Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Zona e muzgut - Zėri i panjohur nga asgjėkundi

Shkruan: Arsim GJINOCI

 Nga revista "Mjellma"

       ZĖRI I PANJOHUR NGA ASGJĖKUNDI

     -Ēka jeni duke bėrė ju aty, hė? - u dėgjua njė zė qė vinte nga korridori. U ēova brof nė kėmbė. Nga shikimi i motrave e kuptova se edhe ato kishin dėgjuar diēka. Edhe pse e dija se ēka dėgjova, nuk isha i sigurt se a ishte zhurmė apo zė i artikuluar njeriu sepse po nė atė moment mu kujtua se e kisha mbyllur derėn. Pastaj,  zhurma apo zėri (!?) i ngjante zėrit tė vėllait tonė Hadiut, i cili ndodhej, pra, nė Munih.

      

 

            Ju uroj nga zemra sukses nė punėn tuaj. Diēka tė mrekullueshme keni bėrė. Tė gjitha pyetjeve qė mė mundonin tashmė sa vite arrita t’u pėrgjigjem duke iu falėnderuar “Mjellmės”. Kėto nuk ishin fjalėt e para, kėto ishin fjalėt e fundit qė na i tha K. A., njė djalosh   28 vjeēar (asokohe v.j.) nga njė lagje e Prizrenit. Njė mėngjes na vizitoi nė redaksi dhe pas njė kohe bisede tė lirė (njoftuese) e filloi rrėfimin e tij i cili mund tė jetė edhe njė nga dėshmitė shumta mbi tė vėrtetėn e padukshme jo vetėm atje diku...

            “...ishte muaj i parė i verės, pasi e pėrfundova njė punė timen (e ndreqa njė gomėn tė biēikletės), mendoja me vete sa shpejt paska kaluar koha. Akrepat e orės kishin dalur nga njėzetenjėshi. Pasi i lava duart shkova ta mbyll derėn e oborrit, ngase s’besoja se do tė vije mė dikush. Ishte fundi i qershorit  tė vitit ’87. nė shtėpinė tonė banonim nėna, dy motrat e mia ende tė pamartuara, unė dhe vėllai im mė i vjetėr, i cili kohė mė parė kishte shkuar nė Munih tė Gjermanisė, ku edhe punonte. Nuk kishte dy ditė qė kisha biseduar me tė nė telefon. Pritnim qė tė na kthehet diku kah mesi i korrikut, se dėshironim qė ta fejojmė.

            Hyra brenda nė dhomė ku ishin tė dyja motrat e mia duke e shikura njė seri televizive, dhe nėna e cila ishte shtrirė tė pushojė ngase kishte kokėdhembje. Qė tė mos ua prish qetėsin e ndeza dritėn e korridorit, ndėrsa deerėn e dhomės sė errėsuar e lash tė hapur. Edhe unė i shtriva se ndihesha i lodhur. Pas njė kohe edhe pse sytė i kisha tė drejtuar nė ekranin televiziv, isha i thelluar nė mendime. Nė dhomė gjysmė tė errėsuar mbretėronte njė qetėsi e ciula nuk zgjati aspak mė shumė se mendimet e mia.

            -Ēka jeni duke bėrė ju aty, hė? - u dėgjua njė zė qė vinte nga korridori. U ēova brof nė kėmbė. Nga shikimi i motrave e kuptova se edhe ato kishin dėgjuar diēka. Edhe pse e dija se ēka dėgjova, nuk isha i sigurt se a ishte zhurmė apo zė i artikuluar njeriu sepse po nė atė moment mu kujtua se e kisha mbyllur derėn. Pastaj,  zhurma apo zėri (!?) i ngjante zėrit tė vėllait tonė Hadiut, i cili ndodhej, pra, nė Munih. Megjithatė pasi edhe motrat me shikim pohuan se kishin dėgjuar diēka, dola nė korridor dhe thirra: kush ėshtė? Pasi e vėrtetova se nuk ishte askush, u ktheve nė dhomė. U shtriva sėrish. Nuk kaluan mė tepėr se dy.tre minuta kur sėrish dėgjuam: “Ēka jeni duke bėrė ju aty?”

 

 

            kėtė herė motrat nuk mbeten tė heshtura por thirrėn: baci Hadi, dhe mė shikon tė habitura. Nuk dyshoaj mė se ishte fjala pėr vėllain tim Hadiun. -Baci Hadi, baci Hadi... e thėrrisja, ku je., pse fshihesh, po do tė na frikėsosh. Nė ato ēaste ishte zgjuar edhe nėna. Shikuam nė tėrė shtėpinė, por askund nuk kishte ndonjė gjurmė qė tregonte se ndodhet dikush tjetėr pos nesh aty. Tė njėtat fjalė i kishin dėgjuar edhe motrat, po ashtu dy herė. Megjithatė, ajo natė na kaloi nė habitje dhe asgjė mė e pazakonshme nuk ndodhi. Nėna ngapak  filloi tė brengosej pėr vėllain dhe derisa ajo thoshte. Zoti e bėftė miė..., unė mendoja se nuk ka arsye tė brengoset dhe tė shqetėsohet nga gjėra besėtytnish. Mundohesha t’ia sqaroj prejardhjen e zėrit edhe pse vet e dija mirė se zėri erdhi nga asgjėkundi, po zėri i Hadiut, vėllait tim pėr tė cilin pas njė jave na lajmėruan se kishte vdekur nė njė fatkeqėsi tė komunikacionit nė Munih nė mes tė orės 21:00 dhe 22:00, para shtatė ditėsh, natėn kur unė dhe dy motrat ia dėgjuam zėrin qė erdhi nga asgjėkundi deri nė veshėt tanė. Apo, ndoshta e tėra ka qenė nė kokat tona!?

            Disa muaj mė vonė nė bazė tė kėshillimeve tė dajės e vizitova njė hoxhė i cili mė tha se sikur tė mos pėrgjigjeshim nė zėrin tė cilin e dėgjuam, ndoshta nuk do tė ndoshta fatkeqėsia. Mė parė nuk i kam besuar kėtyre gjėrave, t’ua them tė drejtėn as tash nuk e di a tė besoj apo jo, por sikur tė kisha rast edhe njėherė qė tė kthehem dhe ta jetoj atė ditė tė kaluar tė qershorit ’87, nuk do t’i pėrgjigjesha zėrit nga asgjėkundi.”