Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - Zhvillimi i katėr inteligjecave / zotėsive

Shkruan: Stephen R. COVEY

Zgjodhi dhe ėrktheu: Ridvan BUNJAKU

      

ZHVILLIMI I KATĖR INTELIGJENCAVE / ZOTĖSIVE

- udhėrrėfyes praktik pėr veprim -

 

 

Materiali i pėrzgjedhur dhe pėrkthyer nga Ridvan Bunjaku, "Zhvillimi i katėr inteligjencave / zotėsive" u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin

 

"Literaturė"

 dhe

http://sites.google.com/site/kalabuli

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht pėrkthyesin Ridvan Bunjaku pėr punėn e madhe qė po e bėn nė pėrkthimin e kėsaj literature tė mrekullueshme inspirative)

 

 

 

 

 

            Sfida e Zhvillimit Personal

 

            Gjatė lindjes, secilit nga ne i janė dhėnė "dhurata tė lindjes" qė janė madhėshtore - talentet, zotėsitė, inteligjencat, shanset - qė do tė mbeteshin kryesisht tė paēelura pos pėrmes vendimit dhe pėrpjekjes sonė. Pėr shkak tė kėtyre dhuratave, potenciali brenda njė individi ėshtė i pamasė, bile-bile i pafundmė. Sa mė shumė qė i pėrdorim dhe i zmadhojmė talentet tona aktuale, aq mė shumė talente na jepen dhe aq mė i madh bėhet kapaciteti ynė. Kėto tri dhurata mė tė rėndėsishme janė:

 

            1. Liria dhe fuqia jonė qė tė zgjedhim.

 

            2. Ligjet apo principet natyrore, qė janė universale dhe nuk ndryshojnė kurrė

 

            3. Katėr inteligjencat/zotėsitė tona: fizike/ekonomike, emocionale/shoqėrore, mendore, dhe shpirtėrore.

 

            Dhurata jonė e parė e lindjes: Liria pėr tė zgjedhur

 

            Nė tėrė mėsimdhėnien time qė e pėrfshin gjysmė shekulli, po tė mė pyesnit: cila ėshtė njė temė - njė poentė - qė tė ėshtė dukur se e ka ndikimin mė tė madh te njerėzit, pavarėsisht rrethanave - do tė pėrgjigjesha me bindjen mė tė thellė: qė jemi tė lirė tė zgjedhim. Pas vetė jetės, fuqia pėr tė zgjedhur ėshtė dhurata juaj mė e madhe. Kjo fuqi dhe liri qėndron plotėsisht nė kontrast me modelin mendor tė viktimizmit dhe me kulturėn e fajėsimit kaq tė pėrhapur nė shoqėri sot.

            Rrėnjėsisht, ne jemi produkt i zgjedhjes, jo i natyrės (gjenet) apo i kultivimit (edukimi, ambienti). Natyrisht, gjenet dhe kultura mund tė ndikojnė shumė fuqishėm, por ato nuk pėrcaktojnė. Esenca e tė qenit njeri ėshtė tė mund ta drejtosh jetėn tėnde. Njerėzit veprojnė; kafshėt dhe "robotėt" njerėzorė reagojnė. Njerėzit mund tė bėjnė zgjedhje nė bazė tė vlerave tė veta. Fuqia juaj qė ta zgjedhni drejtimin e jetės suaj ju lejon qė ta rishpikni veten, ta ndryshoni tė ardhmen tuaj, dhe tė ndikoni fuqishėm nė pjesėn e mbetur tė krijimit. Ėshtė njė dhuratė e vetme qė e mundėson pėrdorimin e tė gjitha dhuratave tjera; ėshtė njė dhuratė e vetme qė na e mundėson ta ngritim jetėn tonė nė nivele gjithnjė e mė tė larta.

 

            Dhurata jonė e dytė e lindjes: Ligjet apo principet natyrore

 

            Pėrdorimi i menēur i lirisė sonė pėr tė zgjedhur thjesht domethėnė tė jetojmė sipas principeve apo ligjeve natyrore nė vend se tė shkojmė me kulturėn e sotme tė "riparimit tė shpejtė." Sapo e ka parė Ajnshtajni gjilpėrėn e kompasit kur ishte katėr vjeē, ai gjithmonė e ka kuptuar se duhet tė ketė "diēka prapa gjėrave, diēka tė fshehur thellė." Kjo ka tė bėjė edhe me ēdo fushė tjetėr tė jetės. Principet janė universale - domethėnė, ato e tejshkojnė kulturėn dhe gjeografinė. Ato janė edhe tė pėrhershme; ato nuk ndryshojnė kurrė - principet siē ėshtė drejtėsia, mirėsia, respekti, ndershmėria, integriteti, shėrbimi, kontributi. Kulturat e ndryshme mund t'i pėrkthejnė kėto principe nė praktika tė ndryshme; dhe gjatė kohės, mund edhe t'i turbullojnė krejtėsisht kėto principe pėrmes pėrdorimit tė gabueshėm tė lirisė. Megjithatė, ato janė prezente. Sikur ligji i gravitetit, ato operojnė vazhdimisht. Njė gjė tjetėr qė e kam zbuluar ėshtė se kėto principe janė tė padiskutueshme. Domethėnė, ato janė tė vetėkuptueshme. Pėr shembull, kurrė nuk mund tė kesh besim tė qėndrueshėm pa besueshmėri. Mendoni pėr kėtė; ky ėshtė ligj natyror.

 

            Pjesės nga udhėrrėfyesi "Zhvillimi i katėr inteligjencave / zotėsive"