Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Psikologji 3 - VETĖPĖRKUFIZIMI APO IDENTITETI NĖ PSIKOLOGJI

Shkruan: Zef AHMETI 

www.drita.info

       VETĖPĖRKUFIZIMI APO IDENTITETI NĖ PSIKOLOGJI

 

            Duke u nisur nga vlerėsimet e ndryshme qė jepen na del se, identiteti (apo identitetet) e individit ėshtė (janė) vetėperkufuzim(e) apo, marrė nė kuptimin e ngushtė, si e kuptojmė pėrkatėsisht si e perceptojmė vetveten.

 

            Platoni nė veprėn e tij „Symposion“ i jep fjalėn Sokratit i cili thotė pak a shumė kėshtu: „…po ashtu secila gjallesė, pėrderisa jeton, emėrohet dhe shikohet si e njėjtė: p.sh. njė njeri qė nga fėmijėria e deri nė pleqėri. Mirėpo edhe pse mban emrin e njėjtė, ai nuk mbetet i njėjtė, pasi nė njėrėn anė ai pėrherė rigjenerohet, e nė anėn tjetėr ai humbet: flokėt, mishin, eshtrat, gjakun dhe gjithė organizmin e tij fizik. Dhe kjo nuk vlen vetėm pėr trupin por edhe pėr shpirtin: elementėt e karakterit, zakonet, mendimet, kėnaqėsinė, vuajtjen, frikėn: tė gjitha kėto nuk mbesin kurrė tė njėjta, porse njėra lind e tjetra ikėn.“ (Platoni 1958: f. 127 v.). Dhe nė kėtė qasje, temė filozofike, psikologjia, kur flet pėr identitetin, e ka „pėrvetėsuar“ kėtė. Identiteti kuptohet si pėrgjigje nė pyetjen se kush jam unė apo dikush tjetėr. Kėshtu qė identiteti nė kuptimin psikologjik i pėrgjigjet pyetjes sė kushteve (rrethanave) tė cilat e bėjnė tė mundshme njė histori jete, nė perceptimin e vetes (unitetin e brendshėm pavarėsisht ndryshimeve tė jashtme). Psikologjia pėrmes identitetit bėnė rikonstruktimin e subjektit. Identiteti ėshtė i lidhur mirė edhe me procese sociale. Kur kemi balancimin e identitetit personal me atė social, atėherė flitet pėr njė integrim tė suksesshėm, por aty ku kjo mungon shpėrthejnė krizat identitare. (Identität, Heiner Keupp, nė: Spektrum, Heidelberg 2000).

            Duke u nisur nga vlerėsimet e ndryshme qė jepen na del se, identiteti (apo identitetet) e individit ėshtė (janė) vetėperkufuzim(e) apo, marrė nė kuptimin e ngushtė, si e kuptojmė pėrkatėsisht si e perceptojmė vetveten. Identiteti a identitetet (pra si e shohim ne vetveten) japin pėrgjigje nė shumė pyetje tė jetės duke filluar nė atė se cili ėshtė roli im nė familje, cila ėshtė detyra ime apo kush jam unė e ēfarė jam unė apo kush e ēfarė dua tė jem apo kush e ēfarė nuk dua tė jem. (Khs. Lexikon der Psychologie, ed.,  Markus Antonius Wirtz, 2014, f. 2060).

            Kėto vetėpėrkufizime kanė aspekte pozitive, pėrforcuese ose ato janė negative dhe nėnēmuese, ato (identiteti apo identitetet) mund tė jenė tė shėndosha ose jo tė shėndosha. Ato janė tejet ndikuese si impulse modeluese dhe organizative pėr jetėn personale dhe pėrjetimet. Ato realizohen sipas ligjit tė kausalitetit tė qėllimit (cakut). Dhe nėse dikush ka pėrjetuar nė fėmijėrinė e tij inferioritetin, kjo do ta pėrcjellė edhe nė moshėn e pjekurisė. Pra identitetet janė sa nxitėse po aq edhe kufizuese dhe frenuese. Nganjėherė identitet janė ashtu thellė tė fshehura nė njeriun sa qė sjelljet dhe pėrjetimet qė pasojnė nga ato mbahen pėr normale dhe reale. Kėshtu njė shembull kemi veprėn e Kafkės “Transformimi” (1916) ku tregon pėr transformimin e personazhit kryesor tė veprės Gregor Samsa nė njė insekt. Pėrderisa personazhi i veprės mban veten pėr insekt, ai e kufizon veten nga pjesėmarrja nė jetėn ndėr njerėzit. Identitetet kufizuese mund ta errėsojnė gjithė jetėn sa i prekuri mendon qė nuk ka kurrfarė shansi pėr tė realizuar jetė cilėsore.

 

 

            Nė identitetet gjejmė pėrkufizimet „unė jam njeri i cili (qė)…“ apo „ne jemi popull i cili(qė)…“. Kjo ėshtė njė pėrzierje e vendimeve, interpretimeve, qėndrimeve, energjive, pozicionimeve dhe zakoneve. Kėto identitete, pėrkatėsisht ndikimi i kėtyre identiteteve nuk duhet tė nėnvlerėsohen sepse ato ndikojnė nė kuptimin e kausalitetit tė qėllimit (nėse ka ndonjė cak). Njė identitet i caktuar e krijon ndikimin e vet. (Dietmar Friedmann, ILP – Psychoterapie und Coaching, Darmstadt 2013, f. 130 v.). Kėtu bėhet fjalė pėr ambiciet, realizimin e qėllimeve personale. Nėse i vejmė vetes njė qėllim dhe elementet e identitetit personal janė negative, kufizuese, atėherė realizimi i qėllimit ėshtė i paarritshėm. Si shembull nėse njė studiues shqiptar, a ndonjė tjetėr, mendon dhe i ėshtė ngulitur thellė kredoja se, “Evropa kurvė” ėshtė fajtore pėr situatėn ku gjenden sot shqiptarėt, atėherė ēfarė pengese mund tė kanė kėta nė realizimin e qėllimit tė kėtij populli pėr t`u bėrė pjesė e BE-sė? Ose nėse marrim shembullin mė tė mirė gjatė historisė sė re, pra motot kufizuese qė pėrcillnin botėn e Shqipėrisė komuniste, ku e gjithė bota gjykohej armike e vendit!

            Identitetet nuk janė vetė pamje dhe mendime, por edhe fuqi tėrheqėse pėr energjinė dhe organizimin jetėsor. Zakonisht, p.sh., njė person akuzohet se ka dėshtuar pse ai ėshtė pėrtac dhe ka bėrė gabime. Zgjidhja kėtu do tė ishte qė personi tė kėshillohet se ai duhet tė bėhet punėtor i kujdesshėm e duke u bėrė  i tillė do tė dalė fitues.  Mirėpo kjo nuk ndikon nėse edhe mėtutje personi nė fjalė thotė „unė jam humbės…“ kėshtu qė me gjithė pėrpjekjet ai pėrherė do ta bėjė gabime e do tė jetė i pavullnet.

            Po cilat janė kredot, pritjet dhe identitetet qė ndikojnė nė perceptimin e vetvetes, vetėdefinimin dhe jetėn e shqiptarit sot? Kėtu pa dashur tė japim shembuj, mendojmė se ato janė tė shumta e qė lidhen me paragjykimet qė kemi si individė dhe si popull ndaj jetės dhe raporteve ndėrpesonale nė pėrgjithėsi. Dy shembuj i cekėm mė lart sa pėr ilustrim. Njohja e tyre ėshtė vendimtare edhe pėr atė se si e shohim jetėn, veprimet tona, sjelljet, punėn, si mund t`i ndryshojmė ato, dhe a mundemi t`i ndryshojmė ato, nėse po, ēfarė duhet tė ndryshojmė… Pėrderisa dikush mendon dhe thotė „unė nuk jam atraktiv…“ ai mbetet i tillė sepse identiteti i fiksuar si i tillė ka ndikimin e vet dhe pėr tė kaluar nga identiteti i kufizuar e negativ nė atė pozitiv duhet vepruar nė riorganizimin dhe riprogramimin neurologjik.

            Nė fakt pėr tė nxitur mendjen pėr t`u kujtuar se cilat janė kredot qė e pėrcjellin botėn e shqiptarit pėr pyetjet e ndryshme jetėsore, duhet shtruar pyetja se cilat janė ato kredo nė raport me vetveten, unit personal, ndaj botės qė e rrethon, jetės qė e zhvillon?

            Mė tej cilat janė aspektet identitare tė homo albanicus-it? Sa luajnė rol kėto nė pritjet qė i ka ai si subjekt dhe pjesė e shoqėrisė por edhe nė arritjen e qėllimeve sa personale po aq edhe kolektive? A ka nevojė homo albanicus pėr njė riorganizim dhe riprogramim neurologjik nė aspekte tė caktuara jetėsore nė raport me identitetin e tij si person por edhe si pjesė e shoqėrisė?

            Dhe nė fund nėse homo albanicus nuk ėshtė i hareshėm nė jetėn qė jeton (si individ dhe shoqėri) a nuk duhet qė i tė bėjė hapin pėr tė ndryshuar diēka pėr vetėrealizim dhe mirėqenien shoqėrore? Si arrihet kjo? Ku duhet tė fillohet?  Cili ėshtė caku? Hareja? Mirėqenia sociale? Paqa, liria… si tė arrihen kėto? Duhet t`i bėjmė vetė apo duhet tė presim kėto tė na dhurohen?

            Cilat kredo po e pengojnė homo albanicus-in nė zhvillimin e identitetit tė tij personal dhe kolektiv?