Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe - Vladimir Muēa

VLADIMIR MUĒA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

VLADIMIR MUĒA

 

 

 

 

          

 

 

             Hyrje

 

           Ka lindur me 26.2.1948 nė Shijak. Shkollėn e mesme e kreu nė vendlindje. Ka mbaruar shkollėn e lartė tė oficerėve Tiranė. Ka marrė pjesė nė disa kurse trajnimi (Seminare tė letrarėve ushtarak). Ka nisur tė botojė qė nė vitin 69 nė shtypin e kohės poezi, e proza-portrete, reportazhe si nė shtypin ushtarak, revistėn Nėntori. Ka botuar:        

 

            1-Gjeneza Familjes “Muēa” biografi

            2-Burimet e Jetės poezi

            3-Akuarel poezi

            4-Yjet endacakė poezi(tanka)

            5-Rrezėllime poezi

            6-Trashgimtarėt (Novela-Tregime)

            7-Kaleidoskop studime ese.

            8-Ne gjurmen e endrrave (Roman)

            9-Ekuinoks (poezi tanka)

 

            Ka nė proēes botimi njė roman me temėn e emigracionit nė greqi “I humburi” i cili sė shpejti del nga botimi. Eshtė fitues i disa ēmimeve e vlersimeve nė kontributet e letrave. Nė vitet 1982-1985 vazhdoi part-time nė Universitetin Shtetėror tė Tiranės. Ėshtė nėnkryetar i K.SH.A Durrės e bashkėpunėtor nė revistat “Obelisk”. “Java”, “Mehr licht”, “Delfini Durrsak”, “Metafora”, “Arti Jonian”, “Luarasi” ,“Tribuna e Kohės”, “Arumunet Albania”, "Meridian" si dhe ne gazetat "Nacional", "Bulevard", "Republika", "Suplementi Pena Shqiptare" dhe "Milosau". Banon nė Durrės ku kryen detyrėn e Nėnkryetarit tė Klubit tė Shkrimtarėve dhe Artistėve, Durrės. Lėvron Poezinė prozėn e shkurtėr (tregimin) Romanin si dhe studime mbi krijimtarinė pas viteve…90 nė letrat shqipe.

 

 

 

 

Cikli: Burimet e jetės

 

 

NĖ SPAĒ

 

Shkėmbinjtė e pėrskuqur

kėtu janė mė tė ashpėr,

Era nė mbrėmje

grykave lėpihet mė me vrull.

Mbi shkėmbinj degė tė thyera,

dhe njė fanellė e grisur mbi mur.

 

Vdekja kaloi sa e sa here

duke mbjellė vrima nga gozhdėt e sajė,

Kėto vrima nė zemėr

po nga ato gozhdė janė.

 

Dhe sytė mė mbeten atje,

Si dy gurė tė zezė nė shkretėtirė,

Si buka mbi gjurin e tė uriturit,

Si zėra tė thėnė nga gjuha erė,

Si fjalė e shkruar nga njė dorė e prerė.

 

 

KĖNGA E MINATORĖVE

 

Nė zemėr tė Mirditės kish miniera,

Me mijėra punėtor nė Munellė dhe Reps.

Miniera tė thella,tė zeza si nata,

Me njerėz qė ndėrroheshin nė ēdo shteg.

Tė gjithė zbritnin nėn dhe,

Njė page secili merrte atje.

 

Punuan,punuan,shumė muaj e vite

Nė zjarr tė korrikut e tė ftohtin dimėror,

Zbritu,ngjitu,gjunjėzohu zvarritu

Tė burgosur tė zi tė nė dheun shkėmbor.

Dhe shumė xehe nxorėn nga dheu,

E brenė dheun,por dhe ai i breu.

 

Nuk kishin tjetėr gjė,veē duart e forta.

Duart I shndėrronin nė misėrniken bukė,

Nė bukėn e pėrditshėm si lutjet e kota,

Trup e duar pėr vetėm pak bukė

Punuan,punuan s’panė gėzim nė sy

se kishte plot qė rronin pėr njėmijė.

 

Nė Ditėn e Pritur u mbyllėn minierat

Marteli s’kėndoi,zi anembanė.

S’na duhet asgjė nga kjo tokė

E sjellim mė lire nga Matanė!.

Bėni ē’tė doni o gjendje e nxirė,

Ne I lame duart,ju jeni tė lire.

 

Dhe dolėn punėtorėt nga toka.

Rrugėt u mbushėn me njerėz tė nxirė,

Gricet me thonj baca, nėnėlokja,

Minatorė tė lirė ecin nė mugėtirė.

Asgjė nuk morėn veē dy duar,

me to veē bukėn patėn fituar.

 

Nė ballė tė turmės njė vajzė e re,

E bukur ishte,kish krenari nė ecje,

Dhe siē mbushet qielli me re.

Sytė e sajė qenė mbushur me urrejtje.

Mbante nė duar,lartė njė pankartė

“Mė gjeni punė pėr tim Atė”

 

 

NĖ PORTIN E HARRUAR

 

Nė portin e peshkimit:shkretėtirė,

Zhurmat e motorėve kanė pushuar.

S’pėrshėndesin mė velat e anijeve tė vjetra,

Direkėt rijnė heshtur,tė menduar,

Njė pėlhurė reje tundet

mbi ujėrat e shkreta.

 

Tej horizontit vetėtin pa prerė,

Duket sikur qielli kollet pa pushim,

Kryqėzorėt rėndė rėndė,nė shi e erė

Diku ēojnė sonte tmerrin,robėrin.

 

Shi bie mbi bankinė,

Unė rri buzė sajė si nė njė hon,

Vėshtroj valėt me dhimbje,me vaj,

Nė qenien time gjithēka gjėmon.

Atje mbi dallgė mė lind vdekja

Por dhe frika atje mbaron.

 

Nė rrugėn e gjatė dhe tė vėshtirė,

Ti det me ushqen me force dhe stuhi

Si ti tė jem pėrplot I mbushur,

I patrembur tė jem si Ti.

 

 

BJER SHI!

 

Bjer shi!

Me gishtat e tua

derdh mė shumė thinja

mbi flokėt e mi:

Mbi trishtimin tim tė thellė

derdha shi!

 

Bjer shi!

Tė shoh vreshtat si qėmoti:

Gėrshet stėrmadh I blertė,

Tė shoh tė bulojnė ndanė rrugės

qiparisat me trupat e drejtė.

 

Tė shoh mbi to fenerėt e makinave

tė shpejtojnė nė lumenj qė herėt

e nė njė ylber tej horizontit

Mbi tė le tė vrapojnė shoferėt.

 

Bjer shi!

Pėrkėdheli nė agim tė lashtat

Me gishtėrinjtė e tua vlagė,

Tregoju njerėzve hambarėt e mbushur

mbi kalldrėmin e mėrzitshėm dhe tė gjatė.

 

Bjerė mbi gjurmėt e makinave,

mbi erėn e benzinės bjerė,

Nė trotuar ku njė fėmijė

ka rėnė tė flenė

Dhe unė o shi!

Dua tė bie nga lart si ti,

mbi ēdo truall ku mė shkeli kėmba,

E shpresa tė zgjohet

E unė si ty nga skaji nė skaj

tė jem shtrirė.

 

 

DALLGĖZA 

 

Tek perėndon lėmshi I zjarrtė

Dhe deti nė treso shkumbon nė gjėmim,

Nė sytė e tu

Pashė veē dallgėza…

Rrėnonin

Nė molin e shpirtit tim.

 

 

AMANETI

 

Sa jam gjallė mė duaj,

Sa tė kem frymė nderomė,

Nė iksha mos vuaj

Se s’kam pėr tė dėgjuar

 

Kur tė bėj faj qortomė

jo fshehtas!Pa mllef,si nė sini

Sa jam gjallė nė gaboj dėnomė,

Ēdo qelizė tė mė djersijė.

 

Siē ėshtė kjo botė lanet

e pa ngopur me kėngė e valle,

Mos kėrko jetė tjetėr pėr vete

por bėj sikur s’ikėn fare.