Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 2 - Vetėvrasjet njė fenomen brengosės pėr kombin

Shkruan: Sokol DEMAKU

VETĖVRASJET NJĖ FENOMEN BRENGOSĖS PĖR KOMBIN

      Duke u nisur nga aspektet jetėsore dhe mendimet pozitive tė jetės sė njeriut sot, nė ditėt bashkėkohore ”vetėvrasja” nuk mund tė justifikohet me asgjė, mirėpo nė anėn tjetėr kjo sot ėshtė mjaft aktuale nė botė nė shekullin XXI, por edhe nė trojet tona jetike.

 

 

           

 

            Por ėshtė shumė mė rėndėsi tė dihet se kush janė sot me tė rrezikuarit nga vetėvrasja?

 

            Njerėzit me moral tė ulėt, njerėzit me depresion, njerėzit tek tė cilėt mungon shpresa pėr jetėn, pėr tė ardhmen dhe lumturinė nė jetė, alkoolistėt, ata tė cilėt abuzojnė llojet e ndryshme tė narkotikėve dhe drogės, ndikimi negativ i familjes, sėmundjet psikike, humbja e vlerėsimit pėr jetėn, pėr vetveten, humbja e pozitės shoqėrore ose edhe ndjenja e pasigurisė ose edhe me kriza personale tė individėve.

            Nėse njeriu ndalet dhe mendon kėto mund tė merren si shkaqet kryesore tė cilat kanė ndikim shumė tė madhe dhe negativ nė ditėt e sotme nė kėtė fenomen negativ nė shoqėrinė bashkėkohore.

            Kjo ėshtė njė tragjedi bashkėkohore, moderne, kjo ėshtė njė epidemi qė nuk duket por e ka kapluar mbar njerėzimin fatkeqėsisht.

            Nėse njeriu ndalet dhe bėnė pak analizė dhe ve gishtin e mendon pothuajse nuk ka vend nė rruzullin tokėsor sot qė nuk ėshtė prekur nga kjo e keqe e njerėzimit. Por nė anėn tjetėr deri mė sot shumė pak ėshtė bėrė nė parandalimin e saj.

            Depresioni dhe gjendja e rėnduar emocionale e psikike nė 90 pėr qind tė rasteve tė vetėvrasjeve dhe tentativave pėr vetėvrasje ėshtė shkak. Por arsyet qė kanė ēuar nė kėto vetėvrasje kanė qenė tė gjitha tė lidhura me stresin, vėshtirėsitė ekonomike dhe sociale, dėshtimet nė lidhjet dashurore tė adoleshentėve, tradhtitė nė martesa e kėshtu me radhė. Shkaqet qė ēojnė njė person drejt vetėvrasjes janė tė shumta dhe tė larmishme, por tė gjitha lidhen me gjendjet depresive.

            Ndėrkohė, pjesa mė e madhe e viktimave tė vetėvrasjeve kanė qenė persona tė cilėt kanė vuajtur mė parė nga depresioni. Sipas statistikave zyrtare, vetėm njė nė dhjetė persona arrin tė mbijetojė pas tentativės pėr t‘i dhėnė fund jetės.

 

            Vetėvrasja, fenomeni qė njeh rritje ashtu si edhe shkaqet e saj.

 

            Statistikat tregojnė se pėrveē viktimave qė janė shtuar nga vetėvrasjet, edhe tentativat kanė pėsuar njė rritje nė numėr. Femrat regjistrojnė numrin mė tė lartė tė vetėvrasjeve, ndėrsa meshkujt kryesisht tė moshės mbi 40 vjeē janė mė tė paktė. Sipas disa statistikave meshkujt kanė pėrdorur metoda mė tė ashpra pėr t‘u vetėvrarė. Meshkujt kanė pėrdorur kryesisht mbytjen nė ujėrat e lumenjve, apo vetėvrasje me armė tė ftohta si dhe varjen.

            Sigurisht qė te arrish deri ne kėtė pikė logjikimi, nuk ėshtė njė formė e tė arsyetuari prej njeriu me shėndet te mirė mendor. Por, nga ana tjetėr, nuk ėshtė aspak e vėrtetė qė njerėzit te cilėt kryejnė njė akt tė tillė kanė pasur detyrimisht probleme mendore ne te kaluarėn e tyre ose disa arsyetime tė cilat edhe nuk mund tė zėnė vend nė skajrime, por ēka ti bėsh sot ėshtė kėsisoj e presim se nesėr do jetė mė mirė.

 

            Shpesh ėshtė vetėm njė situate e izoluar e cila ēon ne kėtė zgjedhje extreme.

 

            Por nė pėrgjithėsi kėta individ janė tė natyrės sė qetė por nė anėn tjetėr kėta janė te paintegruara nė jetė e bėjnė akte tė tilla, kėta lloj individėsh me njė botė tė mbyllur shpirtėrore tė cilėt kanė probleme me pėrditshmėrinė e jetės dhe fatit e kanė tė vėshtirė jetėn. Kėta shkojnė drejt fatalitetit dhe dallojnė shumė me tepėr defekte nė trupin e tyre se sa njerėzit me njė kapacitet shpirtėror normal. Mjafton rrjedhimisht njė ngacmim i vetėm shume i fuqishėm qė ti thyeje plotėsisht kėto karaktere delikate tė kėtyre individėve. Ky ėshtė shpjegimi me i mirė qė mund tė pėrdoret sot pėr sot lidhur me kėtė tė keqe njerėzore bashkėkohore.

            Individėt tė cilėt mendojnė nė vetėvrasje shpesh janė njerėz tė vetmuar dhe janė tė tėrhequr.

Disa naga ata nganjėherė flasin pėr planet e tyre pėr tė kryer vetėvrasje.

            Mirėpo ka edhe raste apo mė mire tė themi se ne shumicėn e rasteve ata janė tė mbyllur dhe nuk tė japin me kuptuar parashenja qė ai ose ajo ėshtė gati tė vras veten.

            Kjo e keqe bashkėkohore ka zėnė rrėnjė edhe tek tė rinjtė.

            Vetėvrasjet tek tė rinjtė janė shpesh tė papritura pėr mjedisin.

            Ata shpesh kanė probleme tė llojeve tė ndryshme tė cilat probleme nė ta dhe pėrt ta kanė ekzistuar pėr njė kohė tė gjatė dhe se ėshtė njė problem nė vete tek tė rinjtė se ata sikur edhe tė tjerėt nuk janė nė gjendje tė kėrkojnė ndihmė pėr tė shpėtuar nga kjo e keqe.

Prandaj: Mos hezitoni tė kėrkoni ndihmė.

 

 

            Jeta ėshtė e mbushur plot me te mira dhe te kėqija, plot me sfida pėrballė tė cilave Zoti na ve ne si njerėz me vetėdije!

 

            Ajo qė duhet tė bėjmė ėshtė vetėm tė ruajmė vetėn nė momente tė liga, nė ato momente kur duket se nuk ka me rrugėdalje dhe nuk ia vlen me te jetosh.

            Por kėto janė vetėm momente kritike nė jetėn e individit , janė momente tė cilat mund ti marrin jetėn dikujt, pra janė momente vendimtare pėr vazhdimin e jetės apo...

            Pra mendo ashtu si duhet, vepro ashtu si duhet dhe vazhdo jetėn ta jetosh, kjo ėshtė kėnaqėsia e shpirtit, jeta ėshtė virtyt i njeriut me mendje tė shėndoshė dhe pozitive.

 

            Jeta duhet tė ketė kuptimin e sajė!

 

            Dhe nėse nė tė vėrtetė jeta e kėtyre individėve ka arritur nė njė pikė tė tillė kulminante,

a ėshtė vetėvrasja njė "zgjidhja" e vėrtetė njė zgjidhje e lumtur?!!!

JO, JO! ! !

            Mos vallė individi qė kryen njė akt tė tillė u jep fund njėherė e pėrgjithmonė problemeve tė tij? Apo ndoshta dikush mendon se ky ėshtė fillimi i shumė e shumė problemeve jetėsore tė atyre qė ky individ ka lėnė pas, sidomos familja e cila me siguri se e ka dashur aq shume.

            Pra nėse merret realisht kjo nuk qenka njė zgjidhje reale, por kjo qenka njė katastrofė, njerėzore, familjare dhe shoqėrore e cila siē thamė edhe nė fillim po merr pėrmasa shume tė mėdha edhe nė popullatė tone e cila ishte shumė e shėndosh nė kėtė aspekt deri nė vonė.

            Pra duhet tė mendojmė qė jetėn ta jetojmė sė bashku me tė afėrmit dhe njerėzit e dashur nė jetė.