Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Yll i pashuar - profesor Qazim Berisha

Shkruan: Sabir KRASNIQI

      

YLL I PASHUAR - PROFESOR QAZIM BERISHA

 

Pėrkitazi me librin e  profesor Bajram Kurtit, "Profesor Qazim Berisha - Yll i pashuar nė plejadėn e heronjve tė arsimit dhe edukatės", dhėnė ekskluzivisht pėr shkarkim falas, lexuesve tė nderuar dhe tė ndritur tė web faqeve

 

www.sa-kra.ch

dhe

www.syri3.com

 

E falėnderoj pėrzemėrsisht profesorin e nderuar, Bajram Kurti, i cili, i motivuar nga qėllimet mė fisnike, pėr asnjė ēast nuk pushoi sė vepruari mė gjithė qenien e tij, nė shėrbim tė dijes, nė shėrbim tė atdheut, nė shėrbim tė bijve mė tė ndritur tė saj - yjeve tė pashuar qė do e ndrisin pėrjetėsisht, si flakadanė  lirie, qiellin  e kėsaj toke tė shenjtė!

 

 

 

 

            Nė hapat e parė tė rrugėtimit tim nėpėr shtigjet e dijes, kisha lexuar ca rreshta edhe nga fusha e  filozofisė... dhe gjithnjė ky nocion mė bartte nė kohėt e lashta antike, duke ngacmuar edhe imagjinatėn time, nė ekranin e sė cilės, paraqiteshin pėrfytyrime nga mė tė ndryshmet pėr mendjet mė tė ndritura tė historisė njerėzore... kokat e tyre gjeniale qė shpėrndanin farėn e diturisė, pa kushtėzime, si: Herakliti, Sokrati, Aristoteli, Platoni  e sa e sa filozof tė tjerė qė ushqenin dhe kultivonin nė shpirtrat e tyre, dashurinė mė sublime pėr dritėn mė shkėlqyese tė jetės - dijen hyjnore! Dhe derisa unė, me pietetin mė tė lartė nderoja kėto mendje tė ndritura, nuk e dija se mu nė qytetin tim, frymonte njė shpirt, po aq i madh dhe i ndritur, sa edhe vet  filozofėt antik - njė filozof shqiptar, njė enciklopedi e gjallė, njė kokė gjeniale, profesor Qazim BERISHA! Ishte personalitetit i tij, urtėsia e tij, mendjemprehtėsia e tij, oratoria e tij, fizionomia e tij, qė i ktheu pėrfytyrimet e mia imagjinare ne realitet faktik!  Pėrmes tij unė e pashė, e takova, e ndjeva, e pėrjetova, edhe Aristotelin, edhe Platonin, edhe Kantin, edhe Seneken, edhe Satrin... e nė veēanti fytyrėn mė tė ndritur tė filozofisė - Sokratin madhėshtor!   Sa shekuj largėsi i ndanin kėto dy figura gjeniale, e sa shumė ngjashmėri kishin!

            E ēmonte thjeshtėsinė, ashtu sikurse edhe Sokrati... e mbronte tė vėrtetėn siē e mbrojti edhe Ai, sepse e vėrteta ishte vet jeta e tij! I gatshėm tė pranoj edhe vdekjen por jo tė jetoj nėn barrėn e hijeve tė shėmtuara tė jetės. Peshonte vlerat njerėzore, jo me barometrin e titujve, pozitave, pasurisė, pushtetit, por me vlerat mė tė pastra morale e njerėzore... me fisnikėrinė shpirtėrore! Njė herė kur e pyetėm profesorin, pse nuk i kishte pranuar pozitat e larta tė ofruara nga pushteti, ai u  pėrgjigj shumė popullorēe: "kisha frikė se mos po marrė mėsysh!" Po cila mendje e ndritur pranon ta ndrydhė tė vėrtetėn pėr hir tė hipokrizisė? Cila mendje e ndritur pranon vasalitetin pėr hir tė pozitės?!!! I tillė ishte profesor Qazimi - i varfėr materialisht, por i pasur nė mendje, nė shpirt e nė zemėr, dhe kėtė pasuri, kėtė thesar tė ēmuar, kėtė dije kolosale, kėto urtėsi universale, kėto rreze tė ARTA... i shpėrndau pėr mė se 40 vite nė vazhdimėsi...

 

 

            Edhe pse i goditur rėnd nga sfidat e jetės, profesor Qazimi, nuk u thye asnjėherė, pėrkundrazi, ai i pėrballoi ato... duke u ushqyer me frymėn e sė vėrtetės, duke ndjekur zėrin e  ndėrgjegjes, duke kultivuar farėn e mirėsisė, farėn e dashurisė njerėzore... derisa u nda fizikisht nga ne, mė 6 prill tė vitit 1999, atėherė kur flakėt e predhave, nga fluturaket e  NATO-s,  po e dėnonin dhunėn dhe terrorin e tmerrshėm serb, por edhe po ndiznin shkėndija shprese se liria, mė nė fund,  po agon edhe pėr kėtė popull tė shumėvuajtur - lirinė, qė profesor Qazimi nuk arriti ta pėrjetoj fizikisht, por qė e kishte ndjerė gjatė gjithė jetės sė tij...

            Unė kisha fatin dhe nderin tė jem pjesėmarrės nė kėto ligjėrime, tė marr nektar nga kjo mendje kolosale, nga ky eruditi gjenial... po ashtu, unė kisha fatin dhe nderin, ta vizatoj portretin e tij, e mė vonė edhe ta pikturoj nė pėlhurė... Edhe sot e kėsaj dite, mė qanė shpirti pėr vizatimin qė, ndoshta mė, nuk ekziston, pasi u zhduk nė pranverėn e tmerrshme tė vitit 1999, bashkė me shumė punime tjera... Mė qanė shpirti, pasi atė vizatim kam pasur rastin dhe  nderin ta punoj drejtpėrdrejt, gjatė ligjėrimit tė profesor Qazimit.  Megjithatė, mė ngushėllon fakti se ky punim, se paku, gjendet i regjistruar nė njė videokasetė qė e ruaj me shumė xhelozi si njė thesar tė jashtėzakonshėm, pjesė tė sė cilės do tu prezantoj, pėr herė tė parė, edhe juve tė dashur lexues, vizitorė, nxėnės, miq, tė afėrm tė profesorit, tė gjithė atyre qė e kanė njohur kėtė mendje tė ndritur dhe kėtė shpirt tė bardhė.

            Shfrytėzoj rastin ta falėnderoj me gjithė shpirt profesorin e nderuar, veprimtarin mė aktiv tė pajtimit tė gjaqeve, autorin e 8 vėllimeve voluminoze pėr Dėshmorėt e Kombit "Gjaku i lirisė" dhe, sė fundi, edhe autorin e librit "Profesor Qazim Berisha - Yll i pashuar nė plejadėn e heronjve tė arsimit dhe edukatės", Bajram Kurti, i cili pėrmes kėtij libri, na e (ri)solli sėrish frymėn e kėtij kolosi dritėdhėnės, profesor Qazim Berishėn, tė ringjallur sikurse Feniksi (sepse e tillė do tė mbetet pėrjetėsisht vepra e tij) duke i dhėnė vendin  meritor kėsaj mendje gjeniale, nė plejadėn mė tė ndritur tė pishtarėve tė arsimit dhe tė dijės nė pėrgjithėsi.

           

 

 

Shkarko librin falas

 

 

 

            Regjistrimet e mėposhtme janė bėrė me kamerėn time amatore nė dhjetor tė vitit 1990 nga unė dhe miku im Samidin Bojaxhiu. Intervistues ka qenė Hasan Hamėzbala, dhe pjesėmarrės: Njazi Basha, Salih Basha dhe Arif Xhoxhaj. Ėshtė ndėr regjistrimet e vetme (bashkė me njė regjistrim njė orėsh qė u bė nė vitin 1997) qė kemi pėr kėtė mendje gjeniale, qė  prezantohet publikisht pėr herė tė parė.