Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Meditime 3 - VETĖBESIMI, KONCEPTI DHE BURIMET

Shkruan: Romeo ISMAHILAJ

http://ardhmeriaonline.com

      

VETĖBESIMI, KONCEPTI DHE BURIMET

 

            Koncepti ‘vetėbesim’ pėrfshin dy sfera tė jetės sė njeriut tė cilat janė po aq me vlerė sa ėshtė edhe njeriu nė tėrėsinė e tij: ‘vetja’ (uni njerėzor) me elementėt e saj trupor, mendor e shpirtėror edhe ‘besimi’ si pėrgjithėsim i marrėdhėnies sė njeriut me botėn jashtė tij.  Kėto dy sfera lidhen shumė ngushtė me njėra-tjetrėn, por janė edhe nė kundėrshtim tė vazhdueshėm.

 

 

            T’i  besosh vetes: sa e ēuditshme ėshtė kjo marrėdhėnie nėse e thellojmė reflektimin mbi tė! Por sa i largėt na duket ky raport kur kuptimin tonė e drejtojmė kah rrafshi i jashtėm i gjėrave dhe prej andej presim plotėsimin e objektivave dhe dėshirave! Kurse nga pikėpamja e kundėrt; sa tė afėrt e ndiejmė kėtė raport nė rastet kur pozicionimi ynė ka qenė vendimtar nė ēėshtjen madhore tė njeriut pėr tė pėrcaktuar atė qė e quajmė fat!

            Vetėbesimi – sa fjalė kuptimplotė nė tėrėsinė e saj dhe sa gjithėpėrfshirėse nė kategoritė qė pėrmbledh! Kjo fjalė e pėrbėrė nga dy fjalė tė thjeshta posedon nė vetvete dy botė tė kundėrta tė mishėruara deri nė skajet mė tė largėta tė ekzistencės. Nga ky mishėrim – i pakuptueshėm nė mungesė tė shpirtit njerėzor-  ngjizen dhe shfaqen elementėt e ndjenjave njerėzore. Ndėrlidhja dhe pėrleshja e pėrhershme e shpirtit njerėzor me botėn brenda dhe jashtė tij prodhon kėto ndjenja tė cilat nė vetvete janė vetė fati ynė. Pasqyrimi idealist i kėtij fati pėrfaqėsohet prej artit me anė tė tragjedisė, dramės apo komedisė, vetėm nė kėto stade kemi mundėsi tė njihemi me shpirtra qė janė koherente kur i besojnė vetes sė tyre...  

            Koncepti ‘vetėbesim’ pėrfshin dy sfera tė jetės sė njeriut tė cilat janė po aq me vlerė sa ėshtė edhe njeriu nė tėrėsinė e tij: ‘vetja’ (uni njerėzor) me elementėt e saj trupor, mendor e shpirtėror edhe ‘besimi’ si pėrgjithėsim i marrėdhėnies sė njeriut me botėn jashtė tij.  Kėto dy sfera lidhen shumė ngushtė me njėra-tjetrėn, por janė edhe nė kundėrshtim tė vazhdueshėm.

            Lidhja e pashmangshme dhe e domosdoshme qėndron nė faktin se vetja – ose njeriu nė tėrėsinė e vet – vepron mbi bazėn e koncepteve dhe ideve qė intelekti njerėzor krijon mbi thelbin e gjėrave. Kėsisoj konceptet edhe idetė tė cilat krijon intelekti njerėzor shndėrrohen nė orientuese tė veprimeve njerėzore tė cilat rrjedhimisht ndikojnė sferėn shpirtėrore. Kjo ndėr-ndikueshmėri midis intelektit, trupit dhe shpirtit njerėzor pėrcakton llojin dhe nivelin e besimit qė ka njeriu nė lidhje me gjithēka qė percepton edhe qė koncepton.

            Prirja njerėzore pėr tė rendur pas individualitetit tė tij, pėr tė pėrmbushur dėshirat instiktive dhe pėr t’iu shmangur pėrgjegjėsive, gjithmonė do kundėrshtohet nga besimi i cili - nėn ndriēimin e mrekullueshėm prej intelektit –  nė ēdo kohė ka pėr tė qenė vlerė e paēmueshme materialisht me asnjė ekuivalence tė mundėsive njerėzore. Vetja jonė nė mungesė tė besimit gjithmonė do synojė drejt tė ultės, shtazarakes, ndėrsa besimi i pranishėm nė shiprt do synojė gjithmonė ta tėrheqė atė lart, tek bota e pastėr ideale. Pėrpjekja jonė pėr t’i ikur spektrit tė ulėt tė gjėrave dhe pėr tė synuar rrafshin ideal tė ndjekjes sė parimeve pėrbėn nė tė vėrtetė anėn njerėzore tek ne,  elementin mė tė rėndėsishėm identifikues tė qenies sonė.

            Themi se besimi synon gjendjet e larta nė tė cilat njeriu arrin harmoninė dhe qetėsinė pėr shkak se kjo ndjenjė karakterizohet prej tė qenit aktive dhe udhėheqėse drejt objektivave qė i kupton mendja jonė. Ndėrsa vetja jonė e kuptuar si prani e tėrėsisė sonė nė botė, e paorientuar prej parimeve tė besimeve nė lidhje me shumė vlera dhe morale ka natyrė pasive, ndėrkohė qė largimi prej botės sė ulėt tė cilės i mungon humaniteti nuk mund tė realizohet nėse ecim gjurmėve qė na orientojnė aspektet instiktive tė qenies sonė.

 

 

            Kėto dy koncepte jetike bashkohen nė njė koncept themelor pėrsa i pėrket fatit tė njeriut, ai ėshtė koncepti i vetėbesimit. Vetėbesimi ėshtė i pranishėm tek ēdo njeri sepse nuk ka asnjė qenie njerėzore qė tė mos besojė tek vetja e saj, porse ndryshimi qėndron nė mėnyrėn dhe forcėn e asaj se si edhe sa besojmė tek vetja. Jeta dėshmon ekzistencėn e njerėzve me vetėbesim tė gabuar por edhe e njerėzve me vetėbesim tė drejtė; nė ekzistencėn e njerėzve me besim tė ulėt tek vetja por edhe tė njerėzve me  besim tė madh tek vetja e tyre. Larmishmėria qė ekziston midis skajeve tė kėtyre lloji tė njerėzve ėshtė treguese e faktit se sa e njohim veten dhe se sa veprojmė nė tė mirė tė saj.

            Njohja e saktė e pasurisė sonė si qenie me trup, mendje dhe shpirt arrin tė shndėrrojė gjendjen e brendshme nė stadin e njė harmonie tė pashprehshme dhe tė pazėvendėsueshme me asnjė pasuri tė jashtme. Kur ta kuptojmė vlerėn dhe mundėsitė e trupit tonė pėr tė realizuar veprimtari transformuese nė dobi tė vetes sonė, kur  tė  vetėdijesohemi mbi aftėsitė e intelektit tonė nė orientimin e rrugėtimeve tė jetės, kur ta njohim natyrėn e vėrtetė tė shpirtit... atėherė do kemi mundėsinė qė t’i besojmė vetes sonė dhe duke u mbėshtetur tek ky besim tė arrijmė qė t’i dhurojmė asaj mirėsi.

            Tė besosh tek mundėsitė reale tė trupit pasi i ke njohur ato do tė thotė qė kėtė besim ta reflektosh nė pėrdorimin maksimal tė energjive dhe kapaciteteve trupore pėr tė bėrė punė me anė tė tė cilave pėrfitimi tė jetė sa mė i frytshėm, por edhe tė ruhet ekuilibri pėr tė mos e dėmtuar atė. Ky shfrytėzim nuk ėshtė  i mundshėm nėse mė parė nuk i kemi njohur aftėsitė dhe kapacitetet e trupit. Ndėrsa njohja e mendjes sonė, aftėsisė dhe forcės sė saj depėrtuese e kuptuese ėshtė e barasvlershme me qėllimin dhe pėrpjekjen tonė pėr tė mposhtur dhe eliminuar padijen tonė, fushėn e gjėrave tė cilat nuk i njohim. Pra, tek kėto dy sfera tė mendjes sonė (informacioni dhe kuptimi) ne besojmė aq sa realisht e njohim thelbin e tyre dhe i japim vlerė kėtij besimi aq sa jemi nė gjendje qė trupin dhe mendjen tonė t’i vendosim nė funksion tė asaj qė ėshtė e drejtė pėr aq sa e kuptojmė si tė tillė.

            Sfera shpirtėrore shfaq njė natyrė tepėr tė veēantė tė marrėdhėnies sonė me veten, rrjedhimisht njė pėrcaktim shumė tė rėndėsishėm tė ēėshtjes sė vlerėsimit tė vetes mbi kritere tė sė vėrtetės. Origjina dhe natyra mbinjerėzore e shpirtit pasqyron dėshirėn e njeriut pėr lumturi tė pėrhershme. Kjo dėshirė jeton sė bashku me besimin tek mundėsia qė ne e posedojmė pėr ta arritur lumturinė me anė tė qėndrimeve qė gjithmonė i pėrkasin shpirtit, cilėsisė sė tij thelbėsore pėr t’u pozicionuar kah njė anė e kėrkesave morale. Madje edhe sferat e trupit dhe mendjes janė nė funksion tė veprimeve qė e ēlirojnė shpirtin dhe i japin fuqi pėr ta pėrkrahur dhe vlerėsuar drejtėsinė edhe mirėsinė.

            Prandaj tė besosh tek vetja mbi tė gjitha do tė thotė tė njohėsh saktė tė keqen dhe ta urresh atė me forcėn mė tė mundshme tė shpirtit, do tė thotė ta njohėsh saktė tė mirėn dhe ta duash me gjithė forcėn e shpirtit. Pas kėsaj kėto ndjenja urrejtje edhe dashurie t’i pėrkthesh me anė tė veprimeve tė gjymtyrėve pėr tė punuar punė qė intelekti i kupton si armiq tė sė keqes dhe miq tė sė mirės, madje tė pėrpiqesh qė me sa mundėsi tė kesh, ta largosh tė keqen prej njerėzve dhe t’u bėsh atyre mirė.

            Njohja e vetes sonė ėshtė njė proēes qė zgjat aq sa jeta jonė dhe falė saj ne ndryshojmė shumė herė kėndvėshtrimet prej tė cilėve e vlerėsojmė  veten. Pėr kėtė arsye ėshtė e rėndėsishme njohja e pėrfundimit tė rrugėtimit tė jetės sonė si edhe gjurmėt mė tė rėndėsishme qė na orientojnė pėr tek arritja nė pėrfundimin e duhur. Njohja e saktė e vetes nėnkupton njohjen e tė gjitha marrėdhėnieve tė njeriut me ēdo fenomen tė mundshėm tė kuptuar prej tij, prandaj tek kėto njohje tė gjėrave tė rėndėsishme nė jetė ndodhen edhe burimet me anė tė cilave ne ushqejmė besimin e shpirtit pėr suksesin arritje nė realizimin e veprimtarisė sonė mendore dhe trupore si edhe tė qėndrimeve shpirtėrore.

            Njė shpirt tė cilin e ndriēon dija ėshtė shpirti qė priret mė shumė pėr t’i besuar vetes sė vet, prandaj edhe njerėzit e dijshėm janė ata tė cilėt mė sė miri  dinė si t’i  frikėsohen dėshtimit nė qėllimin e jetės dhe veprimtarisė sė tyre, kjo sepse ata mė mirė e kuptojnė pėrfundimin e jetės dhe mė sė shumti e ndiejnė dhimbjen e kėtij dėshtimi. Njerėzit  e dijshėm janė gjithashtu edhe ata tė cilėt zotėrojnė shpresė tė logjikshme edhe tė denjė pėr arritjen e fitores nė sprovat  jetės.

            Burimet e vetėbesimit shumė lehtė mund tė pėrcaktohen tek disa elementė qė evidentohen prej shpirtit njerėzor siē janė: bindja nė ekzistencėn e ligjėsisė sė ndėshkimit dhe shpėrblimit e cila na bėn tė besojmė tek vetja nė rast se veprojmė sipas mėsimeve tė kėsaj ligjėsie; frika nga humbja e mirėsive qė kemi por edhe nga pėrballja me tė kėqija mė tė mėdha, kjo frikė ėshtė e natyrshme por edhe pasojė e dijes sonė mbi rezultatin final tė gjykimit tė veprave; shpresa pėr ta shpėtuar veten nga e keqja edhe pėr ta  pėrvetėsuar tė mirėn, edhe shpresa ashtu si ėshtė e natyrshme ėshtė dhe pasojė e dijes sonė mbi finalizimin e suksesshėm tė pėrdorimit pozitiv tė kapitaleve tė vetes sonė; kėta elementė janė konkretė dhe tė vėrtetė logjikisht, por ashtu si vetė ne kur ndodhemi nėn hijen e njohjes sė saktė tė vetes, edhe kėta elementė prej tė cilėve buron vetėbesimi ynė, burojnė prej Krijuesit tė njeriut dhe tė gjithėsisė, prej Atij qė ka krijuar mendjen e cila arrin ta kuptojė veten, shpirtin e trupin e saj dhe rrjedhimisht arrin nė njohje tė Zotit tė saj. Besimi nė Zot ėshtė ai qė e bėn tė qėndrueshėm, tė qartė dhe me vizion tė drejtė besimin tek vetja.

            Burimi absolut, i pėrhershėm dhe i vėrtetė i vetėbesimit ėshtė besimi nė Zot. gjithēka qė qėndron pėrtej tij ėshtė pasojė dhe pasqyrim i kėtij burimi tė pashtershėm dhe tė pėrsosur. Besimi nė Zot   na dhuron aftėsi imagjinuese pėr tė shpresuar me ndjenjėn mė tė lartė tė krenarisė e  thjeshtėsisė njėkohėsisht, nė ēuarjen e vetes sonė tek piedestalet e mahnitshme tė triumfit ndaj kėrcėnimeve tė vetvetes  pėr mposhtje dhe dėshtim. Kėto suksese nė triumfin mė tė bukur qė mund tė konceptohet janė tė arritshme vetėm nėse lidhemi me tė vetmin burim tė pafundmė dhe tė meritueshėm pėr tė ushqyer besimin tek forca dhe aftėsia e lartė e vetes sonė pėr t’ia dalė mbanė nė kapėrcimin e sfidave qė cenojnė humbjen e drejtėsisė sė vetėbesimit dhe mė pas tė forcės sė tij.