shtigjet qė shpiejnė nė zhdukjen e vuajtjes

1. Njohuria (tė kuptuarit, pikėpamja) e drejtė. (Pėrpiqu tė fitosh menēuri dhe sillu gjithmonė drejtė.)

2. Tė menduarit e drejtė. (Motivimi i drejtė. Ji gjakftohtė dhe i urtė.)

3. Tė  folurit e drejtė. (Kurrė mos gėnje!)

4. Tė vepruarit e drejtė. (Mos bėj asnjė tė keqe asnjė gjallesė dhe mos vidh.)

5. Jetesa e drejtė. (Mos dėmto njeri dhe mos dėmto natyrėn!)

6. Pėrpjekja e drejtė. (Pėrpiqu dhe pėrmbush detyrat tua.)

7. Ndėrgjegjėsim i drejtė. (Ji i vėmendshėm gjithmonė, mendo dhe vepro me maturi.)

8. Pėrqendrimi i drejtė. (Pėrqendrohu, mendo thellė dhe medito.)

 

Shtegu i tetėfishtė ėshtė parim themelor i besimit tė budistėve. Ėshtė aq e rėndėsishme pėr ta sepse pėrfaqėson rregullat nė simbolin e tyre, ku tetė spicat e  “Dharma–Rrotės” qėndrojnė pėr tetė rregullat e Shtegut tė Tetėfishtė. Buda besonte se nė vetėmohim gjendet ēelėsi i dhembshurisė dhe i mėshirės pėr tė gjitha qeniet nė tokė, tok me to, ēelėsi pėr njė botė mė tė mirė. Jo diku nė botėn tjetėr, ose nė nirvana, por nė Kėtu dhe nė Tani. “Shtegu i Tetėfishtė Fisnik” ėshtė njė udhėzues praktik nė rrugė e sipėr pėr atje. Sė bashku me Katėr tė Vėrteta Fisnike, ai ėshtė thelbi i predikimit tė Budės.

Si tė gjitha fetė, edhe budizmi ka mitologjinė e vet dhe natyrisht praktikėn, qė rezulton prej saj. Budizmi ėshtė i lirė nga dogmat, por ndryshe nga shumė religjione, vetė Buda thotė se njeriu nuk duhet tė ndjekė verbėrisht mėsimet e tij, por se nė budizėm duhet vazhdimisht tė punohet pėr tė fituar ēdo njeri pėrvojėn dhe njohuritė e veta. Dhe kur njeriu ia del kėsaj dhe ka fituar njohuri tė vėrtetė, atėherė duhet tė ndjekė ato dhe jo mėsimet dhe praktikat e njė tjetri, pa marrė parasysh se tė kujt janė. Nėse ia del mbanė, duhet tė bėhet mėsues dhe t’i  dhurojė tutje njohuritė e veta. Nė budizėm nė qendėr tė vėmendjes gjendet njeriu dhe pėrvojat e tij, jo ritualet e ngurta dhe rregullat. Ka shumė mėsues, ndihma dhe kėshilla, qė mund tė zbatohen pėr tė gjetur rrugėn e zgjimit, por rrugėn duhet ta bėjė njeriu vet.

“Mos beso, sepse njė i urtė ka thėnė ashtu.

Mos beso, sepse tė gjithė e besojnė atė.

Mos beso, sepse ėshtė shkruar.

Mos beso, sepse konsiderohet si e shenjtė.

Mos beso, sepse dikush tjetėr e beson atė.

Beso vetėm atė qė tė ti ke kuptuar si tė vėrtetė!”