Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - ZONJA DELFIN DHE VAJZA ME NISHAN NĖ FAQE

Shkruan:  Sotir ATHANASI

 

ZONJA DELFIN DHE VAJZA ME NISHAN NĖ FAQE

 

      Vajzės portretin e saj e bėnte edhe mė tė verdhė ndriēimi neon, ashtu siē ia theksonte edhe mė tepėr nishanin nė faqe. Njerėzia duartrokiste dhe pėrgėzonte djalin. Ndėrsa ky sqaronte se nuk e kishte shpėtuar ai dhe se: do  tė na befasonte tė gjithė, kur tha qė: shpėtimtarja ishte... GRU. 

 

 

            Ky tregim ėshtė shkruar pėr t’u paraqitur nė garėn e radhės ku jepet ēmimi simbol NJĖ BUQETĖ LULE

 

 

            E rrahu NĖNA DJALIN,

            E lidhi te pema, 

            E lidhi nga krahu, 

            Qė s’frynte era.

            (Vargje tė stilit poetik HAJK)

 

            Atė buzėmbrėmjeje deti ishte mjaft i qetė. Mbase e kėrkonte shplodhjen nga zhurmat e banjėzuesve, ndaj edhe sikur mezi priste tė pėrfundonin dėfrimet disa tė  rinj qė, tek-tuk, s’ngopeshin ende nė zbavitjet e tyre. Nė breg, ca fėmijė kėnaqėsinė e kishin tė ngacmonin kandilėt e detit, tė cilėt, pėr ēudi, me gjithė pastrimin, aty-kėtu, syri tė kapte sėrish tė tillė. 

            Njė fshatar, pranė motorit nė trotuar (se ai gji shplodhės e kishte edhe kėtė favor), la dy kaēile tė mbuluara me njė cohė dhe si u zhvesh, u zhyt nė det me ngutin e njeriut qė jo gjithaq kėrkon freskimin, sesa merakun pėr moshumbjen e ditės pa ia marrė dozėn e kripės atij deti, si dhe avujt e jodit aq tė dėshiruar nga kushdo. 

            Njė zog i vogėl kėrceu nga ajo shportė prej xunkthi dhe pėr shkak tė pjerrėsisė sė vendit, si u rrokullis goxha, ngeci nė  rėrė. Cicėrima e tij tėrhoqi vėmendjen e njė vogėlushi i cili e kapi. Por s’arriti ta pėrkėdhelė se klloēka, me njė lėvizje tė rrufeshme, hoqi cohėn e shportės dhe fluturimthi ndali krahėt kėrcėnueshėm pėrpara fytyrės sė djalit. Fėmija mbeti i ēuditur se si ajo pulė i rrėmbeu nga dora zogun dhe, sa hap e mbyll sytė, me vocėrrakun e saj nė sqep, u fut sėrish nė kashtėn e asaj shporte. 

            Kjo ngjalli ca diskutime dhe fshatari, qė e kishte vėzhguar nga larg skenėn, shpjegoi se klloēka duhet ta ketė kapur nga bishti tė voglin e tij. 

            Ngjarja, midis gazmores, kuriozitetit, por edhe zararit, u mbyll kėtu.

 

            Nė breg binte nė sy edhe njė gjysmė hark metalik me tri kėmbė, si tė qe germa greke «Π»-i, me tė cilėn ecte njė mesogrua. Ajo zbriste nga dhoma e saj e shoqėruar nga njė i ri rreth tė tridhjetave pėr tė ardhur buzė detit dhe si e linte aty Π-inė, futej nė ujė. Kurrkush nuk kishte kėrshėrinė tė shihte se si dhe ku notonte. Se shfaqej vetėm nė hyrjen dhe daljen nga uji. Invaliditeti tek ajo, ndonėse tejet i dukshėm, shpėrfillej thuajse nga tė gjithė. Veēse kjo ngjante e tillė javėn e parė. Tė dytėn tė gjithė e morėn vesh se dėshira e saj qe tė lahej e mėnjanuar, madje nė njė cak tejet tė largėt (gjė qė e respektonte me fanatizėm ēdo ditė) dhe qė patjetėr lihej tė nėnkuptohej zbatimi i porosive tė mjekut.

            Nė rėrė kishte plot ēifte qė shėtisnin, pjesa mė e madhe me shapka. Ata lagnin kėmbėt ose luanin me dallgėn si tė donin t’i kthenin nė shenjė falėnderimi buzėqeshjen kėtij deti bujar. Kaq. Mė shumė do tė mėsonim mė vonė. Se gjithēka fliste pėr njė mbrėmje qė po zbriste butė, ėmbėl e ngazėllenjėse, po tė pėrjashtojmė tingujt skajshėm, tejet tė largėt qė njė klarinetist luante nė botėn e vet, melodi tė thekura nė trishtim. 

            Mua, tek sodisja kėtė peizazh, mė dukej mbrapshtėsi pėrhapja e atyre tingujve. Ngjasimi me kolonėn zanore qė  jemi mėsuar tė shoqėrojė interpretimin e aktorėve nė njė film dramatik, e pėrforconte nė njė shkallė edhe mė tė epėrme pesimizmin. Shtoji kėsaj edhe besėtytninė time tė pėrtejme mbi shenjat metafizike, qė gjasa tė pritet me patjetėr. 

            Se atė o gėrvimė, angullimė a ku di unė se ēfarė tjetėr (le tė flasim, po tė doni, nga cilido pozicion), s’kishe se si tė mos i merrje si njė uverturė, shenjė a provė se po pėrgatitej tė vinte njė klithmė. Mbase jo morti, por thirrje pėr kushtrim, ato jone drithėruese tė nisura nė fillim si rėnkime e pastaj tė kthyera nė britma e ndihmė; patjetėr, qė duhet tė kėrkonin. Dhe, o Zot! S’e kisha shpėnė ende nė fund arsyetimin mbi kėtė parandjenjė, kur nga deti erdhėn vėrtet thirrjet alarmante pėr shpėtim. 

            Qenė shumė zėra njėherėsh qė kėrkonin secili nė mėnyrėn dhe formėn e tij, tė njėjtėn gjė: mobilizimin e asaj bashkėsie pushuesish nė mbėshtetje tė njė njeriu, tė njė jete qė rrezikohej tė humbiste. 

            - O Zot, - tha dikush pranė bregut, ndėrkaq, sa hap e mbyll sytė, njė djalė i ri me pantallona tė shkurtra plazhi u turr me vrap drejt detit.

            - Ē’tė ketė ngjarė, o Zot? - pyeti njė i moshuar nė breg.

            - E ē’duhet tė ngjasė pas asaj kukuvajke luajtur me atė  klarinetėn ndjellakeqe, - tha dikush tjetėr, vėrsnik i tė parit.

            - Sigurisht qė s’pritej gėzim, por mos e ēo, o Zot, tė keqen deri nė mort! Boll pranė zgripit e ndolli fryma e atij klarinetisti. 

            - Nuk ėshtė mirė tė bėjmė me faj lajmėtarin, - iu kundėrvu butė njė i tretė soditės i vjetėr i atyre rėrave. 

            - Lajmėtarin po, por jo ndjellėsin e fatkeqėsisė, - ia priti njė grua  qė sapo iu bashkua turmės sė bėrė tanimė. 

            - Drita e Hėnės dhe sinjali i fatkeqėsisė vijnė gjithmonė tinėz, - u dėgjua njė zė anonim mes grumbullit qė mbanin frymėn nga deti. 

            - Prandaj janė edhe tė pabesa si gratė, - e vulosi njė rondokop, qė njihej nga tė gjithė frekuentuesit e kafeneve dhe tavernave tė atij plazhi si rrėfyes tradhtish vetėm nga femrat. Kjo ngjalli ilaritet e shpėrthim tė qeshurash. Ndėrkaq, deti u mbush me njerėz si tė ishin ushtarė dhe t’i kishte thirrur nė alarm borizani. Apeli pėr ndihmė kishte drithėruar tė gjithė atė bregdet tė vogėl. Dendėsia e njerėzve, nė mos e bėnte tėrėsisht tė errėt pamjen, miqtė e mi, e turbullonte keqas qartėsinė e saj. Nga ana tjetėr, jo gjithaq lėvizjet, sesa paniku i njerėzve, e shndėrronin nė moskuptuese ngjarjen dhe e vishnin me mister atė. Nuk ėshtė e panjohur prirja e pushuesve pėr t’i dhėnė njė rėndėsi tė pamerituar edhe njė episodi fare tė rėndomtė,  vetėm e vetėm qė tė mburren pėr praninė nė dėshminė e saj. Por kėtu flitej pėr diēka tė pazakontė. Gjithsesi, ne qė ishim nė rėrė dėgjonim tė kthyerit e parė tė konkludonin:

            - Ai trupmadhi nuk e ndihmoi edhe pse qe mė afėr asaj. 

            Ndėrsa gruaja, si tė ish delfin, u turr dhe ia hoqi fatkeqin nga krahėt ... e shėrbėtorit tė HADID-IT. 

            - Nga thonjtė e vdekjes e ke fjalėn? 

            - E, se duhet tė vdesė njeriu, pastaj ta marrė nė dorėzim Perėndia, - u tall njė pushues nga Kreta. Por batuta e tij s’gjeti mbėshtetės. 

            - Shpatullat me zemrėn nuk janė motra, - ndėrroi temė shoku i tij me kėtė gojore.

            - Pse s’janė tė tilla, zemra e asaj gruaje ishte mė e madhe se shpatullat e atij burri pėr tė cilin bėtė fjalė aty mė parė ju, zotni.

 

 

            Kjo dytrajtėsi e shtrimit tė problemit fliste edhe pėr dyformėsi tė paraqitjes sė tij dhe i vetmi intelektual nė atė turn shquhej pėr tė tilla. 

            Mė nė fund, u mor vesh se e rrezikuara ishte njė e re, madje tepėr e re. 

            Ajo sė pari e kishte kėrkuar vetė mbytjen (siē u pėrfol mė vonė) dhe se mė pas, kur kishte gėlltitur njė gllėnjkė, nė tė dytėn qe penduar, si pėr t’i dhėnė kohė gruas-delfin t’i jepte ndihmėn dhe ta shpėtonte. Dhe kėshtu kishte ngjarė: Gruaja-delfin rrufeshėm i kishte shkuar pranė dhe e kishte ngritur mbi ujė. Ajo e shoqėroi deri te cektėsia VAJZĖN. Aty e mori para duarve njė i ri. Brun, me farforita tė mėdha dhe pak mustaqe mbi buzė. 

            Ky, me njė vrapim atleti, punė sekondash, e vendosi nė rėrė. Nga mėnyra e veprimeve, por mė shumė nga ėmbėlsia dhe  shqetėsimi me tė cilat i kryente ato, linin tė kuptohej se nė mos qe i dashuri i saj, tejet i afėrt duhet me patjetėr tė kishte qenė. Njė nga gratė e shumta tė grumbulluara nė breg (siē doli mė vonė, qe punonjėse e mjekėsisė) u mor me vajzėn dhe s’e pati tė vėshtirė t’ia nxirrte ujin e gėlltitur dhe ta risillte nė jetė. 

            Vajzės portretin e saj e bėnte edhe mė tė verdhė ndriēimi neon, ashtu siē ia theksonte edhe mė tepėr nishanin nė faqe. Njerėzia duartrokiste dhe pėrgėzonte djalin. Ndėrsa ky sqaronte se nuk e kishte shpėtuar ai dhe se: do  tė na befasonte tė gjithė, kur tha qė: shpėtimtarja ishte... GRU. 

            ...JO. ZONJA-DELFIN, tė cilėn e mbanin dy tė rinj prej krahu derisa njė i tretė tė sillte harkun me tri kėmbė, nė formėn e germės greke Π, qė e kishte ngulur nė rėrė. Por ai hark tanimė vėshtirė se do t’i shėrbente asaj.  ZONJA-DELFIN, pas kėsaj, kėmbėt thuajse nuk i ndiente nė ishin tė sajat. Urdhėrimin gjithashtu. Madje ajo mezi mbante drejtpeshimin. 

            Harkun metalik e mori njė djalė dhe dy tė tjerė ZONJĖN pėrpara duarve tė kryqėzuara si karrige, pėr ta shpėnė tek ambulanca e urgjencės, e cila qėndronte nė shėrbim njėzet e katėr orė nė njėzet e katėr. Harku metalik nėn dritat neon ngjasonte me njė brerore e mbase edhe me njė . . .HARK TRIUMFI. Kurse portreti I ZONJĖS-DELFIN shėmbėllente si tė qe HYJNIA E DETIT.

            Ēuditėrisht klarinetisti i largėt kishte marrė njė melodi tė gėzuar e optimiste pėr jetėn. Dhe eja mos beso pastaj pėr besėtytni! Po ē’them edhe unė! Jeta ėshtė e bukur! Jetojeni atė, miqtė e mi!

            Nė lajmet e orės sė fundit televizioni kombėtar njoftonte se shpėtimtarja e sė resė qė u aksidentua paskėsh qenė ish-kampionia e notit nė rininė e vet. Ajo vuante nga njė paralizė e pjesshme e gjymtyrėve tė poshtme dhe pas kėsaj mjekėt thoshin se sforcimi i beftė e rrezikonte tė mbetej plotėsisht e paralizuar nga tė dyja kėmbėt. 

            Veēse... Ngjan e pabesueshme pėr tė qenė e vėrtetė, por e tillė ėshtė pėrnjėmend:  Ajo grua shpėtoi njė vajzė tė re, tė cilėn, pėr shkak tė largėsisė dhe hijeve tė ngrysjes, nuk e dinte qė kishte qenė VAJZA e saj, fryma, shpirti dhe motivi i jetės sė saj. 

            - Thirrja e tė parėve, ajo e NĖNĖS, e ktheu atė nė DELFIN, - tha i vetmi intelektual nė klubin ku ishim mbledhur dhe ndiqnim programin nė TV.

            Atė mbrėmje e zonja e bujtinės, qė ishte gjithashtu e pranishme, na shpjegoi se ngjarja nuk ishte, tė themi, fare ashtu e shkėputur. Njė grindje e rėndomtė dashurie me partnerin e saj, tanimė tė penduar, e kishte shpėnė drejt mbytjes, VAJZĖN ME NISHAN. 

            - Djaloshi brun, me farforita tė mėdha dhe pak mustaqe mbi buzė, mos ishte i dashuri? - pyeti dikush. 

            Hoteljerja pohoi me krye pa dashur tė japė mė shumė sqarim. Por edhe s’qe e domosdoshme. U mjaftua me shprehjen: - Pendimi ishte i dukshėm. 

            - Pendimi ia kalon pėr nga shpejtėsia zararit, por nuk e pengon dot atė, - tha sėrish njė tjetėr gojore shoku i pushuesit nga KRETA. 

            Ky nuk e vinte nė dyshim qė e ėma nuk e kishte njohur vajzėn. Por edhe kjo nuk iu afrua kot asaj. 

            - Janė tė pashmangshme grindjet: NĖNĖ - BIJĖ, - e vulosi kretasi.

            Shoku i tij gjeti rastin tė thoshte ca vargje tejet tė qėlluara qė unė do t’i grupoja nė stilin HAJK tė Poezisė.

            Le t’i dėgjojmė ato, prandaj i kemi vėnė nė krye tė kėtij rrėfimi: 

 

           E rrahu NĖNA DJALIN, 

           E lidhi te pema, 

           E lidhi nga krahu,

           Qė nuk frynte era.

 

            Kjo flet pėr pendimin dhe jo vetėm, miqtė e mi.

            - Ai nuk do tė vlente nė qoftė se e keqja do tė kishte ngjarė. 

            Tani dashuria merr njė hov tė ri.

            - Kjo ka rėndėsi, - tha i vetmi intelektual nė atė bashkėsi, - dhe jo ato ēikė mustaqe mbi buzė tė atij djali qė tė paktėn nuk e pranoi tė qe SHPĖTIMTARI. Sepse, pėr mendimin tim, duhet tė ishte SHKAKTARI, - I mėshoi Ai mė fort zėrit.

 

            Pas katėr a pesė vitesh, ja ku jemi sėrish nė plazhin e parapėlqyer tė LIVANATES. Tė etur pėr t’u zhytur nė ujin e detit qė mėngjesin e parė, zbritėm nga hoteli dhe lamė peshqirėt mbi tendė.

            Banjėzuesit meraklinj tė mėngjesit po dilnin nga zhytja e parė. Nė buzėdet, ngulur pranė valės sytė na zunė harkun metalik me tri kėmbė, ose germėn greke: Π-nė. Aty pranė, njė vogėlushe tri a katėr vjeēe dhe e ėma e saj fare e re qė, siē  ndodh rėndom, s’guxonte tė lagte kėmbėt nga tė rrėqethurat e ndryshimit tė temperaturės. Ajo nxiste me siguri tė bijėn duke  i thėnė: 

            - Helenė! Ja gjyshja po na e bėn me shenjė! Ėshtė ajo qė e mban pėr dore babi. Nuk e sheh? 

            Kur u afrua nė breg, unė njoha ZONJĖN-DELFIN, qė tanimė qe bėrė edhe gjyshe.         Nuk e kishim aspak tė vėshtirė qė sė bashku me time shoqe tė kuptonim se njeriu pėrkrah ishte dhėndri i saj. Djaloshi brun me farforita tė mėdha dhe pak mustaqe mbi buzė. Nė rėrė e bija e ZONJĖS-DELFIN qe VAJZA ME NISHAN NĖ FAQE me fėmijėn e saj Helenė. Drama e asaj dite katėr a pesė vjet mė parė kishte rrezikuar mbase edhe ardhjen nė jetė tė kėsaj vogėlusheje qė si flutur u ngjit nė gjoksin e gjyshes sė saj, tė asaj GRUAJE qė shumėkush me ta dhe unė e kemi quajtur: ZONJA-DELFIN.

 

            Nė mars, ditėn e caktuar pėr nėnat, kėtė tregim do ta paraqes nė tavolinėn e shkrimtarėve me buqetėn e luleve nė mes. Shpresėn tė jem njė nga mėtuesit tė orkidesė e kam. Ta fitoj apo jo, kjo varet nga trapeza. Besoj qė dy nga pjesėmarrėsit tė mos e vlerėsojnė nga gradacioni i alkoolit! Pėrkundrazi. Tė marrin nė analizė: kapriēion e djaloshit me pak mustaqe nė buzė; marrėzinė e VAJZĖS ME NISHAN NĖ FAQE dhe sakrificėn tashmė, tė NĖNĖS sė saj..., ZONJĖS-DELFIN.

 

Athinė, 16 shkurt 2016