Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

NACIONALE

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 8 - ARTI, KULTURA, ETIKA DHE EDUKATA E NJOHUR ESTETIKE

 Nga Agron SHABANI

www.botasot.info

ARTI, KULTURA, ETIKA DHE EDUKATA E NJOHUR ESTETIKE

Arti nė pėrgjithėsi dhe edukata estetike nė veēanti, pėrmbajnė fuqinė dhe mjeshtėrinė e njohur tė komunikimit tė brendshėm shpirtėror ose emocional qė i dedikohet shpirtit dhe qė ėshtė pika mė e ndjeshme dhe mė esenciale e organizmit e jetės ose organizmit tė njeriut. 

 

Nė vargun e shkencave ose disiplinave tjera shkencore ose filozofike si etika, antropologjia, gnoseologjia, ontologjia, epistemologjia dhe kėshtu me radhė, estetika ėshtė si tė thuash shkenca ose disiplina mė e avansuar, mė e pėrsosur, me eksplorative dhe mė fisnike e filozofisė. E lindur, themeluar ose e veēuar si shkencė ose disiplinė e posaēme e filozofisė nga estetėt ose filozofėt gjerman dhe ata frėng (francez) nė fund tė shekullit 18, respektivisht nė fillim tė shekullit 19: Estetika nė radhė tė parė ėshtė shkenca ose disiplina e njohur filozofike mbi artin (mbi tė bukurėn), mbi tė pėrzgjedhurėn, mbi tė posaēmen ose tė veēantėn, lukrativen, sublimen, relevanten etj. Ajo i studion, analizon, eksploron, ravijėzon, konturon, harmonizon, konvencionalizon dhe avancon vazhdimisht kushtet ose rrethanat e gjithėmbarėshme mbi konceptet dhe perceptimet e ndjeshme, tė ndėrgjegjshme, humane, lineare, lukrative, eksplorative, dekorative etj. Qarqet, strukturat ose superstrukturat e njohura sublime ose relevante dhe tė ngjashme. Caku ose qėllimi final i artit, kulturės, moralit, disiplinės dhe edukatės sė gjithmbarshme estetike, janė pushteti moral i njeriut mbi vetveten dhe mbi tė tjerėt pėrmes artit, kulturės, moralit, disiplinės dhe emancipimit tė tij.

Kjo pėr faktin se emancipimit dhe edukatės estetike nė pėrgjithėsi, u pėrkasin ose takojnė: njeriu, populli (kombi), etnia, shteti, shoqėria, arti, kultura, arsimi, shkenca, teknika, industria etj. "Njeriu duhet tė edukohet, emancipohet dhe disiplinohet vazhdimisht, sepse pėr nga natyra ėshtė i gjallė, i egėr ose tepėr i vrazhdė." (Kant)

Se kėndejmi, sipas estetikės, nė art ēdo gjė ėshtė relative, pėrveē tė bukurės (bukurisė) qė ėshtė absolute, e pėrjetshme, relevante, sublime dhe madhėshtore. Me fjalė tjera, asgjė nuk ėshtė mė e fuqishme dhe mė e pushtetshme tek njeriu, se sa edukata, kultura, arsimimi dhe arti ose bukuria e tij. 

Ndryshe nga kjo, edukata estetike, ėshtė njė koncept shumė mė i gjerė sesa koncepti mbi edukatėn artistike. Kjo e fundit ėshtė e kufizuar ose limituar dhe ka tė bėjė vetėm me tė bukurėn ose bukurinė nė artin e krijuar letrar, vizatimor etj. Ndėrsa, edukata estetike ka tė bėjė me tė bukurėn nė pėrgjithėsi; nė natyrė, nė jetėn familjare, shoqėrore ose politike, nė cilėndo krijimtari njerėzore, fizike, mendore, morale, psiēike (psikologjike), intelektuale, kulturore, profesionale etj. 

Se kėndejmi, pėr tė njohur dhe kuptuar vlerėn estetike ose pėr tė pasur shijen dhe njohuritė e gjithmbarshme ose elementare pėr tė bukurėn, duhet poseduar dhe kultivuar nė vazhdimėsi, njė sėrė afinitetesh ose aftėsish elementare: aftėsinė pėr tė perceptuar, aftėsinė pėr tė nuhatur dhe pėrjetuar, aftėsinė pėr tė vlerėsuar dhe cilėsuar, si dhe aftėsinė pėr tė ngritur, krijuar ose projektuar tė bukurėn nė art. Kėto parime ose premisa tė njohura metaestetike nė esencėn ose substancėn e tyre pėrmbajnė nocionin dhe kuptimin e idesė sė pėrgjithshme mbi tė bukurėn. Pa kėto parime ose premisa tė njohura estetike ose metaestetike, njeriu, nė rastin konkret krijuesi ose artisti, nuk kanė as sy, as vesh, as shpirt, as ndjenja, as emocione, as ide, ideale ose vizione tė ndryshme mbi tė bukurėn nė natyrė, apo nė jetėn e pėrditshme. Akceptimi, perceptimi, anticipimi, shquarja dhe artikulimi i vlerave tė njohura letrare, krijuese ose artistike, apo vlerave estetike nė pėrgjithėsi, bėhen ose zhvillohen pėrmes intelektit tė njohur tė krijuesit ose artistit, kurse pėrjetimi i artit bėhet vetėm pėrmes ndjenjave, shpirtit dhe emocioneve. Arti, ėshtė i dedikuar vetėm pėr anėn shpirtėrore ose emocionale tė individit dhe kolektivitetit, dhe, jo pėr stisje, rimime, kamuflime, ambalazhime, relativizime, promovime, imponime, komercializime, fosilizime, instrumentalizime ose ēorientime tė ndryshme "pseudo" dhe "anti" qė janė jashtė natyrės dhe karakterit tė artit si filozofi dhe filozofisė si art.

"Nė dashuri dhe bukuri kemi lindur ose jemi krijuar dhe vetėm nė bukuri dhe dashuri do rritemi dhe shkėlqejmė." (Schieler)  

E dashura dhe e bukura nė art:

Kėto premisa ose komponentė tė rėndėsishėm edukimi, nė radhė tė parė trajtojnė raportin e njohur nė mes jetės dhe tė bukurės nė kuptimin e jetės si art dhe artit si filozofi. Sepse, sipas Dr. Ibrahim Rugovės dhe estetėve ose kritikėve tjerė letrar ose kulturor: 'Ēdo njeri ėshtė njė homo-estetikus.' (lexo: "E bukura si parim suprem i shoqėrisė", Dr. Ibrahim Rugova, “Kahe dhe premisa tė kritikės letrare shqiptare 1504-1983”, Prishtinė, 1983). 

Ēdo njeri pra, ėshtė njė artist i vogėl nė brendinė ose vetvetėn e tij dhe arti ėshtė njė dimension i lindur i njeriut dhe gjithmonė njeriu, gjatė tėrė etapave tė zhvillimit ose evolucionit tė tij, ka treguar interesim dhe respekt maksimal ose optimal pėr tė bukurėn. E bukura ėshtė kriter qenėsor ose themelor i vlerėsimit tė marrėdhėnieve ose raporteve njerėzore, i dukurive, proceseve ose fenomeneve tė ndryshme jetėsore, familjare (bashkėshortore), shoqėrore, politike, shkencore, fetare, kulturore, intelektuale, natyrore, mbinatyrore... I qenieve ose krijesave tė njohura letrare, kulturore ose artistike dhe i tėrė asaj qė e rrethon dhe karakterizon njeriun.

Kjo do thotė se e bukura, e dashura, kultura dhe edukata, janė nevoja dhe procese tė zhvillimit individual e kolektivė. Ne nuk njohim asnjė shtet ose shoqėri nė botė pa arte tė ndryshme ose kulturė. Ndaj, pėrderisa s’ka shtet ose shoqėri pa arte, pa bukuri ose dashuri, kjo nėnkupton se  gjithnjė ka pasur ndjenjė, emocion, imagjinatė, fantazi, interesim dhe pėrjetim pėr tė bukurėn nė art. Vlerat, parimet, premisat, pėrjetimet, krijimet ose mbindėrtimet e njohura estetike, nuk janė gjėra qė maten, prehėn dhe fiksohen nė mėnyrė konkrete ose gjeometrike, apo qė mund tė skicohen ose dėshmohen si argument i kapshėm ose i prekshėm fizikisht. Jo. Por, kuptimi, esenca (substanca), nocioni dhe rėndėsia e gjithmbarshme e estetikės si shkencė ose disiplinė e shquar e filozofisė, qėndron nė konstruktin, projeksionin, enkodimin, dekodimin dhe antonimin e saj etik dhe metaestetik. Estetika ėshtė shkenca ose disiplina e njohur filozofike mbi artin, respektivisht, mbi tė bukurėn, tė posaēmen, sublimen, relevanten, madhėshtoren etj. Ajo i studion, analizon, i shquan dhe fokuson tė bukurėn dhe tė dashurėn sė bashku me shijen, teknikėn, praktikėn dhe teorinė e njohur pėr tė bukurėn ose bukurinė. Pėr kėtė, Aristoteli konsideronte se, estetika ėshtė jo vetėm shkenca mbi artin, por filozofia e artit dhe s’mund tė ketė diēka mė tė saktė se kjo. Ndėrsa, sipas Siegmuind Freudit: "Natyrėn dhe origjinėn e tė sė bukurės, konceptimin, anticipimin, perceptimin, pėrjetimin,  krijimin dhe kuptimin  e saj, mund t’i shpjegojė nė mėnyrė tė duhur shkencore ose metodologjike  vetėm psikologjia ose psikanaliza. Arti ėshtė fenomen kulturor, shpirtėror ose emocional si dhe njė shfaqje ose manifestim i pėrgjithshėm” (Siegmund Freud  "Mbi Letėrsinė dhe artet")

Arti ka karakter edhe filozofik, edhe sociopsikologjik. Arti dhe filozofia janė dy forma tė njohjes sė botės dhe jetės sė njeriut ku arti e trajton tė veēantėn, kurse filozofia e trajton tė pėrgjithshmen, globalen ose universalen. 

Estetika ka tė bėjė me artin ose mbi tė bukurėn, ndėrsa arti ka tė bėjė me ndjenjat, me shpirtin, emocionet ose pėrjetimet e ndryshme objektive dhe subjektive, ndijimet ndaj atyre gjėrave qė janė tė bukura dhe tė cilat mund tė shfrytėzohen edhe pėr qėllime ose lajtmotive tjera. 

Pėr me tepėr ndėrkaq, ndėrgjegjja estetike, nėnkupton edhe ndėrgjegjen e pėrgjithshme morale dhe humaniste qė janė nevojė, kėrkesė dhe synim i ēdo shtetit dhe shoqėrie tė pėrparuar njerėzore ose qytetare. Sociologėt e njohur botėror ose ndėrkombėtar kanė vlerėsuar dhe konstatuar shpesh se, me art edhe njerėzit mė tė ashpėr ose mė tė vrazhdė, bėhen mė tė ndjeshėm, mė tė butė, mė racional, mė social, mė shoqėror, mė familjar... Gjegjėsisht, mė pak egoistė, prepotent, stupid, narcisoid, egocentrik etj.

Arti nė pėrgjithėsi dhe edukata estetike nė veēanti, pėrmbajnė fuqinė dhe mjeshtėrinė e njohur tė komunikimit tė brendshėm shpirtėror ose emocional qė i dedikohet shpirtit dhe qė ėshtė pika mė e ndjeshme dhe mė esenciale e organizmit e jetės ose organizmit tė njeriut.  Shih pėr kėtė, artin ose tė bukurėn (bukurinė), pėrveē si faktor qė shkaktojnė ose krijojnė kėnaqėsi shpirtėrore,  emocionale ose psikofizike, duhet shfrytėzuar edhe si mjet shumė tė fuqishėm edukimi dhe komunikimi. Schopenhaueri thotė se vetėm ndjenjat pėr tė bukurėn, mund tė neutralizojnė veset ose instinktet irracionale dhe negative tė njerėzve.  E bukura sipas Jeronim de Radės, ėshtė burim i tė gjitha gjėrave tė ēmuara dhe pozitive. E bukura sublime, e bukura relevante, e bukura morale, e bukuria shpirtėrore ose emocionale, e bukura formale, e bukura relative, e bukura absolute etj.