Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - ZOTI, E VĖRTETA DHE PAFUNDĖSIA

Shkruan: Raimond LULL

www.mnvr.org

ZOTI, E VĖRTETA DHE PAFUNDĖSIA

     Besimi nuk ka nevojė pėr gjeste tė bujshme dhe veprime fenomenale pėr t’u mbajtur: ushqehet vetėm me qėndrueshmėri nė historinė e ēdo dite. Shpesh, pėrpjekja pėr ta vėnė nė provė pėrmes manifestimsh tė dukshme, nė vend tė pėrunjėsisė dhe durimit tė mundimeve tė pėrditshme - mundėsisht edhe duke e fshehur nga sytė e shumicės-, ėshtė pėrpjekje e fuqishme djallėzore.

 

 

 

            E Vėrteta ėshtė Njė

           

            Vetmia nuk duhet tė “durohet”, por ajo duhet tė jetohet nė mėnyrė tė plotė si njė dhuratė qė na ndihmon tė jemi mė afėr sė Vėrtetės. Zoti, nė tė vėrtetė, ėshtė Njė. Dhe duke qenė Njė ėshtė pėrkryeshmėrisht vetėm. Pėr tė imituar Zotin Njė ėshtė e rėndėsishme qė pėrvoja e vetmisė tė pėrjetohet si dhuratė e thellė  e njėsimit me Njėshin. Nga ana tjetėr, nė fund tė tė gjitha pėrvojave mė tė vėrteta tė jetės mbetet njė vetmi qė na vė kundruall vetes sonė pra sė Vėrtetės. Pėr mė tepėr, askush nuk mund tė hyjė deri nė fund nė vendime e nė gjendje qė janė e duhet tė mbeten tė fshehura nė vete. Kėshtu, larg nga tė qėnit mallkim, ēdo vetmi (edhe ajo qė ne e kėrkojmė vetė) mund tė jetė njė rast i mirė pėr tė kultivuar pjesėn tonė mė fisnike. Pra nuk mund tė mėnjanohet njė ftesė e tillė.

 

            Pėrballė Pafundėsisė

 

            Frika nga e Vėrteta shkaktohet nga tmerri pėrballė pafundėsisė (heshtje e pėrjetshme, hapėsira tė pamatshme). I gjendur pėrballė sė pakufishmes, njeriu pushtohet nga  njė ndjenjė marramendjeje, i pėrfshirė nga njė realitet i paanė qė e mbėshtjell. “Kur vėrej jetėn time tė shkurtėr tek gėlltitet nga pėrjetėsia  qė e paraprin dhe e ndjek, hapėsira e vogėl qė pushtoj e edhe ajo qė shoh tek humbet nė infinitin e paanė tė hapėsirave qė nuk i njoh e qė nuk mė njohin, tmerrohem dhe mahnitem duke parė veten mė shumė kėtu sesa atje, sepse jam sot mė shumė se atėherė. Kush mė ka vendosur kėtu? Si pasojė e urdhrit dhe e veprės sė kujt janė destinuar pėr mua ky vend dhe kjo kohė?” (Blaise Pascal, Fragmente, 68).

 

            Pėrditshmėria e besimit

 

            Besimi nuk ka nevojė pėr gjeste tė bujshme dhe veprime fenomenale pėr t’u mbajtur: ushqehet vetėm me qėndrueshmėri nė historinė e ēdo dite. Shpesh, pėrpjekja pėr ta vėnė nė provė pėrmes manifestimsh tė dukshme, nė vend tė pėrunjėsisė dhe durimit tė mundimeve tė pėrditshme - mundėsisht edhe duke e fshehur nga sytė e shumicės-, ėshtė pėrpjekje e fuqishme djallėzore.

            Nuk ka lidhje vazhdimėsie mes besimit dhe veprave e mes veprave dhe shenjtėrisė. Besimi ėshtė gjithmonė miratimi i sė Vėrtetės. Jo besim se do tė ndodhė diēka e veēantė, por besim nė Mirėsinė qė ndodh ngahera. Hebrejtė pėrdornin termin “dabar” pėr tė treguar Fjalėn e Zotit, e cila mandej besohej. Dabar ėshtė fjalė, por do tė thotė edhe veprim, ngjarje, histori; nė tė vėrtetė, fjala e Zotit vepron- dhe shndėrrohet nė ngjarje qė skalitet nė histori- pikėrisht nė ēastin kur shqiptohet: thuhet se ėshtė fjalė efikase. Nėpėrmjet fjalės (dabar) qe bėrė qielli, toka dhe gjithėēfarė ajo pėrmban.  Ēdo premtim (= fjalė) e Zotit pėrmbushet.

            Shpesh besimi mė i madh- le tė hamendėsojmė se mund tė bėhet njė vlerėsim sasior- ėshtė ai qė vepron veē nė vetvete, besim i zhveshur dhe i shpėrfaqur ndaj ēdo rreziku, njerėzor e hyjnor, i qėndrueshėm nė synimin pėr t’u kredhur nė thellėsitė humnerore tė sė Vėrtetės.

 

 

            Oqean i Pafundmė

 

            Shpesh e Vėrteta ėshtė pėrkufizuar si njė det i pafundmė, si njė oqean i thellė nė tė cilin mbyten mendimet tona, ankthet tona, jeta jonė, qėnia jonė. Njė varg i poetit Xhelaludin Rumiu, duke ia autorėsuar kėto fjalė Zotit, Tė Dashurit: “Nė oqeanin tim ti je njė pikė: pėrse vijon tė flasėsh ende? Mbytu nė mua, dhe shpirti guackė tė bėhet mbushur me perla!”. Augustin Guillerand shkruan: “Oqean i pafundmė, fundi i tė cilit hapet sa mė shumė qė bėn pėrpara,  gjerėsia e tė cilit shtrihet pa fund. Lavdia jonė dhe hareja jonė ėshtė tė kemi njė Atė qė na bėn tė kapėrcejmė pafundėsinė. Ne gėzojmė kėshtu pėr atė qė nuk do tė kuptojmė; ne ekzaltohemi qė nuk kuptojmė. Pėr njė krijesė, tė shohė Zotin ėshtė tė shohė qė Ai ėshtė mė i madh se gjithēka, se ajo qė krijesa sheh ėshtė Ai, ėshtė me tė vėrtetė Ai, ėshtė me tė vėrtetė Qėnia qė ėshtė e qė dhuron. Krijesa sheh se Ai ėshtė, krijesa sheh se Ai dhuron; por askush nuk sheh gjithė ēfarė Ai ėshtė e dhuron. Ai ėshtė nė njė gjendje thjeshtėsie tė pakonceptueshme, unike, qė i kapėrcen tė gjitha fjalėt tona e tė gjitha idetė tona; pėrpara Tij ne vetėm duhet tė mbetemi nė adhurim dhe tė heshtim…”.