Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Ylli Meēe

YLLI MEĒE

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

YLLI MEĒE

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

       

Emri - Ylli
Mbiemri - Meēe
Lindur ne Durrės 3 gusht 1950
Vendbanimi - Vlore
Profesionet - ish oficer i marinės ushtarako - detare
Shkolla ushtarake" Skėnderbej" -Tirane
Arsimi i larte i Akademisė sė Marinės - Vlorė
Arsimi i lartė  - Filozofi -Tiranė
Aktualisht me qėndrim tė pėrkohshėm nė Itali
Aktiviteti: Oficer i marinės- Komandant i Kapitenerisė se Portit Vlorė
Shef. i dep. tė ing. navale dhe lundrimit detar ne Universitetin "I. Qemali" - Vlorė
Botimet:  Vėllim poetik "Ngjyrat e Kosovės" - Prishtinė 2016
"Lot mbi Alfabet" - Tiranė 2016
Ka gati pėr botim volumin e tretė poetik
Artikuj shkrime  nė shtypin periodik

 

 

 

 

 

 

KOSOVĖN, E NJOH SHQIPĖRI !
 

Mos ma helmo hidhėshėm me vrerin tėnd shpirtin
Kosovėn s'ma merr dot moj e keqja bushtra plakė
A nuk e di se zjarrin pėr liri mė parė se tė ma fikin
Nė kėtė tokė , por dhe nė qiell do ta ndezim flakė ?!
 

Ēfarė bėre moj e marra pa fund , me fllqėsirat e tua ?
Si mundet kėshtu shqiptari , njė trup i ndarė nė dy pjesė?!...
Njė kufomė tė gjallė pa shpirt, pėrse... e ē'mund ta dua ?
Me kėtė turp jo nuk mund tė rroj dot,mė mirė le tė vdesė !
 

Mė buzėqesh nga Brukseli, mbushur plot bordello
Se trupin e ndarė Evropa, do ma ngjallė pėrsėri
Unė Kosovėn time e kam nuse, tė bukur me vello
Dhe jo " shtet" nė krevatin tėnd, pėr epsh' e kurvėri !
 

Oh.." sa shumė u lodhe e sa shumė bėre pėr mua"!!!
Sė fundi brohorite gėzueshėm : Ja e shikon ju bėra shtet !
Kjo si armiqtė mė shumė se shqiptar nė fakt mė ka mohuar
E ē'farė ndryshimi na paske dhe ti, prej Milosheviqit vet ?
 

Dikur nė Londėr i mblodhe Ambasadorėt njė ditė mėngjesi
Teksa Isėn i Boletinajve e ule nėn shandanėt plot shkėlqim
Po.. nga ta dije ti rrospi, se me koburen ngjeshur fort, pėr brezi
Me armė nė kėmbė tė gatshėm kishe aty gjithė Atdheun im ?!.

Prandaj nė tė lashtėn tokė, kufij s'vendosin dot as dishepujt
Tė gjitha trojet nėpėr suferinė , rendėn sė bashku pėr liri
Por nėse njė ditė do t'i shohim nė sy, trimėrisht dhe shekujt
Nuk njohim flamur e shtet Kosovė,...por NĖNĖN SHQIPERI

 

 

KOSOVA LE TE RROJE !
( sipas njė tregimi tė vėrtetė kur isha nė Kosovė- 1999)
 

Portėn me shkelma e shqyen dhe ciflat e dėrrasave
u pėrplasėn zhurmshėm mbi mur,
Ndėrkohė qė era furishėm, u fut pa pyetur askėnd 
prej tė ftohtit apo fytyrave tė tyre tė ftohta acar.
Shkjamortėt, me sytė e ndezur zjarr dhe gjak lėshuar,
goditėn me plumb tė pafajshmen vogėlushe ,
Qeshėn me tė madhe para nėnės,
mes jargėve qė u pikonin vrer.. te pragu aty e hapėn njė varr.
 

Bastardėt ! U zgėrdhinė sy skuqur egėrsisht
tek pėrpėlitej dhe shpirtin akoma pa e dhėnė, i'a goditėn pėrsėri.
Nėnės ia rrėmbyen nga dora dhe tė vetmin djalė qė mbeti
Me bajoneta e shpuan, duke nxjerrė sytė vajzės sė vdekur fėmijė
kulluar qelb e kėrmė lėshuar ,prej tė tyreve tė pėgėrave gojė
- Haji sytė e vajzės tėnde ! - i thanė
- Haji nėse ia do djalit jetėn... jetėn tė shpėtojė !
Ne jemi kėtu e do jemi pėrsėri !
 

E mjera nėnė e mjera, vendosi qė djalin ta kish me jetė
mes lotėsh me buzėn dridhur kapėrdiu sytė e vajzės pa pėrtypur
Ata qeshėn tė gjithė nė kor bashkė me Arkanin
Jo ! - thanė - Racė shqiptari s'ka pėr tė mbetur !
E vranė dhe djalin e vranė te pragu i shtėpisė....
Por goditėn dhe mbi vet Serbinė , 
kėshtu dhe asaj i vendosėn ditėn e varrosjes, 
njėkohėsisht natėn e saj tė zisė !
 

Ajo nėnė, sot endet nėpėr Prishtinė, mbase dhe diku tjetėr
marrosur dhe ndofta tė gjithė e njohin.
Ēfarė zemre tė ketė vallė mbi kraharor ?!
Sytė e vajzės i kam kėtu ! - (Tregon gjoksin e saj tė fishkur).
Dhe ecėn e marra kuturu
Ma vranė ! .... Ma vranė e s'ma lanė tė binte, me armė dėshmor !
Pa urrejtje dhe vetė dashuria ėshtė e fikur !
Pa urrejtje armikun a mund ta duroj ?!!!
Nėse unė ngela pa fėmijė ---- KOSOVA LE TĖ RROJĖ !

 

 

"NGJASHMERI " ...ME ALI PASHANĖ
 

Nuk e di pse ngjajmė bashkė 
Nuk e di Ali... - s'e di !
Unė me trup nė dhe tė huaj
Ti me kokėn nė Turqi !
 

Ti me shpatė i re hordhisė
Aq sa drodhe Anadollin
Mua mė vranė pashallarėt
Ata zemrėn time donin .
 

Ti Ali.... je shtrirė si lab
Rrėzė gurėve tė kalasė
Unė me shpirtin, marr e jap
Dhimbja ime nuk ka masė.
 

Nėse vėren... ne ngjajmė pak
Veē.. jo nė akte trimėrie
Po ta prenė ty kokėn prapė
Ngelesh, monument lavdie !
 

Mua vėrtet s'mė kanė prerė
Ja... ! Kėtu kemi ndryshim
Jam i vrarė nė dhe te huaj
Por as i gjallė nė vendin tim .
 

TĖ betohem Ali Pasha 
Nuk e dua kurrė lavdinė !
Kam inat sulltanėt tanė
Qė kanė vrarė Shqipėrinė .
 

Ahhh.. Pasha i Tepelenės !
Ty askush s'tė mundi dot
Unė qaj shpirtin tim, me shpirt
trupi s'ka mė gjak.......por lot .
 

Ja kėshtu or plaku bardhė
Qė ke hedh sharkun mbi supe
O Pashai nė dy pjesė
Njė kėtu... e tjetra tutje !
 

E shikon si jam dhe unė ?
Ndaj tė them se ngjajmė pak
Unė i tėrė--- nė dhe tė huaj
Shpirt e zemėr i kam larg !
 

S'ka mė keq or Ali Pasha 
Dhe i prerė dhe i copėtuar
Ti me kokėn nė Stamboll
Unė me shpirt i pa-bashkuar !
 

Ja..qė s'qenkam vetėm unė
Tė ndarė jemi dhe nė tokė
Gjysm' e shqipes ėshtė si ti
Gjysma tjetėr krejt pa kokė !

 

 

K'HAJAM.... PĖRSE MĖ ZGJOVE KAQ HERĖT?!!...

 

Mė thuaj tė lutem Omar, pse mė zgjove kaq herėt ?

Vėrtet ē'pati ajo vajzė sot, ē'pati me vargjet e tua?!!

Mė mungon shumė t'a pinim sė bashku njė gotė verė

Ti si njė" Ėngjėll" i mirė dhe unė...si " shejtani "nė pėrrua !

 

Do tė habiteshe, o i pavdekshmi K'hajami i Persisė

Sakija vrap do vinte te ne, me gota, shishe e hinkė

Ēakėrqef do t'mė pyetje,si janė ēupat e Shqipėrisė?!!.

Teksa unė si lab, dollinė pėr to, do ngrija me opingė !

 

Ti botėn, shpejt rrotullove nė tavernė ,kur pije verė

Tė dehu marrėzisht ajo ,mė e bukura e saj krijesė !

Tė betohem Omar, nė varr paske mė shumė vlerė !

Nė gjumin e pėrjetshėm,ndodhka ,qė dhe nuk vdes !

 

E di ..aty poshtė ėshtė lagėsht dhe ftohtė bėn pėrherė

Po nuk ka gjė ,fletėt e librit , fundja do t'i bėjmė si jorgan!

Nė lexofshin " Rubairat" tė vdekurit do lindin dhe njė herė

Pėrsėri do vdisnin e pėr njė puthje- do bėheshin kurban.!

 

Pa do tė shkruanin epitaf pėr mua, por mė shumė pėr ty

Patjetėr gurėt e varrit do na i gdhendnin me ēekiē e daltė:

"Njėri vdiq si persian me verė,e tjetri si lab i krisur - nė raki

Pėr dashurinė,nė varr,dy poetė e hoqėn vallen nėn baltė !"

 

 

MALL
 

Ohhh ē'kam njė mall ..sa mall si dikur tė ulem !
Pranė oxhakut... e prushin me mashė ta lėviz
Me bukė tė thekur, tė ha njė njė pjatė fasule
Nė ėshtė e misėrt , njė bardhak dhallė.. e gjizė !
 

Oh sa mall dhe nuk di vėrtetė, pse paskam nostalgji ?!
Kur kujtoj maēokun, qė dikur mbas kurrizit mė fėrkohej
Maēok kusar dhe tė doje ,nuk gjendej mė hileqar se ai
Tinėzari, do tė vidhte diēka...po qe se nuk i dhurohej .
 

Sa mall kam vėrtetė dhe njė herė kėmbė kryq tė rri
Ta ktheja si dikur, me tim atė pranė zjarrit nga njė gotė
Edhe pa bėrxolla...punė e madhe ,do pija "njė teke "raki !
As do t'mė " kėrciste " , nėse na pranuan apo jo...nė Evropė !

 

 

FRAGMENT NGA DITARI I NJĖ PARTIZANI
 

Nėntor. Sot mė duket se ėshtė njėzetenėntė ditė e mėrkurė
Nuk e kuptoj flakėn nė qiell janė flakėt e luftės apo vetėtima ?
Pfffu nazist i poshtėr, sa barbar nė shpirt, po aq dhe nė lėkurė !
E ēuditshme, natėn po e shoh Shkodrėn , vetėm nga flakėrima !
 

Flitet pėr qytetin se nuk pranuan ta minonin katėr ushtarėt italianė
Unė nuk e di, por do ti quaja kėta ushtarė,trima heronj tė vėrtetė
Thuhet se gjermani i xhindosur tė katėr i vrau e i varrosi tė gjallė
Lufta..ah lufta ėshtė veladoni mė i zi i vdekjes qė vetėm merr jetė !
 

Sot-ditė e fundit tė luftės, por dhe fundi palavdishėm i njė ushtrie
Dikush mund te qesh,por ja qė unė pushkėn e putha nga gėzimi
Kėtė mund ta bėjnė vetėm ata qė zemrėn e kanė mbėshtjellė me shpirt lirie
Gėzuar Atdheu im..! Gėzuar Shkodra loce !Gėzuar kėtė ditė tė madhe ēlirimi !

 

Epilog
 

Ehhh.. ē'mu kujtuan vitet 20-tė , kur me Selamnė, hodhėm nė det Italinė !
M'u kujtohen si sot ata qė betoheshin e gurmazet ēorrėn pėr vatanin
Me shajakė u hodhėm ne mbi tela, por asnjeri nga ata qė kish kapėrdinė
Ndėrsa sot disa me vrap rendnin e shtyheshin,drejt makinave tė gjermanit !!

 

 

LETĖR LAMTUMIRE...
 

Ka ndodhur vite mė parė, kur shėtisja i qetė
rrugės sė bregdetit plot rėrė
Ftohtėsia e fortė e erės me piruet mė uli ngatėrruar
njė zarf ,te kėmbėt e mija
Kureshtar mendova: Te jetė kjo letėr e humbur,
apo vinte prej detit tė gjerė ?!..
Teksa e mora disi me ndėrroj dhe qetėsisht, fillova leximin
te" bar-bufe "Rinia"
 

I Dashuri im! Ndofta kjo ėshtė letra e fundit ,shkruar
nėn dritėn e hėnės sė plotė
Ajo po aq sa unė e trishtuar herė mbas here del,
por dhe fshihet sipėr pėrmbi re
Vuan dhe ajo qė s'di tė shkruaj, veē kuptohet,
nga mungesė e dashurisė ka ftohtė
Mbase i vjen dhe turp qė fshehtas lexon letrėn
fundja s'ka ēi duhet, ē'na ndodhi ne !
 

Ti mė ike e unė somnambul bisedoj si e marrė me ėndrrat
nė gjumė.... e zgjuar
Besomė! Kam ditė qė shikoj" Borbardhėn" por nganjėherė
dhe ujkun me kecėr
Trembem kur me kapin prej krahu tė shtėpisė dhe ata
qajnė po aq tė shqetėsuar
Teksa pėshpėris me vete me kėmishėn e bardhė:
Pėrgjithmonė iku apo do mė vijė nesėr ?!
 

Vlera e dashurisė s'mund tė kuptohet prej atyre,qė nė krah
i kemi, por kurrė s'derdhėn lot
Jo..jo! Tė mė besosh mua tė marrėn, qė prej saj jam
nė zemėr, pėrjetėsisht dėnuar,
Po qe se tė gjitha retė e qiellit t'i mblidhja e t'i shtrydhja
mbi shpirtin tim fort e fort
Pėrsėri nuk do tė mjaftonin, dashuria e madhe
kur hap plagė...vėshtirė pėr t'u kuruar !
 

Tashmė unė po tė le i dashuri im ! Gabimisht mbase..
e lamė njeri tjetrin pėr ca fjalė
E di, se gjithė jetėn time do jem e pėrgjumur si nė pėrrallat
me tė bukurėn" Hirushe"
Nėse prej teje arrita tė shtatė qiejt e lumturisė
dhuratė prej dashurisė sė parė
Dhe nė varr prej saj e dehur... ėmbėl do tė them:
I dashur dhe njė herė gotėn time mbushe !

 

Epilog
 

Duke pirė kafen shikimin tej nė horizont e hodha
nė detin plotė dallgė sa njė mal trazuar
Tė tillė letėr lamtumire, pėr dramėn e njė shpirti anonim ,
njė vajzė jo poete, me lot e pat shkruar.