Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

NACIONALE

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Argėtime - Anekdota popullore shqiptare (20)

ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE (20)

      Anekdotat, kėto thėnie tė menēura, kėto tregime tė shkurtra shpotitėse e satirike, pėrmes sė cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqėrore, ndodhi tė personaliteteve tė njohura etj., japin njė pasqyrim metaforik por edhe alegorik tė realitetit tonė me tė cilinė pėrballemi ēdo ditė.

            Kėto tregime tė zgjuara, qė ishin karakteristik komunikimi tek shumė popuj ballkanas nė tė kaluarėn, e nė veēanti nė disa treva shqiptare (ku akoma janė prezent, edhe pse tė zbehura nga evoluimi kohorė), arrijnė qė pėrmes mesazheve tė japin aspekte nga jeta, nė dukje tė vogla, por me vlerė pėrgjithėsuese, duke i vėnė nė lojė klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarėt, qeveritarėt, personalitetet publike etj., por duke mos lėnė pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.

            Shkathtėsia e kėtij komunikimi tė drejtpėrdrejt me dėgjuesin dhe roli si mburojė a si shtizė ndaj kundėrshtarit, i kanė siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalėve tė urta etj. njė vend tė rėndėsishėm nė thesarin e kulturės shqiptare, por edhe njė jetė tė gjallė e aktive, me njė humor tė hollė e satirė therėse, edhe sot e kėsaj dite.

          Anekdotat e vendosura mė poshtė  janė tė marra nga disa forume nė internet.

 

 

 

 

A E PAGUAN KONAKUN MYSAFIRĖT?

 

I shkojnė njanit dy mysafirė edhe nejten deri vonė tuj folė ndėrmjet veti. I zoti i shpisė mbeti shumė i kėnaqun. Kur banė me shkue prej shpijave tė veta, ky pėr me i nderue i pėrcolli mysafirėt deri jashtė katunit. Kah kthehet ky tash nė shpi tė vet u zatet me ni t'katunsit edhe u falen:

- A mysafirtė i pėrcolle, a?

- Po valla, - u pėrgjigj ky.

- Allahile a ta paguen konakun? - po e pyet ky kojshia.

- Bereqat versum, u pėrgjigj ky. Koxha moti s'ma ka pague kush konakun sikur kėta.

Me kit kojshin ish edhe nji njeri tjetėr, po ai s'e kuptoi bisedėn e tyne edhe po e vetė kėtė katunarin:

- Ih bre po i poshtėr koka ky njeri! Po a shtihet mysafiri me pague konakun?

Ky katunari keshi edhe po i thotė:

- Jo dosti jem, unė e veta a banė llaf mysafirėt edhe a ta lanė nej (ndonjė) fjalė tė meēme. Ndėrsa ai m'u pėrgjigj se kishte mbetun shumė i kėnaqun me fjalėt e mysafirėve.

 

 

 

SHQIPĖRINĖ E PĖRFAQĖSOJNĖ SHQIPTARĖT

 

        Nė qershor tė vitit 1878, para kryeministrit britanik, lordit Bikonsfild, u paraqit pėrfaqėsuesi shqiptar me memorandumin e nėnshkruar nga 500 vetė patriotė tė Veriut.

        - Ē'ėshtė kjo Shqipėri? Atė e pėrfaqėson qeveria osmane.

        - Jo, zotėri, -i tha ai. -Shqipėria nuk mund tė pėrfaqėsohet nga qeveria osmane, por nga vetė shqiptarėt. Ne nuk jemi as duam tė jemi osmanllinj, por do tė luftojmė me tė gjitha forcat kundėr cilitdo qė do tė kėrkonte tė na mbante nė robėri. Ne duam tė jemi vetėm shqiptarė.

       - Kėto fjalė i thua ti?

       - Jo, kėto i ke tė shkruara kėtu nė memorandumin qė tė dorėzoj…

 

 

 

NE NUK JEMI KOKĖFORTĖ!

 

        Kur delegacioni shqiptar shkoi nė Londėr pėr t'i paraqitur ministrit tė jashtėm anglez lordit Grei kėrkesat e drejta tė popullit shqiptar, ky i fundit i tha Ismail Qemalit:

        - Ju shqiptarėt jeni shumė kokėfortė dhe kėrkoni me ēdo kusht tė pėrmbushni kėrkesat tuaja.

        - Nė qoftė se ju e quani kokėfortėsi mbrojtjen e atdheut, tė tėrėsisė tokėsore dhe tė drejtave tė popullit, bir i tė cilit je, pa u tutur nga askush, -atėherė dijeni, se kėtė kokėfortėsi shqiptari e ka pasur, e ka dhe do ta ketė sa tė jetė bota.

        Patrioti Ismail Qemali thoshte:

       "Unė shpresėn nuk e kam te bejlerėt e te arhondėt qė kėrkojnė tė fitojnė princllėke. Shpresa ime ėshtė nė tė zotėt e opingave, tė cilėt janė tė zotėt e vėrtetė tė Shqipėrisė".

 

 

 

PO TI, PĖRSE FUT HUNDĖT NĖ PUNĖT TONA?

 

Kur kryeministri i qeverisė osmane mori vesh se mė 28 Nėntor 1912 shqiptarėt kishin shpallur pavarėsinė e Shqipėrisė dhe shkėputjen e saj nga osmanlinjtė, i dėrgoi kėtė telegram kėrcėnues Ismail Qemalit:

- Me ē'tė drejtė guxove tė shpallėsh pavarėsinė e Shqipėrisė?

Dhe Ismail Qemali, pa vonuar, ia ktheu pėrgjigjen:

- Po ti, me ē'tė drejtė guxon tė fusėsh hundėt nė punėt tona?

 

 

 

PO KQYRI NI HERĖ, SE MOS KA KTHY

 

Sa herė qė shirokasit paraqiteshin te valija pėr ndonji ankesė, derėtari u thoshte se ,,pasha ka shkue nė Tuz!”

Ndreka i mėson se si me veprue. Marrin nji troftė tė madhe dhe paraqiten me folė me pashėn.

- Ka shkue nė Tuz! - i gjegj derėtari.

- Si shkon nė Tuz sa herė kena hall na?

- Shka me ba? Qillon!

- Se patem pru me vedi njiket troftė peshqesh, por mbasi nuk kenka kėtu, p'e marrim prep.

- Mos u ngutni; po kqyri njiherė, se mos ka kthy. -

 

 

 

MĖ ĒARTI DININ KY QAFIR

 

- Me mue janė fjalė pak! - ja ban Zefit nji rojtar dogane nė kohėn e Turqisė.

- Nuk guxon me qitė nji send kontrabandė!

Nji ditė Zefi shtjen nė hebe, (ku kishte sende kontrabande), nji krye tė madh thiut pėshtjellė nė gazetė dhe, si zbret nė molo nga vapori, i avitet rojtarit dhe i lutet me e lanė me kalue pa kontrollue.

- Kush? Pėr tė gjallė!

- Mos e prek, se nuk asht gja pėr ty!

Rojtari shtjen duert nė hebe, shkyen gazetėn me idhnim e, qė se duert i ndyhen me gjak thiut!

- Shokė, ku mė lat, bre! Mė qarti dinin ky qafir!...

 

 

 

DOKTORI DHE PACIENTI

 

Unė, si doktorin ashtu dhe pacientin, i kisha miq. Miku im sapo kish dalė nga spitali dhe unė i shkova pėr vizitė.

- Eh, Bacė, ēfarė tė tha doktori?

- Mė pyeti: -Sa vjet i ke?

I thash: - Jam 80-vjeē!

Dhe Ai (doktori) mė thotė: -Shiko, -80 vjet e ke sėmundjen mbi shpinė. -50 vjet ke qenė i ri dhe e ke bartė sėmundjen mbi shpinė. Hiē nuk ke ndie pėr sėmundje nė dynja. Pastaj, kini ndėrrue "konak" -sėmundja tė ka marrė mbi shpinė e po tė mban kaliboē. Ka tridhjetė vjet kjo "lojė" mes jush dhe, pasha besėn, sėmundja ėshtė "lodh" e po kam frikė se po tė lėshon kund!

Miku im, pas kėsaj diagnoze, ndėrroi jetė. Sėmundja e "lėshoj".

 

 

 

ALBERT EINSTEINI DHE CHARLIE CHAPLINI

 

Kur Albert Einstein takoi Charlie Chaplin nė vitin 1931, ata patėn njė bashkėbisedim.

Einsteini i drejtohet Charliet duke i thėnė:

- Ajo qė mė sė shumti e vlerėsoj nga arti juaj ėshtė, se ai ėshtė aq universal -ti nuk thua asnjė fjalė por e gjithė bota tė kupton.

Kurse Charlie i ishte pėrgjigjur duke i thėnė:

- E vėrtetė ėshtė, por fama juaj ėshtė shumė mė e madhe se imja. Ty e gjithė bota tė vlerėson, por askush nuk tė kupton!

 

 

 

LAJ DUART OR MIK!

 

Kohė dimri, borė e madhe, dhe nė kėto rrethana mysafirėt nė fshat janė tė mirėseardhur.

Njėrit i shkoi njė mysafir, tė cilin nuk ia dashti zemra pasi qė mysafiri njihej si njeri i pamoralshėm.

Erdhi koha e darkės.

Njė nuse futet nė odė dhe i ofron legenin pėr t’i larė duart mysafiri. Ky edhe po e vonon duke u munduar qė ta ngacmonte nusen. Mirėpo, ajo nuk ja varte. Nė kėtė mes i zoti i shtėpisė po i thotė: 

- Laj duart lum miku, se nusja ėshtė krejt budallicė e nuk ėshtė kah tė merr vesh!...

 

 

 

ZHGĖNJIM

 

Njė herė njė punėtor pak mė i vjetėr u zemėrua me ca punėtorė tė rinj dhe nga zhgėnjimi u tha:

- Valla bre djem, qe qitu nė loēkė tė zemrės ju kam pas’, veē tuj m’rrshitė, tuj m’ rrshitė mė jeni zhdjergė e mė keni ra nė ēukan tė b*thės!

 

 

 

U PĖRZIE PAMUKU

 

E kish martue njani nji djalė si frik dhe nusja u doli e mirė, po pak jo taman prej menve.

Njė natė po e pyesin djemtė babėn pėr njėfarė hesapi ēfarė zgjidhej mund tė ketė. As baba nuk ish nė gjendje tė thotė njė zgjidhje adekuate, ndaj u shpreh me njė fjalė popullore:

- Pasha zotin bre djem u pėrzie... ( edhe i ra ndėrmend se ėshtė nusja aty e tha) - u pėrzie pamuku krejt tybe nuk po i bie nė fije kėsaj pune.

Nusja si ke tuj mbush gotat me ēaj, u kthye e po i thotė:

- Jo valla babė u pėrzie leshi thonė, por ty po tė vjen marre me thanė!

 

 

 

OHU, SA TA MARRĖ VESH PASHA SE S'JAM GOMAR...

 

Njė zabit turk kalonte pėr tė mbledhur gomarėt e fshatit pėr angari. Me ta nuhatur Nasradini, iku nga sheshi i fshatit, ku bėnte muhabet dhe shkon e mbyllet nė shtėpi.

- Po ti, ē'ke kėshtu? - i thotė gruaja.

- Ja, po mbledhin gomarėt pėr angari. Po mirė, ti s'je gomar, ē'ke qė fshihesh?

- Ohu, sa ta marrė vesh pasha se s'jam gomar, i kam bėrė nja dhjetė rrugė tė mira unė!

 

 

 

SHKOLLA

 

Njėri nga djemtė e shkollės sė Nastradinit - pyeti:

- Cila ėshtė arritja mė e madhe: e atij qė pushtoi njė perandori, e atij qė mundte por nuk e  bėri, apo e atij qė pengoi tė tjerėt tė bėjnė njė gjė tė tillė?

- Nuk di asgjė pėr kėtė ēėshtje, u pėrgjigj Nastradini, por di njė detyrė shumė mė tė vėshtirė se kėto qė the ti.

- Cila ėshtė ajo?

- Pėrpjekja pėr tė tė mėsuar ty, tė shohėsh gjėrat ashtu siē janė nė tė vėrtetė!

 

 

 

FATI I PAEKSPLORUAR

 

Nastradini po ecte nė njė rrugicė kur dikush rrėshqiti nga njė ēati, dhe ra mbi zverkun e tij. I rėni nuk pėsoi asgjė por Nastradini u dėrgua nė spital. Disa nga nxėnėsit e tij vajtėn pėr ta vizituar.

- Ēfarė mėsimi nxjerr nga kjo ngjarje Nastradin, e pyetėn?

- Shmangni ēdo lloj besimi nė tė pashmangshmen, madje akoma edhe kur shkaku dhe pasoja duken tė pashmangshme. Ai ra nga ēatia, por zverku im u thye. Mos besoni supozimet teorike si: “Nėse dikush do tė bjerė nga ēatia, do tė thyejė qafėn e tij’’.