Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Zgjohu, ngritu Shqipėri!

Shkruan: Shefki OLLOMANI

ZGJOHU, NGRITU SHQIPĖRI!      

 

 

 

Poezi nga libri mė i ri Shefki Ollomanit "ZGJOHU, NGRITU SHQIPĖRI!"

 

 

 

 

 

 

DUA

 

Dua dielli tė rrezojė

Dua hėna tė ndriēojė

Dua njerėzit tė gėzojnė

Dua fėmijtė tė lodrojnė.

 

Dua kafshėt tė frymojnė

Dua zogjtė tė kėndojnė

Dua peshqit tė notojnė

Dua insektet tė gjallėrojnė.

 

Dua drunjtė tė gjethojnė

Dua bimėt tė gjelbrojnė

Dua lulet tė lulėzojnė

Dua pemėt tė frutojnė.

 

Dua era tė freskojė

Dua uji tė gurgullojė

Dua zjarri tė flakėrojė

Dua toka tė mbijetojė.

 

Dua shumė, dua tepėr

Dua t’shembet botė e vjetėr

Dua jeta tė triumfojė

Dua paqa tė mbizotėrojė.

 

 

 

SHKRUAJ…

 

Shkruaj kur mendja logjikon,

Shkruaj kur shpirti mediton,

Shkruaj kur zemra kėndon,

Shkruaj kur trupi vallėzon.

 

Shkruaj kur syri loton,

Shkruaj kur gjaku pikon,

Shkruaj kur tragjedia luhet,

Shkruaj kur jeta shuhet.

 

Shkruaj kur lufta fillon,

Shkruaj kur liria triumfon,

Shkruaj kur paqa fiton,

Shkruaj kur populli feston.

 

Shkruaj kur mė vlon frymėzimi,

Shkruaj kur mė gufon gėzimi,

Shkruaj kur mė kap trishtimi,

Shkruaj kur mė zen zemėrimi.

 

Shkruaj kur dita agon,

Shkruaj kur Dielli rrezon,

Shkruaj kur nata errėson,

Shkruaj kur Hėna ndriēon.

 

Shkruaj kur bjen borė apo shi,

Shkruaj kur gjėmon me stuhi,

Shkruaj kur shpėrthen vargu,

Shkruaj kur ka dasma pragu.

 

 

Shkruaj nga dashuria,

Shkruaj nga mėrzia,

Shkruaj nga malli,

Shkruaj nga halli,

Shkruaj nga morali,

Shkruaj nga ideali.

 

Shkruaj kur lulet plot aromė ēelin,

Shkruaj kur bari mbulon zabelin,

Shkruaj kur dushku shpėrthen,

Shkruaj kur vjeshta vjen.

 

Shkruaj nė dimėr e nė verė,

Shkruaj pareshtur, pėrherė,

Shkruaj se aty gjejė pushim,

Shkruaj me bindje e pėrkushtim,

Shkruaj se kam besim e shpresė,

Shkruaj atė qė shohė e ndjejė vetė.

 

 

 

RRUDHAT...!

 

Rrudhat nė ballė!

Si do ja bėjmė vallė?!

Rrudhat nė fytyrė!

Ē’ėshtė kjo mynxyrė?!

Rrudhat nė trup!

Bukuria na humb!

 

Rrudhat nė zemėr!

Fol drejt e rri shtrembėr!

Rrudhat nė tru!

Logjika tuj fluturu!

Rrudhat nė shpirt!

Nė terr pa dritė!

 

Shqiptar i rrudhur!

Shqipėri e ndrydhur!

Shqiptar i shtrydhur!

Shqipėri e tkurrur!

 

Rrudhat e Shqiptarit

Rrudha tė jetės, tė fatit.

Rrudhat e Shqipėrisė

Rrudha tė robėrisė!

 

Rrudhat nė trup tė Shqiptarit

Rrudha tė pleqėrisė e tė hallit.

Rrudhat e kufinjve tė Shqipėrisė!

Rrudha tė pėrgjakura tė historisė!

 

Rrudhosur Shqiptari!

Rrudhosur ideali!

Rrudhosur trimėria!

Rrudhosur Shqipėria!

 

I shohim e dot s’i ndalim!

Rrudhat e ballit, tė pjekurisė.

I shohim e s’i flakim!

Rrudhat e Trojeve tė Shqipėrisė!

 

 

 

NĖNAT TONA

 

Nėnat tona shamibardha,

shpirtbardha e pulėbardha.

Nėnat tona shamikuqe,

zemėrzjarrta e lulėkuqe.

Nėnat tona lulėbozhure,

herė me djepa, herė me kobure.

 

Nėnat tona - zana mali,

Nėnat tona - xixa stralli,

Nėnat tona - trimėresha,

Nėnat tona - burrėresha.

 

Nėnat tona dėbuan Turqinė,

Nėnat tona mundėn Greqinė,

Nėnat tona rrėnuan Jugosllavinė,

Nėnat tona mposhtėn Serbinė,

Nėnat tona vullkan, tėrmet e dridhje,

Pak me pushkė, mė shumė me lindje.

 

Nėnat tona lindėn djem Ilirie,

lindėn vasha Arbėrie,

lindėn shqiponja Shqipėrie,

lindėn Zeusė e Promethe,

lindėn Pirro e Ante,

lindėn Lekė e Skėnderbe,

lindėn Teuta e Adema…,

Nėnat tona me shtatė zemra.

 

Shterroi kroi, lumi e deti,

Nė vatrat tona pėrkundet djepi,

Nėnat tona lindin dragonj,

Nėnat tona rrisin heronj.

 

 

 

O NJERI!

 

O Njeri, o Njerėz!

O motra, o vėllezėr!

A dini kush jeni?!

A dini nga vini?!

A dini pse jetoni?!

A dini ku shkoni?!

 

O Njeri, ti mend s’u mbushe!

Kurrė s’u gdhende, kurrė s’u zbute!

Egėrsirė linde, egėrsirė mbete!

Si nė paqė, si n’tėrmete!

 

Mos vra veten pėr ēdo ditė!

Lėshoje terrin, dil nė dritė!

Se kjo botė s’ėshtė e jotja!

Janė nė ty jeta e mortja!

 

O Njeri pa logjikė!

Nga vetvetja ti ke frikė!

O Njeri pa vetėdije!

Mendja jote fije-fije!

O Njeri pa ndėrgjegje!

Kurrė nuk fole, s’mu pėrgjegje!

 

O Njeri, ndal urrejtjen e racizmin!

Ndal vėllavrasjen e fashizmin!

O Njeri, ndal grykėsinė e mashtrimin!

Ndali luftėrat e shfrytėzimin!

 

O Njeri, flake xhelozinė dhe egoizmin!

Flake padijen e primitivizmin!

O Njeri, largo veset, vuajtjet, paudhėsinė!...

Pėrqafo tė vėrtetėn, gėzimin e drejtsinė!

 

O Njeri me shpirt hyjnie!

S’i del zot kėsaj dhuntie!

O Njeri, krijesė hyjnore!

Mos shkatėrro ē’tė bjen pėrdore!

 

O Njeri, ke pėrgjegjėsi!

S’je i vetmi nė Gjithėsi!

O Njeri, pa njerėzi!

Pėr ēdo ditė zi e mė zi!

O Njeri, qė s’je Njeri!

Zbute zemrėn, shpirtin pėrtri!

O Njeri, bėhu NJERI!

Si t’krijoi ZOTI Ty!

 

 

MOS…!

 

Mos mendoni se humbi Shqipėria

Mos thoni se vdiq trimėria

Mos besoni se s'ka bashkim kombėtar

Mos kujtoni se s'ka mė luftėtarė.

 

Mos shpresoni, por punoni!

Mos pritni, por luftoni!

Mos luteni, por veproni!

Mos flini, mos ėndėrroni!

 

Mos duro, mos u bė qyq!

Mos Shqiptar, mos rri duarkryq!

Se liria nuk vjen vetė,

Po e presim mbi dymijėvjetė!

 

 

 

KY SHEKULLI I RI

 

Ky Shekulli i Ri,

ėshtė njė shekull tjetėr,

por me shumė prapėsi,

sikur Shekulli i Vjetėr!

 

Ky Shekulli i Ri,

me moshėn 8-vjeē,

i moēėm pėr dredhi,

tekanjoz e kryeneē!

 

Ky Shekulli i Ri,

i ri porsi fėmi,

mbrapsht ia filloi,

si shekulli qė shkoi!

 

Ky Shekulli i Ri,

erdhi me shumė premtime,

pėr paqė dhe liri,

por solli veē mjerime!

 

Ky Shekulli i Ri,

ėshtė njė vazhdimėsi,

e shekullit  plak,

mbushur luftėra e gjak!

 

Ky Shekulli i Ri,

ky shekull i zi,

jetėn po na nxi,

me kėto padrejtėsi!

 

Ky Shekulli i Ri,

shekull me ligėsi,

me plagė tė vjetra ngeli,

plagė tė reja ēeli!

 

Ky Shekulli i Ri,

me emėr Njėzetenji,

gjė tė mirė nuk solli,

pėr kėtė Njerėzi!

 

 

 

ĒAMĖRI, IKONĖ KOMBĖTARE!

 

Ēamėri na dogji malli,

Sytė na nxjerrin xixa stralli.

 

Sytė lot na lotojnė,

Zemrat gjak na gjakojnė.

 

Vjen njė zė nga Janina,

Zgjohi vėllezėr, bini trima!

 

Bubullinė, gjėmon Preveza,

Flakadanėt thotė i ndeza!

 

Flamurkuqin ngre Konica,

Pas i shkon dhe Gumenica.

 

S'mbetet prapa as Filati,

Tani thotė ka ardhė sahati.

 

Shqipe mali e zemėr burri,

Parga trime dhe Kosturi.

 

Sikur Marko, Foto e Bubulina,

Qėndron Arta e Florina.

 

Thonė s'durohet mė Greqia,

Margėlliēi e Paramithia.

 

Ēamėria nė kėmbė ėshtė ngritė,

Po kėrkon diell e dritė.

 

Mbarė Ēamėria po betohet,

Me Shqipėrinė tė bashkohet.

 

Ti je motra e Mollosisė,

Je pasardhėse e Thesprotisė.

 

Ti je bija e Ilirisė,

Shtojzovalle e Shqipėrisė.

 

Ēamėri, ikonė kombėtare,

Tokė e Shenjtė Shqiptare.

 

 

 

ATDHEU DHE UNĖ

 

Mendja jote - mendja ime,

Gjykojnė drejt, pa gabime.

 

Zemra jote - zemra ime,

Rrahin fortė me ngazėllime.

 

Besa jote - Besa ime,

Rreze drite me vezullime.

 

Qėndresa jote - qėndresa ime,

Bashkė e tok nė luftime.

 

Pena jote - pena ime,

Shkruajnė shqip me ligjėrime.

 

Shpata jote - shpata ime,

Janė dy skaje tė njė vetėtime.

 

Syri yt - syri im,

Ditė e natė nė vigjėlim.

 

Zėri yt – zėri im,

Bubullimė dhe kushtrim.

 

Betimi yt – betimi im,

Krah pėr krah nė marshim.

 

Vullneti yt - vullneti im,

Tė pandarė nė amshim.

 

Fati yt – fati im,

Herė i ėmbėl, herė pelim.

 

Ėndrra ime - ėndrra jote,

Vizion i njė epoke.

 

Lufta ime - lufta jote,

Ardhmėria e kėsaj toke.

 

Rruga jote - rruga ime,

Rrugė e gjatė, plot shtegtime.

 

Fitorja jote - fitorja ime,

Kėngė e valle, shumė gėzime.

 

Liria jote - liria ime,

Lule e bukur plot shkėlqime.

 

Jeta jote - jeta ime,

Histori me shumė flijime.

 

Unė dhe Atdheu:

Sikur Leka e Anteu,

Sikur Pirro e Prometheu,

Si Bardhylli e Skėnderbeu.

 

Unė dhe Ti jemi Nji,

Ti i Shenjtė, unė Njeri,

Jemi bashkė nė pėrjetėsi,

Unė Shqiptar, Ti Shqipėri.

 

 

 

 

FJALA

 

E para qe Fjala,

Fjala - si vala.

 

Fjala e ėmbėl tė shėron,

Fjala e idhėt tė helmon.

 

Fjala e lehtė – vullnet,

Fjala e rėndė tė vret,

 

Fjala e mirė – shėndet,

Fjala e keqe tė tret.

 

Fjala e gėzueshme tė ndrit,

Fjala e kobshme tė lebetit.

 

Fjala - mė e butė se pėllumbi,

Fjala - mė e fortė se plumbi.

 

Fjala - tė ngroh zemėr e kokė,

Fjala - tė fut nėn tokė.

 

Fjala - tė ngren nė kėmbė,

Fjala - tė thyen duar e dhėmbė.

 

Fjala - shpėton atdhe,

Fjala - tė rrėzon pėrdhe.

 

Fjala lėviz male,

Fjala largon halle.

 

Fjala trazon dete,

Fjala sjellė tėrmete.

 

Fjala ndez kryengritje

Fjala shuan etje.

 

Fjala jep kushtrim,

Fjala shpallė ēlirim.

 

Fjala bashkon trojet,

Fjala shterron krojet.

 

Fjala ėshtė pėr trimat,

Fjala shkrep vetėtimat.

 

Fjala ėshtė pėr burrat,

Fjala freskon gurrat.

 

Fjala ėshtė Besė,

Fjala ėshtė shpresė.

 

Fjala ėshtė Betim,

Fjala ėshtė besim.

 

Fjala ėshtė fillimi,

Fjala ėshtė mbarimi.

 

 

 

NĖ KĖTĖ BOTĖ…

 

Nė nė kėtė botė pa njerėzi,

ėshtė vėshtirė tė jesh Njeri!

 

Nė kėtė botė pa drejtėsi,

ėshtė vėshtirė tė fitosh Liri!

 

Nė kėtė botė plot marrėzi,

shumė urrejtje, pak dashuri!

 

Nė kėtė botė plot me halle,

ujqėr e qengja hedhin valle!

 

Nė kėtė botė pėrplot ēudi,

gjysma bardhė, gjysma zi!

 

Nė kėtė botė plot ligėsi,

lot e dhimbje pakufi!

 

Nė kėtė botė plot me klithma,

tė therė zemra, tė kap dridhma!

 

Nė kėtė botė plot shtrėngata,

tė ngrinė bora e tė djeg flaka!

 

Nė kėtė botė lakadredhė,

pushtetari dredhė e zhdredhė!

 

Nė kėtė botė me andralla,

pak t’vėrteta, mė shumė pėrralla!

 

Nė kėtė botė dallga-dallga,

kėmbė e duar lidhė me pranga!

 

Nė kėtė botė thėrrime-thėrrime,

e mira me t’keqen shpinė pėr shpine!

 

Nė kėtė botė si cektinė,

jeta e vdekja kėmbkryq rrinė!

 

Nė kėtė botė kasaphanė,

vret vėllau-vėllanė!

 

Nė kėtė botė tė ēakėrdisur,

herė i menēur, herė i krisur!

 

Nė kėtė botė tė gjakosur,

luftėtėrat, vrasjet s’kanė tė sosur!

 

Nė kėtė botė plot mallkime,

s’ndihmojnė lutje, as pėrgjėrime!

 

Nė kėtė botė me psherėtima,

si xhelati, si viktima!

 

Nė kėtė botė me trauma,

tė zihet fryma, tė del shkuma!

 

Nė kėtė botė plot llahtari,

shumė tmerr e lemeri!

 

Nė kėtė botė me lakmi,

pak ngopje, shumė grykėsi!

 

Nė kėtė botė plot dredhi,

shtatė hile, njė trimėri!

 

Nė kėtė botė me trishtim,

pak gėzime, shumė hidhėrim!

 

 

Nė kėtė botė ferr-skėterrė,

mbillesh lule, shpėrthen therrė!

 

Nė kėtė botė si greminė,

njeriu pėrbin njerinė!

 

Nė kėtė botė pėrplot terror,

shumė djaj, pak shenjtorė!

 

Nė kėtė botė hallakamė,

mbushur shtriga e shtriganė!

 

Nė kėtė botė paradoksale,

liri, barazi,... - fjalė banale!

 

Nė kėtė botė iluzore,

pak fushė, shumė bregore!

 

Nė kėtė botė kaotike,

plot shpėrthime vullkanike!

 

Nė kėtė botė dramatike,

shumė pėrleshje tragjike!

 

Nė kėtė botė plotė huti,

qarje - qeshje varg e vi!

 

Nė kėtė botė me xhelozi,

orė e ēast njė pabesi!

 

Nė kėtė botė me varfėri,

vjedhje, krim dhe uri!

 

Nė kėtė botė me rėnkime,

pak kėngė, shumė vajtime!

 

Nė kėtė botė lara-lara,

tė qesh fati, tė humb fara!

 

Nė kėtė botė vandaliste,

pak solidare, shumė egoiste!

 

Nė kėtė botė tė tymosur,

blozė e hi – katranosur!

 

Nė kėtė botė fillim pa fillim,

vuajtjet, luftėrat s’kanė mbarim!

 

Nė kėtė botė fund pa fund

e mira tė keqen nuk e tund!

 

Nė kėtė botė, si n’atė botė,

mjaltė e helm nė njė gotė!

 

Nė kėtė botė, mbi kėtė Tokė,

tė dridhet zemra, t’luajnė mend nė kokė!

 

Nė kėtė botė, nė kėtė Planetė,

bashkė: njerėz, engjuj, djaj e lanetė!

 

 

 

 

ME TY, POEZIA IME!

 

Me ty kalova fėmijėrinė,

Me ty pėrjetova rininė,

Me ty arrita burrėrinė,

Me ty mėsova historinė,

Me ty pata shumė gėzime,

Me ty, Poezia ime!

 

Me ty nisa tė krijoj,

Me ty nisa tė vargėzoj,

Me ty u rrita nė robėri,

Me ty kėndova pėr liri,

Me ty u nisa nė shtegtime,

Me ty, Poezia ime!

 

Me ty godita ēdo armik,

Me ty kandili nuk u fik,

Me ty trokita prag mė prag,

Me ty shėrova varrė e plagė,

Me ty nė dasma e n’flijime,

Me ty, Poezia ime!

 

Me ty pena nuk u tha,

Me ty kombi nuk u nda,

Me ty shpresa nuk u shua,

Me ty besa u forcua,

Me ty n’fitore e ngadhnjime,

Me ty, Poezia ime!

 

 

 

ZGJOHU, NGRITU SHQIPĖRI!

(Shqipėrisė Etnike)

 

Re tė zeza tė kanė mbuluar!

Diell e Hėnė tė kanė errėsuar!

S’je nė ėndėrr!

Por je zhgėndėrr!

Nė terr tė zi e n’robėri!

Zgjohu, ngritu Shqipėri!

 

Laku n’fyt po t’shtrėngon!

Pranga trupin ta mundon!

Okupimi po t’shkatėrron!

Armiqtė sulen me egėrsi!

Me ushtri e me djallėzi!

Zgjohu, ngritu Shqipėri!

 

Mjaft Ti fjete dhe u pėrgjume!

Mjaft Ti ndejte e ngujume!

Mjaft Ti prite ditė-pėrditė!

Hape terrin - bėhe dritė!

Ndize zjarrin nga njė shkėndi!

Zgjohu, ngritu Shqipėri!

 

Mė dhemb zemra kur rėnkon!

Kur  nga dhembjet Ti gjėmon! 

M’hapet goja e s’mund tė flas!

Jap kushtrim e po bėrtas!

Por askush nuk mė dėgjon!

Por askush nuk mė beson!

I gjithė trupi tė ėshtė shkri!

Zgjohu, ngritu Shqipėri!

 

 

 

Kam shumė zjarr e shumė dhimbje,

Kam shumė vuajtje e shumė dridhje,

Kam shumė mall e dashuri,

Kam shumė dhembje e krenari,

Kam shumė ankth e burrėri,

Zgjohu, ngritu Shqipėri!

 

Shpatė e Damokleut tė rrin mbi kokė!

”Pako” e ”Traktate” hartojnė me okė!

Rezoluta (1244) e 14 Pika!

Gjithėsecila mė e mprehtė se thika!

Trupin copa ta copėtojnė!

Shpirt e zemėr tė dėrrmojnė!

Trojet Tua t’i pushtojnė!

Marimangat thurrin robėri!

Kameleonėt endin tradhti!

Zgjohu, ngritu Shqipėri!

 

Serbia jepė autonomi!

Bota jepė gjysmėpavarėsi!

Ē’janė kėto hile njė dreq e di!

Gjithēka janė veē jo liri!

T’ka hy n’Kullė Bajlozi i Zi!

Zgjohu, ngritu Shqipėri!

 

Janė ndryshkė armėt mbi tavan!

Pastro shpatė e jatagan!

Dil nė shesh dhe n’mejdan!

Shpėrthe vrullshėm si vullkan!

Ja Vdekje – Ja Liri!

Zgjohu, ngritu Shqipėri!

 

Mos i le armėt tė ndryshken!

Mos i le teshat tė myken!

Mos e le luftėn nė mes!

Mos e le idealin t’vdesė!

Mos harro - je Iliri,!

Zgjohu, ngritu Shqipėri!

 

Gjithė Kosova n’re tė zeza!

Nėnat, motrat shamizeza!

Frynė stuhia e shfrynė era!

Lufta tė troket te dera!

S’ka liri, s’ka pavarėsi!

S’ka bashkim, as drejtėsi!

Rroki armėt pėrsėri!

Zgjohu, ngritu Shqipėri!

 

Zgjohu, ngritu - del te dera!

Se sėrish po vjen pranvera.

Se liria s’vjen ēdo ditė,

Ikė nga terri - del nė dritė!

Del nė dritė e n’liri!

Mos duro mė tirani!

Sllavo-grekė, as dredhi!

Zgjohu, ngritu Shqipėri!

 

 

(Shkup, Dhjetor 2009)