Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

NACIONALE

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 8 - BIĒIKLETA DHE...

Shkruan: Pėrparim HYSI

BIĒIKLETA DHE...
(mė tepėr se njė tregim)

 

         Por se mos ishim tė vetmit qė ndiqnim ndeshjet me bicikelta. Po ka kėtu vėnd pėr tė shėnuar pėr njė tė "sėmurė" pas "Apolonisė" qė e ndiqte skuadrėn e Fierit kudo: ky ka qenė elektricisti fierak, Jani Tole. Do tė ēuditeni, po ky, Jani Tole, kish ardhur me biēikletė deri nė Lezhė pėr ta parė skuadrėn e tij tė zėmrės.

 

 

Kam arsye qė tė flas pėr biēikletėn se jo vetėm ajo ka qenė "makina" ime -dhe jo vetėm imja- por, me biēikletėn kam shumė e shumė kujtime. Kėto biēikletat kanė qenė "makinat" tona tė punės jo vetėm nė Myzeqe ku kam jetuar unė, po kudo nėpėr Shqipėri ku ky mjet mund tė pėrdorej.

Gjatė dyzet e ca vjetėve punė unė kam pėrdorur, pothuaj, tė gjithė llojet e markave tė biēikletave qė janė shitur nė Shqipėri. E kam filluar me njė "Robusta", kam vazhduar me njė "Mifa", me "Diamant" (tė zi) (Kėto qenė mė tė fortat nga tė gjithė biēikletat dhe pastaj kam vazhduar me njė "Minsk", me njė "Zil" (ruse kėto marka) dhe, pėr tė pėrfunduar nė vitet e fundit me njė biēikletė  kineze grarishte qė, kėtė tė fundit, e pėrdornim herė unė dhe herė imeshoqe. Kjo qe edhe e fundit qė pėrdorėm, se, pastaj, lindėn "kollajllėke" tė tjera: pra, hynė makinat qė i nxorėn si jashktėkohe biēikletat.


* * *

 

Sė pari, kam patur njė "Robust" grarishte dhe kjo ka ndodhur nė Janar 1962. E mora grarishte, se po nė janar 1962 u martova dhe ime shoqe e kish punėn larg. Gruan jo vetėm e mora kaure (kjo atė kohė, sidomos nė fshat), qe si njė thagmė, qoftė pėr njerėzit e mi, po ashtu dhe pėr ata gruas, po ku dėgjoja unė me atė vesh, se... Jo vetėm kaure, por e mora pėr ditė hėne (se, siē kuptohet, e "rrėmbeva"), dhe, nė paragjykimin popullor, pėr ditė tė hėne, u martokan vetėm gratė e veja, ndaj dhe, rreth e qark, shihja gratė e lagjes qė shkulnin faqet. Mė quanin tė krisur. Po "krisja" ime nuk kish as anė dhe as fund.

E solla time shoqe nė shtėpi tė hėnėn e 21 janarit 1962 (atė ditė mbusha plot 19 -vjeē, pra, kisha ditėlindjen!!!), dhe jo mė vonė se tė nesėrmen, mbasdite, mora biēikletėn dhe bashkė timeshoqe, dola nė xhade- si punė e asaj kėngė qė thotė: "Tė dielėn u martove, tė hėnėn nė punė!!!”, (xhadenė s'e kam as 20 ēapa nga shtėpia), pėr t'i mėsuar biēikletėn!!! T'i mėsoja biēikletėn se duhet tė shkonte nė punė si infermiere qė qe.

Kur panė qė "kokėkrisjet" e mia vazhdonin, atėherė grave tė lagjes u ranė faqet copė: nė vend tė uronin, tė trashėgohet, dhanė britmėn: -Zengjine (emri i sime ėme qė ka vite qė mė ka lėnė), ē'tė ka gjetur!!! Por unė as qė nuk pyeta, sado qė e shihja mospėlqimin nga prindėrit e mi. Por e bėja nga e keqja. Jo vetėm ia mėsova biēikletėn simeshoqeje, por mos iu duket ēudi, po t'ju them se ime shoqe ka qenė femra e parė qė ka ngarė biēikletė nė qytetin e Fierit. Ndoshta ka patur qytetare qė e ngisnin biēikletėn, por kjo qe e para se do vinte nė punė. Pra, e para qė dukej ēdo ditė mbi biēikletė.

 

* * *

 

 Natyrisht, tė gjitha nuk i mbaj mėnd, por biēikletėn "Zil" e mbaj mėnd. Kisha vajtur dhe e bleva tė re-akull nė Tiranė. Ato kishin dhe kilometrazh. Nga kilometrazhi dhe mė kujtohet. Me mikun tim, Zenel Sallata, sapo i kishim blerė dhe njė ditė, nė Fier (ka qenė ditė e dielė), "Apolonia" do luante nė Peqin. Sado qė qemė nė kategorinė e dytė, ne nuk i ndaheshim skuadrės sonė. Brenda apo dhe jashtė, po tė luante. Vendosėm qė me biēikletė tė niseshim pėr Peqin. Njė rrugė e dy punė: Ēuam kilometrazhet zero se donim tė matnim distancėn.

Se sa orė e bėmė, nuk ka rėndėsi, se e bėmė ec e qėndro, po e gjetėm: Peqini nga Fieri qe plot 54 kilometra. Dhe ndeshjen e Peqinit e paguam pėr njė thelė-njė pelė.. Jo vetėm qė u mundėm 2 me 4 nga Peqini, po, kur u kthyemė, nė Lushnje na sosėn fuqitė. Nuk po e shtynim dot mė dhe ndaluam njė makinė. Ky, shoferi, njė i njohur imi, pasi na urdhėroi qė tė hidhnim bicikletat lart, na mori pėrpara dhe, kur zbritėm, nė Mbrostar -Urėn time, mė tha: -Nga 100 lek pėr person. Si!!! -shfaqja habinė unė, nga Lushnja dhe as deri nė Fier nga 100 lekė? Po shoferi qe mė i zgjuar nga unė: -Papi, Papi, qejfi paguhet. Qetė pėr futboll, hajd tundni lekėt, se faj pata unė qė nuk u lashė atje, nė Lushnje. Kėshtu qė "tundėm" lekėt.

Por se mos ishim tė vetmit qė ndiqnim ndeshjet me bicikelta. Po ka kėtu vėnd pėr tė shėnuar pėr njė tė "sėmurė" pas "Apolonisė" qė e ndiqte skuadrėn e Fierit kudo: ky ka qenė elektricisti fierak, Jani Tole. Do tė ēuditeni, po ky, Jani Tole, kish ardhur me biēikletė deri nė Lezhė pėr ta parė skuadrėn e tij tė zėmrės. Unė aso kohe isha ushtar nė Shėngjin dhe kur shkova pėr tė parė ndeshjen me Fierin, takoj fierakė tė njohur dhe, mes tyre,J ani Tole, me bicikletė. Patjetėr ky ėshtė "ginesi" i pashpallur. Kushedi se ku e ka vėrtitur kjo era e emigracionit, por kurrė nuk e harroj pasionin e ti, pothuaj, tė sėmurė, pas "Apolonisė".

 

 

Dhe me tė vėrtetė, ato, biēikleta, qenė "makinat" tona. Qenė dhe kėmbėt tona. Pa ato, nuk do vinim dot nė punė dhe na kanė bėrė shėrbime tė mėdha. Po tė ndodhte qė tė prisheshin apo ca mė shumė tė na i vidhnin (se duhet thėnė qė vidheshin), ndjenim sikur kishim humbur diēka tė shtrenjtė; ndjenin dhe dhimbje se e dinim se tė nesėrmen e kėsaj humbjeje krejt "aksidenatle", do na lindnin vėshtirėsi, pothuaj jetike.

Dhe kujt nuk i ka ndodhur njė "avari" e tillė. Pėr "prishjet", kish dhe ilaē: qenė punishtet e artizanatit ku kish mjeshtra tė vėrtetė, qė, ne, pasi i njihnim, mundoheshim t'i zinim miq, se na duheshin pėr ditė tė keqe. Pėr t'i zėnė miq, u jepnim pak pėrmbi hakėn: herė drejt pėr drejt dhe herė, me fshehuri syve tė tė tjerėve qė punonin atje.

mjeshtėrin nė Fier, e kisha zėnė mik. Sa herė qė ēoja biēikletėn, e  kisha mėsuar qė i jepja diēka: qoft dhe njė dhjetėshe tė vjetėr, de! Njė ditė, i them njė shoku: -Ēoje pak kėtė biēikletėn time pėr t'i bėrė njė pulle. I dhashė dhe lekėt, po pa atė "bishtin" prapa. Ma solli shoku dhe thashė: -Hera e parė qė nuk pagova ryshfet. Po, kur bėra tė ikja nga Fieri, ballė pėr ballė me ustanė (atė, pra, mjeshtėrin). Mė thotė ai: -Sot e kishe dėrguar me atė shokun biēikletėn. Dhe ta rregullova. Merreni me mend: me qindra e qindra biēikleta nėpėr duart e tij, megjithatė, ai e mbante mėnd biēikletėn time, se gjithmonė e dorovitja. Kambanat binin fort. -Ah, i thashė, mė fal usta, se qeshė zėnė me punė dhe tak nxora nga xhepi njė pesėdhjetėshe tė vjetėr (vetėm atė kisha), kėshtu qė dola rruar qethur.

Por a mund tė mbarojnė historitė me biēikletėn dhe me biēikletat? Kur e titullova shkrimin tim "Mė shumė se njė tregim”, kam arsye se, mė poshtė unė do rreshtoj disa "histori" qė, gjithsesi, kanė nė qendėr biēikletat.

 

* * *

Sa e pashė njė kolegun tim, mė tė vjetėr nga unė nė moshė, e ftova pėr kafe. Koli, -i thirra, -hajde tė pimė njė kafe.

Tek u afrua, pashė qė po shfrynte: -Po njėherė, njėherė nuk mė foli. Nuk po kuptoja dhe kėrkova qė tė shpjegohej. Ja, pėr kėtė, qė mos e pifsha dhe m'u bėftė farmak, e pagova (mė tregoi cigaren qė po e thithte, sikur do t'i nxirrte tėrė vrerin,) pėr kėtė, sa u zgjata tek baraka pėr tė blerė njė paketė, dikush mė vodhi biēikletėn. Dhe kafenė e piu zeher, pa sheqer. Pa sheqer, shfaqa habinė unė. Po mua dhe nepėrka, po mė kafshoi, e mbys, -mė tha helm e vrerė. Dhe kish hak. E me se do shkonte nė punė tė nesėrmen.

Por gjithmonė ka keq dhe mė keq. Sado qė e keqja jote tė duket mė e keqja, por, tek gjerbnim kafen, mbrriti njė i njohur tjetėr. Ky qe nga njė fshat ngjitur me qytetin. E pamė qė qe bėrė tym dhe Koli, para meje, i thotė: -Ore, burazer, mos tė ka ngrėnė gomari bukėn qė nxinė e sterron kėshtu. Tė bėj unė qė mė vodhėn biēikletėn hajde de, por ti... Ky, tjetri, sa zu vėnd, ripėrsėriti: -Ēfarė the, o Koli, tė kanė vjedhur biēikletėn?. Po mua ca mė keq: shkova nė degė tė brėndėshme dhe, sa u futa brėnda, pėr tė takuar tė plotfuqishmin, kur dola jashtė biēikleta kish "avulluar". Kthehem brėnda qė tė ankohem. Kot. Ku ta gjejmė ne? -thanė ata tė policisė. Tym dhe sos nė shtėpi. Mė panė ata qė nuk qeshė mirė dhe kur u rrėfeva ē'mė kish gjetur, im vėlla, mė i vogėl nga unė, po ėshtė shpuzė dhe nuk mbahet. -Biēikletėn! -bėrtiti. Ku? Nė Degė tė Brėndshme? Vete dhe e gjej unė. I hipi biēikletės sė tij dhe u bė erė.

Pas njė ore u kthye. E pashė kur hyri nė shtėpi, qė i kishin rėnė pėndėt. Po prisnim qė tė na rrėfente "trimėrinė" e tij, por... foli si nėpėr gojė: -E vodhėn edhe timen!!! Koli, humbėsi, sdado i mėrzitur, ia dha tė qeshurit: -Paska dhe mė, keq... Po, ku mbarohen ato tė shkreta histori me biēikleta. Kur plakesh, kėshtu siē jam plakur unė, tė vjen parasysh e kaluara dhe zė e ēmallesh apo mė shumė pėrmallohesh. Siē m'u kujtu dhe mua biēikleta dhe disa histori qė, gjithsesi, kanė dhe pak komicitet brėnda. Duke e sjellė pėr lexuesit, them qė secili mund tė ketė tė tilla dhe nuk ka pėr t'u mėrzitur.

 

Tiranė, 26 prill 2024