Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Zhaneta Barxhaj

ZHANETA BARXHAJ

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

ZHANETA BARXHAJ

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

           U lind mė 22.03.1984, nė qytetin e Tepelenės. Shkollėn e mesme e ka kryer nė gjimnazin “Abaz Shehu” nė Tepelenė. Kryen studimet e larta nė Universitetin e Tiranės nė Degėn “Gjuhė- Letėrsi shqipe”, mė pas vazhdon studimet nė njė tjetėr profil, nė atė tė ekonomisė, duke kryer Fakultetin “Financė-Kontabilitet”.

            Poezia dhe shkrimi kanė qenė shoqėruese qė nė vitet e hershme, si njė pasion i pavetėdijshėm nė vjershat fėmijėrore, derisa mori drejtim, duke zgjedhur tė studiojė pikėrisht pėr letėrsi. Poezitė e shkruara nė vite, qė nga adoleshenca janė tė pėrmbledhura dhe tė pėrzgjedhura nė vėllimin poetik, “Valltari pa kėmbė”. Nė dorėshkrime ka material nė prozė poetike, ese dhe studime tė ndryshme letrare, tė cilat presin dritėn e botimit.

            Aktualisht jeton nė Tiranė dhe punon nė administratėn publike, duke e ndarė jetėn mes ekonomisė dhe letėrsisė.

 

 

 

 

SY ORIZORĖ

 

Kur heshtja tė thyen brinjėt dhe tė shkallmon mushkėrinė,

nuk mund tė jetė mė heshtje...

Cifla tė holla shkėputen nga ēekani qė godet ,

shpėrndahen nė mijėra cifėlza tė tjera.


Me duar qė s’binden pėrpiqesh t’i mbledhėsh tė gjitha.
Tė kap paniku kur sheh njė pore te hapur qė nxjerr tym,

gjithė avujt toksikė nė panikun serrė.


Tė gjaken sytė teksa prek sipėrfaqen e smeriltė. 
Ndjen therje...oh!

Aty poshtė krahut, pranė zgavrės sė bufatur,
pėrthyhet hija si karikaturė e ndotur.


Ndjen gjymtimin, ēekani tė godet ty.
Tė kėrkon si i marrosur derisa tė ciflosi,

si porcelanet kineze
blerė nė tezgat e njė aziatiku... nė lagjen e tij evropiane.


E sheh tė vėrtitet si lėmshi rreth vetes,

tė buzėqesh hidhshėm me sytė orizorė...
Tė shtohen dhimbjet ohh!

Njė shpatė osmane,

njė bajonetė gjermane,

njė shigjetė indiane...therja tė shtohet, tė shtohet..

Pėrballė vazhdojnė tė qeshin sytė orizorė.

 

 

XHAM

 

Vemje ngjitur pas xhamave

tė autobusit rrenacak,

silueta ime qeton...

E shoh,

mė sheh,

pėrpiqem t’i zhbėj rrudhat,

goditur nga sqepari i pashenjė.

 

Neonet mė zhysin nėn dritėhije skematike.

Gjeometri e deformuar.

Nallane dhe taka tė pėrcundueshme

mė shqyejnė llastikėt e veshėve.

 

Sytė puliten si kartonė fėmijėsh.

Mė kap dalldija,

mė zė urbani i tėrbuar!

 

                   

QELIZĖ GJAKU


Grumbuj resh rrėpirash dhe gurėsh ėshtė ēka ndodh.
Grumbuj kėrmash dhe eshtrash mbysin atmosferėn,
qė dergjet pėrshesh e lėngon fletėve humus.
Duke brejtur thekėt e qilimave tė pajės,
bėrė me age tė pasterilizuar.
Si vetė galaktikat ndjesore nė indin e kėputur.
Qelizė gjaku dhe uji...

Qė merr mėsime noti nė pellgun e marrėzisė.
 

 

ĖNDĖRROJ ATĖ TEH

 

Tymnajė e argjendtė,

shtjellet rrėmujės mesjetare.

E pezullt, e pirė kotet 
nėpėr mejhane

tisi yt drejt meje. 
Ėshtė acid qė bren.

Ėshtė shpatė samurai 
nė aktin suprem.
Pėrshkon dhe lė pas,

gulē agonie dhe retė...


dhe sėrish e sėrish
ėndėrroj atė teh….

 

 

ZHVESHJE E SHQYER

 

Thonj shpėrndarė nė ozonin e paktė.

Mbėrthyer rreth leshrave korb,

grisin ēorapet najlon,

teksa pėrkėdhelen rreth kofshėve tė forcuara.

Dridhje,

ledha epshndjellėse,

pėrplasen rreth trupit tė lagėsht.

Kafshime gjakėsore,

puthje thithur deri nė fund.

Dhe… ashtu nė ekstazė,

tė lė tė vazhdosh tė pėrpėlitesh…

Duke ėndėrruar zhveshjen e shqyer

nga kthetra dashurie...!