Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

NACIONALE

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė 2 - DEKADENCA SIPAS MENDIMTARIT MATEI CALINESCU

Shkruan: Ali PAJAZITI

https://pashtriku.org

DEKADENCA SIPAS MENDIMTARIT MATEI CALINESCU

 

Dekadenca mund tė bashkėshoqėrohet me fjalėt si perėndim, muzg, vjeshtė, plakje, shterim dhe, nė faza mė tė pėrparuara, kalbje organike dhe qelbėzim, krahas antonimeve tė vetvetishme si ngritje, agim, pranverė, rini, ēelje etj.

 

 

Njė ndėr termat e rėndėsishėm nė sferėn e shkencave sociale ėshtė edhe ai i dekadencės, qė nėnkupton gjendjen e rėnies, shkatėrrimit, kalbjes, zhezhitjes, rrėzimit, marrjes sė tatėpjetės, tė zhbėrjes. Termi nė fjalė ėshtė pėrdorur edhe pėr ta pėrshkruar rėnien e qytetėrimit qė i paraprin shkatėrrimit nė kuadėr tė ciklit historik. Nė fundin e shekullit XIX ka mbizotėruar ndjenja se Evropa ka arritur fundin e njė epoke ose fin de siecle. Nė kėtė artikull do tė ndalemi te pikėpamja pėr kėtė ēėshtje e mendimtarit dhe kritikut letrar rumun-amerikan Matei Calinescu (1934-2009), filozof ky i cili, duke e riinterpretuar dhe duke e rivlerėsuar dekadencėn, kėtė term e ndėrlidh me botėn tonė tė shteruar, pra asocon njė botė nė fazė tė rėnies e tė degradimit, tė shpėrbėrjes.

 

Kush ėshtė Calinescu?

 

Calinescu, njė erudit nė mėnyrėn borhesiane (indiana.edu), njė analist i ideve tė estetikės qė drejtuan krijimtarinė letrare perėndimore nė 150 vjetėt e fundit, ėshtė njeri i mirėnjohur i letrave, i diplomuar nė Universitetin e Bukureshtit (1957), autor i gjashtė librave tė kriticizimit letrar, i njė novele Life and Opinions of Zacharias Lichter dhe i tre vėllimeve tė poezisė. Nė vitin 1960 ka filluar karrierėn si asistent e, mė vonė, si lektor nė Departamentin e Literaturės Botėrore tė Universitetit tė sipėrpėrmendur. Mė 1972 merr gradėn e doktorit tė shkencave nė letėrsinė e krahasuar nė Universitetin e Kluzhit. Nė vitin 1973 e fillon karrierėn nė Universitetin Indiana (ShBA) si profesor vizitor dhe ligjėrues i programit Fullbright. Librat dhe artikujt e tij kapin gamėn e studimeve rreth modernizmit dhe lidhjeve midis letėrsisė, fesė dhe politikės. Publikimet e tij pėrfshijnė veprat si Duke eksploruar postmodernizmin (Exploring Postmodernism, ed. me D. W. Fokkema, Amsterdam and Philadelphia: John Benjamins, 1988), Rumunėt: njė histori (The Romanians: a history, Ohio State University Press, 1991), veprėn mė tė njohur tė tij Pesė fytyrat e modernitetit: Modernizmi, avangarda, dekadenca, kiēi dhe postmodernizmi (Five Faces of Modernity: Modernism, Avant-Garde, Decadence, Kitsch, Postmodernism (Duke University Press, 1997), Eugene Ionesco: Tema identitare dhe ekzistenciale (Eugene Ionesco: Teme identitare si existentiale, 2006), Enigma e Metjut (Mathew’s Enigma, Indiana University Press, 2009) etj.

 

Ē’ėshtė dekadenca?

 

Dekadenca, qė rrjedh nga rrėnja latine de “nga” dhe cadere “rėnie”, nėnkupton gjendjen e rėnies sė kulturės, ekzistimin e gjendjes shoqėrore ose kulturore mė tė mirė ose mė tė dėshiruar. Ajo shėnjon njė gjendje tė dėrrmimit tė njė aspekti tė ekzistencės sė civilizuar, njė baule tė mbushur me zbrazėtirė (Gilman, 1979). Sipas A. E. Carter, dekadenca nėnkupton pėrkeqėsimin e diēkaje, rėnien, kolapsin (Carter, 1958). Dekadenca ėshtė njė hap normal drejt njė periudhe madhėshtore dhe kusht i domosdoshėm pėr njė risi kreative qė do tė marrė hov nesėr ose pasnesėr. Kur njerėzit e pranojnė kotėsinė dhe absurdin si gjė normale, kultura ėshtė dekadente (Barzun, 2000:11). Nė vitin 1933, Praz ka shkruar njė vepėr impresioniste dhe enciklopedike tė reagimeve dekadente ndaj modernitetit, njė histori tė frymės (geistgeschichte) (Hartman, 2000:1-2).

Nė pikėpamjet e historianėve tė vjetėr tė krishterė, tek pasuesit e tyre mesjetarė dhe tė mėvonshėm (J. B. Bousset) dekadenca ėshtė komentuar si dėnim i pashmangshėm hyjnor. Pėr filozofėt e progresit dhe tė sė drejtės universale (Jean Bodin, Montesquieu, Turgot, Kant, de Condorect, Comte) dekadenca ėshtė shmangie e rastėsishme nga pėrparimi i paevitueshėm. Nga Ibėn Halduni, Hume, nė veēanti Spengleri, dekadenca ėshtė pjesė e procesit tė ngritjes dhe rėnies ciklike, gjegjėsisht lindjes, zhvillimit, pjekurisė dhe vdekjes. Utilitaristėt thonė se dekadenca ndodh pėr dy shkaqe: dobėsia funksionale dhe udhėheqėsia joadekuate. Pėr ata qė besojnė nė vlerėn e normave tradicionale, ēdo shmangie nga tradita, nga ancien rėgime, nėnkupton dekadencėn. Pėr fundamentalistėt, radikalėt fetarė dhe ithtarėt e autoritarizmit, ēdo risi e mendimit ėshtė shenjė e dekadencės.

Nė kryeveprėn e vet, Calinescu merret edhe me ēėshtjen e dekadencės, si njė term ky qė nuk ėshtė pėrdorur para Mesjetės nė formėn e vet si decadentia, decadenzia apo Decadenz, ndonėse ideja ėshtė e lashtė sa vetė njeriu, duke shėnjuar fuqinė asgjėsuese tė kohės dhe fatalitetin e zvetėnimit (Calinescu, 2012:166). Sipas tij, dekadenca mund tė bashkėshoqėrohet me fjalėt si perėndim, muzg, vjeshtė, plakje, shterim dhe, nė faza mė tė pėrparuara, kalbje organike dhe qelbėzim, krahas antonimeve tė vetvetishme si ngritje, agim, pranverė, rini, ēelje etj.

Njerėzit e kohėve mė tė hershme, pra ata tė periudhės para qytetėrimit modern perėndimor, mendonin se e kaluara ishte mė e mirė se e tashmja. Pra, sipas nesh, kanė qenė regresivė, nė kuptimin qė mirėsinė dhe shembulloren e kanė kėrkuar nė tė shkuarėn, nė histori e jo nė tė ardhmen siē insiston paradigma moderne e pėrparimit ose progresit vijėdrejtė (linear). Greqia, p. sh., ka qenė e mbėrthyer nga e shkuara, Epoka e Artė ka dominuar si nė Greqinė dhe nė Romėn antike. Pėr grekėt antikė, koha s’ka qenė gjė tjetėr pos njė rėnie e vazhdueshme. Pėr ta, nocioni i pėrparimit tė vazhdueshėm ishte i padėgjuar (op. cit., 166). Ngjashėm kanė menduar edhe arabėt paraislamikė qė besonin te koha si shkatėrruese e gjithēkasė. Nė Francė ėshtė pėrdorur qė nė shekullin XVI, kurse nė Angli, ky term, pėr herė tė parė ka filluar tė qarkullojė nė shekullin XIX (1837), nė veprėn e famshme History of French Revolution. Prej viteve ’50 tė shek. XIX ky term u pasurua nė aspektin semantik, qė gjatė viteve ’80 solli njė varg fjalėsh tė reja ironike-trillane, si decader, emėrtimet decadizme dhe decadentisme. Nė Itali ky term do tė njihet si njė kategori kritike decadentismo.

 

 

 

Dekadenca te Calinescu: Nga miti i progresit drejt realitetit tėhuajėsues

 

Siē dihet, termi modernitet ndėrlidhet me besimin nė progresin e vazhdueshėm. Saint Simon dhe Auguste Comte kanė qenė aderues tė besimit nė progres dhe natyrisht se ėshtė dashur qė tė vėrtetėn shoqėrore ta sqarojnė sipas formave tė zhvillimit historik. Nė skemėn e Hobbesit, i cili ėshtė progresivist, shkalla e pėrparimit qė e ka arritur Evropa legjitimohet pėrmes ligjeve tė domosdoshme dhe natyrore tė zhvillimit historik. Morgan thotė se shoqėritė deri mė sot kanė pėrjetuar njė evolucion shoqėror (egėrsia, barbarizmi dhe qytetėrimi). Mendimi i qytetėrimit, i cili nė shekullin XIX nė Evropė fitoi rėndėsi tė madhe dhe i cili prej gjysmės sė dytė tė shekullit XVIII i motivoi thellė kombet dhe shoqėritė evropiane, nė kulturėn tonė kaloi si njė trashėgimi tė cilėn nė kohėt e mėvonshme ua la “besimi pėr pėrparimin e pafund ”. Nė kėtė kohė evropianėt ishin thellė tė bindur se njerėzimi ka hapėruar nė njė shekull – kohė tė re – nė shekullin e qytetėrimit absolut (Bullaē, 2002:17).

Megjithėse ideja e modernitetit ėshtė e lidhur pothuaj vetvetiu me shekullarizmin, elementi pėrbėrės kryesor i tij ėshtė ndjenja e kohės sė pakthyeshme dhe ky element pėrputhet me Weltanschauung-un eskatologjik jude-kristiane tė historisė. Ja pse, ndonėse nuk kishte qenė aspak e pranishme nė botėn e lashtėsisė pagane, ideja e modernitetit lindi gjatė Mesjetės sė krishterė. Pikėrisht gjatė Mesjetės fjala modernus, si ndajfolje dhe emėr, u formua prej ndajfoljes modo (qė do tė thotė “e kohėve tė fundit, pikėrisht tani”) nė tė njėjtėn mėnyrė qė fjala hodiernus zuri fill prej hodie (“sot”). Modernus, sipas Thesaurus Linguae Latinae, do thotė qui nunc, nostro tempre est, novelus, praesetaneus (e tanishmja, e kohės sonė, e reja, e pranishmja). Antonimet kryesore tė tij ishin ashtu siē i rendit fjalori: antiques, vetus, priscus (antike, e vjetėr). Vepra e Calinescut pėr modernitetin, qė ngėrthen edhe ēėshtjen e dekadencės, ėshtė “studim plot dituri, i kthjelltė, i mprehtė dhe origjinal, i cili shtrihet mbi hapėsirėn e sė pothuaj krejt Evropės, duke pėrfshirė kohėn prej hyrjes sė fjalės ‘modernus’ nė latinishten mesjetare deri te postmodernizmi i ditėve tė sotme”.

Calinescu, duke shpjeguar ligjin e pėrgjithshėm tė dekadencės, pėrmend ndėrvarėsinė e saj me begatinė apo pasurinė, tė cilėn e nėnvizon Montesquieu. “Nė historinė e perandorive asgjė nuk ėshtė mė pranė dekadencės sesa begatia e madhe. Po ashtu, nė republikėn tonė tė letrave duhet tė trembemi se mos begatia ēon nė dekadencė” (op. cit., 172-3). Njė gjė tė tillė e pėrmend edhe sociologu i parė, Ibėn Haldun, nė veprėn e vet Prologomena (Muqaddimah), ku thotė se shoqėritė zhvillohen si njeriu, pra me njė qasje biologjike shpjegon se ēdo entitet social kalon nėpėr procesin e fėmijėrisė, rinisė dhe pleqėrisė, qė plotėsohet nė brezin e katėrt me shkatėrrimin pėrfundimtar (Bullaē, 2002:188).

Sipas Calinescut, dekadenca, tė cilėn e komenton mė tepėr nė rrafshin e artit, por gjithnjė duke e ndėrlidhur edhe me sfera tė tjera tė jetės, nė fakt ėshtė antimoderne, antirisuese, antiimagjinative, ėshtė pėrshkruese dhe shkon nė dėm tė arsyes. Ajo dalėngadalė e dėrrmon kombin, andaj dekadenca nė Francė ka bėrė “nam” nė shekullin XIX, kur u vėrejt se “ndjenja e fuqisė dhe prestigjit tė kombit francez po binin ”. Dhe tani, nė epokėn e postmodernes, gjendje kjo kur ėshtė humbur besimi nė “rrėfimet e mėdha legjitimuese”, ėshtė emėr i njė epoke qė shėnon fundin e tė gjitha miteve ngushėlluese rreth mbisundimit intelektual dhe tė “sė vėrtetės”, gjendje qė shprehet me “mosbesim ndaj metanarracioneve”, “kryengritje kundėr monotonisė jetėsore tė imponuar nga mėnyra moderne e jetesės qė i shkrin nė kazanin e vet tė gjitha veēoritė”, “kėputje e lidhjeve me fushėn estetike tė modernizmit”, “bėrthamė e paskriticizmit dhe politikė e interpretimit tė sė sotmes”, “periudhė skizofrenike e shoqėrisė sė konsumit” (Pajaziti, 2009:484), kur “njeriu modern, i shtrėnguar t’u besojė koncepteve ‘zhvillim’ dhe ‘pėrparim’, ka humbur shumė gjėra dhe jeton pa shpresė, kur ai nuk di se ēfarė ka humbur” (Bullaē, 2002:7), kur duket se progresi dhe neuroza janė tė pandara (Ditari i vėllezėrve Gonkur). Pėr kėtė sėmundje flet edhe Zola (“sėmundja e progresit”), simptomat e sė cilės ai i gjente nė ēdo refleksion tė kohės sė tij, edhe nė letėrsi: “Ne jemi tė sėmurė, kjo ėshtė e sigurt, tė sėmurė me progres”. Calinescu i referohet edhe Burzhesė, autor i Theorie de la decadence, i cili, me njė diskurs sociologjik, analizon dy llojet e shoqėrive, ato organike – nė tė cilat energjitė e pėrbėrėsve u nėnshtrohen qėllimeve dhe kėrkesave tė “organizmit total” dhe, tė dytat, shoqėritė dekadente, tė cilat shėnohen nga njė shkallė nė rritje anarkie, nga njė tendosje e marrėdhėnieve hierarkike (Calinescu, 2012:182-184).

Ndėrkohė, Calinescu analizon etėrit e ligjshėm tė dekadentizmit, Schopenhauerin, Nietzschen dhe Wagnerin, raportin marksizėm-art, duke theksuar se arti ideologjik ėshtė dekadent, kurse dekadenca ėshtė patologji estetike, duke e quajtur romantizmin si sėmundje moderne dhe pikėnisje tė tė gjitha dekadencave, duke pėrfunduar me thėnien e Feuerbachut, se deri tani filozofėt janė kėnaqur vetėm me interpretimin e botės, ndėrkaq me rėndėsi ėshtė ta ndryshosh atė (op. cit., 225).

 

Pėrfundim

 

Calinescu, mendimtar me nam, pėrmes kryeveprės sė vet Pesė fytyrat e modernitetit jep njė ekzegjezė tė shkėlqyer tė fjalėve kyēe tė modernes: modernizmi, pararoja, dekadenca, kiēi dhe postmodernizmi, duke shpjeguar dimensionet estetike, sociologjike dhe kulturologjike tė kėsaj epoke tė rėndėsishme tė historisė perėndimore, duke u ndalur nė mėnyrė tė veēantė (njė kapitull) te ēėshtja e dekadencės, si fazė e shterimit, zvetėnimit, korrupsionit, degjenerimit, sėmundjes, perėndimit dhe ēoroditjes, si njė kitsch (kiē) i Zeitgeist-it (nga gjermanishtja nė shqipe: fryma apo shpirti i kohės) moderne, kur mbizotėron “hipokrizia e luksit”, kur bien standardet si nė krijim, ashtu edhe nė konsumin e artit dhe tė vlerave (Calinescu, 2012:240), kur qytetėrimi ėshtė brutalizuar, kur lėvizje tė shumta promovojnė kthimin prapa, konservatorizmin nė vend tė lėvizjes emancipuese, kur edhe vlerat janė partishmėruar (shih: rasti Shkupi, 2014, shtatoret, “barok revolucioni”).

Sugjerojmė qė kjo vepėr tė shndėrrohet nė njė tekst tė dorės sė parė pėr studentėt e departamenteve tė filozofisė, sociologjisė dhe shkencave politike, meqė Calinescu e ka tė mprehtė edhe tehun filozofik, sociologjik dhe politologjik, pėrveē atij letrar dhe kritik.

Revista “Akademia”

 

___________

 

Literatura

 

Barzun, J. (2000), From Dawn to Decadence: 500 years of Western Cultural Life, 1500 to the Present, HarperCollins Publishers, New York

 

Bullaē, A. (2002), Historia, shoqėria dhe tradita, Logos-A, Shkup

 

Calinescu, M. (2012), Pesė fytyrat e modernitetit: Modernizmi, avangarda, dekadenca, kiēi dhe postmodernizmi, Dituria, Tiranė

 

Carter, A. (1958), nė The Idea of Decadence in French Literature, 1830-1900 (pp. 144-152). Canada:    University of Toronto Press. Rigjetur nga http://www.jstor.Org/stable/10.3138/j.ctt1gxxrzz.9, 3. 1. 2017 Gilman, R. (1979), Decadence: The Strange Life ofan Epithet. Farrar Strauss Giroux Pajaziti A. (2009), Fjalor i sociologjisė, UEJL & Logos-A, Shkup

 

 

Hartman. J. C. (2000), Review of Praz, Mario, The Romantic Agony. H-Ideas, H-Net Reviews. Gusht, 2000. Rigjetur nga http://www.h-net.org/reviews/showrev.php?id=4423, 3. 1. 2017

 

http://www.indiana.edu/~complit/about/Calinescu.shtml/, vizituar mė 22. 3. 2014 http: / / www.shtepi aelibrit. com/store/sq/letersia-boterore/2570-pese-fytyrat-e- modernitetit-matei-calinescu.html/, vizituar mė 29. 3. 2014